Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13

Tema: Mos qaj poet

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Mos qaj poet

    nje shi i imet binte me pertese te pakuptimte ne ate rruge tregetare te atij metropoli te madh.
    sapo kisha mbarua kusin e gjuhes dhe po ecja i me hapa te shprisuir dhe qe vetem hapa nuk munnd te quhehin por nje nanuritje e trupit si e nje tullumbaceje qe eshte futur ne mes te nje vorbulle dhe e shtyn nga te gjitha anat pastaj paksa para pastaj e kethe prapa.
    aty ne rreze te stacionit te undergroundit nje trup i shtrir po flinte me sy gjysme te hapur e gjysme te thare gjysme te ngrire dhe gjysme te mbyllur e gjysme te lagur ...
    .me sy gjysma gjysma shikonte dhe flinte i i pastrehu nene ate strhe qe po ashtu ishte gjysme e dale dhe gjysme e futur dhe qe e mbronte ne njeen gjysme dhe ne anen tjeter e linte ne meshiren e shiut qe aty nuk kishte fare pertim por binte me aq shpejtesi dhe inat sa kishte.

    oh ajo xhakete perpake sa nuk mu be te bertisja xhaketa ime e vjeter ne gjuhen time e nenes dhe per momentin u permbajta por pastaj bertita xhaketa ime e vjeter me sa fuqi qe kisha ne koke.
    dhe germat dolen nje nga nje te medha dhe te renda ne gjuhen time te nenes ne gjuhen shqipe.
    por sa dolen germat pikat e shut i rrotullonin i ledhatoinin i kethenin loznin dhe formonin me XHAKETA IME E VJETER NE TE GJITHA GJUHET E BOTES aty mbi kokat e njerezve qe ishin nga te gjitha rracat botes ne kete metropopol te madhte mbushur me drita per festimet e krishtelindjeve.

    U ndala ngadale mbi te pastrehurin gjysme te strehuar dhe i fola ne gjuhen e tij qe vetem une dhe ai e dinim dhe fillova ti heq rrobat e mia te pastra dhe te lara dhe tia jepja te gjitha nxorra pecetat e hundeve c te beje kam problem me ato probleme te natyre se lindur, camcakezat e mbetur disa fatura te blerjeve te vogla qe isha bere disa te holla, qe i mbaj gjithmone ne xhepin e djathte portofolin qe e mbaj ne xhepin e majte gjithmone kontrollova te hiqja ndonjekarte por pastaj u pedova dhe ja dhashe ashtu sic ishte telefonin me te gjithe njerezit qe ishin brenda, mp3 qe qe kur shkela ne kete metropol kishte ose kenge per nenen ose per mamane dhe te gjitha keto me mall dhe dhimbje te mbushur.
    ca letra reklamash qe mi kishin dhene gjate rruges qe une i hedh poshte ne shtepi por me shume jua marre se e diqe ata punojne dhe them mb ndihmoj une qe ti mbarojne shpejte megjithse shtypshkrojna do ti furnizoje perseri .
    i dhashe dhe librat ndofta ai i pastrehi nderron mendje dhe fillon kursin e gjuhes.
    ai iku me vrap per nga ana veriore e qytetit.
    u perkule kujdes e kapa ate XHAKETEN TIME TE VJETER DHE E vesha ngadale dhe u shtrita aty ne gjysme te strehezes ... oh sa e ngrohte sa e embel sa e re kjo xhaketa ime e vjeter, nuk e di si e humba pse e dhashe pse ma moren pse e lashe por me ne fund e gjeta dhe tani bashke me mua do te jete pergjithmone kjo xhaketa ime e vjeter.

    Oxford Street Station
    December 2007

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Ti

    Ti mi prishe digat e ngritura kaqe kohe dhe kaqe gjate
    dhe ujin teposhte ma cove me uturime dhe rropame
    aty ku te tjeret kishin hedhe per vite tonelata
    dheu, betoni, hekuri, shurre, muti, keshille e qortimi,
    gezimi e loti, goditje, dhumbjeje, lumturie, mallkimi e bekimi
    disa vecse kishin perkedhelur dhe disa kishin kalur
    kot ashtu me kot
    ti i dhe vetem nje goditje vetem nje goditje ti i dhe
    aty ne mes aty ky ka zemren kjo dige gjigande dhe e frikeshme
    ti nje qenie kaq e vogel e e thjeshte nje goditje
    te vetme ti i dhe.......

    ......dhe uji doli vrullshem e shqeu kraharorin me fuqi
    vraponte kush e kush me pare te dilte te bridhte
    teposhte ne liri, ti je afer dhe kam frike se mbytesh
    te bertas te flas te them faleminderit, te bertas
    te them kujdes ruaju se mos mbytesh
    por ti nuk degjone ne ate zhurme eksituese
    vetem buzeqesh e ma ben me dore
    dhe rri e kenaqesh aty e mbushur me lumturi
    une kam frike se te mbys dhe te coj teposhte me furi

    diga po thahet po thahet me shpqjtesi
    papritur kaq shume me pihet kam etje kam etje
    dhe dua te pij me ty
    kam frike se uji po mbarohet
    dhe te etur mos ngelemi perhere
    por ti vecse me buzeqeshje me thua
    lere te pastrohet dhe tregon burimet pastra
    atje larte dhe thua lere te pastrohet
    atje atje do te shkojme dhe pijme NE......

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Zemrat

    ne vise te largeta po endem tashme
    aty ku imagjinata me len pa krahe
    aty ku krahet ngelen pa pupla
    dhe puplat kethehen ne litare
    ne zinxhire te rende dhe pranga
    ne lote te hidhur, plage dhe varga

    nga te cilat rrjedh dhimbje vec dhimbje
    dhimbje frike tmerri dhe dashurie
    dashuri e kuqe e mbyullur ne terr
    ne terrin e kraharorit te perjetshem te zemres
    dhe ne kerkim qe ate ta lere gjakoset me kot
    per nje tjeter zemer

    per nje tjeter kraharor dhe gjoks te prehet
    per pakez drite te filloj te defrehet
    per pakez gjak te njejte si e saj
    per dridhjen, dridhjen qe gjalle do ta mbaj
    per dhimbjen e njejte
    qe njeri tjeterin te sherojne.

    aty ne dancin e tyre telepatik
    perpiqen dhembin por s munden me ik
    perpeliten gjakosen aortat shperthejne me furi
    por kraharoret nuk ngjiten nuk kane se si
    ato prehen aty ngadale dhe vdesin paprit
    te denuara perjete ne terrin e kraharorit


    .................................................. ....


    syrat mbyllen te lodh nga puna. cilat syra?
    syrat e fjaleve, te mendjes
    syrat e zemres apo te ndjenjes
    apo valle syrat e syrave

    hem iken u mbyllen syrat
    dhe me ta te gjitha mbyllen
    fjalet mbarojne dhe zhduken
    dhe ndjenjat dhembin dhe shtrydhen

    terhiqen thelle me shpejtesi sketerr
    aty ne erresiren nga dolen me pare
    syra or syra mos u mbyllni
    shijoni pamjet qe s keni me me e pare

    syrat u fiken
    terri mbuloi syrat dhe tkurrjen
    tash terr terr gjithandej
    ju thash syra kur te hapeni vec do shihni terr, terr.


    .................................................. .........



    para se te thuash ika ke ik
    s ka nevoj ta thuash e shoh e prek
    megjithese me dhemb ngapak e cik
    para se te shkruash te lexova
    nuk u tremba u merzita por nuk u derrmova
    e dija keshtu do te ndodhte qe me pare
    sa me pelqen kur shoh qe vehten
    persri kam vrare
    keshtu jam une vetvrases i paqndreqshem
    qe endem me thike dhe vehten vras
    nuk ndihem nuk klith nuk kerkoj ndihme
    e shijoj vetevrasjen ne pafundesi
    me vehte e vrare filloj dhe ringjallem perseri.

    ............................................


    neper vargje lodroj
    duarte floket perkedhelin
    dua dicka te kujtoj
    dhe dicka ta fshij
    ne kujtese mos ngeli

    neper vargje u njohem
    mes vargjeve te gjeta
    neper vargje notova
    mes vargjeve mbeta
    po ti ku shkove, ku je?

    u mbyte ne ndjenjat e vargjeve
    apo u trembe se mos mbytesh si me pare
    ike me te katra apo qendrove ne breg
    dhe ulur ndejte paksa kembet duke lag
    apo ne gjume re nga lodhja e nje dite me pare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 15-12-2008 mė 15:38

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Urrejtja ime e dashur.

    Urrejtja ime e Dashur

    Me rri larg jam I mallkuar
    Me rri larg jam I roberuar
    Me rri larg jam shkaterrim
    Largohu, largohu, te shpetosh nga zjarri im

    Te gjithe dua ti djeg
    Me sa ne shpirt kam dashuri
    Ty dua afer te te kem
    Urrejtja ime e bekuar, e dashura ime je ti.

    .................................................. .....................



    Dashuri e Roberuar


    Nuk dua te ngre kete dore
    Te te pershendes jo nuk dua
    Nuk dua te shkosh larg meje
    Prane meje jo nuk te dua

    Nuk dua te jem larg teje
    Prane teje kam frike se te vras
    Nuk dua qe ti te vuash
    Vuajtja e jote une jam

    Si nje Promete I lidhur
    Zotat kam per ti mallkuar
    Dashurine pse ne kraharor ma futen
    Pse ma dhane te roberuar.

    .................................................. ..


    The Nationalist

    Syte e tu jane te kuqe
    Sy te kuq djalli vetem ka
    Dashuria jote eshte e zeze
    Mbuluar me gjakun e kuq
    Te njerezve te tu

    Enderrat e tua jane prej kockash
    Dhe varresh te shpirterave njerezor
    Ndjenjat e tua ndotin
    Dhimbjen dhe dashurine
    Per dheun ateror

    Ti je femija I djallit
    Me krahe engjellor
    Fjalet e tua te shenjta
    Mbjellin
    Vdekjen e shpirtit njerezor

    Erresira jote eshte e perjeteshme
    Perjete aty do te varrosesh
    Me lotet e femijeve dhe nenave
    Me dashurine e tyre
    Do te groposesh

    Shut up, shut up
    You bastard nationalist
    Let the others
    For their country
    Fighting, working
    Crying.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 15-12-2008 mė 19:10

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Mos Qaj Poet

    Mos Qaj Poet!

    Mos qaj Poet
    lote te tjere mos i jep kesaj bote
    thithja lotet, piji vete
    ndricoji shpirtrat e humbur ne rruget boshe
    merjrua mundimet ne tendin kraharor
    aty thelle ne shpirtin qe te eshte fale
    nxirre gezimin, lumturine, dashurine
    dhe urrejtjes dhe djallit beju varr

    shpirti te rendohet ndaj ne nate ti shkruan
    fjalet qe te zeza dalin
    bardhesi pa fund krijuan
    shpirti te rendohet e kerruset
    nga pesha e zeze qe mban
    por kurre, kurre
    nuk vdes, nuk mundesh
    se je i djallit Varr
    Mos Qaj Poet.

    ............................................


    Uje dhe Zjarr

    Me kot uje do te me hedhesh
    thengjijte e zjarrit duke kerkuar te shuash
    me kot mundohesh nuk do te mundesh
    se une jam uji dhe zjarr bashke
    ngrohtesine per te te dhene
    etjen tende per ta shuar


    .............................................


    Nje Puthje
    aty tek dyert dhe bravat e shpirtit tend
    te shkallmohen dhe ne ere te hidhen
    themelet e tij si kurre me pare te dridhen
    te jetosh te jetosh dhe ashtu le te digjesh
    dhe me hirin e shpirtit perseri
    ne rini te perjeteshme
    perjete te ngrihesh


    .................................................. ....


    Shko Zemra Ime

    shko tani dhe shkruaj kudo fol
    mua me fshij nga kujtesa
    jeto zemer jeto
    mbushe jeten me kujtime dhe mbresa
    me shoke e shoqe behe te bukur
    me caste te bukura ndertoje
    castet mia jane te thella
    te errta, caste nate ne nate te hedhura
    shko pra zemer te kam shume xhan
    gjej te tjere qe me te bukur jane
    qe cdo gje cdo cast ta parashikosh
    nga ngritjet dhe zebritjet e mia
    te shpetosh

    shko zemer shko se te kam shume xhan
    jane fjale shpirti fjale zemre jane
    per ZEMREN e vetme qe une kam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 15-12-2008 mė 21:56

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Diagnoza e jetes: I pasherueshem

    diagnoza e jetes sime
    I pasherueshem
    Doktorri im
    Pa adrese eshte
    Per njerezit jam budalla
    Per te trashet me te trashe nuk ka

    Per vehten time nuk kam
    As kembe as krahe
    As stomak as koke nuk kam
    Nje sfere e zeze momentale jam
    Nje sfere qe vertitet
    Pa kohe pa drejtim
    Qe lodron me kohen
    shikone gjithesine
    nje sfere e habitur
    neper gjethet e vjeshtes
    qe pushimet ne dimer I merr
    flet me manushaqet
    nate e dite ne pranvere
    vapen e urren
    oh sa gjume shume gjume
    flen ne vere

    diagnoza ime
    I pasherueshem
    I pashprese te endem
    Pa leke te rri
    I varfer te ngelem
    Njeri pa njeri

    Te paditur me hodhen
    I paditur ngela
    Ndaj me kot e kot brodha
    Neper bote u enda

    Diagnoza ime
    I pasherueshem
    Destinacioni
    I pashprese!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Gezuar.....

    GEZUAR…

    Fishekzjarret fluturojne
    Pak sekonda ne qiell shkelqejne
    Mbi gotat e shampanjes japin shkelqim
    Nderkohe qe ne gjithe kenaqesi I rrekellejme
    Gurgullon shampanja
    Si lum I loteve dhe te qeshurave
    Nga viti I kaluar
    Ngadale merr me vehte
    Kercunjte e mishit qe me pare kemi kafshuar

    Shuhen fishekzjarret
    Boshatisen gotat tona
    Kockat pa mish ne kosh hidhen
    Buzeqeshja ngadale fillon e dridhet
    E ne pijme, e pijme si te terbuar
    Kete buzeqeshje te zgjasim papushim
    Por akoma shishja pa mbaruar
    Buzeqeshja ngadale perfundimisht ngrin

    E ne drejtohemi ne te voglat dhoma tona
    Shtrihemi atje sic nje vit te tere kemi bere
    There in this silent night
    Presim perseri te kalojme nje vit te tere.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Nata Pa Hene

    Hena nuk do te dale sonte
    Naten e zeze gjithmone e kam dashur
    romantiku i nates pa hene
    thirrem vete

    pasioni i zi ma mbulon zemren
    pasioni i zi me gjak te kuq vluar
    romantike nuk eshte nata me hene
    romantike eshte zemra me nate te zeze mbuluar

    nata me hene me fton te ik
    te humb larg, larg prej teje ne pafundesi
    nata pa hene me fton te futem
    thelle, thelle tek une dhe tek ty.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Melodia Ne Sfond

    Melodia ne sfond

    melodia ne sfond me perkund
    ne vise te panjohura me con
    aty takoj perseri ty
    qe rrugen si cicerone me tregon

    bashke kapemi per dore
    e bredhim si femije ne lendina
    rrokullisem bashke ne lulebore
    pastaj mbeldhim trendelina

    kurore njeri-tjetrit I thurim
    njeri-tjetrit ja vendosim ne gush me kujdes
    pershperitim fjale dashurie
    melodine qe ne sfond per jete rreth nesh
    do te mbes.



    NE METRO

    Nentoke ne kete tunnel
    me pe me syte blu
    me perkedhele
    nje cast te vetem
    nje veshtrim me dhe
    pastaj u trembe perjetesishte
    u trembe

    Veshtrimi im pse te friksoi
    kapitja e pagjumesise se nates ish aty
    por embelsia nuk eshte zhdukur
    mjafton te mos trembesh ti

    qindra veshtrime mbi ty binin
    vec mua me veshtrove ti
    sa I shemtuar, sa I eger jam
    pse te pelqen
    kjo shemti
    kjo egersi

    apo nga frika do ta njohesh
    friken tende te mposhtesh ti
    mos valle me pare jemi pare
    ku valle jemi njof
    ne te dy

    stacioni yt eshte ky tani
    ti ike veshtrimin e fundit dhe
    u zhduke bashke me turmen
    gjithe veshtrimet dhe mua
    ne kete tunnel te zi
    na le.




    I Marri

    nje I marre ne kafe sapo hyri
    te gjithe I pershendeti
    u perkul dhe buzeqeshi ne drejtim te tyre
    buzeqeshja tek I marri mbeti

    njerezit normale ngadale e pane
    syte e tyre normale me neveri u rrotulluan
    kethyen me nervozizem filxhanet e kafese
    bisedat me leke dhe probleme vazhduan

    I marri perseri I pershendeti
    me buzeqeshje perseri pershendetjen shoqeroi
    normalet tash vertete u nxin e nevrikosen
    me te marrin qe nga problemet I shperqendroi

    I marri falje ngadale kerkon
    me buzeqeshje ngadale jashte shkon
    ne rruge shperndan pershendetje
    e buzeqeshjen qe kurre nuk I mbaron



    Peshtyme Drejt

    shikome ne sy mikja ime
    shikome ne sy miku im
    fjalet mos I dridh si turjele
    peshtyme ne fytyre, peshtymen ne fytyre
    drejt ma hidh


    me peshtymen tende pis le te behem
    me peshtymen tende le te lahem
    me peshtymen tende ne fytyre le te thahem
    mbulome, mbulome te terin me peshtyme

    une nuk mund te peshtyje
    kur Linda gjendrra peshtyme zoti s’me dha
    une kam vetem dy sy qe shikojne drejt
    peshtiresine e peshtymes tende me pa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 01-01-2009 mė 17:05

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Kujdes e Panjohur

    Kujdes e Panjohur

    Mos me provoko me kofshet e tua, e panjohur
    mos provoko forcen e pasionit tim
    do te shkrihesh tek zjarri I tij e panjohur
    pasi te iki boshlleku do te jete gjithmone me ty

    ti si e terbuar do te me kerkosh
    ne rruget e jetes ku do shkosh
    ne fytyrat qe me ngjasojne do me therrasesh
    kraharorin do te mbash zemren tende te qetesosh

    zemra jote perseri do te fiket
    ashtu papritur sic u ndez
    ne boshllekun e perjetshem do te hidhet
    aty do te perpelitet deri sa te vdes

    une ne jete nje here takohem
    nje here te vetme mund te me provokosh ti
    nje here te vetme te djeg
    shenja ngelet perjete me ty

    provokome e panjohur
    e sigurohu qe here te dyte
    ne jete mund te me takosh
    atehre perjete do me kesh tendin
    boshlleku yt perjete do te jete plot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 01-01-2009 mė 17:30

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Tregim Pa Lidhje dhe Pa Fund

    Tregim pa lidhje dhe pa fund

    Aty perballe po kundermonte aroma e kafese se pjekur dhe qe bluhej e fresket njerezit ne shperqendrimin e tyre dhe te zhytur ne mendime si ishin sapo qimet e hundes se tyre kapnin aromen e kafese kethenin koken, syte, veshet hapnin gojen dhe e perthithenin kete arome te kendeshme qe dilte nga ajo dere druri qe me ngjyre boje qielli te zbardhur por qe tashme ishte bere me vija si te rrobave te spitaleve psikiatrike. Te disa prej tyre se tani te gjithe ato kishin borde dhe drejtoheshin nga njerez te ndryshm edhe cdo gje pra keshtu edhe rrobat e te luajturve nga fiqiri ishte ne dore te disa njerezve qe fiqirin e kishin ne rregull por fiqiri I tyre duhejt te merrej me pafiqiret e tjere dhe me rrobat, ushqimin,mirmbajtjen dhe po ashtu dhe me jashteqitjen e tyre ndonjehere kur ata hidhnin mbeturina neper kanalet e banjave dhe ato bllokoheshin ai, drejtori me fiqir I te pafiqireve duhet te merrej me drejtimin e procedurave se si te zgjidhej zhbllokimi I bllokimit te kanaleve te urines dhe jashteqitjeve. Ajo jashteqitje qe duhej nxjerr perjashta jo nga zorret e te pafiqireve por nga zorret e kanalizimeve te krijuara nga njerezit e atij vendi qe ne fund pas shume shekujsh kishin menduar te rregullonin jashteqitjet e tyre me kanale dhe me sinjale per cdo te papriture, dhe me qellim qe ta conin sa me lerg qe te mos kundermonte era por sido qe te ishte ata nuk mund ta conin me large se kufiri I vendit te tyre keshtu qe nga do qe te rrotulloheshin ata, diku do te gjendej nje dikush, askush apo kerrkush qe te bisedonte me ndonje kendkush qe jashtqitja te vente te shumekush por jo tek ky dikush dhe keshtu jashtqitja dridhej dhe perdridhej neper te gjithe dikushet deri sa vente tek te gjithe shumekushet dhe aty shumekushet pane se cpane dhe vendosen te te mblidhen dhe te vendosin ne nje kuvend se si do ta zgjidhin dhe zgjidhja me e mire qe gjeten eshte ta lene pazgjidhur fare kurse zgjidhja ideale ishte ta grumbullonin tek kuvendi dhe aty te benin nje plate per tu shplodh dhe per te sodite natyren e vendit te tyre te bukur domosdo jashteqitja do te ishte pasuri a pa mohueshme e ketij vendi. dhe gjithkushet bashke me shumekushet si idealiste qe ishin dhe per nevoja patriotike sic dhe gjithmone e vepronin gjate gjithe histories te tyre vendosen per zgjidhjen ideale. aty doli nje I ditur nga te gjithe keta shumekushet tha qe per jashteqitjen te bejne jashqito-hidrocentrale dhe te prodhonin rryme jashtqito-elektrike dhe keshtu nuk do te quhej me jashteqitja jashteqitje por meqe neper shtepit e tyre kjo lloje rryme do te hynte tani do te quhej brendaqitje dhe keshtu nuk do te kishte me jashteqitje . Ata ne fakt te gjithe ishin te ditur dhe te cakerritur nga fiqiri se ata ishin me te diturit e kesaj bote por ndonjehere Linin ndonje te behej si me I ditur jo per gje por ashtu do tu jepej mundesia te fillonin krahasime dhe debate se kush do te ishte me I ditur akoma dhe keshtu perfundonin ne zgjidhjen ideale qe te gjithe ishin te ditur tani tek tuk ndonje I paditur qe nuk kishte dijeni I shkreti thonte qe jam I paditur dhe keshtu nuk kishte per ate vend ne ate vend por kishte vend ne vende te tjera. dhe vendet e tjera duke pare qe ky vend kishte dijeni me bollek filloi blinte dijeni dhe keta brenda eksportonin dijeni me tonelata dhe bashke me dijeni dhe te paditurit qe nuk kishini dijeni qe po eksportonin dijenin e tepert, po si behej qe nje I padijeni te eksportonte dijeni po ja sepse ata qe nuk kishin dijeni kishin vend bosh per te transportuar dijeni por kjo dijeni ishte e paketuar dhe ata nuk mund ta dinin cfare kishte brenda. paketimi behej ne fabrika, ne uzina, ne shtepia, ne fusha, ne ara ne pallatet e atij vendi ashtu ngadale por I vazhdueshem dhe tani I ndihmonte jashqito-elektriku me brendaqitje




    Cila Je Ti?
    who are u?
    --------------------------------------------------------------------------------

    who are u?
    fol me veshin tend degjo ate psheretim, renkim apo puhize dhe pergjigju who are u? to yourself and to me or to the question,
    shut the cinema down dhe leri te gjithe te shkojne tatepjete perpjete dhe kur te ken ike dhe ata dhe ajri qe kane marre ulu dhe shikje filmin vete.
    aty ne mes te salles mos merr fryme dhe shiko ne cdo hollesi.
    cila je ti? pastaj klith klith me sa ke ne koke ne kraharor hidhu ne ajer si shampanje apo bomb, shperndahu lodro njhe cdo gje ne ate salle ne ate sall bosh eshte e jotja ajo salle puthe ne cdo cm2 perqafoje dhe urreje dashuroje dhe perdhunoje, sallen tende te dashur, dhe shiko filmin mos harro sa fytyr sa emra sa fjale jane regjistruar ne ate film te gjitha ata qe ti i nxorre dhe i ndoqe pak me pare.
    ji e lumtur qetesohu, mbarsu dhe cmbarsu, lind vehten tende dhe vazhdo te shikoni filmin perseri nga e para perseri.
    cila je ti?
    pyete miken qe tani ke prane me te lehte e ke ndofta do ta kesh
    sa mire.
    CILA ESHTE AJO?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 02-01-2009 mė 20:26

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Nata e djeshme

    Nata e Djeshme

    Naten e djeshme isha merzit shume
    nje gote alkool mora te pi
    alkoli mi coi lotet lume
    e me fundosi ne kete pamundesi

    e me dallget e lumit luftova
    te mos mbytem perseri
    e kur ne mengjes u zgjova
    alkoli me priste dhe lumi aty

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Soulless

    SOULLESS

    Parajsa a nuk eshte vendi I shpirterave te mire? A nuk na kane thene dhe sterthene kete gje si ata qe besojne ne shpirtera dhe ate qe nuk besojne ne shpirtera. Si ata qe besojne ne zot dhe ata qe nuk besojne ne nje te tille, megjithese si ata qe besojne nuk besojne ne te vertete dhe ata qe betohen se nuk besojne besojne ne te vertete tek ai.
    Atehere te gjithe jemi genjeshtare apo cfare dhe nese te gjithe jemi genjeshtare a nuk duhet te jemi ne shpirtera te keqinje. Po nese nje shpirt eshte krijese e zotit atehere si mund te behet I keq ai?

    Po do thone qe e ka bere djalli te keq po djallin kush e beri atehere? Po mire qe e beri po te keq kush e beri djallin. Mos e beme ne djallin te keq, po nese e kemi bere ne ateher si mund te na beje ai te keqinje?
    Meqenese ne jemi bere shpirtera te keqinje atehere ne nuk mund te vemi ne parajse dhe te gjithe duhet te shkojme ne ferr?
    Po ne parajse kush eshte mos eshte bosh valle?
    Eshte parajsa SOULLESS, nje vend bosh ndofta apo vetem me jezu krishtin te kryqezuar.

    A ka male atje meqenese fusha dhe lendina na kane thene qe ka. Po shi a bie, debore dhe ngrica a ka, po peme qe thahen dhe fruta qe piqen, po fruta qe kalben dhe vijne ere.
    Po dashuri a behet atje, po seks a behet a kane hormone shpirterat te cilat duan ti nxjerrin apo jane hormonetredhur su mjaftuan qe ishin tredhacuk nje jete ne toke shpirterat e mire, a ngelen shtatezane shpirterat atej dhe nese ngelen cilet shpirtera ngelen ata femerore apo ata mashkullore.


    Se keshtu jemi bere lemesh se jep ne toke e merr ne parajse, e jep ne toke se merr ne parajse.

    Mos valle atje do te jene te lire ti shijojne te gjithe ato qe nuk shijuan ketu shpirterat e mire … atehere parajsa qenka nje bordello e pafundeme e pambarim, zoti qe e krijoi qenka kryetrafikanti apo cfare mund ta quajme ne kete rast.
    Nese Shpirterave te mire ju jep cfare ka premtuar ne librat e derguar kur ka godit ndonje njeri me liber ne koke neper shkretetirat e kesaj toke atehere kur do ti japi per kaq gjate ato qe ndalon ne toke pse nuk I jep ato dhe ne toke dhe te biem ne qetesi. Keshtu nuk do te kishte as te mire as te keq as parajse dhe as ferr. Po zot do kishte atehere?
    Po sikur ta kete vrare djalli zotin? Dhe te kete veshur rrobat e tij, ose ose po sikur zoti te kete vrare djallin dhe I ka mbajtur rrobat e tij por ka filluar te shijoj jeten e djallit…. Si ta dime ne valle?

    Po perse ka cuar rregulla te tilla qe te gjithe te dalim mekatare dhe te perfundojme ne ferr. Tek tuk dergon ndonje dhe shpall amnisti per te cuar njerezit nga parajsa por ata shkojne atje dhe s gjejn njeri dhe c te bejne atje.
    Vetem jezu krishti I kryqezuar eshte atje. I vetem fillikat dhe nuk ja ka hequr gozhdet akoma. Mos eshte peng qe na e ka marre per te na mbajtu peng neve te gjithe. Apo peng qe ja dhame ne vet kur ishim te pafuqishem dhe te trembur dhe keshtu e donte te na e linte atje qe te gjenim dike….. po pse e kryqezoi valle? Mos vall per te mos I ikur dhe ai?

    Jezu krishti vajton dhe eshte I vetem eshte nje nga ne le te shkojme ta lirojme nga kryqi ku e kryqezuam dhe te lirojme vehtveten keshtu ai vend qe eshte soulless do te ngelet krejt bosh pa asnje shpirt…. Me te vertete soulless… dhe te vrapojme atje ku kemi te gjithe shoket dhe shoqet tona te pijme flaken e ferrit, te digjemi dhe shijojme ate vend te mbushur plot me shpirtera. Me shpirtin tim dhe tendin. Shkojme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •