Gjate 17 viteve te fundit, nga vendi yne eshte larguar 41 % e stafeve pedagogjike. Sipas studimit te Keshillit Britanik, largimi i trurit ka qene me i larte pergjate viteve 91-98 dhe ka pesuar nje ulje pas vites 2000.

"Emigrimi i trurit vazhdon edhe sot, pasi shume studente qendrojne jashte vendit. Ne shume universitete mungon memorja shkencore, pasi nuk kemi kalim te eksperiences nga njeri brez te tjetri", u shpreh Ilir Gedeshi, nga Qendra Ekonomike dhe e Studimeve.

Emigrantet jane nje ze i fuqishem ne ekonomine shqiptare. Gjate vitit 2007, remitancat nga emigrantet ishin 145 milion euro.
Te ardhurat financiare, nga emigrantet ndikojne shume ne jetesen e nje familjeje.

Ne kete studim theksohet se 91 % e emigranteve qe jane rikthyer perfundimisht kane investuar parate e tyre ne biznese, duke sjelle edhe eksperiencen qe kane marre ne vendet ku kane punuar.

"100 mije shqiptare jetojne ne Britanine e Madhe.Gjate 17 viteve shqiptaret kane punuar jashte dhe Britanine e Madhe do te hape kufijte ne menyre qe te kontribuojne ne ekonomine tone. Vlera e vertete e integrimit per Shqiperine eshte qe emigrantet do te sjellin Europen ne Shqiperi", thote Sheila Bramley, zyrtare e ambasades britanike ne Tirane.

Sipas perfaqesuesve britanik, emigrantet luajne nje rol te rendesishem ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

T-CH