Me bekimin dhe kujdesin e vazhdueshėm tė Fortlumturisė sė tij, Kryepiskopit Anastas, pėr fėmijėt dhe edukimin e krishterė tė tyre, tashmė nė Shqipėri ekziston dhe vazhdon tė punohet pėr botimin e njė serie programesh mėsimore biblike, pėr fėmijė.
Kjo seri programesh ėshtė pėrgatitur pėr moshat 6-17 vjeē dhe pėrmban 36 mėsime, nė dy vėllime pėr ēdo vit. Pra, ekziston njė libėr i pėrshtatur me moshėn, karakteristikat, zhvillimin e krishterė dhe social etj. Tė gjitha kėto bashkė, tė ndėrthurura nė njė libėr ndikojnė nė formimin e krishterė tė fėmijės, i cili gradualisht do tė kalojė nga njė nivel i programit nė tjetrin, duke zgjeruar njohuritė dhe besimin e tij.
Qėllimi i kėtij programi, ėshtė tė sigurojė programe mėsimore fetare pėr fėmijėt, qė ata tė kuptojnė Biblėn dhe traditėn e Kishės Orthodhokse si edhe ta pėrkushtojnė veten e tyre tek Jisu Krishti si Zot dhe Shpėtimtar, ndėrsa mėsojnė si tė ndjekin shembullin e Tij nė tė gjitha ēėshtjet e besimit dhe tė jetės.
Perėndia ka folur “nė shumė mėnyra tė ndryshme” (Hebrenjtė 1:1). Kėshtu, edhe kjo seri programesh mėsimore, nė mėnyrė shumė efektive bėn njė ndėrthurje tė tė dyjave: mėsimeve nga Shkrimi i Shenjtė dhe eksperiencės sė pėrjetuar apo Traditės sė Shenjtė tė Kishės. Kjo traditė shprehet nėpėrmjet shkrimeve tė shenjta, liturgjisė, mistereve, shkrimeve tė etėrve, dėshmisė sė shenjtorėve, ciklit tė kreshmėve dhe festave, ikonave tė shenjta, artit, muzikės etj. Duke lidhur elementė tė Traditės sė Shenjtė me fokusin biblik tė ēdo mėsimi, kjo seri programesh synon qė ta fusė fėmijėn nė pėrjetimin e besimit tė krishterė orthodhoks, me anė tė tė cilit do tė rritet nė marrėdhėnien e tij me Jisu Krishtin.
Pėrveē kėsaj, Programi mėsimor Biblik pėr fėmijė pėrpiqet t’i qėndrojė besnike parimeve tė shėndosha tė arsimit fetar dhe arsimit nė pėrgjithėsi. Metoda e saj ndjek modelin e metodave tė mėsimdhėnies sė vetė Jisu Krishtit, Mjeshtrit tė mėsimdhėnies. Zoti ynė i ftonte njerėzit ta zbulonin vetė tė vėrtetėn e mėsimeve tė Tij. Ai pėrdorte paravoli, tė cilat lidhnin dėgjuesit me eksperiencat e tyre nė jetė. Pėrdorimi prej tij i shėmbėlltyrave, i ftonte dėgjuesit tė hynin brenda tyre dhe t’i pėrjetonin ato. Nė terminologjinė bashkėkohore arsimore kjo quhet metodė eksperienciale.
Mbi kėto ėshtė e ndėrtuar edhe seria e programeve mėsimore biblike, ku mėsimet janė tė organizuara nė rubrika tė ndryshme. Fokusi i tyre rrjedh nga njė pasazh nga Dhiata e Vjetėr ose Dhiata e Re, tė cilat pėr ēdo vit organizohen rreth njė teme tė pėrshtatshme pėr moshėn. Mėsimi nga Shkrimi i Shenjtė zhvillohet me njė aktivitet hapės, qė i bėn fėmijėt tė mendojnė pėr eksperiencat qė kanė patur nė jetė, tė cilat nė mėnyrė logjike do t’i ndihmojnė tė kuptojnė tregimin nga Shkrimi i Shenjtė.
Paraqitja e tregimit nga Shkrimi i Shenjtė pėrdor metoda tė pėrshtatshme pėr ēdo moshė, me aktivitete qė pasojnė pėr pėrsėritje, pėrforcim dhe zbatim. Mė pas vazhdon me rubrikėn Jeta nė Kishė dhe nė kėtė mėnyrė, zbatimi i mėsimit nga Shkrimi i Shenjtė nė eksperiencėn e pėrjetuar nga Kisha mund tė bėhet lehtė.
Larmia e rubrikave, e aktiviteteve, e tregimeve nga Shkrimi i Shenjtė, e elementėve nga Tradita e Kishės, e ilustrimeve plot ngjyra, e ushtrimeve tė pėrshtatura, etj, e bėjnė kėtė seri librash mjaft tė dashur pėr tė gjithė fėmijėt tė cilėt po mėsojnė nėpėrmjet tyre nė shumė grupe katekizmi. Kjo seri pėrfshin edhe librat instruktues tė mėsuesit tė katekizmit pėr ēdo vėllim dhe nivel.

* * *
Vendet ku pėrdoret deri tani seria e programeve mėsimore biblike




Nė Mitropolinė e Tiranės - nė 6 qendra fėmijėshnė Tiranė, nė Durrės, nė Shėn Vlash, Kavajė, Gramsh dhe Cėrrik.
Nė Mitropolinė e Beratit - nė fshatrat Shėn Pjetėr, Roskovec, Seman dhe Delisuf.
Nė Mitropolinė e Korēės -nė qytetin e Korēės.
Ndėrkohė po punohet nė vazhdim tė hyjė edhe mė gjerė nė tė gjithė mitropolitė dhe zonat e tyre.
Njė aktivitet mjaft i rėndėsishėm gjatė kėtij viti ka qenė prezantimi i kėsaj serie nė njė prej kampeve mė tė mėdha qė organizon Kisha jonė, nė kampin pėr vajza (turni I) “Bariu i Mirė” nė Shėn Joan Vladimir. Nė kėtė kamp morėn pjesė rreth 100 vajza nga mora 9-13 vjeē. Nė fillim tė kampit u bė prezantimi i librave tė botuara deri tani, shpjegimi i strukturės sė mėsimeve dhe shpjegimi tek vajzat i njė mėsimi nė praktikė. Kjo vazhdoi mė tej, pasi njė prej botimeve mė tė fundit tė kėsaj serie me titull “Kisha rritet”, ishte zgjedhur tė pėrdorej gjatė 10 ditėve tė kampit, si libri kryesor pėr studimin biblik.



* * *
Misioni i kishės i ka rrėnjėt te porosia e madhe e Zotit tonė: “Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj...” (Mattheu 28: 19-20).
Misioni edukativ shprehet qartė kėtu si misioni i vetėm me qėllim ēuarjen e njerėzve te shpėtimi i pėrjetshėm.
Shenja karakteristike e pėrpjekjes edukative tė tė gjitha Kishave Orthodhokse ka qenė edukimi i anėtarėve tė saj qė nga foshnjėria, nėpėrmjet shpalljes sė Fjalės sė Perėndisė dhe nėpėrmjet pėrjetimit adhurues.
Udhėtimi drejt bashkimit me Perėndinė ėshtė thirrja pėr ēdo qenie njerėzore. Ky udhėtim fillon qė nė lindje dhe vazhdon deri nė vdekje. Udhėtimi i besimit i ēdo personi ėshtė unik, megjithatė ai pėrmban linja tė pėrbashkėta zhvillimi me tė gjithė njerėzimin. Ekzistojnė shumė njerėz dhe ngjarje nė jetėn e dikujt qė influencojnė zhvillimin e besimit.
Tė gjithė ne thirremi tė ofrojmė kontributin tonė nė rritjen dhe zhvillimin e fėmijėve tanė nė besimin e krishterė, ashtu siē thuhet dhe tek Fjalėt e Urta: “Mėsoji fėmijės rrugėn qė duhet tė ndjekė, dhe ai nuk do tė largohet prej saj edhe kur tė plaket!” (Fjalėt e Urta 22:6)



* * *
LIBRAT E BOTUARA DERI TANI
[ēmimi pėr libėr ėshtė 200 lekė]

1 - “Perėndia mė krijoi me dashuri” Vėllimi I - Niveli 1

2 - “Jeta jonė mė Zotin” Vėllimi I - Niveli 2
3 - “Jeta jonė mė Zotin” Vėllimi II - Niveli 2

4 - “Kisha rritet” Vėllimi I - Niveli 3

5 - “Jeta jonė mė Zotin” Vėllimi I - Niveli 4
6 - “Perėndia ėshtė me ne” Vėllimi II - Niveli 4

7 - “Pajtimi ynė me Perėndinė” Vėllimi I - Niveli 5
8 - “Pajtimi ynė me Perėndinė” Vėllimi II - Niveli 5




Pėrgatiti: Athina Zharkalli