Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Robert Elsie, zbulohen tri incizime të rralla të gjuhës shqipe

    Tri incizime të rralla janë publikuar dje në sitin e tij zyrtar nga albanologu Robert Elsie. Bëhet fjalë për incizim të hershëm realizuar nga albanologu Norbert Jokli, një incizim i vitit 1937 me zërin e Fishtës, ndërsa reciton dy prej këngëve të "Lahutës së malcisë" dhe një fjalim që Fan Noli ka mbajtur në Boston në vitin 1962.

    Incizimi më i hershëm

    Materiali më i rrallë është ai që Elsie e cilëson si "incizimi i parë i shqipes së Ballkanit", i realizuar nga albanologu i njohur austriak, Norbert Jokli. Siç shpjegon Elsie, "Jokli kishte mësuar shqip me Gjergj Pekmezin (1872-1938) dhe me shqiptarë të tjerë në Vjenë. Nga raporti paraprak i hulumtimit të dialekteve gege, të cilin ai e përgatiti në vitin 1914 për Akademinë Austriake të Shkencave, del e qartë se kishte një interes të veçantë për variantet rajonale të gjuhës shqipe". Sa i takon këtij incizimi të rrallë, Elsie shpjegon: "Në pranverën e vitit 1914, Norbert Jokli dëgjoi për një grup shqiptarësh pastiçierë që punonin në Hungari. Pa humbur kohë, u nis për t'i takuar dhe për të bërë shënime gjuhësore për dialektin e tyre. Me mbështetjen e Komisionit për Ballkanin të Akademisë Austriake të Shkencave, Jokli e ftoi njërin prej punëtorëve, një Mustafa Abdyli (lindur me 1876) nga Vrapçishta e Gostivarit (Maqedoni), në Vjenë për një muaj, për një incizim zanor të gjuhës së tij në Arkivin Fonogramik aty". Ky incizim pesëminutësh, i kryer më 4 prill 1914 dhe i paraqitur për herë të parë në faqen zyrtare të Elsies, duket se është dokumenti më i hershëm zanor i gjuhës shqipe nga Ballkani. Incizimi i mirëfilltë mbi një pllakë të vjetër dylli ruhet në Arkivin Fonogramik të Akademisë së Shkencave (Zentrum Sprachwissenschaft, Bild- und Tondokumentation, Phonogrammarchiv, Österreichische Akademie der Wissenschaften) në Vjenë.

    Fishta reciton "Lahutën"

    Por mjaft i rrallë është edhe incizimi i dytë, që i takon vitit 1937. Zëri që dëgjohet në këtë incizim i takon poetit të madh, Gjergj Fishta. Këtë zbulim sensacional Robert Elsie e ka publikuar në faqen e tij të re në internet kushtuar gjuhës shqipe. Në këtë incizim, At Gjergj Fishta është duke lexuar disa pjesë nga kryevepra e tij, eposi kombëtar "Lahuta e Malcís". Janë pikërisht dy prej këngëve të "Lahutës": përkatësisht kanga 5 nga strofa 391 deri në strofën 465 dhe kanga 13 nga strofa 1 deri në strofën 77. Leximi i Fishtës mbase nuk është interpretimi përfundimtar i "Lahutës". Por leximi i tij ritmik hedh poshtë çdo paraqitje patetike dhe teatrale të shumë aktorëve shqiptarë, sidomos nëse shoqërohet me një sfond sentimental muzikor, siç është në këtë rast shoqërimi me lahutë.

    Fjalimi i Nolit

    Ndërsa fjalimi i Fan Nolit mbajtur në Boston më 1962 para shoqërisë shqiptaro-amerikane "Vatra", na sjell tingëllimën e një toskërishteje të mrekullueshme. Incizimi ishte ruajtur prej vitesh nga Peter Prifti (San Diego) dhe siç shpjegon Elsie, u vu në dispozicion të publikut nga Kryepeshkopia Ortodokse në Amerikë (Boston) dhe u dixhitalizua në CD nga Avni Spahiu dhe Baki Jashari (Prishtinë).


    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Robert Elsie, zbulohen tri incizime të rralla të gjuhës shqipe

    Përkujtohet Robert Elsie, albanologu që bëri të njohur botërisht kulturën e Kombit Shqiptar

    By RedaksiaLexo - 02/10/2021


    Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta albanologun e njohur Robert Elsie.

    Në muajin Maj të 2016 Muzeu Historik Kombëtar pati fatin ta kishte në ambientet e tij në në sallën UNESCO të Muzeut Kombëtar studiuesin Robert Elsie, mes miqsh dhe të ftuarish të interesuar, ku prezantoi një pjesë të fondit të 450 fotografive të panjohura që Miss Edith Durham ka bërë gjatë udhëtimeve të saj kryesisht në Shqipëri dhe Mal të Zi.

    Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972.

    Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978.

    Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Qysh nga vitet ’90 deri ne fillim të shekullit XXI ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Europës, etj. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

    Përmbledhje për Veprat e tij Shkencore

    Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime.

    Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994.

    Veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991.

    Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997.

    Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; autor i shumë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

    Vdekja e parakohshme e Robert Elsie nga sëmundja e rrallë e neuroneve motorike ndodhi më 2 tetor 2017.


    Lexo.al

    https://lexo.al/2021/10/perkujtohet-...mbit-shqiptar/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 19-10-2021 më 10:17

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •