Nė njė dokument venedikas, i vitit 1457, mėsojmė se Skėnderbeu ishte i gjatė 1.98 m. Petkat e luksit, dhuratė e zakonshme pėr princėrit dhe fisnikėt shqiptarė. Luigi Machiaveli, nė mėnyrė tė prerė, nė Codexin Latin, pohon se Gjergj Kastriot Skėnderbeu ishte i gjatė 1.98 m. Machiaveli na njofton pėr njė pikturė qė kishte bėrė ai vetė dhe pėr njė stemė origjinale nga viti 1467.
Nga medaljoni i Zagrebit, pėr herė tė parė, nė mėnyrė autentike, mund tė vėshtrojmė tiparet fizike tė fytyrės sė Skėnderbeut, ngase ai ėshtė punuar nė vitin 1449, pra vetėm njėmbėdhjetė vjet mė vonė, pas medaljonit tė parė (nga viti 1438) qė njihet nė histori, tė cilin e ka punuar Pisanello, me rastin e pjesėmarrjes sė Gjon Paleologut VII, nė koncilin e Ferrarės. Medaljoni ngjan shumė me monedhat, por ka funksion tjetėr. Ėshtė punim artistik, me karakter pėrkujtimor ose jubilar.
Nė historiografinė shqiptare, por edhe atė botėrore,pėr shumė kohė kishte mbetur
e pazgjidhur shtatlartėsia e trupit dhe dukja fizike e Skėnderbeut.
Duke parė punime tė ndryshme pikture, skulpture, gravura dhe gdhendje tė shumta tė autorėve tė njohur, por edhe atyre anonimė, krijohet njė ide, jo shumė e qartė, pėr zhvillimin fizik tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Edhe pse shumica e biografėve dhe autorėve qė janė marrė me Skėnderbeun bėjnė pėrshkrime tė hollėsishme, asnjėri nga ata, llogarisim kėtu edhe Barletin dhe Dh. Frangun, nuk na kanė lėnė tė dhėna tė sakta pėr gjatėsinė dhe dukjen fizike tė Skėnderbeut.
Ky problem do tė mund tė zgjidhej lehtė sikur tė ishte ruajtur varri i Skėnderbeut nė Katedralen e Shėn Kollit nė Lezhė; duke bėrė vėzhgimin e skeletit ose duke aplikuar metodėn e DNK-sė. Pėr fat tė keq, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, ngase turqit, pas pushtimit tė Krujės, hapėn varrin e Heroit tonė Kombėtar dhe morėn tė gjitha gjėrat qė ishin aty, natyrisht edhe pjesėt e skeletit, tė cilat i mbanin si nuska tė shenjta.
E vetmja shpresė mbetej qė njė ditė tė zbulohej ndonjė dokument apo pėrshkrim i ndonjė bashkėkohaniku, pėr tė pėrcaktuar gjatėsinė dhe dukjen e saktė fizike tė Skėnderbeut.
Nė arkivin e Venedikut fondi:
Senatus de Maritimis provinciis et negotiis Deliberationes [Sen. Mar.] Registro VI, C., f. 26V-27V, (shih at Z. Valenitni, “Shejzat” XV/1971, nr. 1-3, f. 78, pėrkthyer edhe shqip nga Ė. Kamsi) shfrytėzuam njė dokument qė mban datėn 8 korrik 1457, nė tė cilin bėhet fjalė pėr gjatėsinė e Skėnderbeut.
Dokumenti ėshtė i shkruar nė gjuhėn italiane dhe latine dhe pėrbėhet prej tri faqesh tekst. Ėshtė i dėrguar nga kancelaria e Skėnderbeut, pėrmes kancelarit [noterit]dhe njėherėsh pėrfaqėsuesit tė tij diplomatik nė Venedik, priftit Gjergj Pelini, abat nė abacinė e Shėn Mėrisė sė Ratacit, nė afėrsi tė Tivarit.
Dokumenti nė fjalė pėrbėhet nga nėntė kapituj tė ndryshėm, dhe secili nė vete pėrbėn njė tėrėsi tė veēantė.
Nė kapitullin e dytė ėshtė ky tekst:
“Ad Secundum. Guarda per J panni Jquali me hano promesso de dar do veste alano, che me diano le Veste lequal son per mi, chomo hano dado ali altri signori, perche dixeno che me po esser de braza 16 de veste, deche signori guarde quanti brazi da panno me pono esser do veste, tanto me dadi, Mo signori, quello che piaxe ala vostra Signoria quelo farete de quello panno che bexognera per mi”.
Pėrkthimi i lirė nė gjuhėn shqipe do tė ishte:
“E dyta. Shikoni, nė lidhje me cohėn qė mė kanė premtuar, pėr dy petka nė vit, qė tė mė japin petka tė pėrshtatshme pėr mua, si ju kanė dhėnė zotėrinjve tė tjerė; pasi qė, sipas pohimit tė tyre, nuk mė mjaftojnė 16 kutė, pėr dy palė petka; por, zotėrinj, shikoni se sa kutė mė nevojiten, pėr dy palė petka dhe aq mė dėrgoni; sidoqoftė, zotėrinj, ajo qė ju pėlqen, Zotėrisė Suaj, atė gjė, do tė bėni nė lidhje me cohėn, qė ėshtė e nevojshme pėr mua”).
Ishte praktikė e kohės, qė Senati Venedikas, qytetarėve tė tij tė nderit, ju dhuronte, veshje dhe cohė luksi, pėr petka solemne; ndėr tė tjerė edhe princave shqiptarė, ku bėnte pjesė edhe Skėnderbeu.
Senati Venedikas pėrgjigjej nė kėtė mėnyrė:
“Responsio. Et si capitulum sit clarum, et aperte loquatur, Jnclinati tamen ad ea que sibi grati sint, ordinabimus quod sibi dentur brachia 18 scarlatini secundum consuetudinem pro duabus vestibus pro Magnificentia sua prout in capitulo continetur”.
(Pėrkthimi i lirė nė gjuhėn shqipe do tė ishte:
“Vendim. Qė kapitulli tė jetė i qartė, e tė flasim hapur, me gjithė kėtė, tė nisur nė atė rrugė, qė tė jetė e pranuar pėr Tė, do tė urdhėrojmė qė t’i jepen: 18 kutė skarlatini, sipas zakonit,
pėr dy palė petka, pėr Shkėlqesinė [Madhėrinė, m.a.] e Tij, pėr sa vendoset nė kapitull”.
Duke analizuar me vėmendje dokumentin nxjerrim pėrfundim se: princėrve dhe bujarėve tė tjerė shqiptarė, Senati Venedikas ju dhuronte nga 16 kutė cohė, pėr dy palė petka luksi, ndėrsa Skėnderbeut i dhuron 18 kutė, po pėr dy palė petka, ngase 8 kutė cohė nuk i mjaftonin pėr njė palė petka, pra i duheshin 9 kutė cohė. Pas njė llogaritjeje tė thjeshtė nxjerrim pėrfundimin se Skėnderbeu ishte mė i lartė se princėrit dhe fisnikėt e tjerė shqiptarė. Duke pasur parasysh se 8 kutė cohė jepeshin pėr njė fisnik, gjatėsia e tė cilit ishte deri nė 1.75 m, atėherė, 9 kutė cohė, pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun na japin gjatėsinė prej 1.98 m. Ėshtė e njohur se 1 kut cohe venedikase kishte gjatėsinė prej 0.793 m. Pra, derisa pėr njė princ shqiptar duheshin mesatarisht 6.344 m cohė luksi, pėr Skėnderbeun duheshin 7.137 m cohė luksi pėr njė palė petka.
Petkat qė ju dhuroheshin princėrve dhe fisnikėve, ishin tė gjėra dhe tė gjata deri nė fund tė kėmbėve, shkak ky, qė princėrit dhe fisnikėt tė dukeshin sa mė hijerėndė.
Nuk na ėshtė e njohur qė tė jetė ruajtur ndonjė petkė origjinale e kohės. Ky ėshtė mėkat i vėrtetė, pasi nga rreth 50 palė petka luksi qė Skėnderbeu kishte marrė dhuratė nga Venediku, do tė ishin njė raritet i mrekullueshėm. Disa elemente nga kėto petka luksi na janė ruajtur nė piktura dhe medaljone tė Skėnderbeut, tė cilat mjaftojnė pėr tė bėrė njė rikonstruktim komplet tė njė apo disa petkave luksi venedikase qė i mbante Skėnderbeu nė raste solemne.
Kėtu nuk janė llogaritur petkat e tjera, si dhuratė tė marra nga: Napoli, Lisbona,Barcelona, Malta, Milano, Dubrovniku...etj.
Pos dokumentit tė cekur mė lartė,nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit ruhet njė kodeks Latin; URB. LAT. 512, ku autori: Luigi Machiaveli, ka punuar njė pikturė dhe njė stemė origjinale tė Skėnderbeut dhe ka lėnė disa shėnime pėr shtatlartėsinė e Skėnderbeut dhe dukjen e tij fizike. Nė kodeks ėshtė shėnuar viti i saktė i punimit tė stemės dhe tė njė pikture, pėr tė cilėn ne nuk kemi njohuri se ekziston. Viti ėshtė 1467, pra vizita e fundit e Skėnderbeut qė i ka bėrė Vatikanit. Machiaveli kur pėrshkruan Skėnderbeun, pohon: “Ėshtė njė burrė i shtyrė nė moshė, me tipare shumė fisnike. Ka njė mjekėr tė zbardhur, po tė rregulluar me gusto.
Sytė i shkėlqejnė shumė dhe ka njė hundėshqiponjė. Flokėt e thinjura i ka tė prera shkurt. Ėshtė veshur me petkė napolitane, mėndafshi. Gjatėsia e tij ėshtė 1.98 m”. Ky shėnim nė mėnyrė tė prerė, pėr herė tė parė, na jep shtatlartėsinė e saktė tė Skėnderbeut.
Machiaveli pastaj ka punuar stemėn, tė cilėn e kishte para vetes me rastin e kėsaj vizite dhe e cila ėshtė autentike.
Poshtė stemės janė 4 rreshta tekst, tė cilėt lexohen: “Castrioti questj vene de Albania erano valentj homenj et f. il bon portamento de fece Schanderbecho in Albania el fo fare del Consegio del 1467, et delj suj ne sono al presente”.
Pos kėtyre tė dhėnave pėr gjatėsinė dhe dukjen fizike tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut nga “Medaljoni i Zagrebit”, i vitit 1449, mund tė vėrejmė pėr herė tė parė dukjen fizike autentike dhe besnike tė Heroit tonė Kombėtar, kur ai nuk kishte mė shumė se 50 vjeē.
Nė Zagreb, nė Muzeun Arkeologjik, nė fondin e “Numizmatikės Mesjetare”, ruhet njė medaljon i Skėnderbeut, i panjohur deri tani. Ky medaljon ėshtė prej bronzi me dimensione 95 x 97 mm dhe peshon 169.96 gr. Autori ėshtė i panjohur, po kemi tė dhėna tė sakta se medaljoni ėshtė punuar nė Venedik, nė vitin 1449. Nė dy dokumente gjejmė tė dhėna pėr vitin e punimit tė medaljonit, po jo edhe pėr autorin. Dokumentet janė tė pabotuara dhe ruhen nė fondin “Senato Mar. Bust. V”. Siē duket medaljoni ėshtė punuar me porosinė e njė familjeje fisnike shqiptare qė jetonte nė Venedik.
Medaljoni ka formė tė rrumbullakėt,ėshtė i gdhendur dhe ka shėnime vetėm nė njėrėn anė, nė avers, ndėrsa nė revers nuk ka ndonjė dekorim, shėnim apo diēka tė ngjashme. Nė avers, Skėnderbeu ėshtė nė profil, i kthyer nė tė djathtė. Nė kokė ka njė kapele venedikase, tė thyer nė tė dyja kėndet, ndėrsa veshur ka njė pelerinė venedikase, nga ato qė mbanin bujarėt vendas, venedikas, me disa dekorime tė bukura, qė na bėn tė kuptojmė se autori e kishte parė Skėnderbeun tė gjallė e jo nga ndonjė pėrshkrim, me siguri gjatė qėndrimit tė tij nė Venedik. Mjekrėn e ka tė gjatė, por jo tė zbardhur.
Nė medaljonin e Zagrebit, Skėnderbeu nuk ėshtė mė i madh se 50 vjeē Ėshtė me rėndėsi tė ceket se Skėnderbeu nė kėtė medaljon duket shumė i ri, gjė qė e bėn shumė mė tė vlefshėm dokumentin qė ne kemi shfrytėzuar pėr tė datuar medaljonin. Vijat e fytyrės tregojnė se nuk kishte mė shumė se pesėdhjetė vjet. Hunda nuk ka pozicionin e njė “Hundėshqiponje”, po ėshtė e drejtė.
Brenda shiritit anėsor, nė gjerėsi prej 11 mm, ėshtė i gdhendur teksti:
GEORGIVS CASTRIOTT DE SCANDERBEG INVICTISS.
Ky tekst duhet tė lexohet:
[ D / O M I N U S / ] G E O RG I U S CASTRIOTT[VS] DE SCANDERBEG INVICTISS[IMVS];
ndėrsa i pėrthyer nė gjuhėn shqipe lexohet:
Gjergj Kastriot Skėnderbeu [mė] i pamposhturi.
Teksti fillon nė anėn e majtė, nė nivelin e supit dhe mbaron nė anėn e djathtė, te cepi i jelekut, qė dallohet nga pelerina. Pėr rrugėn historike tė kėtij medaljoni, pėr fat tė mirė ekzistojnė disa tė dhėna. Nė Zagreb, nė fondin e numizmatikės mesjetare, kanė arritur nė vitin 1912, pasi janė blerė pėr njė shumė jashtėzakonisht tė madhe parash, 251 kruna ose 10 dukatė floriri dhe njė krune e argjendtė, nė ankandin e Frankfurtit nga Josip Brunschmid, (1858-1929), nė atė kohė drejtor i Muzeut Historik tė Zagrebit. Nė kėtė ankand, ky medaljon i Skėnderbeut kishte arritur ēmimin mė tė lartė nga tė gjitha eksponatat e tjera qė shiteshin.
Rėndėsia e veēantė historike e kėtij medaljoni.
Medaljoni i Gjergj Kastriot Skėnderbeut ka njė rėndėsi tė shumėfishtė. Fakti se ai u punua derisa ishte gjallė Skėnderbeu dhe pos kėsaj dhe nė njė moshė mjaft tė re, ka njė peshė tė veēantė, sepse autori (mjeshtri), e kishte parė me sytė e tij heroin shqiptar. Tė dhėnat i kishte tė sakta, d.m.th. nuk bazoheshin nė gojėdhėna, rrėfi me apo pėrshkrime tė tė tjerėve. Tiparet dhe karakteristikat qė i gjejmė nė kėtė medaljon bėjnė shumė tė qartė fytyrėn e Skėnderbeut, veshjen e tij dhe moshėn, gjėra kėto, qė kanė qenė shumė pak tė njohura deri mė sot. Medaljoni i Zagrebit ėshtė shumė ekskluziv, pasi ėshtė punuar nė vitin 1449, pra, vetėm njėmbėdhjetė vjet mė vonė, pas medaljonit tė parė (nga viti 1438) qė njihet nė histori, tė cilin e ka
punuar Pisanello, me rastin e pjesėmarrjes sė Gjon Paleologut VII, nė koncilin e Ferrarės.
Fjala medaljon nė gjuhė tė ndryshme ka funksion tė njėjtė, p.sh., nė latinisht metallum, nė italisht medaglio, nė anglisht medal, nė frėngjisht médaille, nė gjermanisht Medaille, nė kroatisht kolajna, etj. Medaljoni mund tė jetė nga fl oriri (ari), argjendi, bronzi, plumbi dhe legura tė tjera.
“Debatet pėr gjatėsinė e njerėzve tė shquar nisin gjithnjė atėherė kur nuk ka mė dyshime pėr ekzistencėn dhe origjinėn e tyre. Edhe Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, nuk i ka shpėtuar debateve, fi llimisht i mohohej ekzistenca, pastaj origjina, e pasi kėto u bėnė tė ditura botėrisht, u fillua tė debatohej pėr gjatėsinė e trupit. Duke qenė legjendė, ashtu si shumė princa tė tjerė evropianė qė luftuan kundėr Perandorisė Otomane, shpesh figura e tij ishte zmadhuar, flitej se shpatėn e tij nuk e mbanin dot 20 burra, kali i tij linte gjurmė tė stėrmėdha edhe nė gurė etj. Ky zmadhim ėshtė tipik sidomos pėr periudhėn mesjetare. Por nė epokėn moderne, njerėzit kėrkojnė me tė drejtė saktėsimin e pėrmasave, por ka edhe prej atyre qė pėrfi tojnė nga rasti dhe mezi presin ta shkurtojnė Gj. Skėnderbeun” (A. Brahusha), duke shėnuar nė shkrimet apo studimet e tyre pėrmasa qesharake qoftė tė trupit, qoftė tė kokės, duke marrė si shembull pėrkrenaren qė ruhet nė Vjenė etj. Ndėrsa e vėrteta ėshtė krejt ndryshe.
Burimi
Krijoni Kontakt