Shteti i tre kantoneve
Kim MEHMETI
Deri mė tani, ka pas shumė projekte dhe elaborate antishqiptare, tė cilėt ėshtė dashur tė pėrballen dhe qė nė thelb kanė pas njė porosi: shteti nuk i ka dashur shqiptarėt dhe ka dashur ata t’i shndėrrojė nė njė komunitet tė pazėshėm dhe tė nėnshtruar. Kėta projekte, kanė dalluar mes veti varėsisht nga koha kurrė janė zbatuar, nga koncepti ideologjikė i ideatorėve tė tyre si dhe nga qėllimi qė ėshtė dashur tė arrihet.
Por, tė gjithė projektet e kėtilla, deri mė njė, nė strategjinė e vetė, kanė pasur njė pikė tė pėrbashkėt: janė mbėshtetur mbi efikasitetin e policisė dhe tė gjyqėsorit. Andaj, tė gjithė ato projekte dhe elaborate antishqiptare, kanė njė nenė tė pėrbashkėt qė thotė: sa mė shumė tė irritohet kjo popullatė, shqiptarėt tė ndjehen sa mė tė pasigurt aty ku jetojnė, tė provokohen pandėrprerė duke ua trishtuar fėmijėt, duke i detyruar burrat shqiptarė tė ndjehen tė poshtėruar pėrpara familjarėve tė tyre, duke i prekur aty ku janė mė tė ndjeshėm , nė atė qė i ka mbajtur gjatė shekujve – nė boshtin familjar. Kėtė strategji dhe kėtė koncept aq jonjerėzorė, e kanė praktikuar shumė pushtetmbajtės tė kėtushėm, duke filluar nga mbretėrit serb, e deri te Millosheviqi. Mbase do ishte e tepruar dhe e palogjikshme, dikush tė mendonte se ato plane dhe ato elaborate, mund tė zbatohen edhe nė shekullin e globalizimit, por shumėēka nė kėto hapėsira tė Ballkanit, ėshtė jashtė logjikės sė kohės dhe rrjedhė sipas kalendarit tė shpirtngushtėsisė etnike, e jo sipas atij tė tolerancės dhe vetėdijes se bota shndėrrohet nė njė fshat tė madh, e nė tė cilin fshat, lagjet e pėrcaktojnė pėrkatėsinė etnike, por vetėm aq sa pėr ta dėshmuar tė qenurit njeri. Andaj edhe veprimi thuajse i pakontrolluar i policisė maqedonase mbi shumė familje shqiptare, ndoshta nuk ėshtė pjesė e ndonjė projekti dhe elaborati antishqiptarė, por ai ka elementet e njė fushate qė donė tė mbjellė pasiguri nė mesin e kėsaj popullate.
Apo nė mos mė shumė, ka elementet e njė fushate qė irriton e tė ēon tė thuash: mos vallė qeveria e Gruevskit mendon se njė Maqedoni shumetnike nuk ka ardhmėri, andaj i shtynė shqiptarėt tė bėjnė atė qė e ėndėrrojnė disa qarqe tė etnitetit maqedonas – ata tė parėt tė kėrkojnė kantonizimin e shtetit, e qė pastaj, si nismėtarė tė kėsaj ideje “destruktive”, tė marrin rolin qė gjithmonė ua impononte politika antishqiptare e Beogradit: rolin e elementit “destruktiv” qė nuk arrin t’i nėnshtrohet shoqėrisė me rend dhe ligje. Dhe, sikur nė qeverinė maqedonase tė mos kishte pėrfaqėsues tė partisė mė tė madhe shqiptare, sikur Maqedoninė ta udhėhiqnin vetėm shokėt e Gruevskit, shqiptarėt e kėtushėm do e kishin mė lehtė tė qartėsonin se ēka ėshtė duke ndodhur me ta dhe cili ėshtė qėllimi i veprimeve torturuese policore mbi familjet shqiptare.
Por, nė rrethana kur ata mendojnė se kanė mbrojtėsit e vet nėpėr institucionet mė tė larta shtetėrore, kur presin qė dikush t’u shpjegoj si ėshtė e mundur aq shpesh policia maqedonase t’i ngatėrroj adresat e shtėpive shqiptare, e pastaj tė mendoj se mjafton vetėm tė kėrkojė falje, pra kur shqiptarėt e kėtushėm me tė drejtė presin qė partia e tyre nė pushtet tė del e tė thotė kush e kontrollon policin e kėtushme dhe sa ato aksione policore janė tė mbėshtetura nė ligj e rend, sa kanė pėlqimin e udhėheqėsve shqiptarė nė MPB, ata mbeten pa pėrgjigje. E aty ku nuk pėrgjigjet ai qė duhet, gjithė kanė tė drejtė ta thonė tė veten, e tė japin shpjegime, edhe atė varėsisht nga njohurit dhe informatat qė kanė.
Ajo qė nuk ka nevojė pėr njohuri tė veēanta, pėr ēka nuk duhet tė bėsh hulumtime dhe tė mbledhėsh informata tė shumta, ajo qė shihet edhe pa syzat e ndonjė eksperti policorė, ka tė bėjė me tė vėrtetėn se policia maqedonase i kontrollon shqiptarėt, por shqiptarėt nuk kanė asnjė kontroll mbi tė. Pra, shqiptarėt e Maqedonisė ende janė popull i cili i ėshtė lėnė nė duar tė policisė, se kur bėhet fjalė pėr shqiptarėt, policia ka duar tė lira tė veprojė ashtu si e vlerėsojnė ata qė ende mendojnė se shqiptari i sotėm i kėtushėm, ėshtė ai sharrėxhiu i dikurshėm, i cili duheshe tė pėrshėndet edhe shtyllat elektrike ky kishte pshurrur zagari i ndonjė mbreti serb. Partia shqiptare nė pushtet, tani pėr tani, hesht sa u pėrket disa aksioneve policore nėpėr vendbanimet shqiptare, e tė cilat bastisje u vlerėsuan si vandaliste. Mbase kėshtu ajo donė tė anashkalojė paaftėsinė e saj qė t’i kundėrvihet Gruevskit, i cili nėse jo hiēgjė tjetėr, ia doli tė realizojė qėllimin e dyfishtė: tė mbajė nė tension dhe pasiguri shqiptarėt e kėtushėm dhe t’i “nokautoj” partitė shqiptare. Pra edhe si i tillė, si njė ish boksier mesatarė dhe politikanė nėn mesataren, Gruevski ia doli t’i ēojė shqiptarėt tė ndjehen mė tė pėrbuzur se kurdoherė mė parė prej se Maqedonia u bė shtet i pavarur. Aq mė shumė, kėtė fushatė antishqiptare, e tė paketuar si luftė kundėr krimit, Gruevski e realizon pas 2001, atėherė kur shqiptarėt e kėtushėm besonin se mė nuk do ketė polici e cila do hyjė nėpėr shtėpitė e tyre si nė pronė pa pronar. Pra, kjo fushatė e Gruevskit, bėhet edhe mė intensive tani kur shqiptarėt e Maqedonisė nisėn tė besojnė se me ardhjen e partisė sė Ali Ahmetit nė qeveri, ēdo gjė do vijė nė vendin e vet.
Pra, kjo fushatė antishqiptare e Gruevskit, intensifikohet tani kur shqiptarėt e kėtushėm besuan se BDI-ja - e cila gjatė 18 muajve sa mbeti jashtė qeverisė edhe pse kishte marrė shumicėn e votave shqiptare - do mbetej e tillė siē thoshte se ėshtė edhe pasi tė bėhet pjesė e koalicionit qeverisė: mbrojtėse e interesave kolektive, e jo e interesave personale tė tė pėrkėdhelurve partiak. BDI-ja e pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006 – kur i fitoi zgjedhjet, e nuk u bė pjesė e qeverisė - thoshte se nuk do tolerojė politikėn antishqiptare tė Gruevskit, se Gruevskin e konsideron si bartės tė njė politike e cila nuk i sjell ardhmėri kėtij shteti, se ai ėshtė udhėheqės i taborit qė donė tė asgjėsojė Marrėveshjes e Ohrit, se Gruevski ka pėr qėllim devalvimin e luftės sė 2001 dhe kriminalizimin e shoqėrisė sė shqiptarėve tė kėtushėm. Dhe BDI-ja e atėhershme kishte tė drejtė dhe rrallėkush mund t’i shpallte kėto vlerėsime si tė pasakta. Andaj edhe aq lehtė u pėrkrahė pjesėmarrja e kėsaj partie nė qeveri. Por tani, pas thuajse gjysmė viti pjesėmarrje nė koalicionin qeveritarė, kryesuesit e BDI-sė ofrojnė thuajse vetėm heshtje. Heshtje e cila mund tė ketė shumė domethėnie: ose janė pajtuar me pamundėsinė tė ndryshojnė ēkadoqoftė, ose i ka kapur virusi i “PDSH-zėimit”, i cili tė ēon tė mendosh se populli e ka po aq mirė sa edhe ata qė janė ulur nėpėr kolltukėt qeveritar. Cilado qė tė jetė arsyeja e heshtjes sė BDI-sė nė pushtet, ajo heshtje ka edhe domethėnien se BDI-ja ėshtė vetėm njė pjesė e mjerimit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm. Mjerim politik, i cili i ēon shqiptarėt e kėtushėm qė edhe sikur sot tė kishte zgjedhje parlamentare, ata sėrish t’ia jepnin shumicėn e votave BDI-sė. Pra sėrish ta votonin kėtė parti tė “heshtur”, shkaku se nga do qė shikojnė pėr rreth vetes, gjitha zgjidhjet tjera janė mė tė kėqija se kjo ekzistuese.
Dhe duke qenė shqiptarėt nė situatėn e atij qė ka heq dorė nga mė e mira e vet, duke ikur nga mė e keqes qė mund ta gjejė, BDI-ja e Ali Ahmetit zhytet nė vetėpėlqimin e saj dhe nė besimin se ėshtė partia mė e mirė nė mesin e mė tė kėqijave. Besim i cili ndoshta nuk e lejon kėtė parti tė kuptojė se kur barazohesh me mė tė keqin, je pajtuar tė mos bėhesh i mirė. Apo BDI-ja tė mos e sheh se partitė gabojnė atėherė kur tė mirėn e vet e barazojnė me tė popullit, e popujt paguajnė ēmim tė lartė atėherė kur, duke iu ruajtur mė tė keqes qė mund t’u ndodh, e harrojnė se cila ėshtė e mira e tyre. Si do qė tė jetė, mbetet e vėrteta se elaboratet antishqiptare qė janė pėrdorur nėpėr kėto troje, kanė ndryshuar mes vet varėsisht nga autorėt dhe ideologėt e tyre. Por, tė gjithė deri mė njė, kanė pikėn e pėrbashkėt: zbatues tė tyre ka qenė policia dhe gjyqėsori. Pra tė gjithė ata elaborate, janė mbėshtetur mbi mundėsinė qė sa mė shumė tė irritohet popullata, qė burrat shqiptarė tė poshtėrohen pėrpara grave dhe fėmijėve tė tyre, me qėllim qė tė gjithė tė ulin kokėn, tė binden se aty ku fletė shteti, heshtin burrat.
Mbase policia maqedonase edhe nuk vepron sipas ndonjė projekti antishqiptarė, por shqiptarėt e Maqedonisė gjithnjė e mė shumė ndjehen si viktimė e ndonjė projekte qė ėshtė sajuar kundėr tyre. Shqiptarėt e kėtushėm gjithnjė e mė qartė e shohin se si vepron policia maqedonase, por ata nuk arrijnė ende tė shohin se ndoshta dikush qėmoti ka vendosur tė realizojė njė planė tjetėr pėr kėtė shtet: kantonizimin e Maqedonisė, ndarjen e sajė nė kantonin e etnitetit maqedonas, nė atė tė etnitetit shqiptarė dhe nė kantonin e Shkupit. Dhe mbase kjo hartė trekantonėshe do jetė e ardhmja e kėtij shteti. Mbase pėr kėtė tė ardhme tė shtetit angazhohet Gruevski, andaj edhe bėnė ēmos qė shqiptarė t’i detyrojė tė fillojnė realizimin e tij. I cili projekt, mes nesh thėnė, edhe nuk ėshtė gjithaq i keq.
http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=3748
Krijoni Kontakt