70-vjecari Bernard Madoff eshte shume i njohur dhe i respektuar ne rrethet e investitoreve. Ka qene krjuesi dhe shefi kryesor i Burses se Nasdaq. U arrestua te enjten nen akuzen e krijimit te nje skeme te rreme investimi prej $50 miliarde. Sot eshte lene i lire me kusht dhe me urdher te gjykatesit eshte i detyruar te mbaje byrzylyk monitorimit ne kycin e kembes.
Viktimat kryesore perfshijne institucione shume te rendesishme nderkombetare bankare me lidhje ne SHBA, Britani, France, Japoni etj.
Po ashtu shume persona te njohur te biznesit kane rene viktime e kesaj skeme piramidale (Ponzy sipas emrit te me te famshmit person qe aplikoi skemen piramidale). Te tille jane Mortimer Zuckerman, agjent pasurish te paluasjtshme, Steven Spileberg, drejtor dhe producent filmash, Irwin Kellner, nje ekonomist i njohur per MarketWatch.com, sentori Lautenberg nga New Jersey, nje nga me te pasurit ne Senatin amerikan, deri tek universitete e organizata te shumta bamiresie qe kishin investime ne fondin Madoff. Per te mos lene pa permendur dhe njerez te thjeshte qe e kishin konsideruar fat, mundesine e investimeve me Madoff.
Duket se Madoff ka falsifiluar librat e llogarive per te fshehur humbjet e medha te parave te personave dhe institucioneve qe kishin investuar ne fondin e tij. Securities Investor Protection Corporation (krijuar nga Kongresi per te mbrojtur investitoret nga raste te tilla) ka deklarur per AP se ka disa komplete me libra llogarish te cilet po rishikohen nga hetuesit.
Autoritetet u kontaktuan nga djemte e tij, Mark dhe Andrew Madoff ne mbremjen e 10 Dhjetorit, pasi i ati pranoi skemen e kundraligjshme per te cilen u arrestua te nesermen.
http://hosted.ap.org/dynamic/stories...MPLATE=DEFAULT
http://hosted.ap.org/dynamic/stories...MPLATE=DEFAULT
http://www.bloomberg.com/apps/news?p...w7o&refer=home
Krijoni Kontakt