Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Xhezair Shaqiri-Hoxha deklaroi për agjencinë INA që faktori politik shqiptar në Qeveri të ngrejë zërin për të ndërprerë aksionet e policisë ose të përkrahë ato hapur.
“Kërkojmë nga subjekti politik shqiptar në Qeveri BDI dhe personalisht Ali Ahmeti që të distancohet ose ti përkrahë publikisht aksionet e tilla. Nëse vazhdojnë kështu ne do të urdhërojmë riorganizimin e UÇK-së për të mbrojtur popullin shqiptar”, theksoi për agjencinë INA, Xhezair Shaqiri.
Sipas tij, bastisjet dhe arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së kanë indinjuar të gjithë ish-ushtarët dhe popullin shqiptar. “Prandaj reagojmë ashpër ndaj Qeverisë dhe tandemit Gruevski-Mijalkov, që të ndërpresin sulmet të tilla sepse kanë tejkaluar vijën e kuqe të durimit. Për herë të fundit kërkojmë nga faktori ndërkombëtarë që të ndërhyjë me të vetmin qëllim ruajtjen e paqes”, thekson ish-deputeti i Partisë Demokratike Kombëtare, i cili vazhdon të qëndrojë në Tanushë, për shkak të fletëarrestit të autoriteteve maqedonase për një vepër të kryer penale pas konfliktit të vitit 2001, për të cilën ai deklarohet se është i pafajshëm.
(INA)
Krijoni Kontakt