Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Marie Kraja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Marie Kraja

    Dikush me ne fund u kujtua te vendos ne You Tube mbretereshen e kenges Shqiptare Marie Kraja..
    Ju bafte dita 1 mij atij shqiptari..
    Kush gjen te dhena per jeten dhe vepren artistike te Marie Krajes..le ta sjelle ketu.. Do i jem mirnjohes..





    Pse i them mbretnesh Marie Krajes.. po sepse vet Lucie Miloti .. e adhuronte Marien.. pra.. kuptohet vet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-12-2008 mė 21:02

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Marie Kraja



    Unė ty moj tė kam dashtė | Marie Kraja

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Marie Kraja

    Marie Kraja, diva qė kėndon pėrherė pėr publikun

    Nga Eugent Kllapi


    Marie Kraja ka lindur mė 24 Shtator 1911, nė Zarė tė Dalmacisė nė Kroaci, nė vitin 1911.

    Ajo dallohesh pėr njė natyrė tė qeshur por mė shumė pėr njė kėngėtare tė rrallė me njė timbėr tė qartė muzikor nė kanto. Zėri i saj i pastėrt dhe i kthjellėt ishte njė mrekulli nė publikun shqiptar tė prapambetur tė kohės kur u zhvillua ajo. Kishte njė dinamikė tė qartė tė qėndrueshmėrisė tė vokalit tė saj.

    Qė e vogėl bashkė me familjen ajo vendoset nė Shkodėr. Mė pas duke filluar nga 1930 ajo studion si shumė shkodranė nė Graz tė Austrisė deri nė vitin 1934.

    Shkodra edhe sot gjysma kėndon, gjysma bėn humor, ose mė mirė gjithė shkodranėt kanė pėr zemėr aq shumė artin, sa gjysma e shkodranėve edhe sot dalin artistė, gjysma kanė dialog aq tė kėndshėm sa tė ofrojnė me kėndshmėri kulturėn e tyre.

    Marije Kraja herė-herė interpretonte kur studionte nė Austri kompozimet e Bethovenit, Brunkerit, Vangerit, Pucinit, Verdit e Moxartit. Kryevepra kėto qė tė bėjnė madhėshtor dhe profesionist nė profesion ashtu si ishte edhe ajo, njė yll i muzikės kombėtare.

    Me tipare tė qarta sopranoje, ajo mishėrohet profesionalisht nė kumbimin e zėrit nė rolin e Ollgas nė operan “Rulaska”, nė vitin 1950.

    Nė Konservatorin e Gracit, mbrojti doktoraturėn me kėngėt lirike “Marshalla bukurisė tande” dhe “Midis ballit mė ke njė pikė”, gjė qė ishte njė kontribut edhe pėr muzikėn shqiptare qė tė merrte njė karakter ndėrkombėtar.

    Ajo solli njė traditė tė re tė kantos nė Shkodėr krahas femrave tė tjera pėrparimtare nė muzikė siē ishte Tefta Tashko Koēo. Ishte njė nga femrat pėrparimtare qė thyente tabu atėherė kur mjerimi ndalonte femrėn pėr gjithēka.

    Fare mirė ajo mund tė quhej shumė e emancipuar sa ishte e gjithė Shkodra me kulturėn e saj tė dalluar. Njė femėr e njė lloj Hollivudi shqiptar ku pėrulesh me repsekt.


    Njėsoj si sopranoja e famshme dhe kolegia Tefta Tashko Koēo, tė dyja bashkė u munduan me mish e me shpirt pėr tė sjellė njė repertor tė kėngėve tradicionale popullore shqiptare dhe ia dolėn. Kjo traditė ėshtė e fuqishme edhe sot nė instrumentistė dhe muzikologė klasikė qė e dashurojnė me zemėr muzikėn e tabanit popullor nga janė rritur.

    Kur ajo kėndonte shpėrthente nė zėrin e saj i rrjedhshėm si njė perlė e rrallė e muzikės. Krah pėr krah me Ibrahim Tukiqin, nė kėngėn “Kush mė rri karshi karshi” vjen, aq kumbues, sa i tejkalon instrumentat dhe kumbonin tek artdashėsit. Zėri i saj rrjedh si burim pa ndalesė dhe gjithmonė shpėrthen ėmbėl. Ka njė vazhdueshmėri tė njėtrajtshme tė shpėrthimtit tė vokalit tė saj nė ēdo kėngė e sidomos kėngėve popullore qė ajo i donte aq shumė.

    Nė vitin 1936 ėshtė pedagoge nė Institutin Femnor “Nana Mbretneshė”. Gjė qė kontribuoi nė ngritjen e njė gjenerate tė re dhe me mendim ndryshe pėr kulturėn dhe muzikėn. Kushedi sa kėngėtarė tė njohur dhe tė dėgjuar kanė kaluar nga kjo femėr e jashtėzakonshme e operas shqiptare.

    Nė 1946 ajo punon nė Radio-Tirana dhe Liceut Artistik ‘’Jordan Misja’’.

    Nė vitin 1962 ajo ėshtė pedagoge Konservatorit Shtetėror tė Tiranės ku vazhdon derisa mbaron karrierėn e saj tė plotė e del nė pension nė vitin 1966.

    Ėshtė njė nga gurėt e themelit tė muzikės operistike dhe tė kėngės nė Shqipėri dhe njė nga zėrat mė tė rrallė. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bėhet ndėr solistet e para nė premierėn e parė tė kėtij institucioni. Ajo merr pjesė gjithashtu nė operėn e parė shqiptare ‘’Mrika’’.

    Aktiviteti i saj jashtė Shqipėrisė ėshtė i dendur dhe i pasur ku ndėr tė tjera kalon nė skenat e mėdhaja tė shteteve tė Italisė, Austrisė, Gjermanisė, nė Kinė, Kore, Gjermani, Itali, Ēekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik.

    Ajo u rrit, u mbrujt dhe bashkėpunoi me njė grup tė madh artistėsh qė nė vetvete ishin tė gjithė divė tė muzikės si Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj,

    Ka marrė pjesė nė emėr tė Shqipėrisė nė Vjenė nė “Mbrėmjen e kombeve me interpretimet e dy kėngėve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Ēilni, ju moj lule ēilni”.

    Aktiviteti i saj koncertal fillon mė 1934 sė bashku me profesorin dhe pianistin Tonin Guraziu, nė njė koncert qė kanė dhėnė nė Tiranė. Ky profesor ishte i njohur me bashkėpunimin e tij me tė gjitha kėngėtaret e njohura tė kohės.

    Disa nga rolet kryesore tė veprave artistike qė ajo i zhvillon me njė profesionalizėm tė lartė janė nė operat shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe tė njė sėrė veprash tė huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj.

    Pasioni i saj i madh ishte mbledhja dhe kėnga popullore ku dallohen 300 kėngė popullore sidomos nga zona e veriut tė Shqipėrisė tė mbledhura nga qytetet Pejė, Gjakovė, Shkodėr, Korēė, Berat, Elbasan, Tiranė etj ku u ruajten nė institucionin e Radio-Tirana si fond i trashėgimisė kulturore shqiptare.

    Disa nga kėngėt popullore tė kėnduara nga Marie Kraja mund tė pėrmendim:

    “Ēila sytė me tė pa”,

    “Dola nė penxhere”,

    “Marshalla bukurisė sate”,

    ”O bilbil, i mjeri bilbil’’

    ‘’Unė ty moj tė kam dashtė’’

    ‘’Tė martoj nana’’

    ‘’Midis t’ballit ma ke njė pikė’’

    ‘’Iftida moj Lulja e Allit’’

    ‘’Vetė mė ke ēu fjalė’’

    ‘’Moll e kuqe topsheqere’’

    “Ēilni ju moj lule”.( kėnga e parė e regjistruar nė pllakė gramafoni nė 1940)

    Maria ka pasur dhe peripeci nė lidhje me sistemin komunist ku ishte shėnjestruar si njė eksponent qė vinte siē thuhesh nga ajo kohė me ‘’biografi tė keqe’’ ku mendohesh se nga familja e saj kishin pasur lidhje me eksponentė tė nazizmit pėr t’u gjetur mėnyra qė tė kryqėzohesh artistikisht, dhe njė mėnurė pėr ta demigruar.

    Megjithatė, ngeli nė zemrėn e publikut gjithmonė njė krenari e kėngės shqiptare dhe njė profesioniste me rang botėror nė mėnyrėn e interpretimit. Njė kėngėtare virtuoze qė nderoi Shqipėrinė.

    Nė Tiranė janė organziuar evente si “Konkursi Ndėrkombėtar i Vokalit Operistik Marie Kraja” me pjesėmarrje vokalistėsh nga vende tė ndryshme tė botės.

    Ajo mban titullin mė tė lartė artistik “Artiste e Popullit”, mban Urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit tė parė, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punės” dhe Laureate e Ēmimit tė Republikės sė Klasit tė Parė.

    U nda nga jeta nė Tiranė mė parė mė 21 nėntor 1999, duke lėnė njė nga pas njė emėr tė madh qė nderohet dhe kujtohet gjithmonė me respekt.

    Maria Kraja erdhi si njė mrekulli e kėngės shqiptare nė njė kohė tė vėshtirė pėr Shqipėrinė, dhe si njė njeri e dashur dhe e ngrohtė pėr tė gjithė artdashėsit qė e kanė shumė pėr zemėr nė repertorin e saj, ajo ishte me plot gojėn yll i muzikės klasike. Iku si njė divė e plotėsuar dhe e pėrmbushur.

    Ajo rivjen sėrish me kėngėt e saj tė kullura nga burimi i pashtershėm i kulturės qė ajo e dashuroi gjithė jetėn e saj.


    Konica.al

    https://konica.al/2018/11/marie-kraj...-per-publikun/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •