Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-08-2013
    Postime
    4

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    me trupat kardhiqote te udhehequr nga Hasan Dosti qe ishte kreu u qytetit.
    Per nga rendesia si qytet ja kalonte edhe Delvines se atehershme.

    O (gjoja) labi i maleve; kete genjeshtra qe vjen e shkruan ti nuk mund ti pertyp veçse nje debil (me e pakta) ose nje antishqiptar (me e shumta); Hasan Dosti bashk me Selim bej Coca Delvina(ibrahim pash Berati,Ago Shendo zhulati, Himariotet ,bejleret e çameris etj)ishin ne krye te '' la lique contre Ali Pasha'' e krijuar dhe FINANCUAR nga francezet ne menyre sekrete, me propozim tegjeneralit Donzelot(guvernator i pergjithsem i Korfuzit) dhe miratim te vete Nepoleon Bonapartit ,per te dobesuar Ali Pashen qe athere i kishte dal kundra Sulltanin dhe Napoleonit njekosisht.
    Hasan Dosti kishte marr 33.000 franga....po te doni ju sjell kopjen me letrat dhe kontraten e firmosur qe gjendet sot ne Muzeun e Luftes ne Paris
    E shkruajta kete koment jo per ty por per lexuesit dhe komentuesit e nderuar te ketij forumi,
    kshu ti lap ik e merre pagesen si vorio eporot se po mbyllet muaji,o fare e keqe !

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    Ali pashe Janina 1744-1822
    Ishte djali i nje ajani te Tepelenes.I mbetur jetim, e mesoi zanatin e armve ne nje trupe amatolesh, ne te cilin u be kryetar,dhe qe turbulloi,per 20 vjet,jugun e Shqiperise dhe Tesaline. Sukseset e tij i ran ne sy Portes, me 1785 ne moshen 41 -vjeqare,ai mori titullin e pashait dhe funksionin e mutersarifit te sangjakut te Trikalles.Tre vjet u be zot i Janines,qytet i rendesishem me gati 25.000 banore dhe qender tregtare e Epirit, ndersa i biri Veliu, e zavedsonte ne Trikalle. Duke perfituar nga lufta kunder Katarines II, ai zhvilloi veprime te mirfillta ushtarake per te pushtuar Toskerine,dhe sidomos Arten, qe e lejoi te dilte ne detin Jon.
    Ekspedita e Bonopartes ne EGJIPT i dha Aliut mundesine e nje loje komplekse ai u kthy ne radhe ndaj franqezve,pastaj ndaj rusve,te pranishem ne Korfuze.Por hasi ne nje qendres te eger nga ana e Suliotve te Himares,
    Pas kater vjet bllokade ne malet e tyre,Suliotet pranuan ti ulin armet me kusht qe munde te kalonin ne Korfuz,tek ruset. Aliu urdheroi ti sulmonte karavanin e refugjatve te mos shkonin te ruset. Ne qafen e Zalongit ndodhi epizodi i grave suliote qe u hodhe ne gremine me femijet e tyre.Skena e te cilve eshte bere nepermjet piktures se Ary Sheffer-it Luver.
    Me 1806 iu drejtua Napolonit per te marre 7 Ishujt Jonian: u shkembye nje korrespodence ne te cilen Aliu e quan perandoin e Franqezve <> Aleanca franko-ruse e Tilsitit u dha fund shpresave te tij; i zhgenjyer,ai u hakmor ndaj konsulit te Frances ne Janin,Fransua Sharl de Pukevel, qe u mbajt praktikisht i burgosur.
    Aliu i vazhdoi i vetem goditjet e tij, qe i dhane mundesi te merrte nje pas nje kalate osmane te Beratit,Vlores,Gjirokastros.Me 1811, pashallaku ne apogjeun evet,perfshin gjithe Shqiperin e Jugut,Tesalin,Epirin,
    Ne funde te jetes se tij ishte bere pronar i 934 fshatrave.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    Ali Pasha ishte KRIMINEL i PAGUAR dhe TRADHETARI me i madh i te gjitha koherave
    Vrau shqiptaret
    Tradhetoi me te pabese camet
    Prejardhja --> nga llumi i shoqerise
    Pedofil
    Psikopat
    TUNG!

    p.s. Psikopati ka si trofe viktimat e tij....ishte vetem nje frikacak...i zgjuari nderton dhe udheheq ne paqe....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    Historia shqiptare nje dite duhet te vendose nese Ali Pashe Tepelena duhet te konsiderohet si figure kombetare e si hero apo si tradhetar e kriminel barbar. Qe Aliu nuk eshte aq afer nivelit te Skenderbeut e te tjereve ne mendjen e Shqiptareve, do te thote se ai nuk ka qene nje person qe ka ndihmuar shqiptarizmin. Cili eshte mendimi juaj ?

  5. #65
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    Ali Pashai ka qene burre I vertete ne disa drejtime por edhe padrejtesi ka bere. Me ben me shume pershtypje fakti qe edhe pse e tradhetuan shume ne fund, madje edhe nga njerezit e familjes se tij, edhe pse I thane qe te dorezohej etjere, pergjigja ishte definitive " koka ime nuk do te rrokulliset si koke skllavi kur te pritet" dhe luftoi e vdiq ne luftim e siper ne moshen 82 vjecare. Thone qe Khurshid Pasha I cili ishte me origjine gjeorgjiane I cili ishte derguar te shtypte kryengritjen, kur I sollen koken e Ali Pashes u perkul tre here ne shenje respekti dhe e puthi.
    Aliu, luani Janines eshte nje nga te paret qe krijoi, dicka te pavarur ne kohe te osmaneve. Madje shume mercenare I ka pasur edhe nga zonat e Mirdites dhe Matit.
    Ali Pashai mund te konsiderohet biri I denje I Laberise.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    Ali Pasha, pas humbjes së Eminesë, e mbushi haremin me djem

    NGA FATMIRA NIKOLLI

    Ali Pasha, pas humbjes së Eminesë, e mbushi haremin me djemNë libër vijnë rrëfime për Eminenë, Vasiliqinë, që e mbajti në saraje pasi anuloi vrasjen e familjes së saj, si edhe nusen e të birit, Veli Pashës.
    Të gjitha, mbas një rrëfimi për nënë Hankon.

    Më në fund satrapit të Janinës i ishte realizuar dëshira. Në pallatin e tij përrallor buzë liqenit, ai mund të përmbushte kënaqësitë e tij epsharake, pa e vrarë më mendjen për Pargën. Por, tashmë, me shtatëdhjetë e shtatë dimra mbi kurriz, mosha bënte të vetën dhe sëmundjet edhe mund ta vinin poshtë. Ai shihte ëndrra me gjak e vrasje dhe fshihej dhomave të stolisura me ar, të zbukuruara me arabeska, të dekoruara me parzmore të shtrenjta dhe të shtruara me qilima të rrallë orientalë, por pendimi nuk i shqitej. Në mes të këtij mjedisi madhështor që e rrethonte, kalonte herë pas here fantazma e Eminesë, në krye të një kortezhi të gjatë viktimash. E atëherë, Pashai mbulonte fytyrën me duar dhe vikaste thershëm e dëshpërimisht për ndihmë...". Kjo pjesë është shkëputur nga romani historik i sapobotuar në shqip, "Ali Pasha, krime fatkeqe". Nën siglën e "Saras", libri i Aleksandër Dyma sjell Shqipërinë e fillimshekullit XIX dhe hedh dritë mbi jetën e një prej personazheve më kontradiktorë të historisë sonë, siç është Ali Pashë Tepelena. Në libër vijnë rrëfime për Eminenë, Vasiliqinë që e mbajti në saraje pasi anuloi vrasjen e familjes së saj, si edhe nusen e të birit, Veli Pashës.

    Libri
    I tërhequr qysh herët nga figura e pashait shqiptar, shkrimtari i "Konti i Monte Kristos", Duma e ka shkruar këtë libër diku në vitin 1862 dhe është botuar fillimisht në "L'Indipendente", në kohën kur ai ishte vendosur në Napoli, gjatë revolucionit të "këmishave të kuqe" të Giuseppe Garibaldi-t. "Ky roman ka qenë pikënisja e parë mbi të cilën u zhvilluan më pas ngjarjet në romanin e njohur të Dumas, "Konti Monte Kristos". I përkthyer në shumë gjuhë, libri ka qarkulluar si një manual në Parisin e pas viteve 1900-ës dhe rekomandohej si një libër leximi për të gjithë ata që donin suksesin", thotë Alda Bardhyli, redaktorja e librit. Nuk kishin kaluar as 40 vjet nga vdekja fatale e Ali Pashës, kur ky francez nisi të shkruante një histori për të. Bardhyli vëren se "i nisur të bënte një biografi të pashait shqiptar, Duma nuk i është shmangur dot shkrimtarit". Ndërsa vetë ajo e ka zbuluar këtë roman, teksa lexonte autorë të huaj, shprehet se "ai është një prozë ku ndërthuret letërsia me historinë, imagjinata me faktet, për të dhënë një përshkrim deri në detajet më të vogla të arsyeve që e bënë Ali Pashën, mizor dhe të pamëshirshëm". Në këtë botim marrin përgjigje arsyet e masakrave të mëdha të ndodhura në krahinat e Kardhiqit dhe Hormovës, ku Ali Pashë Tepelena ka kryer krimet më të rënda, duke shfarosur burra e gra. "Ky libër na njeh me Hankon, gruan së cilës i atribuohet i gjithë suksesi dhe dhuna e Aliut, në emër të vënies në vend të nderit të saj. Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare dhe të historisë familjare të Ali Pashës, historive të Hormovës dhe Kardhiqit, Pargët dhe veçanërisht të Suljotëve si dhe fundit tragjik të Ali Pashës, Dyma flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull", - thotë Bardhyli.

    Emineja, gruaja e parë
    Ndërsa libri flet për Vasiliqinë, miqtë, armiqtë, krimet dhe gjithë ç'e rrethoi Ali Pashën, Dyma ndalet edhe tek Emineja, gruaja e parë e Pashait.
    I martuar me Eminenë, për t'u pajtuar me babain e saj, Kapllan Pashën e Delvinës, Aliu, përfitoi shumëçka. Me të ai pati djemtë, Myftarin dhe Veliun. Vite më vonë, kur Aliu do të vriste nipin, Murat Beun, do të humbte edhe gruan. Dyma, në romanin e tij historik shkruan se qëkur ndodhi kjo katastrofë, Emineja u shkëput thuajse tërësisht nga i shoqi, që i kishte duart e lara me gjak dhe e kaloi jetën në skutat e errëta të haremit, duke u lutur si një e krishterë për vrasësin dhe viktimat e tij. "Duket paksa e çuditshme që, në mes të kësaj tabloje të përgjakshme, të ndeshesh me këtë figurë fisnike, zemërbardhë dhe paqësore, e cila ashtu si një oaz në shkretëtirë, të çlodh mendjen e rraskapitur me kaq shumë ligësi, pabesi e tradhti", - shkruan ai.

    Sipas tij, kështu Aliu humbi dashurinë e Eminesë, e me të, engjëllin mbrojtës dhe femrën për të cilën përkushtohej në lidhjen bashkëshortore. Deri atë kohë, duket se vetëm Emineja pat mundur t'ia kufizonte pasionet e shfrenuara. "Aliu fillimisht u hidhërua, për shkak se e shoqja u mbyll në vetvete dhe u mundua më kot të rifitonte zemrën e saj. Në atë gjendje të vrerosur, ai filloi të përlyhej nga vese të tjera; i dukej sikur kompensonte dashurinë që kishte humbur. Kështu, iu mbush mendja se nuk do të dashuronte më kurrë dhe i harbuar siç ishte, iu fut një jete të shthurur. Haremet i mbushi me vajza e djem të bukur. Sikur sarajet të mos i mjaftonin për t'i përmbushur dëshirat, ai nganjëherë dilte natën i maskuar për të shfryrë epshet me femra e meshkuj. Ndonjëherë ditën sulmonte kisha apo shtëpi private për të rrëmbyer djem të rinj e virgjëresha sa herë tërhiqej nga bukuria e tyre dhe i çonte në haremin e tij", - shënon Aleksandër Dyma.

    Mandej, ai kalon dhe te jeta e bijve: Edhe bijtë e tij, në gjurmë të të atit, bënin një jetë plot skandale; dukej sikur po konkurronin babanë sa i përket ligësisë, secili sipas mënyrës së vet. Alkooli ishte specialiteti i të madhit, Myftarit, i cili nuk kishte rival në pije në të gjithë Shqipërinë dhe mburrej se kishte përpirë një fuçi me verë brenda natës. Edhe tek ai ishte trashëguar mizoria e familjes. Një natë, i bërë tapë, të krisurin e kishte kapur dalldia. I xhindosur siç ishte, kishte therur disa persona, ndër të tjerë, edhe mbajtësin e shpatës së tij, shok i ngushtë që nga fëmijëria. Ndërsa Veliu kishte të tjera vese. Duke imituar, ndonëse pa e njohur, markezin e Sadës, ashtu si i ati Makiavelin, Veliu këndellej duke ndërthurur orgjitë me mizoritë; e kishte fiksim të kafshonte buzët që sapo i kishte puthur, e më pas të gërricte e shqyente me thonj format trupore që sapo i kishte fërkuar e ledhatuar. Banorët e Janinës kanë parë të tmerruar shumë gra pa hundë e pa veshë, të cilat sapo kishin shpëtuar gjallë nga kthetrat e tij.

    Vdekja e gruas
    Eminesë, vdekja do t'i vinte nga Aliu. Në një prej atyre netëve të errëta të vitit 1803, ndërsa ai iu kishte shpallur luftë suljotëve. E prekur thellë dhe duke parashikuar disfatë, ajo doli nga ngujimi në harem dhe u gjunjëzua para të shoqit duke iu përgjëruar. Ai e dëgjonte me vëmendje sikur po prekej e merakosej për të shoqen, derisa ajo përmendi suljotët. Papritmas u egërsua, nxori pistoletën dhe qëlloi drejt saj. Plumbi nuk e kapi, por ra përdhe e llahtarisur, ndërsa shoqërueset e saj nxituan për ta nxjerrë që andej. Ndoshta, për herë të parë në jetën e tij, Aliu u trondit përpara tmerrit të një vrasjeje.

    Ajo ishte gruaja e tij, nëna e fëmijëve të tij, të cilën e pa të shtrirë para tij; kujtimi i atij momenti e mundonte pa masë. Në mes të natës u ngrit nga gjumi dhe shkoi në odën e Eminesë. Trokiti dhe i thirri së shoqes, e cila refuzoi ta takonte. I zemëruar nga sjellja e saj, Aliu shkallmoi derën. E lebetitur nga zhurma dhe pamja e të shoqit të tërbuar, Emineja u përplas në tokë nga tronditja; konvulsionet nuk i ndaluan derisa dha shpirt. Kështu vdiq e bija e Kapllan Pashës, gruaja e Ali Tepelenës, nëna e Myftarit dhe Veliut, e cila, e dënuar të jetonte mes ligësisë, mbeti sa ishte gjallë zemërgjerë dhe e virtytshme.

    Veçse, nuk mbaronte këtu. Ndërsa për vdekjen e Eminesë, Dyma shkruan se vajtoi e gjithë Shqipëria. Por edhe në mendjen e tij humbja la vraga të thella. Hija e Eminesë e ndiqte ngado, në orgjitë e tij, në dhomën e këshillit, gjatë orëve të natës. Aliut i bëhej sikur e shihte, e dëgjonte dhe zgjohej nga gjumi duke gërthitur: - Gruaja ime! Gruaja ime!... Ja ku është! Sytë e saj shprehin zemërim; ajo po më kërcënon! Shpëtomëni! Mëshirë! Për më shumë se dhjetë vjet, Aliu nuk guxoi të flinte vetëm në një dhomë.

    Zybejdja
    Një tjetër femër për të cilën Aliu nuk njohu kufij ishte Zybejdja, nusja e djalit të tij, Veli Pashës. Pas largimit të të birit, Aliu u përpoq ta joshte, por ajo refuzoi. Duke u ndier i poshtëruar nga refuzimi i saj, Zybejden e vunë në gjumë dhe ajo e mori vesh se ç'i kishte ndodhur vetëm kur mbeti shtatzënë. Duke nxjerrë me zor ndonjë fjalë nga shërbëtoret e saj, Zybejdeja zbuloi të vërtetën e tmerrshme. E zhytur në dëshpërim, duke mos ditur kujt t'i drejtohej për ndihmë, ajo i shkroi Aliut një letër, në të cilën i lutej që ta takonte menjëherë në harem. Vetëm ai mund të hynte në harem, sepse, duke qenë kreu i familjes, kishte të drejtën të mbikëqyrte sjelljen e grave të bijve të tij; ligji nuk e kishte parashikuar një krim të tillë, marrëdhënie seksuale mes vjehrrit dhe nuseve të bijve të tij. Sapo Aliu u shfaq te porta e haremit, Zybejdeja iu hodh te këmbët, pa qenë në gjendje të thoshte gjë, pavarësisht se ndihej jashtëzakonisht e pikëlluar. Aliu e pranoi fajin, u justifikua se pasioni për atë bukuroshe e kishte verbuar dhe qau së bashku me viktimën e tij e, duke iu lutur që të tregohej e përmbajtur dhe të ruante sekretin, i premtoi se këtë histori nuk do ta merrte vesh kush, pasi kopilin do ta zhduknin. As lutjet e as lotët e Zybejdes nuk ia ndryshuan mendjen Aliut që të hiqte dorë nga fshirja e gjurmëve të krimit të parë, duke kryer një të dytë edhe më të tmerrshëm.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës

    Shqipetaret qe pas muslimanizimit nga turqia nuk mund te nxirrnin "heronj" me te mire sesa krimineli, i pabesi dhe bastardi me emrin turkoshak -Ali-.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Ali Pashë Tepelena, Luani i Janinës



    Një masakër e madhe mes SHQIPTARËSH. Si u zhduk… - Gjurmë Shqiptare
    Jun 18, 2022

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shën Gjergjit të Janinës - 17 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 03:19
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 19:49
  5. Qeveria e Vlorës përpiqet të rimarrë Janinën
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •