Kjo pergjigje eshte dhene nga vajza e shejh Mukbil (rahimullah). Keshtu flasin njerezit e dijes, me Kuran dhe hadith, llogjika e shendosh nuk i mohon dot keto fakte
Pjyetje ka nga ata njerėz qė thonė se Allahu ėshtė sipėr qiejve dhe ka nga ata qė thonė se Allahu ėshtė gjithandej! Cila nga kėto dy thėnie ėshtė mė e saktė?
Pėrgjigje: Allahu Azze ue Xhel thotė:
“Apo ndjeheni tė sigurt se Ai i Cili ėshtė mbi qiell, nuk do ta bėjė tokėn tė fundoset bashkė me ju dhe veē kur ta shihni tė dridhet? Apo ndjeheni tė sigurt se Ai i Cili ėshtė mbi qiell, nuk do tė dėrgojė kundėr jush njė vorbull uragani tė dhunshėm? Atėherė, do ta merrni vesh sa i tmerrshėm ka qenė Paralajmėrimi Im.” [Mulk, 16-17]
Dhe Ai, mė i larti thotė:
“Rrahmani (i Gjithėmėshirshmi) u ngrit lart dhe qėndroi (ashtu siē i shkon Madhėshtisė sė Tij) mbi Arsh.” [Ta-Ha, 5]
Dhe Ai, mė i larti ka thėnė:
“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qėndroi mbi Arsh (ashtu siē i shkon pėr shtat Madhėshtisė sė Tij.” [Sexhde, 4]
Dhe Ai, mė i larti ka thėnė:
“Tek Ai ngjiten tė gjitha fjalėt e mira dhe punėt e drejta e lartėsojnė atė (fjalėn e drejtė).” [Fatir, 10]
Dhe Ai, mė i larti thotė nė lidhje me ēėshtjen e Isait:
Unė do tė marr ty dhe do tė tė ngre lart pranė Meje.” [Ali-Imran, 55]
Dhe nė dy Sahihet (koleksionet e haditheve nga Bukhari dhe Muslimi) ka ardhur transmetimi i Ebu Hurejrės, radij-Allahu anhu, i cili ka thėnė: I Dėrguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “Engjėjt rrinė vazhdimisht mbi ju (mbi tė gjithė njerėzimin), engjėjt gjatė natės dhe engjėjt gjatė ditės. Ata mblidhen nė Namazin e Sabahut dhe tė Ikindisė, dhe ata qė e kalojnė natėn duke ju vėshtruar, zbresin mes jush, kėshtu qė Zoti i tyre i pyet engjėjt nė lidhje me robėrit e Tij – dhe Ai ėshtė mė i Dituri pėr ta – duke thėnė: “Si i latė robėrit e Mi?” Ata thonė: “I lamė ata ndėrsa ishin duke u falur dhe, kur erdhėm, i gjetėm duke u falur.”
Dhe tek dy Sahihet ėshtė transmetimi i Ebu Se’id el-Khudrij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili ka thėnė: I Dėrguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “A nuk mė besoni ndėrkohė qė unė jam mė i besueshmi i Atij qė ėshtė mbi qiej? Shpallja mė vjen nga qielli nė mėngjes e nė mbrėmje.”
Dhe tek dy Sahihet ėshtė transmetimi i Ebu Dherrit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili ka thėnė: Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mė ka thėnė: “A e di ku perėndon ky diell?” Unė thashė: Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Ai tha: “Vėrtet ai perėndon, derisa tė bėjė sexhde nėn Arshin pranė Zotit tė tij.”
Dhe nė Sahihun e Bukharit ka ardhur nga transmetimi i Zejnebe bint Xhehsh, kur, duke u krenuar, ajo u tha grave tė Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ata qė i organizuan martesat tuaja, ishin familjet tuaja ndėrsa martesa ime ishte organizuar nga Allahu, Ai i Cili ėshtė mbi shtatė qiej.”
Dhe nė Sahihun e Imam Muslimit ka ardhur nga transmetimi i Muavije bin Hakem es-Sulemi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili ka thėnė:
"Unė kisha njė robėreshė e cila mė ruante kopenė e bagėtive nė drejtim tė Uhudit dhe Xheuanijes, kur njė ditė mora vesh se ujku kishte marrė njė dele nga kopeja dhe, duke qenė se jam njė nga bijtė e Ademit dhe gaboj ashtu siē gabojnė ata, e qėllova me pėllėmbė nė fytyrė. Kėshtu qė shkova tek i Dėrguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili e mori si njė ēėshtje shumė serioze. Unė i thashė: “O i Dėrguari i Allahut, a ta liroj atė?
Ai tha: “Sille tek unė.”
Ia ēova atij dhe ai e pyeti: “Ku ėshtė Allahu?”
Ajo u pėrgjigj: “Mbi qiej.”
Ai tha: “Kush jam unė.”
Ajo tha: “Ti je i Dėrguari i Allahut.”
Ai tha pastaj: “Liroje, sepse ajo ėshtė besimtare.”
Dhe nė dy Sahihet ka ardhur nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili ka thėnė: I Dėrguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “Kur Allahu krijoi krijimin, Ai shkroi nė njė libėr qė ėshtė tek Ai mbi Arsh: Mėshira Ime e kalon Zemėrimit Tim.”
Dhe nė Sahihun e Muslimit ka ardhur nga hadithi i gjatė i Xhabirit, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, se nė Haxhin e Lamtumirės i Dėrguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė nė hytben e tij, nė ditėn e Arafatit: “A nuk e kam pėrcjellė mesazhin?” Kėshtu qė Sahabėt u pėrgjigjėn duke thėnė:"Po". Ai e ngriti lart gishtin e tij tregues drejt qiellit dhe, duke ua drejtuar atyre, thoshte: “O Allah, dėshmo.”
Dhe ėshtė transmetuar nga Ebu Davudi nė Sunenin e tij nga transmetimi i Abdullah bin ‘Amr bin ‘As se i Dėrguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “I Gjithėmėshirshmi ėshtė i mėshirshėm ndaj atyre qė tregohen tė mėshirshėm, prandaj bėhuni tė mėshirshėm ndaj atyre qė janė nė tokė, qė Ai i Cili ėshtė mbi qiej tė jetė i mėshirshėm ndaj jush.”
Dhe ėshtė transmetuar nga Taberani, Allahu e mėshiroftė, nga transmetimi i Xheririt i cili e ka dėgjuar Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tė thotė: “Ai qė nuk tregohet i mėshirshėm pėr ata qė janė nė tokė, atėherė Ai i Cili ėshtė mbi qiej, nuk do tė tregohet i mėshirshėm ndaj tij.” Dhe ky transmetim vjen nga transmetues tė besueshėm, siē ėshtė pėrmendur nė “Mukhtesarul-Uluw” tė Imam Albanit, Allahu e mėshiroftė.
Kėto janė argumente qė vėrtetojnė Lartėsimin (Uluw) e Allahut mbi Arsh dhe ky ėshtė besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit.
Krijoni Kontakt