Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Shoqatat "pro" Vorio-Epirit, takohen në Athinë

    BalkanWeb.com


    Shoqatat "pro" Vorio-Epirit, sot takohen në Athinë

    14/12/08 Nga Tedi Blushi

    Në takimin e OMONIA-s me shtetasit shqiptarë me origjinë greke, pritet të merren vendime të rëndësishme me ecurinë e 6 pikave të propozuara në memorandumin drejtuar Parlamentit grek.
    TIRANE- Shoqatat ekstremiste greke që mbrojnë
    tezën antishqiptare të Vorio-Epirit do të organizojnë
    sot një takim të përbashkët në Athinë. Sipas një
    njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare elektronike të OMONIA-s, pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jetë edhe kreu i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, Vasil Bollano si edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Referuar së njëjtës kumtesë, bëhet e ditur se: "Temë e këtij aktiviteti do të jenë të gjitha problematikat që shqetësojnë vorio-epirotasit". "Të dielën, në takimin e OMONIA-s me shtetasit shqiptarë me origjinë greke, pritet të merren vendime të rëndësishme me ecurinë e 6 pikave të propozuara në memorandumin drejtuar komisionit të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme të Parlamentit grek", - saktësohet sakaq në reagimin e djeshëm të shoqatave pan-helenike dhe OMONIA-s ndaj reaksionit që
    prodhoi në Tiranë memorandumi i saj. Në të pretendohet se "OMONIA mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Europës.
    Por, nënshkrimi i MSA-së duhet të kryhet pasi të plotësohen gjashtë kushtet". Ndryshe nga memorandumi që i është drejtuar Athinës zyrtare, ku si kusht kryesor vihet njohja e autonomisë së Vorio-Epirit, në këtë deklaratë pretendohet se kërkohet "zgjerimi ligjor i mundësive për ushtrimin real të një politike lokale autonome, sipas modeleve vetëqeverisëse europiane". Mbajtja e këtij takimi në Athinë vjen fill dy javë pasi OMONIA i kërkoi parlamentit e
    qeverisë greke, të mos ratifikonin MSA-në mes Shqipërisë e BE-së nëse më parë Tirana zyrtare nuk do japë autonominë për Vorio-Epirin. Greqia është vendi i fundit anëtar i BE-së që nuk i ka dhënë "OK"-in hyrjes së Shqipërisë në familjen europiane.

    Reagimi

    Përmes një komunikate të përbashkët, përcjellë dje në rrugë elektronike, organizata e minoritetit grek, OMONIA dhe
    shoqatat pan-helenike dënuan reagimin zyrtar të pak ditëve më parë të qeverisë shqiptare dhe asaj greke ndaj kauzës së tyre.
    Gjithashtu ata etiketojnë si "kriminale" apelin e deputetit Spartak Ngjela për të ndjekur penalisht kreun e OMONIA-s, Vasil Bollano. Reagimi erdhi menjwherw pas reaksionit të fortë që prodhoi në Tiranë, memorandumi i organizatës së mmoritetit grek drejtuar Athinës zyrtare, në lidhje me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria para se Greqia të ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. "Kryeministri i Shqipërisë, para se ta cilësonte memorandumin si 'klithmë ekstremistësh', duhet të jepte sqarime për një sërë ngjarjesh të rëndatë dhunimit të lirive e të drejtave të minoritetit grek, siç është rasti arbitrar i grabitjes së pronave të grekëve të Nivicës nga një trust shqiptar, për interes të tij", - thuhet në këtë komunikatë.
    Në deklaratë gjithashtu i jepet një "përgjigje" edhe reagimit zyrtar të qeverisë greke, që nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Jorgos Kumucakos u shpreh se, "Greqia nuk do të ndikohet nga pretendimet absurde, por ne së shpejti do të firmosim ratifikimin MSA-së së Shqipërisë me BE-në". "Qeveria e lodhur e Karamanlisit mund ta quajë të mbyllur çështjen Vorio-Epirote, por nuk e quajnë të tillë banorët e Vorio-Epirit, dhe Shqipëria do të bëhet më e shëndetshme nga implementimi i 6 pikave që përmenden në memorandum", - citojmë nga kjo deklaratë.
    Po dje reagoi dhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (ROSH). Nëpërmjet një deklarate për shtyp ata dënojnë me forcë Memorandumin e OMONIA-s dhe i apelojnë drejtësisë nisje të hetimeve për hartuesit e tij. (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=30940
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 15-12-2008 më 15:10
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    kur nuk kemi qeverri pse mos te kakarisin bollanot

    po qe se kta gjumashet qe kemi ne ne qeverri nuk zgjohen nga gjumi qe i ka zen sot e kaq vjet ore nuk e ngriten nje her zerin more po rrin te ngordhur fare.nuk edi cfar te them po ma do mendja se grekrit bejn presion se ne nje fare menyre na kan ne dore kemi nje milion shqipo aty dhe kjo eshte arma e forte e grektut po mos te kishte emigrant ne greqi gjerat besoj se do ishin ndryshe.

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Me mire kete e thote poeti vlonjat A.Asllani qe ne ..40-en:

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...67&postcount=1
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 15-12-2008 më 15:42
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin
    po qe se kta gjumashet qe kemi ne ne qeverri nuk zgjohen nga gjumi qe i ka zen sot e kaq vjet ore nuk e ngriten nje her zerin more po rrin te ngordhur fare.nuk edi cfar te them po ma do mendja se grekrit bejn presion se ne nje fare menyre na kan ne dore kemi nje milion shqipo aty dhe kjo eshte arma e forte e grektut po mos te kishte emigrant ne greqi gjerat besoj se do ishin ndryshe.
    Qeveria greke i quajti pretendimet e "OMONIAS" si absurde (nenkupto autonomine)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    ne perjithesi

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Qeveria greke i quajti pretendimet e "OMONIAS" si absurde (nenkupto autonomine)
    jo e thash ne pergjithesi se keta bollanot ka shum raste qe bejne gjera te pahijshme ne mes te shqiperis dhe asnjeri nuk del tja presin rrugen,ose me mire ti tregoje rrugen .

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    greket le te ngrejne shoqatat e sirise se veriut, se andej e kane prejardhjen

  7. #7
    çakejt gjithmone largohen nga ulerimat e luaneve. Kjo do te ndodhe dhe me greket ne te gjithe Epirin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Edhe Niviciotet u katandisen greke? Sdo ta besoja kurre qe burrat sqimetare dhe me me nje sarkazem te thelle si askush tjeter ne ate zone..te katandisen ti mare ne mbrojtje nje bollano nga qimara dhe ti heqin per hunde gjer rrugeve te Athines.
    Djemte e nivices nuk jane sosur besoj.
    Sa per te tjerat cthuhen ne ato Momerandume, une nuk cuditem aspak, se greku ka 18 vjet qe i perkedhel fshatrat ortodokse shqiptare per interesat e veta. Lojrat me listat e vizave, pensionet greke etj, etj i duheshin per kete dite. Sdo desha ta besoja qe njerezit mund te ndrojne kombesine aq lehte sa emrin...

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin
    jo e thash ne pergjithesi se keta bollanot ka shum raste qe bejne gjera te pahijshme ne mes te shqiperis dhe asnjeri nuk del tja presin rrugen,ose me mire ti tregoje rrugen .
    Ore ti mire e the
    Qeveria shqiptare e denoi me fjale (se me vepra.....), kurse ajo greke, i injoroi duke u thene se flasin budallalleqe.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Qeveria Shqiptare duhet te mare masa ndaj dy personave, Vasil Bollanos te parit dhe atij maskarait qe mban ne qeveri se dyti. Keto lloj mbledhjesh jane poshteruese per Republiken e Shqiperise. Gjithashtu, edhe Presidenti duhet te mbaje qendrim ndaj kujdo qe cenon qofte me Ide apo dhe me Akte territorin e Republikes se Shqiperise dhe Kushtetuten e saj.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  3. Grekët tregojnë... Çamët myslymanë të Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •