Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Kole Kepi (Pordha): tregim

    Kole Kepi (Pordha) - Tregim nga Elinda Marku

    (tregim i jetuar)


    Kola, ato kohė ka qėnė njė djalė i pashėm, i gjatė e mjaft gazmor. Banonte nė njė fshat malor, qė shtrihej buzė lumit dhe midis dy qyteteve mė nė zė tė Miriditės. Punonte nė njė fshat tjetėr qė shtrihej edhe ky bregut tė lumit, si veteriner. Fshati ku punonte Kola, ishte qėndra e njerės prej kooperativave tė bashkuara tė rrethit. Rrugėn nga shtėpia nė punė dhe anasjelltas e bėnte me njė biēikletė njėzetetetėshe, qė asaj kohe shikohej siē shikohen sot BMW. Kola ishte i kaluar ne moshė ose le tė themi kish harruar tė martohej. Flitej se dashuronte njė grua tė martuar, Mriken e Mhill Manit. Mrika, drite pastė, se ka vdekur para dy vjetėsh nga canceri i gjirit, ishte njė grua shumė e bukur e cila ku ta dish se si kish perfunduar tė behej gruaja e Mhillit. Mhilli ishte vellai i vogėl Lec Manit, i cili aso kohe dhe deri kur doli nė pension ishte drejtor i seksionit tė arsimit. Mhilli ishte gjithė jetėn coban. Njė kohė tė gjatė tė fėmijėrisė e kaloji nė njė spital psiqiatrik diku nė qendėr tė Shqipėrisė. Kur mbushi tė 17 erdhi nė shtėpi e nuk u largua kurrė mė prej fshatit. Ishte ndėr ato rastet e rralla qė, dhėndėrri nuk shkoji me krushqit tė sillte nusen e bukur nė shtėpi.
    Kola sidomos ditėve tė pranverės e tė verės, nė mos nuk shkonte nė shtėpinė e tij, vinte nė punė sa pa zbardhur. Shumė mė herėt se tė hapeshin zyrat, menca, dyqani dhe posta. Shumicen e kėtyre mėngjeseve do ta shikoje Kolėn nė oborrin e madh e tė shtruar me pllaka guri, tė zyrave tė reja, dhe me fytyrė nga rruga. Aty e kishte edhe Kola zyrėn, e ndonėse ishte i pari qė vinte nė punė, hynte i fundit nė zyrė. Nė njėrin prej kėtyre mėngjeseve, Kolės as qė i kishte shkuar nė mendje se kryetari i kėshillit tė bashkuar, kishte ardhur nė punė kaq herėt. I cili edhe ky kishte njė biēiklete tė zezė njėzetetetėshe, dhe tė mbajtur shumė mirė. Banonte 10 minuta mė kėmbė larg, prej zyrave. Kryetari e kish pare Kolėn prej zyrės sė tij. Mė vonė kryetari del nga zyrat e drejtohet pėr nga Kola qė vazhdonte tė rrinte me shpinė nga zyrat e me fytyrė nga rruga. Kolės qė aspak nuk i shkonte nė mendje se dikush ishte kaq afer tij, i shpėton njė pordhė. Kryetari, siē duket me vonė, e merr si pordhė tė qėllimshme, dhe e padit Kolėn. Paditi pordhėn e Kolės por qė Kola pėr paradoksin mė tė madh e mė tė rrallė, dėnohet 12 vjet burg. Me akuzėn, agjitacion e propagandė. Akuza e “vėrtetė“ ishte, se kish ofenduar djalin mė tė mirė qė kish Partia nė ato anė. Si rrjedhojė kish ofenduar partinė dhe pushtetin popullor.
    Doli Kola nga burgu katėr vjet mė herėt. Meqė atė vit ra pushteti popullor, e u hapen burgjet pėr tė gjithė. Mbas tėtė vjet burg Kola ishte ende beqar. Ende beqar ėshtė.


    @@@

    Kėto ditė dėgjova se kish ardhur Kola nė Amerikė, tek nipi.Me tė marr vesh shkova ta takoj. E mora pėr kafe. Ramė nė kafenenė e fshatit, tė cilėn e kemi dyndur nga Shqipėria dhe e kemi vėnė nė majė tė Amerikės. Nė daē tė na vijė mirė nė daē tė na vijė keq, shqiptarėt jo nė NY e Paris janė nė gjėndje ta ngrenė fshatin e tyre llapazan, por edhe nė hėnė, po tė mundėsohej ndonjė llotari si kjo amerikania. Dhe hymė me Kolėn nė kafenenė shqiptare me emėr Italian. I emrojmė kafenetė kėshtu, pėr tė treguar se jemi nga kontinenti i vjetėr e mė i civilzuari, Europa. Nė fund tė fundit jemi europian, punė e madhe se ende nuk kemi hyrė nė Europe. Pronari i kafenesė, njė djalė (i martuar dy herė, gati pėr tė tretėn) rreth tė 40-ve, ēapkėn, i pashėm e gojėtar, vjen tek tavolina jonė gjithė mirėsjellje e mirėseardhje, mė shumė pėr Kolėn. Meqė, mua mė kishte aty nė mos dy herė nė ditė pėrditė, tė paktėn njėrin vakt tė kafes e pija nė kefenenė e tij. Me t’u afrua Arlqileja, unė prej njė kėnaqėsie tė papėrmbajtur, pėr t’i treguar se kisha dalė tė pija kafe me njė ish tė persekutuar, nxitova ta prezantoj mysafirin: - Kolė Pordha, jemi nga njė fshat. Ka ardhur pėr vizitė nė Amerikė. Kola ėshtė njė ish i persekutuar… Mė ndėrpreu dora e Kolės qė mė peshoji nė sup lehtė, mė shumė si shenjė, ta vazhdonte vetė prezantimin. Dhe dorėn tjetėr ia drejtoji Arqilesė, duke e shoqeruar dhėnien e dorės me fjalėt:- Po, Kolė Kepi,mė quajnė, kam ardhur, ka njė javė, tė vizitoj nipin kėtu nė Detroit. Mua, nė momentin kur Kola tha mbiemrin e tij, atė tė vjetrin,tė cilin nėse e kam ditur ndonjėherė, e kisha harruar. M'u kujtua se sa trashė kisha gabuar, teksa e paskėsh prezantuar me mbiemrin ri, ndonėse edhe ky ish vjetruar mjaft. Kam qėnė i ri atėhere kur Kola u bė i njohur pėr mua. Dmth, unė e njoha Kolėn vetėm atėhere kur e burgosen dhe prej asaj qė burgosen. Nuk e desha veten, pėr sa. Kola mbasi e bindi Arqilenė tė ulej pak me ne, meqė kishte kamariere dhe kafeneja nuk dukej dhe aq plot. E mbasi e vu re se nė ē’pozitė e kisha vėnė veten dhe atė, mė nxitimin qė mė dha euforia e tė pirit kafe, me Kolėn, ish tė burgosur politik, m’u drejtua: -Gjovalin, hajde djalė mos u ndje kaq rėndė he burrė. Unė e kuptoj shumė mirė pozitėn tėnde kėtė moment. E kam provuar atėhere kur mė akuzuan pėr njė pordhė, e cila nuk mė kushtoj vetėm tetė vjet burg, por mė paska kushtuar edhe kėtė mbiemėr me tė cilin ti tashmė krejt pafajsisht mė njeh e mė prezanton. Mė beso, se e di shumė mirė se, nuk ke pikė faji. Tė shpėtoji goja, si mua prapanica atėhere. E mos kij dert se, nuk mė shkon as mendja tė tė akuzoj, apo tė tė dėnoj, me zemrim. Pastaj vazhdoji Kola tė tregoje historinė origjinale me fjalėt e tij, se si ndodhi atėhere kur e burgosen. Gjatė gjithė kohės qė tregonte Kola miqve qė shtoheshin nė tavolinėn tonė, nuk e kishte pėr gjė tė bėnte intermexo pas ēdo paragrafi. E tė thosh, e tė sqaronte:- Unė nuk kisha asgjė, asokohe me pushtetin popullor, me partinė, aq mė pak me kryetarin e kėshillit tė bashkuar. Pėrkundrazi nuk e di pse mė dukej njė burrė babaxhan. Unė isha nė tė mbarė tė zotit. Ata ndoshta mė futen nė burg thjesht se ishte ndonjė plan vjetor pėr tė burgosur ndonjė atė vit. Mua thjesht mė ra shorti. Mė burgosi pordha ime. As sot nuk kam pse ngre zėrin e tė bėj si njė i pėrsekutuar politik. Si trim qė gjoja ngriti krye kundėr sistemit, partisė, pushtetit. Thjesht hėngra burg pėr njė pordhė qė duhej t'a mbaja nė burgun e trupit tim. Dhe jeta ime keshtu paska qėnė, njė pordhė e asgjė mė shumė, he i pjerdhsha nė tė jetės time, i pjerdhsha!...


    @@@

    Unė, nuk dija ē’tė bėja, jo vetėm me gafėn time tė trashė, por as me kenaqėsinė qė, tashmė mė kish firuar, e tė pirit kafe me njė ish tė pėrsekutuar. Me njė demokrat tė orėve te para. Mė tė pėrparme se ato tė viteve 90’. Nuk dija as si do bėja t’i numėroja dollarėt nė porttofol, pėr tė paguar tashmė, jo vetėm kafenė time e tė Kolės, por mė ishin bėrė nėntė kafe qė mė duhej tė paguaja.
    Plus edhe me frikėn se, kėtu nė Detroit mund edhe tė mė quanin mua tani e tutje Gjovalin Pordha....
    Nė tavolinėn tonė, kishin ardhur dėgjues e kureshtarė prej tavolinave tė tjera me gjithė karriget e tyre dhe dėgjonin Kolėn, me nje admirim tė rrallė.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Paditi pordhėn e Kolės por qė Kola pėr paradoksin mė tė madh e mė tė rrallė, dėnohet 12 vjet burg. Me akuzėn, agjitacion e propagandė. Akuza e “vėrtetė“ ishte, se kish ofenduar djalin mė tė mirė qė kish Partia nė ato anė.
    Ne rast se eshte ngjarje e vertete, kjo me te vertete qe ska fjale te shpjegohet.
    Tregimi i bukur gjithsesi, shum real edhe komik gjithashtu.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Ehhhhhhhhh!
    Sa si Kola ka ne Shqiperi.
    Megjitheate shume tragjikomik si tregim.

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    macja_blu,sinqerisht nderro profesion.



    tregim i shpelare,tre rrjeshta munda te lexoj,te lodh.

Tema tė Ngjashme

  1. Tregim - Fshati buzė detit
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 19:24
  2. Naguib Mahfouz
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:17
  3. PERVJETORI -tregim
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 09:17
  4. Nje tregim me telefon
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 15:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •