Ngeli dhe nje muaj nga festivali i kenges 2008, i cili edhe kete vit do shpalle kengen konkuruese per Eurovizion 2009. Shqiperia edhe kete vit, do jete vendi i pare nga te gjitha vendet konkuruese per Eurovizion, qe ben te ditur kengen konkuruese.
Eshte konfirmuar per median Shqiptare, nga drejtuesi artistik i festivalit Pirro Cako qe nata e pare e festivalit do jete 19 Dhjetor, e dyta 20 Dhjetor, ndersa nata finale do jete ne daten 21 Dhjetor. Afati perfundimtar per dergimin e krijimeve te ketij festivali ka qene data 19 Tetor.
Organizuesit e ketij festivali, sebashku me TVSH'ne po eksplorojne mundesi te reja mbi formacionin e ketij festivali, sidocofte asgje nuk eshte finalizuar akoma. Eshte teper e mundur qe kete vit te shikojme perseri ne konkurim emra te njohur, si kengetaren e pare Shqiptare ne Eurovizion, Anjeza Shahini, e cila thuhet se eshte kontaktuar nga mjaft kompozitore, dhe ka deklaruar qe do marre pjese ne Festival nese i ofrohet nje krijim i mire. Olta Boka e cila prezantoi Shiperine kete vit ne Beograd konkuron perseri kete vit, me te njejte autore te kenges "Zemrat lame Peng" qe radhiti Shqiperine ne vendin e 16. Olta momentalisht po punon ne albumin e saj te pare. Perfundimisht, Elsa Lilaj qe ka fituar dy here festivalin ne te kaluaren, dhe drejtuar festivalin e kaluar sebashku me Pirro Cakon, rikthehet perseri ne skene si kengetare, pas 11 vitesh.
Shkeputur dhe perkthyer nga ESCTODAY.
PS: Ne kete teme do kete vetem diskutime rreth festivalit te kenges 2008. Te gjitha diskutimet mbi festivalin e kaluar do fshihen.
Krijoni Kontakt