Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist nė Indi
Zyrtarėt indianė i dhanė fund sulmit terrorist nė Bombei, duke vrarė ekstremistėt e fundit brenda njė hoteli luksoz, qė ishte fushėbeteja e fundit e rrethimit terrorist.

Shekulli Online
Shtune, 29 Nentor 2008 10:13:00


Zyrtarėt indianė i dhanė fund sulmit terrorist nė Bombei, duke vrarė ekstremistėt e fundit brenda njė hoteli luksoz, qė ishte fushėbeteja e fundit e rrethimit terrorist. Forcat e sigurimit po kontrollojnė dhomė-mė-dhomė nė hotelin Taj Mahal pėr t’u siguruar se gjendja ėshtė e sigurtė dhe pėr tė nxjerrė tė gjithė personat nga hoteli.

Operacionet luftarake pėrfunduan sot nė hotelin Taj, mė shumė se 48 orė pasi terroristėt, nė njė sėrė sulmesh tė koordinuara vunė nė shenjestėr njė numėr objektesh nė Bombei. Mbi 150 vetė u vranė nga sulmet, pėrfshirė tė paktėn 18 tė huaj.

Dje, forcat indiane tė sigurimit morėn nėn kontroll si hotelin Oberoi-Trident edhe qendrėn hebraike Chabad, duke pastruar ndėrtesat nga ekstremistėt dhe duke shpėtuar dhjetėra vetė qė mbaheshin peng.

Tė paktėn 11 ekstremistė u vranė gjatė rrethimit afro 3-ditėsh, ndėrsa njė tjetėr u arrestua.

Zyrtarėt po pėrpiqen tė zbulojnė identitetin e autorėve tė sulmit. Pak pas fillimit tė sulmit, media indiane njoftoi se njė grup i panjohur mė parė, i quajtur Deccan Muxhahidin, ka marrė pėrgjegjėsinė. Kjo deklaratė nuk ėshtė konfirmuar nga burime tė pavarura. (VOA)