Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    “Radio Tirana” festoi sot 70 vjetorin e saj

    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=30173

    “Radio Tiarana” festoi sot 70 vjetorin e saj


    (Dërguar më: 27/11/08) Lindi atëherë kur fillimet e shekullit të kaluar, shënuan për njerzimin nisjen e erës radiofonike. “Radio Tirana” feston 70 vjetorin e krijimit. Drejtoresha aktuale e saj Zamira Koleci nderoi dhe respektoi të gjithë ata punonjës që kanë dhënë kontributin e tyre në institucionin zyrtar “Radio Tirana”. Aktiviteti u organizua në Akademin e Arteve në Tiranë.

    TIRANE- E krijuar më 28 nëntor të vitit 1938, me një dekret të mbretit Zog, i nxjerrë në korrik të atij viti, e me buletinin e parë të lajmeve të lexuara nga mbretëresha Xheraldin “Radio Tirana” feston sot 70 vjetorin e krijimit. Përmes një vidioprojektori në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, u sollën emocionet dhe fillesat e institucionit zyrtarë “Radio Tiranës”.
    Drejtoresha aktuale e saj Zamira Koleci, pasi nderoi dhe respektoi punonjësit që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë radio në fjalën e saj tha se “Radio Tirana” lindi kur fillimet e shekullit të kaluar shënuan për njerëzimin nisjen e erës radiofonike.
    “Ne i falenderojmë dhe i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë si një pasuri e rëndësishme dhe shumë e vyer e historisë së Radio Tiranës”, tha Zamira Koleci.
    Koteci përmendi drejtorin e parë të “Radio Tiranës”, publicistin e njohur Gjergj Bubani, i ardhur në vitet 30 nga Rumania, i cili me atdhetarizmin dhe kulturën e gjerë luajti një rol të ndjeshëm në ngritjen cilësore të emisioneve radiofonike. E në krah të tij Mentor Çokun në detyrën e nëndrejtorit. Me fillimin e “Radio Tiranës” lidhen edhe emra të tjerë njerëzish të shquar të diplomuar në Universitetet konservatore të Europës si Hamdi Sulçebe, Marie Kraja, Tefta Tashko, Mihal Gjiko dhe Anton Mazreku. Në këtë aktivitet u nderua për kontributin e dhënë si Drejtori i “Radio Tiranës” gjatë vitit 1979-89 edhe figura e Agim Paprokos, i cili nuk jeton më.
    Në këtë ditë jubilare u nderuan me respekt të thellë ata njerëz që patën fatin dhe nderin të jenë të parët të punojnë në “Radio Tiarana” të cilët janë Kaliopi Plasari, spikeria e parë zonja Nushi e cila krijoi traditën e leximit, ndërsa Vera Zhei, do të thoshte sërish përpara të pranishmëve “Ju flet Tirana, dëgjues të dashur mirmëngjes”.
    Përmes një vidioprojektori u fshaqën portretet e gazetarëve që kanë punuar ndër vite, ndërsa në një kënd të veçantë të gjithë emrat e mbi një mijë punonjësve që kanë punuar pranë saj. Aktiviteti u mbyll me një koncert nga Orkestra e Harqeve te këtij insititucioni.
    (a.r/news24/balkanweb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    28 Nëntor 1938: Themelohet Radio Tirana!

    Nga Besnik Dizdari

    Sot, në ditën e Pavarësisë, atë të 28 Nëntorit të vitit 2008, mbushen plot 70 vjet nga përurimi i Radio Tiranës, natyrisht e para në historinë e Shqipërisë. Siç kemi shkruar me kohë, mu më 1 shtator 1938, 30-vjeçari Anton Mazreku përmes zërit të tij asokohe të panjohur, mahniti shqiptarët duke iu dhënë për herë të parë në histori një ndeshje futbolli përmes Radios, çka e bënte Shqipërinë një nga vendet e para në Evropë për një transmetim radiofonik të drejtpërdrejtë! Atë ditë SK Tirana shkatërronte 7-0 skuadrën greke Iraklis të Kavallës, në Shallvaren e famshme të Tiranës dhe gazeta "Sporti Shqiptar" e kohës njoftonte se "Matchi u transmetua me radio nga ana e z. Anton Mazrekut dhe kjo asht e para herë që ngjet një gjë e tillë në vendin tonë".

    Ka qenë 10-vjetori i Mbretërisë Shqiptare që u përcoll me festime të mëdha dhe që merrte bujë me përurimin e Radio Tiranës, afërsisht dy muaj mbas provës përmes transmetimit radiofonik të ndeshjes së Sportklub Tiranës kundër Iraklis të Kavallës të Greqisë, të cilën Riza Lushta me shokë e kishin mposhtë në një 7-0 të papërmbajtshëm.

    Ai ishte një stacion që do të transmetonte në valë të shkurtra dhe të gjata dhe se ishte ndërtim i firmës “Ufficio Marconi” të Romës me fuqi 3 Kw dhe se kishte kushtuar 122.500 franga ari. Stacioni do të përfshinte tri valë të ndryshme: një valë në 40.066 metra, një tjetër në 30.04 dhe një tjetër 19.03.

    Por nuk duam as të përsërisim dhe as të zgjatemi. Në kërkimet tona gjetëm këto dy foto të jashtëzakonshme në këte frontespic të gazetës “Drita” të 30 nëntorit 1938, ku duken duke përshëndetur pranë njeri tjetrit para mikrofonave të parë radiofonikë në Shqipëri, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina. Ky fakt, këto foto të bëra të njohura për popullin shqiptar 48 orë mbas përurimit të Radio Tiranës, sot mbas 70 vjetëve përbëjnë për ne një lloj zbulimi, ndonëse ato aty kanë qenë. Mirëpo ahistoria i kishte varrosë kështu së bashku. Dhe të vjen tejet rëndë, kur pinjuej të Regjimit të rënë prej gati dy dekadash, shtrojnë pyetjen tashmâ “a duhet rishkruar historia?” Natyrisht për të nënkuptuar retorikën e mosrishkrimit të saj. Na duket fyese kjo pyetje për një vend i cili ende nuk e ka shkruar përsëmbari historinë e tij. Kësisoj, më parë na duhet ta shkruajmë historinë, e vetëm mandej ta rishkruajmë, nëse kjo do të ishte nevojshme, gjithnjë me kuptimin për të flakur tej rrénat që vazhdojnë t’i kemi nëpër këmbë, e që na ndalojnë të mbërrijmë tek e vërtet e pastër…

    Por le t’i kthehemi kronikës së 28 Nëntorit 1938.

    Në qendrën e sapongritur të Radiostacionit në Laprakë të Tiranës, atë ditë 28 Nëntori të 70 vjetëve më parë, çuditërisht ditë e një dielli pranveror, kishin ardhur autoritetet më të larta të vendit: Kostaq Kota, kryeministër e me radhë Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, Imzot Visarioni, përfaqësues të të gjitha prefekturave të Shqipërisë, i gjithë trupi diplomatik, dhe qindra qytetarë të Tiranës.

    Mbas pak mbërrin Mbreti Zogu I, i shoqëruar nga Mbretëresha Geraldina, dhe në çast ekzekutohet Himni Kombëtar. Ndërkaq, Mbretëresha merr një tufë me lule që ia dorëzon zonja e Drejtorit të Përgjithshëm të Postelegrafeve, Ing. Ndoc Naraçi, i cili mban këte fjalë të hapjes:




    “Nalt Madhni,

    Administrata e Postave, telegrafave dhe telefonave asht e lumtun që N.M. e Juej ka denjue me marrë përsipër inaugurimin e Stasionit Radiofonik të ri në këte ditë të bukur të përvjetorit të pamvarësisë së kombit t’onë. Ky gjest i N.M. S’Uej na tregon në një mënyrë të kjartë kujdesin e palodhshëm që i kushtoni përherë përparimit të vendit t’onë në shkencë dhe kulturë. Kjo vepër moderne e realizueme prej vullnetit të N.M.S’Uej na provon sheshazi se Shteti Shqiptar nën regjimin glorioz të N.M. S’Uej ka arritë nji shkallë zhvillimi si në pikëpamje teknike ashtu edhe kulturore, aq sa me muejt me përfitue nga çpikja e mrekullueshme e Radios. Ky stasion prej tre K.W. me valë të shkurtëra i ngrehun prej shpis Marconi me famë botnore, asht fjala e fundit e teknikës së sotëshme edhe përveç se do të jetë mjeti ynë ma i fortë propagande kombëtare, plotëson njiheri edhe dy nevojat e tjera të vendit t’onë, d.m.th. telefoninë tregëtare dhe telegrafën e shpejtë me gjithë shtetet e botës.”




    Mandej afrohet Mbreti Zog dhe prêt shiritin kuq e zi të përurimit të Radios. Ai i drejtohet kabinës së posaçme ku duket mikrofoni i parë i Radio Tiranës, pranë të cilit ndodhet drejtori i parë i paharrueshëm i Radio Tiranës, gazetari i madh Gjergj Bubani, i jati i gazetarit të mëpastajmë, kolegut tonë të shquar dhe gjithashtu të paharrueshëm, Dionis Bubani. Gjergj Bubani është zëri i parë që del në eter. Ai njofton dëgjuesit se Mbreti dhe Mbretëresha të pranishëm, do të përshëndesin përmes këtij mikrofoni drejtpërsëdrejti nga Radio Tirana e sapopëruruar. Dhe mandej fjala përshëndetëse e Mbretit Zog “me gjuhë të kulluet dhe za që ruen të gjitha shenjat e zgjedhmënis së shqiptimit t’onë”, siç bën këte përcaktim krejt origjinal shtypi i kohës, i dhënë germë për germë me drejtshkrimin e kohës, që natyrisht përmban gjithë stilin e publicistikës së 70 vjetëve më parë:




    “Të dashtun Shqiptarë,

    Në kët çast të lumtun që po festojm Përvjetorin e pamvarësisë s’Onë, ndjej një kënaqësi të veçantë që po mundem me ju drejtue urimet si dhe ndjesinat e përzemërta të Mijat dhe të kombit gjithë bijvet të racës Shqiptare mbrenda dhe jashtë, larg, tej kufivet t’Atdheut t’Onë.

    Tue inaugurue stacionin radio-fonik të Tiranës, e quej të tepërt me theksue randësinë që ky përmban për shvillimin kulturuer dhe për vëllaznimin e racës Shqipëtare.

    Në kët rast, dëshiroj me ju drejtue nji porosi, Si Kryetar Suprem i juej: “Ku do që të jini, shtrini dorën vllazënisht njani tjetrit, tue ju kushtue me nji vullnet të papremun punës e përparimit, se s’mjafton fitimi i pamvarësisë s’Atdheut, por, Na duhet me u përpjek pa prâ për vëllazënimin e gjithë Shqiptarëvet dhe për konsolidimin e lulzimin e lirisë.

    Me këto ndjenja, ju dërgoj shprehjet e dashunisë s’Ime të thellë”.




    Dhe menjëherë Mbretëresha Geraldina. siç shkruen shtypi: “duke i shqiptue me ambëlsi të gjitha thekset e gjuhës s’onë, tha tekstualisht”:




    Motra dhe vëllazën Shqiptarë,

    Përfitoj prej këtij rasti të bukur, edhe ju dërgoj me zemër të lumtun, përshëndetjet e Mija, gjithë Shqiptarëvet dhe Shqiptarkavet”.




    Vetëm kaq. Një ceremoni që ka zgjatë vetëm 15 minuta, nga ora 11.00 deri në orën 11.15 të 28 Nëntorit 1938, 70 vjet më parë, kur Shqipëria përuronte kështu, radion e saj, atë që ka mbetë më histori si Radio Tirana përmes së cilës është përshkuar gjithë historia dramatike e 70 vjetëve të këtij populli. Dhe është interesante, se tri orë më mbas, në orën 14.20 deri në 16.00, Radio Tirana transmetoi ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, atë Sportklub Tirana – Majstor S’Mora e Splitit 4-2, duke qenë kjo radikronika e dytë e futbollit në historinë e Shqipërisë mbas asaj të dy muajve më parë të ndeshjes me Iraklis të Kavallës.




    Edhe për ne vetëm kaq. Pa komente e shumë “ide” që sundojnë më tepër se ç’duhet gazetarinë e historinë tonë të sotme. Për fat, kemi harruar të përkujtojmë duke treguar…

    back | 27.11.2008

    gazeta tema

    ..


    -


    bukur..





    respekt krejt atyre qe e ben shqiperime me radio.. e me von me televizion..

Tema të Ngjashme

  1. Deshta të festoi vitin e ri…?!
    Nga GoLdeN në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 13-02-2009, 23:36
  2. Kisha e Shën Thomait në Farmington Hills, MI festoi 75 vjetorin
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 21:06
  3. Vlora feston 60 vjetorin e clirimit të saj
    Nga KoTeLja_VL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 20:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •