Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 95
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Fjale shqipe qe nuk jane ne gjuhen letrare.

    Per mendimen tim ka shum fjale qe i perdorim ne shpijat tona , por meqenese nuk jan ne gjuh letrare po shkojne drejt zhdukjes.

    Ne qofte se dini ndonje fjal shkrujeni dhe jepja kuptimin e saj, dhe zonen ku flitet (ne qofte se deshiron).

  2. #2
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Disa fjalė qė mu kujtuan pėr momentin nga krahina e Pėrmetit

    Pjergull = Hardhi - Pėmet
    Musėndėr = Vendi ku mbaheshin jorganėt nė shtėpitė tradicionale, tip dollapi e ndėrtuar brenda mureve tė trasha - Pėrmet (vendi im i preferuar ku fshihesha kur isha fėmijė)
    Gjėkafsh = Send, diēka - Pėrmet (kjo mė kujton gjyshin)
    Vatan = Shesh ndėrtimi - Pėrmet (Nė fjali do tė ishte: Filani ka blerė njė vatan pėr shtėpi)
    Gllanik = Oxhak - Pėrmet
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #3
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Gjdo fjale Shqype ashte letrare o karabushat e zallit te kirit, po c'ka jane kta marrina qi flitni.

  4. #4
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Gjdo fjale Shqype ashte letrare o karabushat e zallit te kirit, po c'ka jane kta marrina qi flitni.
    O Gjel Kokosh!
    Ēdo fjal Shqipe ėshtė fjalė letrare, por zotėria e ka fjalėn pėr zyrtare.
    Dhe unė solla disa fjalė qė po harrohen dhe nuk pėrdoren mė nė masė as nė tė folurėn e pėrditshme, por vetėm nga pleqtė e mbetur. Kur tė vdesin ata, do tė vdesin dhe kėto fjalė qė kanė ardhur nga shekujt.
    Si ide ėshtė fantastike pėr tė ripėrtėrirė gjuhėn e tė parėve. Por me sa duket ti nuk di ndonjė fjalė, kėshtu qė hap sytė dhe lexo
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pergezime per temen e cila ne varesi nga pasuria jone mund te grumbulloje nje thesar te cmuar nga leksiku yne i rralle dhe i harruar dita-dites deri ne zhdukjen pa kthim, marre parasysh fondin jashtzakonisht te varfer te konservimeve te shkrimeve te gjuhes shqipe nga shekujt e kaluar do te ishte nje humbje e madhe.

    Ajo qe eshte akoma me brengosese eshte dhe dukuria e humbjes se aftesive shprehese edhe te fjlaleve nga leksiku standard i mbijetuar; shprehje kuptimesh te cilat sot praktikisht i mungojne gjuhes sone shqipe pavaresisht faktit se fjalet qe bartin ate kuptim ekzistojne dhe jane ne perdorim te perditshem, por qe perdoren ne menyre te ngathte dhe ne kuptim te reduktuar aq shume sa qe tashme e kane humbur forcen dhe pasurine shprehese prej te ciles buron duke lene bosh nje game te rendesishme kuptimesh qe na nevojiten per komunikim.

    Nje nga fjalet tani me vie ndermend eshte shprehja "kall". Per fat shume te keq, kjo shprehje perpos qe ka humbur aftesine univezale te te shprehurit te asaj per cfare eshte menduar, dhe perpos reduktimit te saj kuptimor, ka pesuar cvendosje nga kuptimi origjinal, e cila tani shume pak apo aspak nuk ka lidhje me kuptimin e saj baze.

    Ne lidhje me fjalet qe ka kontribuar flory80 do te thoja edhe dy-tri fjale shtese
    Pjergull = Hardhi - Pėmet
    //Pjergulla perdoret ende ne disa vise dhe kryesisht pershkruan pemen e rrushit te varrur e jo hardhine, bile emri pjergull mund te jete ne fakt aneksi i shtepise nje si strehe e cila shtohet ne terase shpesh prane hyrjes kryesore dhe qe sherben me teper per hije, se sa e vet kurores se rrushit. Pra ka mundesi qe pjergull te kete qene quajtur konstrukcioni (shtrati) ku shtrihet kurora e gigjes se rrushit e cila me kohe u barazua me rrushin ose qe i nenkupton te dyja pernjeheresh.

    Musėndėr = Vendi ku mbaheshin jorganėt nė shtėpitė tradicionale, tip dollapi e ndėrtuar brenda mureve tė trasha - Pėrmet (vendi im i preferuar ku fshihesha kur isha fėmijė)
    //Kete shprehje nuk me ka rene ta degjoj por qe nga foma duhet te jete fjaleformim i gjuhes shqipe.

    Gjėkafsh = Send, diēka - Pėrmet (kjo mė kujton gjyshin)
    // E kam hasur ne letersi shpesh, nuk mendoj se ka rrezik te zhduket esthe konservim i mrekullueshem e dy shprehjeve te ndryshme me te njejtin kuptim ne nje fjale te vetme, sepse "gje" dhe "kafshe" eshte e njejta gje.

    Vatan = Shesh ndėrtimi - Pėrmet (Nė fjali do tė ishte: Filani ka blerė njė vatan pėr shtėpi)
    // Kjo fjale eshte e huaja - me saktesisht turke. Vatanit shqip i thuhet Truall ose Trolli.

    Gllanik = Oxhak - Pėrmet
    // kjo mund te jete poashtu nje fjhale e mocme shqipe e cila pershkruan -kujtoj une, nje oxhak te ngritur me rrasa guri te ngajshme me ato qe mbulojne catite ne disa qytete te vjetra te Shqiperise por sigurisht dy - tri here me te trasha se ato, prej ku edhe emrin gllanik. Por ky eshte rikonstruktim i imi krejtesisht imagjinar i mbeshtetur thjeshte ne nje emer tjeter qe mund te kete lidhje me te.
    Nje shprehje e rralle, e shkurte dhe e perdorur me teper ne veri eshte shprehja "ne" e cila vjen nga nje forme e shkurtuar e "nae" prej ku edhe zanorja specifike e "e-se" se shuar por pak me te zgjatur e cila tingllon si, ta zeme, ne fjalen: 'premtim' por me dyfishin e gjatesise se saj e cila mundohet ta kopenzoje "a-ne" e leshuar nga shqiptimi.

    Nga kjo fjale e shkurter rrjedh edhe emri i Bjeshkeve te Nęmuna, e cila na e reprodukon zanoren e dikurshme te rrenjes se saj origjinale, sepse ky emer ne disa raste shqiptohet edhe si Bjeshket e Namuna por qe me shpesh dhe ne menyre me standarde perdoret shqiptimi Bjeshket e Nemuna.

    Ketu njerezit ngaterrohen dhe kujtojne se rrenja e ketij emri eshte Nam (si te degjuara, me fame) ose Nem (si te mallkuara) por asnjera nuk eshte e sakte. Sado qe ajo e para jep sens me te pranueshem perkujtues, sidomos per lufterat e lavdishme qe kane zhvilluar banoret e tyre ne shekulin e kaluar.
    Por baza e fjales reziston ne formen , e cila ne fakt eshte emri origjinal i gjuhes shqipe i cili pershkruan tipin e "bjeshkeve dinarike". "Bjeshket e Neme" apo ne shumes "Nemuna" jane vetem ato bjeshke pjerrtesia e te cilave nuk arrine pothuaj kurre renie me te madhe se 30-35 shkalle. Pra jane bjeshke dinarike pa mprehtesi majesh, qe te japin pershtypjen se jane te fashituna (shafituna apo shafatuna, geg.) te fjetura apo per ta perdorur shprehejn burimore te saj: "te ndejura" qe eshte e njejta fjale. Sepse me ne jug kjo rrenje terheq me vete nje stop-bashktingllore mes t/d duke dhuruar shqiptimin "nde".
    Kur "sana" e majuar rishtas te kete qendruar nje jave, ajo maja fillestare shkon e tupitet, fashitet, dhe populli thote "qenka ne (nę) sana, i duhet shtuar edhe pak maje", e cila me ne jug sigurisht formulohet me shqiptimin "qenka ndejur sana". (Kuptohet ne rast se edhe atje quhet sanė). Ku gjejme burimin edhte te shprehjes "i/e nderė" ne forme te pak me te shmangur kuptimore...

    Pershendetje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Pjergull = Hardhi - Pėmet
    //Pjergulla perdoret ende ne disa vise dhe kryesisht pershkruan pemen e rrushit te varrur e jo hardhine, bile emri pjergull mund te jete ne fakt aneksi i shtepise nje si strehe e cila shtohet ne terase shpesh prane hyrjes kryesore dhe qe sherben me teper per hije, se sa e vet kurores se rrushit. Pra ka mundesi qe pjergull te kete qene quajtur konstrukcioni (shtrati) ku shtrihet kurora e gigjes se rrushit e cila me kohe u barazua me rrushin ose qe i nenkupton te dyja pernjeheresh.

    I lexoj gjithmonė me shumė vėmendje shkrimet e tua nė lidhje me Gjuhėn Shqipe, dhe jam i mrekulluar nga aftėsia juaj nė kėtė fushė.
    Unė do tė doja tė na tregoje krahinėn se ku pėrdoret fjala "Pjergull" sepse nė krahinėn e Pėrmetit dhe mė gjerė nė Jug tė Shqipėrisė Pjergull pėrdoret vetėm pėr rrushin i cili ėshtė i varur nė njė pemė Lis apo nė njė pemė Frashėri apo nė njė pemė ēfardo.
    Ndėrsa pėr shpjegimin qė i bėre ti pėr Pjergullėn qė pėrdoret si aneks apo pėrdoret pėr hije shpesh herė nė hyrje tė shtėpisė, nė krahinėn e Pėrmetit pėrdoret fjala "Shtratore" ose "Shtratorja e Rrushit"
    Tani duke folur pėr Pjergullėn mua mu kujtua njė fjalė tjetėr qė ka tė bėjė me Pjergullėn

    Hereke (theksi tek E-ja e dytė)
    Pėrdoret nė zonėn e Pėrmetit dhe mė gjerė. Shpjegimin e kėsaj fjale e kam pak tė vėshtirė por do mundohem me aq sa di.
    Hereke ėshtė njė pemė e thatė e prerė diku tjetėr dhe e ngulur pranė Pjergullės, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė varet nė tė dhe tė krijojė kurorė.
    Me fjalė tė tjera pėr ta mbajtur Pjergullėn lart, qė tė mos preki tokėn dhe tė dėmtoj frutin e Rrushit.
    Kush ka mė shumė informacion ėshtė i lutur ta plotėsoj
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin

    Kuptimi i emrave te gjerave qe rrijne ne lidhje te pandashme - shpesh mund te bartet ne objektin qe e shoqeron ate, prandaj berea feejtjen se edhe shtratorja diku mund te kete fituar pak nga emri pjergull.
    Perfaresisht "pjergull" perdoret ne gjithe kosoven, nuk e di perhapjen e fjales saktesisht por eshte perdorur tek te gjithe ata qe e kane kultivuar tradicionalisht.
    Ata qe e kane lene ata tradite mund edhe ta kene harruar.
    Ashtu pra, ai shtrati apo shtratorja zakoninsht eshte ndertuar nga njerezit me qef prane hyrjes se shtepise ose anash terases qellimisht per te bere hije dhe rrushi i llojit qe piqet vone, sa me vone ne vjeshte, qellimisht.
    Pjergullen nuk mund ta hane dhite sikur hardhine.
    Pjergull mund te jete fjaleformim i hershem me i komplikuar dhe si e tille fonologjikisht i transformuar dhe i stabilizuar ne formen qe u perhap qe moti. Por nje nder shprehjet qe formojne kuptimin e saje duhet te jete rrenja "jerge" - dicka qe varet.
    Hereke (theksi tek E-ja e dytė)
    Pėrdoret nė zonėn e Pėrmetit dhe mė gjerė. Shpjegimin e kėsaj fjale e kam pak tė vėshtirė por do mundohem me aq sa di.
    Hereke ėshtė njė pemė e thatė e prerė diku tjetėr dhe e ngulur pranė Pjergullės, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė varet nė tė dhe tė krijojė kurorė.
    Me fjalė tė tjera pėr ta mbajtur Pjergullėn lart, qė tė mos preki tokėn dhe tė dėmtoj frutin e Rrushit.
    Kush ka mė shumė informacion ėshtė i lutur ta plotėsoj
    Kete edhe mund ta kem degjuar por duke qene mjet pak me i improvizuar, ta kem harruar duke mos i dhene rendesi. Por nuk ka fjale pa rendesi gjuhesisht dhe ky eshte nje kontribut i shtuar sidomos me pershkrimin e plote kuptimor qe ia bere.
    Por qe edhe kjo mund ta kete bazen ne rrenjen [ : jer~].
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    tamėl - qumėsht (turp qė kan fut qumėsht nė vend tė tamėl).
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    tamėl - qumėsht (turp qė kan fut qumėsht nė vend tė tamėl).
    Qumeshtit te ne i thone Kumshte.
    Por kumsht/i; kumsht/a (mund te perdoret cilado gjini) ershte nenprodukt i qumshtit, ne fakt t'amlit; sepse rrenja e fjales eshte amel; Qe rrjedh nga rrenje jashtzakonisht e vjeter: am/ė!
    (po flas per kohet e bakrit te pare ndoshta dhe neolitike)...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    DRUDHE- therrime buke

    DURRJAS
    -shkermoq.grij...

    KOKALLE-kocka

    Keto m'u kujtuan per momentin
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Keto fjale qe permendni ju nuk jane fjale te gjuhes letrare,por krahinizma qe shumica nuk e kane prejardhjen as nga shqipja dhe jane perdorur nga te paret tane.Atehere nuk ka patur nje standart te gjuhes shqipe.Kjo eshte arsyeja dhe qe po humbasin per mendimin tim.

  12. #12
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Qumeshtit te ne i thone Kumshte.
    Me kete me kujtove dhe nje tjeter Baptist:

    KLUMUSHT-Qumesht
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  13. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga zulullandi Lexo Postimin
    DRUDHE- therrime buke

    DURRJAS
    -shkermoq.grij...

    KOKALLE-kocka

    Keto m'u kujtuan per momentin
    Do te beje mire te shenoje se ku perdoren, a jane paresore apo dytesore, dhe nese po cilat fjale dhene c'menyre perdoren si zevendesim i tyre ne lokalitetin gjegjes, sepse eshte shume me rendesi nese perdoret ta zeme edhe kocke edhe kokalle kur perdoret njera e kur tjetra mtf ne lidhje me cilin lloj te ashtit (sepse ne i themi asht dhe sh., eshtera)

    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Keto fjale qe permendni ju nuk jane fjale te gjuhes letrare,por krahinizma qe shumica nuk e kane prejardhjen as nga shqipja dhe jane perdorur nga te paret tane.Atehere nuk ka patur nje standart te gjuhes shqipe.Kjo eshte arsyeja dhe qe po humbasin per mendimin tim.
    Cka je tuj fole bre...
    (???)
    Citim Postuar mė parė nga zulullandi Lexo Postimin
    Me kete me kujtove dhe nje tjeter Baptist:

    KLUMUSHT-Qumesht
    Klumsht eshte e njejta fjale me kumsht-in dhe qumeshtin, por varianti me "KL" eshte perdorur me teper nga njerezit qe ishinm literar, (dinin shkrim dhe lexim). -Per shkak te alfabetit latin, e shkruanin me "CL" per ta shmangur (inhibuar) kalimin e fonit prej K ne Ē, gje qe nuk ndihmoi shume sepse ne jug kaloi me lehtesi ne Q per shkak te alfabetit tjeter...

    Sot Kumsht i thuhet te ndarjes nga qumeshti i zene djath, qe zinet me pak kos pastaj. I cili permban sasi te jashtzakonshme te acidit laktik, - pergjegjes per cendrueshmerine e gjate fizike te organizmit te njeriut, perdoret rregullisht nga gara maratonike nga sportistet ne staza te gjata deri 11-12 ore vrapim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 26-11-2008 mė 15:13
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #14
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    ..................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 26-11-2008 mė 15:59
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  15. #15
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Do te beje mire te shenoje se ku perdoren, a jane paresore apo dytesore, dhe nese po cilat fjale dhene c'menyre perdoren si zevendesim i tyre ne lokalitetin gjegjes, sepse eshte shume me rendesi nese perdoret ta zeme edhe kocke edhe kokalle kur perdoret njera e kur tjetra mtf ne lidhje me cilin lloj te ashtit (sepse ne i themi asht dhe sh., eshtera)
    Keto perdoren ne dialektin ēam,nuk jam i sigurt por besoj se eshte nr. shumes,
    megjithese perdoren te dyja format si kocke dhe kokalle,s'di te te them me shume.

    [QUOTE=Klumsht eshte e njejta fjale me kumsht-in dhe qumeshtin, por varianti me "KL" eshte perdorur me teper nga njerezit qe ishinm literar, (dinin shkrim dhe lexim). -Per shkak te alfabetit latin, e shkruanin me "CL" per ta shmangur (inhibuar) kalimin e fonit prej K ne Ē, gje qe nuk ndihmoi shume sepse ne jug kaloi me lehtesi ne Q per shkak te alfabetit tjeter...[/QUOTE]

    Mbase eshte keshtu si thua ti por ki parasysh qe keto forma jane shume te perdorshme ne kete zone si: KL,GL... psh GLUHE-gjuhe, GLURI-gjuri, KLAJ-qaj,
    personi nga i kam degjuar nuk ishte i shkolluar.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  16. #16
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Duke ndjekur postimet e mėsipėrme mu kujtu njė fjalė tjetėr:

    Hirrė - Pėrdoret pėr lėngun e pėrfituar pas kullimit tė djathit, ose pas kullimit tė gjizės dhe salcės sė kosit. Gjithashtu pėrdoret dhe pėr bulmetet nė pėrgjithėsi si qumėsht, kos, dhallė.
    Pėrdoret nė krahinėn e Pėrmetit dhe mė gjerė nė Jug!
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  17. #17
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga zulullandi Lexo Postimin
    Keto perdoren ne dialektin ēam,nuk jam i sigurt por besoj se eshte nr. shumes,
    megjithese perdoren te dyja format si kocke dhe kokalle,s'di te te them me shume.
    mendova se mos i kishe te njohura nga dialekti yt.

    Mbase eshte keshtu si thua ti por ki parasysh qe keto forma jane shume te perdorshme ne kete zone si: KL,GL... psh GLUHE-gjuhe, GLURI-gjuri, KLAJ-qaj,
    personi nga i kam degjuar nuk ishte i shkolluar.
    Po po jane te perdorura dhe mjaft te gjalla ende neper malesite e veriut te skajshem arberor sidomos ne anen perendimore.

    Ne gjuhe nuk ka 'ligje' me zbatueshmeri universale, nje numer i madh fjalesh me diftongjet KL dhe GL jane natyrale mbase pjesa dermuese por ekziston dhe nje numer i konsiderueshem i tyre ku ata jane te perfituar ndryshe njera mund te jete me parashtese funksionale si rasti me fjalen Klaj per kjaj dhe qaj dhe tjera per shkakun qe permenda siper. Te marrim shembullin me te ri, GLuri pas kalimit te zbutjes se L ne J me futjen e alfabetit atkual me automatizem u shnderrua ne "gjuri" sepse njerezit thjeshte i besojne shkrimit me shume dhe kur shohin shkronjen "gj" ashtu do ta lexojne dhe do ta "permiresojne" veten (gabimisht) edhe ne te folur, madje do te bejne presion tek te tjeret se nuk thuhet giuri por gjuri. Te njejten gje po e bejne analfabetet e gazetarise televizive ne mas-media, me fjalen e huazuar e cila kishte vite te tera qe ishte standardizuar ne menyre te drejte shqipe, por analfabetet qe hyne si gazetar ne media, nuk e kishin pare as lexuar kurre me pare se si perdoret ne gjuhen shqipe, prandaj p.sh.: prej fjales "destinime" qe eshte menyra e drejte, e shnderruan ate ne "destinacione" dhe pereseritja e shpeshte e saj ne media (se ata dijne me mire) mbrapeshtoi edhe gjuhen e atyre te cilet deri dje e perdornin ne menyre te drejte, e njejta shemti ngjau edhe me shprehjen "informate" qe e shemtuan si "informacion", e te mos permendim tjera...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  18. #18
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Baptist, dialekti eshte i imi megjithese nuk e perdor shpesh.
    Te falenderoj per pergjigjet dhe per kohen.
    Me pelqen puna qe beni bashke me diskutantet e tjere ne temat e gjuhes.
    Ju uroj gjithe te mirat.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  19. #19
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    MISTIĒ - Pjesa e mbetur nga kalliri i misrit pasi ėshtė zhveshur nga kokrrat - Pėrmet
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  20. #20
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    domate - molla tarta (Shkodėr)
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  2. Pastėrtia e gjuhės shqipe nė media
    Nga murik nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Konferencė ndėrkombėtare pėr shqipen standarde
    Nga Beqari002 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •