Do te doja qe dikush nga ju, qe keni njohuri sadopak ne lemin e psikologjise, te me ndihmoni qe te zgjidh problemin tim, i cili po me mundon pa mase! Jam 20 vjeqare, dhe studioj mjekesine ne vitin e dyte! Deri tani kam patur nje vullnet te pa thyeshem, dhe kam mesuar shume. Per mua shkolla ka qene gjithqka ne jete, dhe me vullnetin dhe me deshiren me te madhe i jam perkushtuar mesimit. Mesimi ka qene motivi kryesor ne jeten time, mirepo tani kete nuk e ndjeje. Tani me sukseset ne mesim sikur nuk me plotesojne perbrenda, ndjeje nje zbrazeti te madhe ne shpirt. Edhe kur marre noten maksimale, kjo nuk me permbush, dhe pastaj ndihem e pa motivuar per te mesuar. Nese keni ndonje ide, se si te largohem nga kjo gjendje me tregoni. Do te ju jem shume mirenjohse per ndihmen tuaj!
Krijoni Kontakt