Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15

Tema: Adi Krasta

  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Adi Krasta

    Po drejton njė televizion, pėrgatitet pėr njė spektakėl por do tė prezantoje edhe festivalin e 41- tė kėngės
    Tė martėn, Franci mbushi 4 vjeē. Nė dhomen e ndenjes se njė apartamenti, krah kishės ortodokse nė kryeqytet, pėr ditėn e lindjes sė tij ishin mbledhur njerėzit mė tė afėrt tė vogėlushit. Njė tortė e madhe me katėr qirinjtė tė ndezur, madje edhe njė shishe shampanjė, prisnin qė ai tė shprehte dėshirat fėminore. Gjithēka ishte gati pėr t’i uruar edhe 100 vite tė lumtura vogėlushit tė shėndetshėm Franc. Ndėrsa gjyshja Miranda dhe Brikena, kujdeseshin sa pėr tortėn, pėr gotat e shampanjės ashtu edhe pėr ca fotografi qė duheshin bėrė patjetėr tė martėn, ditėn e lindjes sė Francit. Tė gjithė ishin aty, vetėm babi Adi ende, edhe pse akrepat e orės shėnonin 20, ai gjendej nė studiot e montazhit te Radio Televizionit Shqiptar.
    Prej kohėsh, po punon pėr spektaklin qė do tė shėnojė rikthimin e parė tė tij nė ekranin televiziv. E kanė titulluar "Ethet e sė premtes mbrėma & Krasta - Show" ciklin qė pėr 19 javė do tė transmetohet nė Televizionin Shqiptar, nė Telesport dhe nė TV 21 nė Kosovė.
    Nė kėtė rikthim tė tij e ke tė vėshtirė tė thuash se Krasta rikthen Pali Kuken nė TVSH apo regjisori ėshtė menduar gjatė pėr Krastėn nė skenėn e festivalit kombėtar. Pėrtej hamendjeve, e vėrteta ėshtė se tė dy do tė jenė sė bashku nė kėtė fundvit qė me sa duket, nė fund tė tij do tė ketė dy spektakle tė rėndėsishėm. E gjithė kjo shėnon rikthimin e tij nė botėn e munguar tė spektaklit televiziv, ndaj dhe emocioni ėshtė krejt ndryshe nga ai i regjisorit i cili nuk ka pasur asnjė ndarje kohore me spektaklin. Ndaj atėherė, kur tha ( ca muaj mė parė pas rikthimit nga Londra) se do tė vinte ngadalė, ndoshta me kėtė prezantuesi i njohur ka nėnkuptuar shpėrthimin e tij nė kanalet televizive. Pėr t'u shfaqur i tėri nė ekran, ashtu siē ka qenė njė herė e njė kohė (rreth 3 vjet mė parė) i adhuruar prej publikut dhe i pėrzgjedhuri i regjisorėve tė skenės shqiptare. Kėshtu qė prej ditėsh tė tėra, Adi Krasta, sė bashku me regjisorin Pali Kuke, po ngrejnė pak e nga pak themelet e dy spektakleve, tė cilėt vėrtet por e rikthejnė nė botėn e spektaklit por duke e tėrhequr “dhunshėm” nga bota fėminore e vogėlushit katėrvjeēar, Franc Krasta.

    Festivali
    Nė vitin l999, nė rreth mes miqsh, Krasta deklaroi se kurrė nuk do tė rikthehej nė skenėn e njė festivali. Jo sepse nuk ka marrė parate, madje me shumė vėshtirėsi ka marrė edhe atė honorar modest, por shumė gjėra nuk shkuan mirė. Kėshtu qė ai u betua dhe sot e gjithė ditėn i qėndron kėtij betimi qė kurrė mė nuk do tė prezantojė njė festival. Por ja qė ndodh qė edhe burrat nuk e mbajnė fjalėn. Betimi i thyer i Krastės ndodhi vetėm pėr hir tė regjisorit Pali Kuke, dhe ofertėn e askujt tjetėr nuk do ta pranonte, por ja qė me Palin janė miq dhe se ai ka nevojė pėr praninė e tij nė rikthimin e Kukes pas 40 vjetėsh nė regjinė e njė festivali. “Kisha njė detyrim ndaj Palit kėshtu qė i kthehem festivalit megjithė betimin tim publik, vetėm e vetėm pėr shkak sepse dua tė punoj me tė, ta ndihmoj sadopak, qė ta bėjė festivalin siē e mendon ai”, –thotė Krasta.
    Por prania e Krastės nė edicionin e festivalit tė sivjetshėm nuk bėhet pėr hir tė miqėsisė. Kuke ėshtė njė regjisor qė e sheh festivalin nė njė formė krejt ndryshe . Ai e ndien qė prezantimi ėshtė njė hallkė e rėndėsishme qė e ndihmon, qė e pėrcjell pėrmbajtjen dhe formėn por ndėrsa tė duket se Kuke pret me emocion Festivalin e Kėngės, pėr Krastėn ėshtė krejt e kundėrta. –“Gjithmonė mė shumė zhurmė bėhet pėr festivalin, ndėrkohė qė pėr mua padyshim ėshtė mė i rėndėsishėm cikli, paēka se unė e marr me po atė seriozitet festivalin se nuk mund tė bėj ndryshe”-. Ndihet i qetė nė kėtė rikthim Krasta dhe nuk shqetėsohet kė do tė ketė kėtė herė nė krah. Kuke thotė se partnerja e Krastės do tė jetė surprizė e tij. –“Kushdo qoftė prezantuesja, qoftė Natalia Estrada, si tė jetė Rafaela Carra’, si tė jetė njė vajzė qė nuk ka dalė ndonjėherė nė ekran, pėr mua ėshtė njėsoj. E rėndėsishme ėshtė qė publiku ta pėlqejė, kjo ka rėndėsi finale. Nuk ka rėndėsi se si do tė ndihem unė”

    “Ethet...
    Qė kur transmetohej nė njė televizion britanik cikli “Pop Idol”, Krastat mendonin se do tė ishte shumė mirė realizimi nė Shqipėri i njė cikli tė ngjashėm. Kėshtu, pėr herė tė parė njė shfaqje televizive do tė kishte kamerat tė hapura ndėrsa pėrgatitej. Do tė jenė 19 pjesė televizive, ndėr tė cilat, pesė nė qytete tė ndryshme tė vendit. E para ėshtė njė prolog rreth 13 minuta pėr tė dhėnė idenė se ēfarė mund tė presė shikuesi nė pjesėt nė vazhdim. Nėntė shfaqjet e fundit do tė zhvillohen nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Producenti i kėtij cikli, presidenti i kanalit televiziv telesport, Muhamet Malo, shprehet se “ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė mundėsohet rikthimi i Krastės nė ekran. Telesporti do tė transmetojė “Krasta Show” bashkė me RTSH dhe TV 21 pėr tė treguar se jo vetėm sporti por edhe arti konsiderohet nga ne njė prioritet”.
    Duket se kjo filozofi pune e ka tėrhequr Krastėn pėr tė marrė drejtimin e kėtij televizioni edhe pas ofertave tė veēanta nga drejtues mediash menjėherė pas kthimit tė tij nė Tiranė.

    Hera e parė e Krastės
    Ka ndodhur qė unė nė fund tė viteve 80-tė tė kem folur shumė pėr njė djalė tė ri, jo bukurosh, tė dobėt por qė po vinte nė skenė me njė formė tė re. Edhe sot e kam ende tė fokusuar debutimin e tij nė skenė. Madje thuhet se ėshtė i vetmi qė ėshtė pranuar nė punė me provė (regjistrim ne studio). Andrea Nathanaili (atehere drejtor i programacionit) sė bashku me Virgjil Kulen, qė ka qenė drejtor i televizionit, kanė bėrė regjistrime me djaloshin, pamja e tė cilit zor se ia ka mbushur syrin tė dyve. Ndoshta pėr kėtė regjistrimet i kanė bėrė nė pjesėzėn bosh tė njė shiriti qė kishte mbetur nga njė emision fėmijėsh. -“Mė kujtohet qė para se tė bėja provėn, njė natė mė parė, kam shkuar me njė mikeshėn time nga liqeni tek “Tre vėllezėrit. Aty kam thėnė tė gjithė pjesėn time, si nė njė public speaking, domethėnė. Mė kujtohet se nė studio mė thanė qė tė shihja nga kamera dhe u pėrgjigja se nuk mundesha Unė po tė shoh nė kamera pa folur do tė skualifikohem, nuk do tė mė marrė njeri. Unė dua tė flas….dhe kam folur, kam pėrfytyruar njė sallė plot me njerėz ku i jepej njė ēmim Ismail Kadaresė dhe Vaēe Zelės...”-.

    BBC
    Ndoshta ende nuk eshte harruar viti ‘98, kur spektakli Telebingo drejtohej nga Krasta. Ndėrkohė qė tė gjithė i gėzoheshin artit tė fjalės sė Adit, prezantuesit i ėshtė dukur vetja njė shitės modern biletash, dhe asgjė mė shumė se kaq. Ai ishte nė kulmin e karrierės sė tij, sigurisht e gėrshetuar kjo me humbjet dhe fitoret e mėdha, Krasta i shtyrė shumė dhe nga i ati, vendosi tė merrte pjesė nė konkursin e hapur tė BBC-sė dhe fitoi tė drejtėn tė punonte pėr tre vjet si gazetar prodhues. Shumė i lumtur iku menjėherė nga Tirana. Ndoshta edhe sepse “Nė kėtė moment unė paragjykova veten, nė qoftė se deri nė atė moment ndonjeri mė kishte paragjykuar mua, duke thėnė: hė mo, se Krasta ėshtė i botės sė spektaklit, nuk ėshtė gazetar”,-thotė Krasta. Kėshtu sa pėr tė vėrtetuar qė ishte njė gazetar i mirėfilltė (ekperienca shumėvjeēare nė radio) dhe pėr tė “shpėtuar” nga spektakli i Telebingos Kombėtare, shkon nė Londėr, nė tribunėn e mendimit njerėzor. Kėshtu Adi Krasta iku pa mė tė voglin peng drejt Londrės, drejt lajmeve politike, drejt lajmeve tė sė pėrditshmes, sigurisht pa hequr dorė nga ato tė kulturės. U bė kėshtu nė BBC njė gazetar prodhues qė merrej me lajmin, me regjistrimin, me shiritat, me pėrkthimet duke matur me saktėsi ēdo sekondė qė ikte nė zhurmėn e madhe tė punės qė i dukej si njė pjesė e njė kombinati tė madh prodhimi. Nuk do tė kalonin shumė ditė nga nisja e kėsaj jete tė re, (sot thotė se ėshtė periudha mė e bukur e jetės sė tij) dhe Adi Krasta do shprehej diku se ndihej i kėnaqur ndėrsa ecte nė njė qytet qė nuk e njihte njeri, nė njė qytet ku nuk kishte mė ngacmime "alla shqiptarēe", tė cilat shpesh i kishin dalė nė mes tė udhės nė Tiranė pa pritur e papapandehur. Tė gjitha kėto e ndihmuan ta merrte me qetėsi punėn e re dhe jetėn e re. Kėshtu i dukej nė ato ditė, gjithēka, e re, edhe pse punėn me radion nuk e kishte pėr herė tė parė. Pėrkundrazi, ishte marrė me tė pėr 15 vjet me radhė. Megjithatė, atje ishte ēdo gjė ndryshe. Edhe emisioni tė cilin ia besuan atij, pas ikjes sė Sue Lawly, "Disku i Kruzos", ndryshe ishte nga "Jeta, kultura, arti", nga "Heshtje jo", nga "Probleme, njerėz, ngjarje tė diskutueshme"…e shumė emisione tė tjera qė ai kishte realizuar tek radio Tirana. Nė ato 21 pjesė tė kėtij emisioni Adi Krasta intervistoi shumė e shumė personalitete tė fushave tė ndryshme.
    Ditėt zhyteshin nė kėtė rrjedhė pune, njė zile telefoni nga Tirana e ftoi sėrish Adi Krastėn pėr tė drejtuar festivalin e muzikės sė lehtė nė dhjetor. Ishte viti 1999, viti i parė i ikjes sė tij nė Londėr. Ai e pranoi ftesėn por ndėrsa bisedonte nė tryeza, tė njohurit e tij e kuptuan se asnjė shenjė malli nuk dukej nė sytė e Krastės. Pas kėsaj Krasta nuk u duk mė nė skenat shqiptare. U fut i tėri nė rrjetėn e BBC-sė dhe nuk e ktheu mė kokėn pas. Brenda kėsaj rrjete punoi me programet e vazhdueshme, me turnet e natės, kapi lajmet minutė pas minute, ruajti kontaktet nga tė gjitha anėt e botės dhe arriti tė kuptojė kėshtu disa elemente qė kurrė s'i kishte mėsuar kėtu: domosdoshmėrinė pėr tė prodhuar, disiplinėn, dhe tė dijė tė luajė rolin e duhur nė vendin e duhur. Dukej qė i kishtė ngulitur mirė kėto mėsime nė mendje, ndėrsa nė valėt e BBC-sė rrėfente nė emisionin e pėrgatitur pėr lamtumirėn e ikjes, pak nga e gjithė puna e bėrė me 21 pjesėt e programit "Disku i Kruzos". Me kėtė rrėfim nė gojė, Adi Krasta e la Londrėn e u kthye nė vendin e tij. Njė rikthim i heshtur ky ku njerėzit nuk dinin asgjė nė ato ditė maji se Krasta ishte rikthyer.


    Sė pari, Krasta u shfaq nė ekranin televiziv me emisionin "Letėrsia dhe reflekset e saj nė art" nė vitin 1988. Nė 1990 do tė niste njė tjetėr program me Rovena Dilon "Mbrėmje kulturore" e nė 1991 "Spektėr" me Monika Lubonjėn. Ndėrsa mė pas, nė 1992, atij do t'i besohej i pari spektakėl "ndryshe" i Vera Grabockės "12 vallėzime pa njė tė shtunė" e mė pas nė 1993 "Rreth fatit pėr 12 javė", gjithnjė me Valbona Selimllarin nė krah. Nė 1995 "12 nė Hollivud" me Ema Troplinin.
    E nė gjithė kėto kohė, asnjėherė nuk hoqi dorė nga radio, pėr tė cilėn gjithmonė ėshtė shprehur se ishte limani i qetėsisė pėr tė. Nė 1994 Krasta realizoi ciklin mė tė gjatė radiofonik (nėntė orė transmetim direkt) "Heshtje jo". “Qė nė momentin e parė kam hyrė me shumė pėrulėsi nė botėn e televizionit sepse kam hyrė pėr tė qėndruar gjatė atje. Televizioni dhe radio pėr mua ishin ekzistenca ime nė tė gjithė kufinjtė e saj. Unė kam njė diplomė inxhinieri tė kimisė industriale dhe qė nė ditėn e parė qė hyra pėr tė marrė atė diplomė dhe deri nė ditėn e fundit , unė e dija shumė mirė qė ajo diplomė ishte vetėm pėr tė plotėsuar formimin tim kulturor dhe pėr tė justifikuar nė atė kohė kėrkesėn e punės”.



    Love Story (nė vend tė njė shkrimi analitik pėr familjen)
    Ata qė punonin nė radio Tirana nė 1995 e qė ishin nė rrethin shoqėror tė Krastės dinin rreth “colpo di fulmine” mes prezentatorit dhe gazetares sė Radio Gjirokatrės Brikena Darova, e cila kishte ardhur pėr njė seminar. Ai i kishte propozuar martesė tė menjėhershme kur po pinin kafenė e parė. Gazetarja e re kishte thėnė se nuk mund tė martohej duke pirė kafe. Mikesha e te dyve, Rudina Lohja tregoi se Krasta u fut nė zyre duke thėnė se ishte i bindur se kishte gjetur njeriun qė kishte kėrkuar gjatė. Kishin qeshur tė gjith dhe Krasta kishte nėnshkruar me shaka njė letėr nė tė cilėn shkruhej se do t’ia fitonte zemrėn vajzės qė sapo kishte takuar. Nė vitin 1996 ēifti u martua nė sallėn e poshtme tė Piramidės nė prani tė 600 vetėve.
    Brikena, tani Krasta, ėshtė ajo qė e njeh mire tė shoqin e njohur dhe e konsulton vazhdimisht.
    “Ne nuk kemi gjithnjė mendim tė njėjtė dhe nuk mund tė them se e kontrolloj vazhdimisht humorin kur Brikena mendon ndryshe, po mė duhet tė pranoj se ajo ėshtė mė racionale dhe herė herė mė e thellė”

    Gjate bisedės qė bėj me Krastėn pėr tė marrė informacion rreth planeve tė tij nė TV, telefoni bie vazhdimisht. Diku nė njė zyrė tė njė kompanie tė madhe flet zonja Krasta. Copėzat e bisedave qė i lenė vendin njera tjetrės mė krijojnė pėrshtypjen se tė dy kujtojnė vazhdimisht detaje tė ngjarjeve tė rėndėsishme pėr tė dy apo njerėzve tė njohur dhe zilet e ndėrpresin tregimin e tij.
    “Ne e filluam jetėn nė ēift kur po ambientoheshim nė njė qytet tė huaj. Ishim vetėm ne, familja e vogėl Krasta. Jetonim vetėm me njėri- tjetrin. Jemi lidhur shumė qė atėherė...” shton Krasta si pėr t’u justifikuar.

    Ata nuk qėndrojnė aq shumė bashkė. Tirana e ka ndryshuar klishenė. Brikena kujdeset pėr marrėdhėniet publike nė njė kompani tė njohur, ndėrsa bashkėshorti pėrgatitet pėr ta bėrė sa mė tė studiuar e tė suksesshėm rikthimin e tij.
    Vetė prezentatori gjendet tani nė mes tė dy shkollave televizive, asaj tė varietesė italiane qė publiku shqiptar e njeh mirė dhe asaj tė televizionit britanik, qė ai ka mundur ta prekė edhe me ndihmėn e kolegėve tė njohur tė BBC. Italianėt janė fjalėmėdhej, bėrtitės, gėzimplotė. Britanikėt janė tė kursyer, shpotitės, tė shtruar. Ku do tė mbėshtetet Krasta nė aktivitetet qė vijnė?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    I shkreti Adi. Ne '99 u betua se nuk do te drejtonte me asnje festival. Mire thone "never say never".

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    pse jo mo ai eshte shume i talentuar hallall

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Adi Krasta eshte prezantuesi me i mire aktual. ( e them kete me kompetence)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush eshte Rudina Lohja?

    Mos eshte martuar kjo Rudina Xhunga?

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Brari
    Kush eshte Rudina Lohja?

    Mos eshte martuar kjo Rudina Xhunga?
    Nuk di te jete martuar Rudina Xhunga (kam rezerva per kete person, qe druhem ti shkruaj ketu)........ por mbase eshte martuar Eptan Lohja................
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korazon ti mos u druj
    Se Rudina nuk pi uj
    Vec ne Rogner ajo shkon
    Han e pin o pa tallon.


    Tash per Ad Krasten.

    I uroj ri-kthim ne Skene por do te kisha deshire ta shikoja si drejtues koncerti ne Plazh e ku ai me rroba banje e mikrofon ne Dore te intervistonte artista e politikane ku dhe ata te ishin me rroba banjo.
    Do te ishte Kryeveper nji Debat mes Saliut e Fatosit ne Plazh me rrobe banjo.
    Plazhi zbulon Korrupsionin pik...lol.
    Sa bukur Ad Krasta si lepur fer fer neper skene...dhe era e detit tu ja shpalos mbathjet pal pale.. .hahahaaaaaaa..




    Rudina xhungen do desha ta shof ne plazh po ku ka me fsheh ajo koburen qe e ka me leje nga Tos Klosi....lol.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Nuk di nese e pate festivalin dhe a ishte Adi ne shkelqimin e dikurshem apo jo?
    Ndersa Ethet e se premtes & Adi Krasta Show po me duket ide teper interesante.
    instruktori

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SwEeT-VLoNjaTe
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Vendndodhja
    I LuV VloRa!!
    Postime
    41
    Sa i mire qe eshte ai Adi Krasta. Ke qef ta shofesh, edhe ai eshte 1sh per prezantime. i jep bukuri, dhe gjalleri skenes.
    PeRsE o ZoT??

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    bukur e transmeton festivalin ,megjithese e tepron ngahera.reiz cico eshte prezantues me i mire per mendimin tim.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Postuar mė parė nga SwEeT-VLoNjaTe
    Sa i mire qe eshte ai Adi Krasta. Ke qef ta shofesh, edhe ai eshte 1sh per prezantime. i jep bukuri, dhe gjalleri skenes.
    I shemtuar ne pamje. Ironic, mendjemadh. I paduerueshem, me nje fjale te hyp nervat.
    Liridashes

  12. #12
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Adi prezentator i mrekullueshem, is the best
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  13. #13
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Po se kishte ikur me pushime ne ISHUJT MALVIDE
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Adi Krasta

    Adi Krasta merr nėnshtetėsinė kosovare

    Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka marrė nėnshtetėsinė e shqiptarit tė Kosovės.

    Pak mė parė nė njė postim nė rrjetet sociale, gazetari ka publikuar njė foto tė pasaportės sė tij nga Republika e Kosovės.

    Kėto foto ai i shoqėron me njė foto tė flamurit tė Shqipėrisė dhe njė zemėr tė kuqe. Kujtojmė qė rreth njė vitė mė parė Krasta nė njė intervistė kishte shprehur dėshirėn pėr t’u pajisur me pasaportėn e Kosovės.

    “Nuk di kujt t’ia kėrkoj pasaportėn e Kosovės, me shumė krenari do ta merrja bashkė me familjen,” tha ai nė njė intervistė nė dhjetor tė 2021, dėshirė tashmė e plotėsuar pėr gazetarin.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/adi-kr...sine-kosovare/

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Adi Krasta



    Agon Channel - Adi Krasta - Kosova Ime - Prishtina


    Adi Krasta bėn njė rrėfim njerėzor e gazetaresk pėr lidhjen e fortė me Kosovėn. Nė dokumentar ku udhėtohet nė qytetet mė tė rėndėsishme.

    Korrik 2015

Tema tė Ngjashme

  1. Ad Krasta interviste me..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 17:25
  2. Ethet e se premtes!
    Nga Enkela B. nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 05-12-2007, 16:17
  3. Festivali i Kėngės RTSH 2006!
    Nga KILI nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 12:23
  4. Ardit Gjebra vs. Adi Krasta
    Nga Davius nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:00
  5. Denisa Krasta
    Nga Denisa nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-05-2002, 05:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •