Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    Varrezat gjeopolitike greke në Shqipëri dhe sulmi diplomatik ndaj Skënderbeut

    Varrezat gjeopolitike greke në Shqipëri dhe sulmi diplomatik ndaj Skënderbeut

    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Me marrëveshjen e fundit për ndërtimin e varrezave ushtarake greke në Shqipëri, Greqia shkallëzoi zbatimin e planit të saj për të bërë në perspektivë në pjesën e Shqipërisë të rivendikuar prej saj, të politikës që bën sot Serbia në Kosovë. Varrezat ushtarake greke në Shqipëri do të instrumentalizohen nga Athina siç bën Serbia me të ashtuquajturën trashëgimi historike serbe në Kosovë. Varrezat ushtarake greke në Shqipëri do të jenë ekuivalenti i përmendores serbe të Fushë-Kosovës që përkujton betejën e vitit 1389. Përmendorja serbe në Fushë-Kosovë nuk është e hershme. Ajo është ngritur në kohën e regjimit komunist në Jugosllavi, nën influencën e serbit më të fuqishëm në udhëheqjen komuniste të kohës, Aleksandër Rankoviç. E megjithatë serbët sot e konsiderojnë atë trashëgimi historike serbe dhe ajo u shtohet të ashtuquajturave monumente historike dhe kulturore serbe në Kosovë, mbi të cilat Serbia më së shumti e pretendon Kosovën, duke e quajtur tokë të shenjtë serbe.
    Të njëjtën gjë do të bëjë dhe Greqia nesër, duke i përdorur varrezat ushtarake greke në Shqipëri për të potencuar rivendikimin e saj për Shqipërinë e Jugut, duke e quajtur tokë të shenjtë grekë, ku janë varret e martirëve grekë. Varrezat ushtarake greke që do të ndërtohen në Shqipëri do të jenë së bashku me kishat greke (jo me arkitekturë tradicionale ortodokse shqiptare, por greke) që po ndërton Janullatos në Shqipëri një krijim artificial i tokës së shenjtë greke në Shqipëri. Greqia, e cila pretendon që Shqipëria të nderojë të rënët grekë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, asnjëherë nuk i ka kërkuar ndjesë Shqipërisë për marrëveshjet e fshehta zyrtare që ka bërë Greqia me vendet fqinje për të ndarë Shqipërinë. Tashmë këto marrëveshje janë botuar prej kohësh dhe as vetë Athina nuk i ka mohuar kurrë. Greqia e ka fajësuar Shqipërinë se i shpalli luftë në 1940, në suazën e Kurorës italiane, por para se të ndodhte kjo gjë, ka qenë Greqia ajo që kishte bërë marrëveshje të fshehta për ndarjen e Shqipërisë me Serbinë. Greqia ka tentuar edhe pas Luftës së Dytë Botërore të bëjë marrëveshje të tilla me Jugosllavinë e Titos. Shumë kohë më vonë kur të hapen arkivat do të shihet se Greqia këtë gjë e ka bërë edhe në vitet e fundit, çka kuptohet nga politika tradicionale që ndjek Greqia ndaj Shqipërisë.
    Greqia, qartësisht kërkon të ndërtojë në Shqipëri varreza gjeopolitike, të cilat synon t’ i përdorë për të siguruar në Shqipërinë e Jugut së paku aq të drejta sa po siguron Serbia në Kosovë, dhe në rast të një ndryshimi të kufijve edhe më tepër. Qeveria shqiptare, duke nënshkruar marrëveshjen për varrezat me Greqinë, nuk ka cënuar thjesht në terma të përgjithshëm integritetin e vendit, por ka shkelur edhe në terma precize ligjin shqiptar, pikërisht parimin kushtetues të ndarjes së fesë nga shteti. Sipas marrëveshjes shqiptaro-greke për varrezat ushtarake, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të kujdeset për varrezat ushtarake greke në Shqipëri. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shkel Kushtetutën e Shqipërisë nëse e bën këtë gjë, pasi varrezat ushtarake greke në Shqipëri i përkasin ushtrisë së një shteti ku feja nuk është e ndarë nga shteti. Ushtria greke është një ushtri ortodokse greke dhe ushtarët grekë mbajnë në uniformë kryqin ortodoks grek dhe betohen me formula fetare greko- ortodokse. Kisha Ortodokse e Shqipërisë, e cila për më tepër ka në krye një grek të imponuar, duke marrë kujdesin për varrezat ushtarake greke në Shqipëri, implikohet edhe më tepër në procesin e helenizimit në të cilin ajo po tërhiqet nga Janullatos. Pasojat e këtij procesi mund të imagjinohen lehtë po të konsiderohet se implikimi i kishës ortodokse në Shqipëri në politikën greke është në origjinë të zhvillimeve të vitit 1914 në Shqipëri. Kjo shkaktoi, apo në doni justifikoi rebelimin islamik të atij viti në Shqipëri, i cili erdhi dy muaj pasi në Shqipërinë e Jugut u shpall autonomia e Vorio-Epirit.
    Të fajësosh qeverinë aktuale shqiptare për marrëveshjen për varrezat, do të thotë të bësh një ritual retorik që tashmë tingëllon pa vlerë. Qeveritë shqiptare, të djathta apo të majta qofshin, nuk e kanë as fuqinë dhe në shumë raste as vullnetin, për t’ iu kundërvënë me sukses Greqisë në çështje të tilla. Raporti i forcave është qartësisht në favor të Greqisë. Si në të gjitha rastet e ballafaqimit greko-shqiptar, edhe në çështjen e varrezave, e vetmja shpresë për ta frenuar Greqinë është tek ndërhyrja amerikane. Amerikanët duhet ta kuptojnë se shteti shqiptar do të shpërbëhet në rast se tolerohet që në organizmin e tij të zhvillohet “virusi” i futur nga Greqia. Gjithçka do të jetë një deja vu e vitit 1914. Shteti shqiptar rilindi pas kolapsit të vitit 1914 dhe u ndërtua me sukses në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, pikërisht se fuqitë e mëdha nën patronatin e të cilave ishte Shqipëria, Britania e Madhe dhe Italia, frenuan ndërhyrjet serbo-greke në Shqipëri. Problemi sot është se edhe në Ëashington ka një “virus” që cënon raportin organik strategjik amerikano- shqiptar, që është lobi greko-amerikan. Dhe këtu gjërat komplikohen shumë duke hyrë në një rreth vicioz që përbën sot sfidën më të madhe të mendim it politik shqiptar.

    Nuk mund të mos bësh një lidhje mes faktit që në kohën kur Greqia e kushtëzon ratifikimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit me çështjen e varrezave, të cilat i quan simbole nacionale, Zvicra poshtëron një simbol nacional shqiptar, Skënderbeun. Aspekti vërtet skandaloz i librit për Skënderbeun të të ashtuquajturit historian zviceran Oliver Jens Schmitt, ku Skënderbeu paraqitet si një hajdut dhish, që nuk është as shqiptar, por serb, nuk qëndron këtu. Tekefundit Oliver Jens Schmitt është një individ dhe mund të shkruajë çfarë të dojë. Problemi është se libri i Oliver Jens Schmitt është botuar në Shqipëri me sponsorizimin e qeverisë zvicerane, sigurisht me ndërmjetësinë e ambasadës së Zvicrës në Shqipëri. Libri i Oliver Jens Schmitt mban shënimin: “Përkthimi dhe botimi i këtij libri u bënë të mundur falë ndihmës së Fondit të Bashkëpunimit Zviceran- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim”. Kjo është një agjenci qeveritare zvicerane. Këtu qëndron skandali. Përse duhet që qeveria zvicerane dhe ambasada zvicerane në Shqipëri të sponsorizojnë poshtërimin e Heroit Nacional shqiptar? Ambasada e Zvicrës me këtë veprim ka dhunuar ligjet ndërkombëtare që rregullojnë veprimtarinë e përfaqësive diplomatike. Simbolet nacionale në Shqipëri mbrohen me ligj, duke përfshirë dhe kodin Penal, dhe Skënderbeu është edhe ligjërisht një simbol nacional se përkrenarja e tij gjendet në stemën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, e cila është në hyrje të çdo institucioni shqiptar. Me këtë veprim ambasadori zviceran në Shqipëri, jo vetëm ka shkelur statusin e vet diplomatik, por ka kryer dhe një vepër penale të parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
    Nuk mund të mos bësh pyetjen: Përse në kohën që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë dhe Zvicrën, ka treguar një preokupim të madh për mbrojtjen e të ashtuquajturave simbole nacionale serbe në Kosovë, shteti zviceran investon për poshtërimin e kryesimbolit nacional shqiptar, Skënderbeut? Këtu nuk mund të mos bësh një teori konspiracioni antishqiptare. Sigurisht që në këtë rast agjencia qeveritare zvicerane që sponsorizoi librin është duke punuar për llogari të qarqeve ndërkombëtare antishqiptare. Duhet demitizuar Skënderbeu, se ai është një mit, na thotë autori i librit, si dhe përkthyesi, sorosiani Ardian Klosi. Por në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: A nuk kemi të drejtë që të themi se “demitizimi” i Skënderbeut është pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar antishqiptar, kur në kohën që ambasada zvicerane në Tiranë investon për “demitizimin”, në fakt poshtërimin e Skënderbeut, Zvicra flet me tjetër gjuhë për simbolet nacionale serbe në Kosovë?
    Nuk mund të mos bësh pyetjen: Përse në kohën që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë dhe Zvicrën, ka treguar një preokupim të madh për mbrojtjen e të ashtuquajturave simbole nacionale serbe në Kosovë, shteti zviceran investon për poshtërimin e kryesimbolit nacional shqiptar, Skënderbeut? Këtu nuk mund të mos bësh një teori konspiracioni antishqiptare. Sigurisht që në këtë rast agjencia qeveritare zvicerane që sponsorizoi librin është duke punuar për llogari të qarqeve ndërkombëtare antishqiptare. Duhet demitizuar Skënderbeu, se ai është një mit, na thotë autori i librit, si dhe përkthyesi, sorosiani Ardian Klosi. Por në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: A nuk kemi të drejtë që të themi se “demitizimi” i Skënderbeut është pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar antishqiptar, kur në kohën që ambasada zvicerane në Tiranë investon për “demitizimin”, në fakt poshtërimin e Skënderbeut, ambasada gjermane investon për mitizimin dhe shndrrimin në simbol të lakejve të ambasadave, të cilët me financim gjerman na shpallen edhe rilindas të rinj shqiptar në një film të financuar nga qeveria gjermane? Nga një anë na thuhet se duhen demitizuar figurat historike, në anën tjetër kërkohet të mitizohen lakej të ambasadave, të cilët nesër do t’ u paraqiten shqiptarëve si figura historike.
    Në Shqipëri prej disa kohësh po vihen re ambasadorë që sillen si ambasad-horra. Ambasadori holandez dhe ai zviceran në Shqipëri kanë hyrë në një garë se kush ta meritojë titullin e ambasad-horrit. Deri tash dukej se këtë titull do ta meritonte pa diskutim ambasadori holandez, por tash i ka dalë si një rival i fortë ambasadori zviceran. Në cilindo vend të botës, duke përfshirë dhe pjesën më të madhe të vendeve afrikane, një ambasador i huaj që do të bënte atë që ka bërë ambasadori zviceran në Shqipëri, do të shpallej person non grata dhe do të përcillej për në vendin e vet. Në Shqipëri nuk ndodh kështu se pushtetmbajtësit shqiptarë, si ata të politikës, ashtu dhe të drejtësisë janë lakej të ambasadorëve. Por ambasad-horrat duhet ta dinë se ajo që po bëjnë ata nuk do të mbetet pafundësisht pa u ndëshkuar. Se kur zyrtarët shqiptarë nuk kryejnë obligimet e tyre ligjore për të mbrojtur simbolet nacionale nga dhunimi që iu bëjnë ambasad-horrat, atëherë legjitimohen shqiptarët e përgjegjshëm që t’ i ndëshkojnë ambasad-horrat si terroristë. Kjo ditë duket se nuk është larg, madje mund të jetë shumë më e afërt se ç’ pandehin ambasad-horrat. Ambasad-horrat shkojnë me mendje se shqiptarët e përgjegjshëm nuk do të guxojnë që t’ i ndëshkojnë ata, se kanë frikë nga Bahri Shaqiri apo Ina Rama, apo nga policia që do të bëjë qenin roje të ambasad-horrave. Ambasad-horrat duhet ta dinë se shqiptarët e përgjegjshëm nuk do të impresionohen nga çfarëdo lloj etiketimi, derisa ata (shqiptarët e përgjegjshëm) do të jenë në një pozitë krejtësisht legjitime, për t’ i ndëshkuar ambasad-horrat. Çfarë do të thotë Zvicra në rast se një shqiptar i përgjegjshëm ndëshkon ambasad-horrin zviceran në Tiranë? Unë do të isha i nderuar që t’ ia shtrëngoja dorën këtij shqiptari të përgjegjshëm.
    Ambasad-horri zviceran që investon për “demitizimin” e Skënderbeut, duke u cilësuar Heroi Nacional Shqiptar si hajdut dhish, bën mirë të na shpjegojë faktin se si është e mundur që trafikantët shqiptarë të drogës dhe qenieve njerëzore që kapen në Zvicër janë të gjithë me dokumente të rregullta. Kuptohet se ata janë pajisur me viza dhe leje qëndrimi duke korruptuar zyrtarët zviceranë, mes të cilëve dhe ambasadorin zviceran në Tiranë. Do të vijnë ditë të vështira për ambasad-horrat.


    gazeta sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le ti bejne varrezat.. fqinjet tane greke.. por me pare te pranojne se kunder nje pjese te popullit te shtetit te tyre.. pra kunder vellezerve tane ne cameri.. dikur jo nje here por disa here.. ushtruan genocid barbar..
    ne asnjehere nuk bem genocid ndaj asaj pjese (greqisht folese) te popullit tone.. ne shtetin tone (se ne te tyrin jo e jo) qe jeton ne dropull e himare.

    nuk do te kete kurre fqinjesi te mire e te sinqerte mes grekerve e shqiptareve ne se.. shteti grek nuk u thot hapur e me zemer ne dore camerve te mbetur gjalle nga genocidi.. ejani kthehuni ne vatrat tuaja historike.. prane gureve te mbetur te shpijave tuaja stergjyshore.. e banojini e gjallerojini ato vende te bukura te gjisherve tuaj.. e ne shteti grek.. do ju jemi prane.. fnanciarisht e politikisht.. per te ndrequr sadopak.. fajet tona dikur..

    keshtu vetem me shat nuk ndertohen relacionet e ndersjellta.. sic e do koha sot..
    duhet dhe lopata..

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Te jene te lidhura keshtu gjerat thua, nejse shkrim i mire ky qe ke sjelle DYDRINAS...
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ka mjaft gjera tek ky artikull qe te lene te ngresh keto pyetje, sepse autori nuk i ka shkuar ne fund:

    - pse nuk (pas)ka shteti shqiptar (asnje ane e politikes) fuqi qe te mbroje te drejtat shqiptare, por gati si robot pranon te beje gjithcka qe i kerkon Greqia? Dhe argumentat me te cilet mund t'ia mbyllesh gojen Greqise jane aq te forta, sa t'i kishte pasur ato mundesi e argumenta Greqia, do te ishte e pritshme te shihnim nje skenar te ngjashem me kete: Shqiperia do te ishte bere nje shtet ku gjuha greke do te ishte gjuha e dyte e detyruar per te gjithe shtetasit, shkollat greke do te mbushnin Shqiperine, shteti do te kish paguar demshperblim per te gjithe te vraret (e kam fjalen sikur te kishin pasur greket rastin te kishin bashkekombas camet e vrare e te shperngulur), do te ishin marre mbrapsht gjithe pronat (e cameve, po te kishin pasur bashkekombas si camet), Shqiperia, (ose te pakten pergjegjesit per vrasjet) do te ish cilesuar si vend qe ben genocid (pikerisht po te kishin pasur ata bashkekombas si camet), qe shkel te drejten themelore te shtetasve autoktone per te folur e per t'u shkolluar ne gjuhen amtare (po te kishin patur bashkekombas arvanitasit),

    - a ka vertet te drejte nje shtet te denoje ambasador pse ambasada qe ai drejton ka financuar nje liber te natyres shkencore?

    - cfare kupton autori me ndeshkim te ambasadorit nga shqiptaret e pergjegjshem?

    - pse merret me ambasadorin Myftaraj, kur me se pari i duhet te merret me Ardian Klosin. Qe ai liber po publikohet ne Shqiperi nuk eshte faj as i autorit as i ambasades qe e sponsorizoi, por i perkthyesit, i cili mesa u deklarua ne artikujt e pare te shkruajtur mbi kete teme, e kishte nxitur vete autorin qe para se te publikohej ne gjuhen e autorit (gjermanisht), te publikohej ne shqip. Pse? Nese ka dike me te cilin duhet te merret shoqeria shqiptare ne kete rast nuk eshte Schmitt (ai ate pune ka, historian e prej asaj jeton e as shqiptar nuk eshte), ai eshte Ardian Klosi. Ne Shqiperi eshte rritur numri i atyre qe e shohin veten me te mire se te tjeret dhe kjo jo se kane ndonje vlere te posacme qe i ben te shquhen si te tille, por se ata jane "ftilluar", nuk besojne me tek vlerat shqiptare, tek historia shqiptare dhe kerkojne as per vete ata nuk e dijne se cfare, ama nje gje duket se eshte e sigurte: jo per identitetin shqiptar dhe ruajtjen e tij. Ketyre te ftilluarve zor se mund t'u dalesh me sukses perpara, sepse mbeshtetja per ta eshte shume e gjere. Ata dijne gjuhe te huaj, kane diploma te huaja dhe dijne te manaxhojne me sukses lidhjet qe kane. Me keta duhet te merret Myftaraj po pati deshire per kerkime, jo me te huajt.

    Fare mire nga cdokush i huaj qe do te lexohej ky artikull (ne rast se do te perkthehej psh ne anglisht), do te shkaktonte te qeshura dhe lexuesi fare mire do te mund te thoshte: shih shqiptaret, akoma me cfare menyre argumentojne, armiqte e jashtem, denimi/ndeshkimi i armiqve, etj etj. Nuk shkruhet keshtu, ndaj dhe shkruajta ne temen tjeter per G99: a merret seriozisht Myftaraj si gazetar?

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dita për postimin:

    shitesi (08-12-2014)

  6. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Qeverria Shqiptare po e shet shumë lirë Jugun e Shqipërisë, dhe përgjegjësia kryesore për të nuk i bie Lulëzim Bashës kësaj radhe, si nënshkrues i kësaj marrveshje.
    Përgjegjësia i bie direk kryeministrit Sali Berisha i cili mori vendimin.
    Andartët e rinj të Greqisë nuk luftojnë më me dyfeqe e bajoneta, por luftojnë me penë dhe ekipe të posaçme diplomatike.
    Unë do ti bëja thirrje zotit Kryeministër ta rishikoj dhe një herë këtë marrveshje sepse kjo ndikon drejtpërdrejt interesat tona kombëtare.
    Unë e kam përmenduar dhe në një postim tjetër, në një nga temat lidhur me këto varreza, se këto varre nuk janë thjesht varre ushtarësh të rënë në luftë por janë "Kali i Trojës" dhe ne do të pendohemi, por do të jetë shumë vonë!
    Zoti kryeministër në qoftë se merr vendime politike në lidhje me çështje të brëndëshme, të gjitha rregullohen, se pas teje do të vij një kryeministër tjetër dhe do ti ndryshoj këto vendime, por varrezat greke që po mbillen në Jugun e Shqipërisë, do të jetë shumë e vështirë për ti ndryshuar. Edhe sikur të vijë dikush dhe ti heqi më vonë atëherë do të jetë shumë herë me e vështirë sepse fëmijët Grek do të rriten me idenë, se këto troje atje mes maleve të Epirit janë vënde Greke.
    Këto varre nuk sjellin paqe dhe humanizëm siç kërkon ta paraqesi kryeministri ynë nëpërmjet ministrit të tij Lulzim Basha, por këto varreza sjellin tension, sjellin pretendime territoriale nga ana e Greqisë.
    Ata po ti donin kaq shumë këto varre i ndërtonin pranë familjeve të të rënëve dhe jo qindra e qindra kilometra larg.

    Zoti kryeministër sa nuk është vonë!
    Në qoftë se ju ka mbetur qoftë dhe një pikë gjaku Shqiptar në deje, bëni diçka, mos e shisni Jugun e Shqipërisë për 4 vite pushtet.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Zoti kryeministër sa nuk është vonë!
    Në qoftë se ju ka mbetur qoftë dhe një pikë gjaku Shqiptar në deje, bëni diçka, mos e shisni Jugun e Shqipërisë për 4 vite pushtet.
    Nje pyetje kam:
    Po Jugu a don me u shite? Cili asht qendrimi i banoreve te zonave te pretendueme?

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    - a ka vertet te drejte nje shtet te denoje ambasador pse ambasada qe ai drejton ka financuar nje liber te natyres shkencore?

    - cfare kupton autori me ndeshkim te ambasadorit nga shqiptaret e pergjegjshem?

    - pse merret me ambasadorin Myftaraj, kur me se pari i duhet te merret me Ardian Klosin.
    Ke te drejte, se ky Myftaraj edhe kur niset mire perfundon keq. Ambasada financoi nji liber (sa financime tjera per kulturen kane dhane?). Ne se ky liber ka pasaktesi historike, ku jane historianet shqiptare? Ku asht nji Akademi Shkencash? Puna e tyne duhej te ishte nji mal me te dhana ne tane keta dhjetevjecare.

    Kur flet per ndeshkimin mandej del krejt jashte binareve: "Çfarë do të thotë Zvicra në rast se një shqiptar i përgjegjshëm ndëshkon ambasad-horrin zviceran në Tiranë? Unë do të isha i nderuar që t’ ia shtrëngoja dorën këtij shqiptari të përgjegjshëm." Tregohet veç nji burracak qe don me nxite ndonji budall per akte te dhuneshme, si Mustafa Nano pak kohe ma pare. Ne se nji "shqiptari i pergjegjshem" duhet me e "ndeshkue" ambasadorin (ne ç'menyre?) e Myftaraj asht i ndergjegjshem per kete, pse nuk e "ndeshkon" ai vete i pari?

  9. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Zoti kryeministër sa nuk është vonë!
    Në qoftë se ju ka mbetur qoftë dhe një pikë gjaku Shqiptar në deje, bëni diçka, mos e shisni Jugun e Shqipërisë për 4 vite pushtet.
    Salihu ka gjak të pastër shqiptari, sikurse Moisi Golemi, Esat Pashë Toptani, Enver Hoxha, e shumë e shumë tjerë që kanë pas gjak shqiptari.

    Se shqiptar nuk të bën gjaku, poqese nuk e ndjen në zemër se ky gjak është i shejtë. Salihu organizoi popullin që në emër të luftës kundër komunizmit të shkatërronte çdo gjë, duke fillua nga fabrika e armatim e deri hardhitë që i kanë nxjerrë me rrënjë (me demek se hardhia komuniste). Kështu e la Shqipërinë në varfëri të panevojshme. Bullgaria e hoqi komunizmin por nuk shkatërroi hardhitë e fabrikat.

    Salihu solli Janullatosin. Salihu po vazhdon me politikën e tij ende. Madje më intensivisht se kurrë.

  10. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nje pyetje kam:
    Po Jugu a don me u shite? Cili asht qendrimi i banoreve te zonave te pretenduem
    Prandaj shpesh alibaba po flet për një farë "kolonizimi", që të tjerët po e marrin si utopi.

    Osht koha me punue, me tubue pare, e me ble toka sa ma shumë mundësisht në një krahinë të caktueme të Italisë. "Krye për krye e la Leka".

    Ata blej, na blej edhe ma shumë.

    Italia ka 60 milionë banorë, ndërsa e mbështet ardhmërinë në 8 milionë fëmijë, e kjo dmth se pas nja 20 vitesh popullësia e Italisë do të bjerë në 10 milionë. Kurse shqiptarët që në Itali janë së paku 2 milionë, me një shtim të shpejtë e me disa emigrantë shtesë, mund të arrijnë 5 milionshin, duke u bërë kështu 33% e popullësisë italiane. Pastaj pason krijimi i konfederatës Panshqiptare: Itali, Shqipëri, Kosovë.

  11. #10
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Salihu ka gjak të pastër shqiptari, sikurse Moisi Golemi, Esat Pashë Toptani, Enver Hoxha, e shumë e shumë tjerë që kanë pas gjak shqiptari.
    Une i ve ne dyshim keto. Thone qe Enver Hoxha Eshte djali kopil i Bimbashit te Gjirokastres (qe ishte boshnjak). Saliu njeren gjyshe e ka me kombesi Serbe. Pandeli Majko eshte vlleh, ndersa Fatos Nano thone qe ka preardhje nga Korfuzi (sipas informacioneve qe kam me duket se eshte keq nga pankreasi. Po te jete keshtu te shkuara zoti Nano. Kujdes me xhind-in) etj.


    Keto nuk po i them une por keto i kane thene njerez qe kane punuar per kete vend.


    Problemi qendron qe SHISH-i duke qene i varur nga qeveritaret nuk arrin te beje pune e tij per te hedhur drite mbi origjinen e qeveritareve tane. Duhet qe te kemi disa institucione te pavarura, ku per mendimin tim keto duhet te jene SHISH dhe Ushtria, Gjykata e Kushtetuese, dhe gjykata e Larte. Ne shume vende te botes dhe te Europes (psh. Austria) ushtria eshte garanci per keto institucione te pavarura. Ketu tek ne nje minister qe ka mbaruar ekonomikun, zoteknine, politikat-agrare etj na komandon Shtabin e Pergjithshem, dhe propozon kush nga Gjeneralet te shkarkohet apo jo, te lirohet apo jo. Ku eshte pare kjo?

    Keto nuk po i them une por keto i kane thene njerez qe kane punuar per kete vend.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  12. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Keto nuk po i them une por keto i kane thene njerez qe kane punuar per kete vend.
    Nuk është i domoddoshëm gjaku i përzier për të bërë tradhëti kombëtare.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Italia ka 60 milionë banorë, ndërsa e mbështet ardhmërinë në 8 milionë fëmijë, e kjo dmth se pas nja 20 vitesh popullësia e Italisë do të bjerë në 10 milionë. Kurse shqiptarët që në Itali janë së paku 2 milionë, me një shtim të shpejtë e me disa emigrantë shtesë, mund të arrijnë 5 milionshin, duke u bërë kështu 33% e popullësisë italiane. Pastaj pason krijimi i konfederatës Panshqiptare: Itali, Shqipëri, Kosovë.
    I ke pak punet keq me shifrat!

  14. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Geni_25

    Saliu njeren gjyshe e ka me kombesi Serbe.

    Po kjo nga doli?

  15. #14
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga shkodra13 Lexo Postimin
    Nje pyetje kam:
    Po Jugu a don me u shite? Cili asht qendrimi i banoreve te zonave te pretendueme?
    JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO OOOOOOOOO!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  16. #15
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Italia ka 60 milionë banorë, ndërsa e mbështet ardhmërinë në 8 milionë fëmijë, e kjo dmth se pas nja 20 vitesh popullësia e Italisë do të bjerë në 10 milionë. Kurse shqiptarët që në Itali janë së paku 2 milionë, me një shtim të shpejtë e me disa emigrantë shtesë, mund të arrijnë 5 milionshin, duke u bërë kështu 33% e popullësisë italiane. Pastaj pason krijimi i konfederatës Panshqiptare: Itali, Shqipëri, Kosovë.
    Rritja ekonomike e Italise per kete vite eshte:

    Population growth rate:
    Definition Field Listing Rank Order
    -0.019% (2008 est.)


    Kjo te pakten sipas informacioneve qe jep CIA :https://www.cia.gov/library/publicat...it.html#People

    Po te besh nje llogari mua nuk me del qe pas 20 vjetesh popullsia e Italise do te arrije 10 milion. + qe shqiptaret nga 2 milion (ne kete shifer ke futur dhe arbereshet e asimiluar sepse me duket pak e madhe) te arrijne 5 milion.

    Nuk kemi llogaritur ketu qe Shqiptaret ne mos gaboj jane diku me pak se sa Marokenet. Po keta te fundit qe e kane zakon te bejne nja 4-5 femije per çift. (Morocco 1.51 % rrija e popullsise). Atehere i bie qe Marokenet do te jene neser pjesa me dominuse pas Italianeve.


    Italy -0.02 % 2008 est.

    Montenegro -0.93 %


    Shancet qe ne shqiptaret te asimilojme nje vend (qe asnjehere nuk e kemi bere, kjo sepse Shqiptari gjithmone e ka respektuar tjetrin, dhe familjen e tjetrit) eshte Mali i Zi qe ka nje rrallim te popullsise 46 here me te larte sesa Italia. Por dhe ne kete vend verehet nje avogelim i popullsise shqiptare qe eshte per te ardhur keq. Duhet qe emigrantet Shqiptare qe jetojne ne SHBA dhe qe kane ngritur atje biznese, te investojne ne trevat Shqiptare te Malit te Zi ne menyre qe popullsia autoktone Shqiptare te mos largohet nga keto treve per arsye te ekonomise.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  17. #16
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Prandaj shpesh alibaba po flet për një farë "kolonizimi", që të tjerët po e marrin si utopi.
    Unë e mbështes 100% idenë tuaj. Shteti Shqiptar duhet të vërë dorë dhe ti blej pronat e këtyre Shqiptarëve që largohen nga vendi dhe të mos lejoj të blihen nga kushdo por nga Shqiptarë. Me fjalë të tjera tokat e mbetura djerrë në fshatrat e Sarandës në vend që ti shiten një Greku apo një Minoritari, shumë mirë shteti Shqiptar mund ti blej dhe tia shesi një Malsori nga Kuksi që ka dëshirë të jetojë pran detit.

    Më lejoni tiu tregoj një histori të shkurtër nga një miku im Arvanit. Babai i tij ka qënë mik i ngushtë i Aristidh Kolës.
    Po na shuajn pak nga pak më tha, këto 10 vjetët e fundit në katundin tonë, numri i Arvanitëve nga 95% ka arritur më pak se 50%
    Shtëpitë dhe pronat e Arvanitëve po i ble shteti Grek dhe po i mbush me Rus ose me Grek nga zonat e thella.
    Po ndryshon dhe ato pak vende të emëruara në Arvanitçe dhe po i pagëzojnë me emra Grekë.
    Shteti Grek ka futur vëlla-vrasjen ndërmjet Arvanitëve dhe ne po urrejmë njëri tjetrin. Nuk i besojmë dot njëri tjetrit sepse shumë Arvanitë punojnë për shërbimet inteligjente Greke.
    Ne po tretemi dal nga dalë, më tha! Askush nuk na mbështet, askush nuk do tia dij për ne.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •