Shtremberimi i Historise
Ekziston nje shprehje tek nje sere akademikesh e cila perdoret me ironi por edhe me hidherim sa here kemi shtrembrim te fakteve historike dhe pershtatje te tyre sipas interesave. Shprehja eshte: Half of writing history is hiding the truth. Pra me pak fjale ne shqip do te shkonte me mire si: Gjysma e punes ne shkruarjen e historise eshte per te fshehur te verteten. Pak a shume. Ne kete nenforum kam hapur nje teme me qellim per te treguar nje tendence globale ne fshehje te fakteve kryesisht arkeologjike, jane bere disa komente dhe jane dhene mjaftueshem fakte per te krijuar nje ide. Por ketu dua ta trajtoj ndryshe dhe dua qe bashkarisht te perpiqemi qe te arrijme ne nje konkluzion llogjik. Si mendoni, e pare ne kendeveshtrimin histori boterore, a ka fshehje te saj, shtrembrim dhe manipulim? Kijeni parasysh qe nuk i referohem vetem historise se vendit tone por ne pergjithesi. Do ju lutesha qe komentet te mos jene vetem te natyres po apo jo por te shoqerohen me shembuj konkret. Dhe sidomos arsyeja pse e hapa ne kete nenforum eshte pasi nuk i referohem historise ne teresi por antikitetit.
Po e filloj i pari duke bere nje permbledhje disi te gjate duke ju dhene mbase dhe drejtimin e duhur se ku duhet te fokusohet kjo teme. Do ju lutesha shume qe te lihen jashte kesaj teme debatet e zakonshme qe kemi perfshire ne cdo teme tjeter. Ato ndonese me vlera shume te medhaja tashme jane 'konsumuar' dhe duhet evituar renia ne perseritje. Materiali qe dua te paraqes tani eshte punuar nga P John Crowe, nje arkeolog dhe historian pjestar i organizates SIS e cila eshte nje organizate jo qeveritare me antaresi nga e gjitha bota ku perfshihen akademike, shkenctare, doktora shkencash, studiues dhe ajka e inteligjences ne te gjitha fushat e jetes.
Rishikimi i Historise Antike - Nje prespektive.
Historia Antike qe mesohet sot eshte nje katastrofe. Asgje nuk perputhet bindshem me njera tjetren. Zhvillimi i arteve, kultures dhe teknologjise i koherave te hershme tregon nje mosperputhje te pashpjegueshme. Historianet e artit dhe arkeologet jane te hutuar. Pse? Sepse kronologjia e mijevjecarit te pare dhe te dyte p.e.s. eshte shume gabim. Si ka ndodhur ky fatalitet? Hetuesit e aksidenteve e dine mire se sekuenca e ngjarjeve qe te cojne ne nje fatkeqesi te madhe eshte ne menyre fare te papranueshme frut i nje dickaje te papritur apo te rastesishme. Kjo mund te ndodhe vetem ne raste nje ne nje milion ku shkaktohet nje katastrofe. Revizionistet e historise se lashte besojne se shkaku i katastrofes ndodhet ne brendesi te kronologjise konvencionale te Egjyptit te Lashte te ciles gjate shtjellimit te kesaj teme do i referohem me germat CC. (Nga anglishtja Conventional Chronology). Kjo eshte pranuar si e sakte dhe perdorur direkt ose indirekt per te datuar pothuajse te gjithe civilizimet e hershme neper Europe dhe ne Lindjen e Afert. Kaq e tille eshte masa e kontrollit qe ushtrohet sot nga institucioni akademik sa ata nuk do toleronin aspak nje levizje revizioniste brenda per brenda. Pra ata nga jashte qe jane te interesuar dhe ku perfshihen disa nga shkenctaret me brilante dhe mendimtare perparimtare te cilet e quajne veten e tyre revizionist te historise se lashte, ju duhet te veprojne si hetues aksidentesh per kete katastrofe. Ata po hetojne cdo evidence te duhur me nje imtesi te admirueshme per te zbuluar dhe ekspozuar te gjitha ngjarjet dhe rastesite e pafata qe shtyn ne adoptimin e CC.
Shoqeria per Studime Interdisiplinare ose The Society for Interdisciplinary Studies (SIS) u themelua ne vitin 1974 per te promovuar diskutimin dhe cuarjen me tej te ideve te Immanuel Velikovsky-t. Ai ishte nje nga te paret qe i terhoqi vemendjen publikut mbi faktin qe kronologjia e Egjyptit te Lashte ishte dhe vazhdon te jete tejet e gabuar. Si rezultat, faraonet e Dinastise se 18-te (D18) ku perfshihen te famshmit Mbreteresha Hatshepsut dhe Tutankhamun jane konsideruar te lashte me rreth 500 vjet. Ai mberriti ne kete perfundim mbas krahasimit te historive te hershme te Cifuteve dhe Egjyptianeve. Ne Testamentin e Vjeter ose Old Testament (OT) cifutet rregjistruan ngjarje te tilla si Zbritja ne Egjypt, Qendrimi i Perkohshem, Shtypja dhe Eksodi nga Egjypti dhe me pas fushatat ndaj tyre prej sunduesave egjyptiane Shishak dhe Zerah. Por asnje reference e qarte nuk mund te gjehet per asnje nga keto ngjarje ne historine Egjyptiane.
Qe nga kohet e vona Viktoriane, historianet e lashtesise dhe arkeologet kane supozuar nga nje amalgam burimesh me te hershme se versioni i tyre konsensual mbi kronologjine Egjyptiane eshte i sigurt. Pra artifaktet egjyptiane te cilet u gjeten ne vende te ndryshme jashte Egjyptit u perdoren per te datuar arkeologjine e vendeve te tjera perreth Mesdheut te cilet nuk kishin gjetje arkeologjike te tyret. Per shembull, poceri nga Mikena ne Greqi u gjet ne Egjypt e pershkruar ne muret e varreve te mbreterve te dinastise se tetembedhjete (D18) dhe midis rrenojave te tempujve te tyre. Pra si fillim epoka mikenase u datua rreth fillimit te dinastise 18, pra 1400 p.e.s. Epoka mikenase mendohet se ka mbaruar ne kohen e dynjes Doriane ne jug te Greqise rreth 1200 p.e.s. Verejtja qe kjo ishte rreth 500 vjet me heret sesa besohej nga historianet grek e romak te cilet jetuan rreth 2000 vjet me afer periudhes ne fjale, u rrezua. Me pas arkeologet filluan te gjejne poceri mikenase ne vendet perreth Mesdheut Lindor. Kjo i coi ata ne perfundimin se kishte periudha boshe pushtimesh ne Greqi dhe ne vende te tjera mbas periudhes se epokes mikeanse, rreth shek 12 p.e.s. Krejt papritur me pas njerezit duket te jene shfaqur misteriozisht ne qytete dhe te vazhdonin civilizimin deri pak perpara shek 8 p.e.s. kur vazhdimesia me ne fund u vendos me periudhen klasike Greke dhe me te spikaturen perandorine neo asiriane. Keto boshlleqe pushtimesh prej 4-5 shekujsh u quajten 'Epokat e Erreta' ose Dark Ages dhe i kane pajisur studiuesit me nje shtrese te pasur konfuzioni dhe debatimi qe vazhdon deri ne ditet tona.
Velikovsky, duke cituar nga raporte me te hershme arkeologjike, permendi shume debate midis arkeologeve te famshem te cilat u shkaktuan nga kerkesa e papritur per te interpretuar arkeologjine me nje tjeter shtrirje kohore te imponuar prej kesaj Dark Age. Shume ishin te hidhur ne komentet dhe veprimet e tyre dhe shume karriera pesuan deme te pariparueshme. Shume nga debatet u fshehen dhe nuk jane zgjidhur ne menyre te pelqyeshme as sot e kesaj dite. Arkeologjia, kur interpretohet me nje mendje te hapur, tani ka provuar pa asnje dyshim se Dark Ages nuk kane ekzistuar por prova vazhdon te injorohet. Interesi i ngushte mbi status quo sot eshte fitimtar. Shume te medha parash te publikut shpenzohen per te studiuar kete shpikje Viktoriane dhe me qindra libra te shkruara mbi Dark Ages kane deshtuar ne shpjegimin bindes se kauzes se tyre. Eshte e trishtueshme por duket se askush brenda botes akademike nuk ka kurajon publike qe te sfidoje supozimet themelore mbi te cilat eshte themeluar Egjyptologjia, paraardhesja e Dark Ages.
Po ashtu ne menyre te trishtueshme pergjigje ndaj mendimit progresist ne boten akademike shpesh perpiqet te fundose progresistin dhe punen e tij me nje vale talljesh dhe keq interpretimesh. Dogma e Institucionit i cili kontrollon ne menyre te rrepte ate qe i mesohet gjenerates se ardhshme, nuk eshte mbrojtur asnjehere me egersi. Madje shpesh ka qene e gabuar. Per te dhene nje shembull ilustrues, Kisha Katolike dogji te gjalle Xhordano Brunon ne vitin 1600 e.s. mbasi ky i fundit refuzoi te besonte se Toka ishte qendra e Universit, nje dogme qe mesohej pa kundershtim per pothuajse 1300 vjet. Bota akademike e sotme ushtron nje kontroll akoma dhe te madh mbi ate qe mesohet dhe subjektet qe perzgjidhen per studime. Sistemi 'peer review' i pranuar politikisht ndonese i plasaritur keqasi, eshte loje ne doren e Ruajtesve te Dogmes te cilet kontrollojne botimet studimore duke i bere ato te vlefshme vetem nqs nuk kundershtojne teorite e tyre. Per Institucionin e viteve 1950, Velikovsky ishte edhe nje radical dhe nje i jashtem dhe ata ju pergjigjen atij duke perdorur menyre tipike mesjetare pergojimi dhe ndrydhje. Sidoqofte jashte botes akademike ai mori nje mbeshtetje te konsiderueshme dhe shume nga anomalite e dukshme dhe problemet e shkaktuara nga kronologjia fallco, prej kohesh jane bere subjekt i debateve intensive nga ana e revizionisteve te historise se lashte.
Duke pranuar se themeli teorik i kronologjise se sotme Egjyptiane eshte gabim dhe duke pranuar sidomos evidencat e pakundershtueshte te arkeologjise, te gjitha problemet e Dark Ages mund te zgjidhen me nje te rene lapsi. Kjo do kursente me miliona paund nga parate e taksapaguesve sebashku me oret e panumerta te shpenzuara nga shkenctare te talentuar te cilet humbasin kohen dhe talentin e tyre ne zgjidhje te problemeve te pazgjidhshme. Vetem atehere e verteta mbi historine e lashte dhe zhvillimi i kultures dhe teknologjise mund te kuptohen drejte. Besueshmeria e shume dokumentave te mrekullueshme te kohes se lashte, perfshi ato qe permbahen ne Dhjaten e Vjeter me ne fund do marri vendin qe meriton. Perspektiva e historise se revizionizmit te historise se lashte qe po paraqitet ketu eshte marre ne teresi nga publikimet e SIS gjate 25 vjeteve. Gazeta te tjera referohen ne vende ku duhet mbushur boshlleku dhe kontribuesit e tyre kane kryer nje rrol te madh ne debatin e pergjithshem. Sidoqofte, SIS eshte drejtuesja prej kohesh e ketyre gazetave. Ne brendesi te faqeve te saj mund te gjehet urtesia e akumuluar ketu e aty nga qindra kontribues. Argumentat e tyre kolektive, disa prej te cilave do paraqiten ketu, shpresoj se do bindin lexuesin e paanshem se perbrenda Insitucionit duhet te filloje studimi i nje epoke me te vjeter ne datim te kronologjise Egjyptiane. Kjo do jete menyra me e mire per te zgjidhur numrin e madh te anakronizmave historike e arkeologjike qe kane dale ne drite gjate 150 viteve te fundit.
Krijoni Kontakt