Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 292
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Question Debati mbi diten e clirimit, 28 apo 29 nentorin

    nga trepca net

    -----------------------


    29 apo 28? Pse jo 17?




    ---------------------------------------------------

    30 nėntor 2003 / TN

    Nga Genc POLLO*

    Nė romanin e tij „Rreth botės per 80 ditė“ francezi Zhyl Vern paraqet nė menyrė interesante kontrastin midis natyrės flegamtike e tė pėrmbajtur tė anglezėve dhe asaj sanguine-eruptive tė stėrnipėrve tė tyre tė lindur e rritur nė Botėn e Re. Kujtdo qė e ka lexuar kėtė roman aq popullor nė kohėn e adoleshencės time do t’i ketė mbetur nė kujtesė habia deri ne mospėlqim qė Fileas Fogu, gjatė turit tė tij tė famshėm rreth globit, vrojtoi nė njė qytet tė bregut perėndimor tė Amerikės: dy turma tė mėdha fansash politikė qė marshonin nėpėr qytet duke brohoritur tė egėrsuar e duke tundur pankarta e diku edhe kėpucė tė zbathura nga kėmbėt dhe qė falė pėrpjekjeve tė mundimshme tė policisė nuk binin nė kacafytje.

    Ishte prezantimi me nje garė pėr guvernatorin e shtetit; njė fushatė qė ishte shumė larg shijes sė vizitorit londinez dhe shumė e ndryshme nga tradita e debatit te sjellshėm tė vendit tė tij Komentet e Fogut pėr tė janė nga mė tė kripurat e gjithė romanit.

    Do tė isha shume kurioz tė dija, madje do tė jepja shumė tė mesoja se cdo tė shkruante romancieri freng, cilin „Fileas Fog „ do tė dergonte ai fiktivisht si vizitor nė Dheun e Shqipeve sikur tė ishte njohur me disputin rreth datės se clirimit tė Shqipėrisė nga Nazifashizmi. Qė njė disputė e tille, edhe ne sfondin e njė gare pėr njė ofiq te pushtetshėm si ai i guvernatorit tė njė shteti te SHBA, pėrbėn nje asortiment tė pėrsėritur nga panairi i kotėsive sė politikės shqiptare pėr kėtė do tė binte dakord cdo lexues i arsyeshėm me ose pa parti.

    Por nė kėtė shkrim nuk do tė doja tė mjaftohesha me njė konstatim tė pėrsėritur pėr produktet e panairit nė fjalė dhe as tė thellohesha nė arsyet pse politika jonė rrallėherė del nga rrethi vicioz i debatit tė rremė. Njė ese rreth Ditės sė Clirimit dhe festimit dinjitoz tė saj do tė ishte mė e vlefshme.

    Sė pari qė ta nisim nga tė mirat: duhet tė them se pėr fat tė mirė tė tėra autoritet e larta shtetėrore e tė gjitha forcat politike parlamentare ( pėrfshi edhe ato qė me apo pa tė drejtė jane akuzuar per kolaboracionizėm ) si dhe shoqatat e ndryshme tė veteranėve dhe tė ish tė pėrndjekurve politikė shprehin vlerėsim tė lartė pėr rezistencėn antifashiste e nderim per dėshmorėt e kėsaj lufte.

    Debati historiografik me jehonė politike pėr rolin e Konferencės sė Pezės, prapaskenat e asaj tė Mukjes, shkallėn e kolaboracionizmit tė disave apo natyrėn dhe motivet e kuislingėve shqiptarė nuk e cėnojnė kėtė konsensus tė vyer. Por pėrse ėshtė debati? Lidhur me pėrcaktimin e datės kur ushtari i fundit i Wehrmachtit gjerman ėshtė larguar nga Shqipėria, datė e cila u dashka tė jetė edhe Dita e Clirimit. Regjimi i Enver Hoxhės e kishte pėrcaktuar kėtė datė pa shumė diskutime mė 29 nentor 1944.

    Cdo vit kėtė ditė pėr 45 vjet u kremtua festa zyrtare mė e rendesishme e Shtetit; festė e cila qėllimshėm linte nė rang tė dytė Ditėn e Ngritjes sė Flamurit dhe Shpalljes sė Pavarėsisė qė festohej mė 28 nentor. Jepej qartazi kėshtu simptoma e parė e mentalitetit komunisto-revolucionar se historia fillon me ne.

    Nė vitin 1992 pushteti i Partisė Demokratike nė vijim tė pėrpjekjeve tė drejta e tė nevojshme tė cmontimit tė simbolikės sė rregjimit tė vjetėr pėrcaktonte si datė tė Clirimit 28 nėntorin. Ketij vendimi parlamentar I parapriu njė studim nga historianė tė njohur qė afirmonin se ushtari I fundit gjeman kishte kaluar kufirin mė 28 nėntor por Enver Hoxha pėr t’i pelqyer Beogradit e kishte spostuar mė 29 nėntor, datė e konferences se AVNOJ-it qė u shpall ditė e themelimit tė Jugosllavisė titiste dhe festė kryesore zyrtare e saj.

    Partia Socialiste e kthyer me dufmė ne pushtet verėn e vitit 1997, nė perpjekjet e saj restauruese nuk guxoi tė shkonte aq larg sa Enver Hoxha pėr ta shpallur Ditėn e Clirimit si festė kryesore tė shtetit por sidoqoftė e spostoi pėrseri aty ku e kish pėrcaktuar Enveri, pra mė 29 nentor. Edhe kėsaj rradhe nuk munguan historianė tė tjerė qe rikonfirmonin saktėsine e datės 29 nėntor.

    Qysh atėhere shqiptarėt shohin nė ekrane se si kjo datė festohet nė ditė tė ndryshme por tė njėpasnjeshme duke dhėnė modelin e njė dasie te panevojshme pasi divergjencat politike normale ne pluralizėm janė pėr ceshtje aktuale dhe shprehen ne parlament por gjithėsesi ato nuk I cenojnė ceremonitė solemne.

    Por tė kthehemi tek debati pėr datėn 28 apo 29 nėntor. Autori i ketyre radhėvė i pėrket nga formimi zejes se historianėve, tė atyre tė gjalleve qe marin pėrsiper tė shkruajne bėmat e tė vdekurve. Si iI tillė me gjithė modestinė e duhur dhe respektin pėr kolegėt mė tė moshuar e tė profilizuar qė janė shprehur pėr njė nga kėto data, dua tė them se eshte ahistorike dhe joshkencore tė pėrpiqesh te verifikosh nė se te fundit fare ishin tre gjermanė nė tricikėl qė u panė tė martėn nė Koplik apo njė autoblindė me gjashtė syresh qė u vu re tė mėrkurėn nė Bajzė.

    Pėr mė tepėr qė tėrheqja e njė ushtrie nė disfatė nuk ėshtė kurrė e rregullt si njė paradė trupash ne bulevard pėr tė cilėn mund tė thuhet me siguri e saktėsi se fillon tė djelėn nė orėn 12.00. Sa do dokumenta tė sjellesh ėshtė e veshtirė tė determinosh nje fakt tė tille. Para dy vjetėsh, valėn e ketij debati qe kaplon vendin cdo vjeshtė tė tretė, u publikua nje dokument i cili shėnonte 4 dhjetorin si ditė e tėrheqjes finale tė gjermanėve.

    Po sikur nė tė ardhmen tė zbulohet se njė skuadėr postblloku e mbetur prapa korpusit tė saj ėshtė larguar nga Kukėsi drejt Prizrenit mė 7 dhjetor. A do ta quanim kėtė datė tė vlefshme pėr festė kombėtare? Apo do tė dėgjonim argumentimin se juridikisht nė atė kohė kufiri i Shqipėrisė nuk ndodhej nė Morinė por diku nė veri tė Mitrovicės duke dhėnė kėshtu njė shembull tė mirė se si akademikisht mund tė mbytesh nė njė pikė ujė.

    Edhe vende si Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, apo edhe Franca qė ka njė kufi lumor tė qartė me Gjermaninė nuk i janė futur sprovės sė gjetjes sė datės sė largimit tė tė fundmit ushtar pushtues, pasi e kanė patur tė qartė se kjo ėshtė si tė kėrkosh gjilpėrėn nė kashtė. Vendet aleate njohėn si ditė tė fitores sė tyre 9 majin kur kapitulluan njėsitė e fundit rezistuese tė Wehrmacht-it. Ndėrsa vendet qė vuajtėn pushtimin si ditė simbol kane pėrzgjedhur atė tė clirimit tė kryeqytetit tė tyre. Pse tė mos jetė ky njė shembull i mirė pėr t“u ndjekur edhe nga ne?

    Data 17 nėntor e clirimit tė Tiranės ėshtė jo vetėm e pakontestuar nga askush, por ku e ku historikisht mė e rėndėsishme sesa clirimi i fshatit Hot qė praktikisht shėnon 28 apo 29 nėntori. Askush ndėr ata qė me pasion mbron njėrėn apo tjetrėn datė tė fundnėntorit nuk do tė mbetej i fyer apo lėnduar nga njė ditė e tillė dhe simbolika e saj. Dhe publikut do t“i bėhej njė shėrbim i mirė pasi do t“i kursehej njė pseudotemė dhe njė ushtrim politik shterpė.

    Ndėrsa objektit tė pėrkujtimit – Luftės Nacionalclirimtare dhe tė rėnėve tė saj – do t“i bėhej njė nderim mė i madh duke i dhėnė ceremonisė sė tyre njė hije dinjitoze. Por sinqerisht nuk shoh sesi njė propozim i tillė i inicuar nga njė forcė politike do tė mirėpritej nga tjetra. Druaj se jo vetėm qė PD e PS do tė kundėrshtonin (pa argumenta) njėra tjetrėn, por edhe sikur inisiativėn ta merrte PDR, nė opozitė me PS por e „paangazhuar“ me PD, jam pothuajse i sigurt se paragjykimet politike do tė mbysnin arsyen e shėndoshė.

    Besoj se do tė ishte roli par exellence i Presidentit tė Republikės si figurė mbi palėt dhe titullar i ceremonive solemne shtetėrore, lancimi dhe konkludimi i suksesshėm i njė inisiative tė tillė. Veprimi i tij nė njė kohė e mėnyrė qė e gjykon tė pėrshtatshme do tė ishte njė kontribut qė atij i takon tė japė. Duke vendosur kėshtu edhe njė precedent tjetėr pozitiv.

    ----------------------

    Botuar nė gazetėn Panorama, 30 nėntor 2003
    *Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokrate tė Re
    gpollo@sanx.net

    ------------------------------------










    Nard ndokes e nepermjet atij Genc pollos..

    zotni Genc

    Ti ke te drejte por me e rendesishmja qe duhej te kishte bere PD me ty ne Krye e me Tritanin e Meksin e kompani..se ju ishit ne fakt ne krye e Sala si Selim Myrtja i kishit len celsat e Kashtes..do kishte qene qe ato resurse qofte te pakta qe i kishte Shteti ne Kohen tuaj ti kishit perdorur per rehabilitimin e familjeve te shkaterruara te atyre personaliteteve te luftes anti-fashiste te cilet i poshteroi 45 vjet Enver Ramizi.

    Asnji kujdes nuk treguat si QEVERI DEMOKRATIKE..per veteranet e luftes por i late atje ne vend internimet enveriste ku u kish mbetur ndonji barrake e nuk i kthyet me dinjitet ne TIRANE ku e kishin vendin..

    Sa mire per te blere vetura luksoze te reja ju dhe Leks Meksi i gjetet parate e Dollaret megjithse kishit nja 120 vetura te mirmbajtura te Bllokmeneve dhe te parkut te delegacioneve..

    Sa mire i dhate Shanc Koc Kokdhimave e Cac Angjeleve e Marsel Skendove e Gaz Demave e Lefter Kokve e sorrolopit te tyre te behen Biznesmena e miliardera nen hundet tuaja e duke ju a ledhatuar juve mullaqet ... e per qindra pleq veterane e mijra e mijra te burgosur politike te majt a te djathte ju nuk gjetet asnji kacidhe per tju a lehtesuar vuajtjet..

    Juve si PPSH u muarret me simbole e jo me ate qe eshte kryesore..tu jepnit Buke atyre te mjereve dhe SHPIJA..

    KURT KOLEs i dhate 5 shtepi e ai ju a futi pastaj me zan Caushin e Drito Agollat e sorollop..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 01-12-2003 mė 06:50

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Mosha
    33
    Postime
    360

    Post 28-29 nentori (Pavarsia e Shqiperise)

    Pershendetje forumista !


    28-29 nentori , dita e pavarsise se Shqiperise po afron dhe besoj se te gjith shqiptaret vecanerisht ata qe momentalisht jan emigrante do ta festojne ( e them kete sepse shqiptaret qe jan larg Shqiperise e ndjejn me shum mungesen e saj) .
    Ne shqiptaret ketu ne Rumani e festuam sot me date 26 sepse ne dat 28-29 ishin votimet . U mblodhem te gjithe ne ambasaden Shqiptare dhe ja kaluam shum mir te gjithe. Na thoni si e keni menduar ta festoni kete feste dhe ejani te diskutojm se bashku rreth kesaj feste !


    Ju Faleminderit !

    &

    Urime Shqiperise Dhe Shqiptareve Kudo Qe Jane !


    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  3. #3
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Mosha
    37
    Postime
    1,043
    edhe une bashkohem me kete urim meqe nuk paska shume postime vetem lexime...

    mos keni turp hajde gezuar te gjitheve kudo qe jeni..........

    me respekt Elmajico...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Dilema për Ditën e Çlirimit, 28 apo 29 nëntor

    Jam dakort me PD-ne dhe nuk kam pare te pakten ne Itali qe nese bie festa dite e diel apo e shtune do bej pushim te henen kjo eshte injorance
    e pa kufishme dhe kush e ka bere kete ligj ka menduar vetem per vete qe te punoj sa me pak.

    dihet qe me diten e clirimit jane bere spekullime le te bejne nje referendum dhe te mos luajne me si macja me miun .

    dardajan



    dita e clirimit
    ndryshimi

    Njė projektvendim i qeverisė pritet tė shfuqizojė vendimin e socialistėve pėr festėn kombėtare, 29 Nėntor


    PD: Festa e Ēlirimit mė 28 Nėntor

    Administrata, mė pak pushime se nė qeverisjen e mėparshme


    Bledar Hoti
    Qeveria e Partisė Demokratike do tė shfuqizojė edhe njė herė datėn 29 Nėntor, e shpallur nga socialistėt si festa zyrtare pėr ēlirimin e Shqipėrisė.

    Burime zyrtare pranė qeverisė kanė bėrė tė ditur dje pėr gazetėn “Panorama” se njė vendim pėr ndryshimin e ditėve tė pushimeve pėr festa tė administratės shtetėrore do tė prekė edhe festėn e ēlirimit, 29 Nėntorin. Njė projektligj i hartuar nga ana e zv.kryeministrit, Ilir Rusmajli, ėshtė bėrė gati dhe pritet t’i paraqitet sė shpejti nė mbledhjet mė tė afėrta qeverisė. Partia Demokratike do tė heqė datėn 29 dhe do tė shpallė 28 Nėntorin si njė festė zyrtare, e cila, pėrveē shpalljes sė pavarėsisė do tė njihet edhe si datė pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Sa herė qė do tė ndėrrohet pushteti nė Shqipėri, nė mes demokratėve dhe socialistėve do tė ketė debate nė lidhje me datėn e ēlirimit tė vendit. Ndryshimin ligjor qė do ta ndėrmarrė tani PD-ja, do tė paraqitet pėr votim edhe nė Kuvendin e Shqipėrisė. Njė iniciativė e tillė pritet tė shkaktojė padyshim debate mes pozitės dhe opozitės.

    Ndryshimi
    PD-ja nė marrjen e pushtetit gjatė vitit 1992, pėr herė tė parė ndėrmori njė iniciativė tė tillė duke mos njohur 29 Nėntorin si festė tė ēlirimit kombėtar tė Shqipėrisė nga kushtetuesit nazi-fashist, por 28 Nėntorin e vitit 1944. Njė ndryshim ligjor, demokratėt, atėherė si shumicė parlamentare e qeverisėse, e lidhnin me faktin se ish-diktatori Hoxha e bėri ditėn e ēlirimit nė tė njėjtėn datė kur u ēlirua edhe ish-Jugosllavia. Pėr realizimin e kėtij ndryshimi, nė vitin 1993, me porosi tė presidentit atėhershėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha, u ngrit njė komision i posaēėm historianėsh, i cili vėrtetoi se vendi ėshtė ēliruar mė datė 28 Nėntor. Por, pas largimit nga pushteti tė demokratėve dhe ardhjes nė pushtet tė socialistėve, nė vitin 1998 u realizua ndryshimi, duke e kthyer datėn 29 Nėntor si ditėn kur u ēlirua Shqipėria. Pėr kėtė ndryshim votoi Kuvendi i atėhershėm, qė e cilėsoi si njė vendim tė rėndėsishėm dhe ndreqje tė padrejtėsisė sė bėrė nga ana e PD-sė. Dita e festės sė ēlirimit tė vendit ka shėrbyer pėrherė si njė mollė sherri mes PD-sė dhe PS-sė, madje kjo festė kombėtare ėshtė festuar veēmas nga kėto parti politike. Berisha, edhe nė kohėn kur ishte nė opozitė ka festuar vetėm 28 Nėntorin si festė tė pavarėsisė dhe tė ēlirimit tė vendit. Tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe ato bashki dhe komuna qė janė drejtuar nga demokratėt. Rasti mė tipik ėshtė Shkodra, qė njihet dhe si qyteti i fundit qė u ēlirua nga partizanėt. Bashkia e Shkodrės, e drejtuar pėrherė nga PD-ja, ka festuar gjithmonė datėn 28 nėntor si festė tė ēlirimit tė vendit dhe tė kėtij qyteti. Njė gjė e tillė, edhe kur pushtetin qendror e kishte PS-ja.

    Shkurtimi i pushimeve
    Ndėrkohė qeveria aktuale e PD-sė ka ndėrmend qė tė shkurtojė edhe ditėt e pushimit. Nė kėtė nismė ligjore, e cila argumentohet nga ana e PD-sė si “qeverisje mė tė mirė” parashikohet ulja e pushimeve nga ana e punonjėsve tė administratės sė lartė. Nė bazė tė pėrllogaritjeve gjatė njė viti, punonjėsit e administratės marrin 120 ditė pushim. Nga 365 ditė tė vitit, 1/3 e tyre ėshtė pushim i administratės. Nė kėtė projekt, nėse ditėt e pushimit bien tė shtunėn ose tė dielėn, sipas kalendarit, atėherė nuk do tė bėhet dita e hėnė pushim nga ana e administratės, por do tė jetė njė ditė e zakonshme pune. Aktualisht, nė bazė tė ligjit, nėse dita e shpallur si festė i binte pushim zyrtar, e shtunė ose e diel, dita pasardhėse duhej tė jetė pushim pėr administratėn. Njė ndėrhyrje e tillė do tė sillte shkurtimin e 10-20 ditėve pushim nga ana e punonjėsve tė administratės. Gjithashtu, nuk ėshtė vendosur akoma nėse do tė ketė pushim pėr administratėn mė 14 Shkurt nė festėn e Shėn Valentinit, si dhe pėr 7 dhe 8 Mars, pėrkatėsisht festėn e mėsuesit dhe tė nėnės. Burime pranė kryeministrisė kanė theksuar se “qeveria nuk do tė prekė vetėm festat e katėr besimeve fetare”.



    Socialistėt: Do tė reagojmė ashpėr nė Kuvend. Berisha njeh vetėm dėshtime

    PS: Mos guxoni tė ndryshoni “Ēlirimin”
    Ruēi: Do ta kundėrshtojmė me gjithė forcėn politike nė Kuvend

    Socialistėt do tė kundėrshtojnė me forcė vendimin e qeverisė sė djathtė pėr ndryshimin e datės sė ēlirimit, nga 29 Nėntor qė ėshtė aktualisht, nė 28 Nėntor. Ish-sekretari i pėrgjithshėm socialist, Gramoz Ruēi, ka deklaruar dje pėr “Panorama” se, nėse do tė ketė njė vendim zyrtar tė PD-sė pėr tė ndryshuar datėn e ēlirimit, atėherė grupi parlamentar i PS-sė do tė bėjė tė gjitha lėvizjet politike pėr ta kundėrshtuar kėtė vendim. ”Pa diskutim qė grupi parlamentar i PS-sė do ta kundėrshtojnė kėtė vendim me tė gjithė forcėn e vet politike, nėse kjo ēėshtje do tė bėhet pjesė e diskutimit nė Parlament”, tha dje Ruēi. Vendimin e pritshėm tė qeverisė sė PD-sė pėr kthimin e datės sė ēlirimit mė datė 28 Nėntor, Ruēi e ka vlerėsuar si njė fakt mė shumė tė shenjave tė dėshtimit tė kėsaj qeverisjeje. Ruēi tha se nėse PD-ja do tė zyrtarizojė njė vendim tė tillė, atėherė kjo do tė sjellė nė vėmendjen e shqiptarėve, sipas tij, filozofinė e dėshtuar tė qeverisjes sė PD-sė sė viteve ‘97. “Nė qoftė se qeverisja e PD-sė do tė bėjė edhe kėtė gjė, pra tė marrė vendim zyrtar qė tė ndryshojė datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, do tė jetė njė fakt mė shumė pėr ta besuar tė gjithė shqiptarėt, qė PD–ja dhe kreu i qeverisė sė saj, Sali Berisha, nuk dinė asnjė mėnyrė tjetėr qeverisjeje, pėrveēse atė tė dėshtimit. Nėse kjo do tė ndodhė, do tė rikthejė nė vėmendje filozofinė e dėshtuar tė qeverisjes sė PD-sė sė viteve 1992-1997”, tha dje Ruēi. Sapo erdhėn nė pushtet nė vitin 1997 nėpėrmjet njė vendimi tė veēantė, socialistėt zyrtarizuan datėn 29 Nėntor si ditėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, e cila ishte kthyer nga qeverisja e deriatėhershme e PD-sė nė datėn 28 Nėntor. Vendimi qė pritet tė zyrtarizohet nga qeveria e PD-sė pėr tė rikthyer datėn 29, si datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, pritet tė jetė njė pretekst i ri pėr njė betejė tė ashpėr politike midis kėtyre dy partive nė Parlament. l.p



    Projekti per festat

    Qeveria do tė heqė datėn 29 Nėntor si festė zyrtare, dita e ēlirimit do tė jetė 28 Nėntori
    Nuk do tė preken festat e zyrtare tė 4 besimeve fetare qė njihen zyrtarisht nė vend, mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashinj.
    Nėse festa kombėtare bie ditė e diel, atėherė administrata nuk do tė bėjė pushim nė ditėn pasardhėse, ditėn e hėnė.
    Pritet tė rishikohen tė gjitha festat e tjera tė shpallura me vendim tė Parlamentit.

    © 2003 Gazeta Panorama

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Mosha
    38
    Postime
    1,471
    ca lesh 29 nentori, feste e krijuar nga komunistet. Gjoja partizanet cliruan shqipren nga gjermanet pfff lol. Gjermanet iken vet se po ju hynte rusi me amerikanin nga te dyja anet.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Mosha
    39
    Postime
    1,451
    lol pse na i prish endrrat re dreq rrofshin partizanet qe rrishin ne mal nderkohe qe lufta behej ne qytet

    Une them 28 ...

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Si eshte ajo poema qe kemi mesuar ne lexim.

    Ne 28 nentore ne kembe u ngrit Shqiperia
    Dhe Ismail Qemali me gjithe shoket e tia
    I tha popullit me goje
    -Eshte e juaj Shqiperia

    Nga kjo e di 28, c'ne me 29-ten keta?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e THE_BOSS
    Anėtarėsuar
    29-03-2005
    Postime
    5
    E dini ju si zgjidhet kjo pune......
    .... te marin nje peselekshe e ta hedhin po ra koke eshte 28 po ra pile eshte 29
    pune e marume....
    ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    do bej namin kish thene rucua ne parlament po na e preku berisha 29-ten..
    se sa e duan rucot e PPSH-se 29 nentorin.. e dime tashma..
    ne qarkoren e fundit qe i dha ramizi, shef Rucit, ministrit te brendeshem te asaj kohe.. ne vitet 88-90, ishte nje liste me "armiq" qe duheshin mbajtur zap nga sigurim-partia e asaj kohe qe te mos levrinin nga biruc-burg-internimet e te rrezikonin pushtetin qelbanik te vendosur me aq "sakrifica" nga dull ramizet.
    ne ate liste qe u botua ne shtypin pluralist me vone shumica ishin pikerisht ish luftetaret me te shquar te luftes antifashiste.
    dhe ruci me zylyf ramizat e tije e kreu detyren.
    i la deri ne oret e fundit ne biruc-bulqiz-spac-belsh-cerrik-gradisht- mocal-kanal-plevice- internime ata te gjore.
    ata luftetaret antifashiste qe mbeten gjalle nga epoka despotike dull-ramiziane-ruco zylyftar-jane...muarrem fryme lirisht vec mbas 92-shit qe solli Azemi me shoket.

    keshtu eshte puna e "respektit" per 29 nentorin qe kane mafiozet Ps-iste, ose me mir me thane .. kelyshet me te qelbur te PPSH-se..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    ... apo t'thuash se kane bere noj lufte keta ja ben hallall. me shume jane marre duke luftu njeri-tjetrin me nda copen e tortes mas lufte..
    per mua duhet fillu historia duke verifikuar ato 28 mije deshmoret se nga sa di une nga persona qe jane marre me keto pune nuk dalin as 5 mije te vrare..
    per mua me mire 28 nentori le te jete per te dy festat..

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    29 le te jete. por edhe 28 te festohet.

  12. #12
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    mua me vjen keq qe lexoj nga keto mesazhe. Kuptoj qe memoria e shqiptareve eshte e shkurter, perndryshe rikthimi ne pushtet i berishes nuk do te kishte justifikim tjeter, por ti leme menjeane idete politike dhe te mos hedhim baòlte mbi historin e popullit shqiptar dhe mbi ata qe rrezikuan jeten qofshin ata edhe pak ne numer, por nuk mund te mohojme, te tallemi me jeten e tyre...une nuk mund te qesh kur mendoj qe dy gjysher te mi u kthyen nga studimet nga jashte per te liuftuar duke i dhene keshtu nje shkelm gjithe te ardhmes se tyre...sfidoj kedo nga ata qe tallen me partizanet ne do ta bente nje gje te tille...kur shoh tim gjysh ashtu tani te kerrusur ne moshe te thyer ndersa cdo dimer gishterinjte i fryhen dhe i nxjerrin gjak, po gjak, per shkak te nje semundjeje te marre maleve nuk mund te mos ndihem i indinjuar per cka sapo lexova...natyrisht historia ka treguar qe zakonisht arta qe jane me te intersuarit te fshehin faktet historike jane ata qe nuk kane marre pjese ne to...shpresoj qe kjo mos jete e vertete per shkruesit e meparshem, por qe kane kontribuar edhe gjysherit e tyre ne fitoren e lirise se popullit shqiptar...persa i perket dates 28 o 29 kush ka luftuar thote 29, pse mos te degjojme ata, nga e dine me mire keta ploitikanet e sotem kur nuk ishin as ne bark te nenes, apo historianet e sotem qe jane te gatshem te ndryshojne cdo fakt historik per nje dreke ne nje restorant jo domosdoshmerisht luksoz...i gjithe debati vjen se edhe ish-jugosllavia eshte cliruar me date 29 nentor, por mos harrojme qe eshte cliruar me 1945 e jo 1944 si ne, keshtu ne se deshte dikush qe ka imituar ata me siguri nuk jemi ne ....Rrofshin perjete shqiperia e lire dhe deshmoret e saj

  13. #13
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Te jete 29, qe te kemi edhe nje dite me shume pushim...

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Eh populli pa drita keta me ket pune akoma. Jane bere dheputetet historiane. Po te ishin makar ku do kishim qene, por jane nje tufe banditash dreqin e morri.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    ne fakt PD nuk duhej te krruhej tani me punen e 28 29 -tes..
    ka halle tjera populli..
    natyrisht veteranet enveriste jan kaluar..
    bijo bijzat e nipo mbesat e tyre u denden ne miliarda euro dollare ne kto vitet nano edviniste.. dhe ata nuk mbeten keq nga keto krizat qe kalon vendi..
    ata tmerrohen nga 3 korriku..
    3 korriku eshte e kunderta e 29 nentorit..
    29 nentori solli diktaturen gjakatare.. solli mathauzenat ne shqiperine e enverit kur europa po i kthente ne muzeume..
    29 nentori solli pushkatimin e mijra njerzve mes te cileve dhe te ajkes se luftes nacional clirimtare..
    mjafton vetem te thuhet nje fakt..qe shumica derrmuese e komandanteve e komisareve te cetave te para partizane.. kuadrove kryesore te batalioneve e brigadave partizane.. eproreve me te rendesishem te divizioneve e korparmatave partizane u zhduken ne menyren me genocidale ..jo nga plumbi italo -jermanit.. fashisto-nazist.. por nga plenumet e KQ te PPSh-se.. nga konferencat e partise e nga te ashtu quajturat "shpartallime te grupeve armiqesore"..

    veteranet e mbetur enveriste qe i vene mbrapa enverit te ri e ramizit te ri.. edvin majko blusho klosave.. jane pikerisht ato falangat qe nderseu enveri ne kongres plenumet e ne ato direktivat sekrete qe si xhelate te eger tu suleshin heronjve te luftes .. luftetareve idealiste e ti zhdukin me fis e fare.. ne Spac bulqiza e ne Belsh Cerma e qaf bar torrovicat.. e pafund.. jan ata qe me zellin hasnedarian.. e ramizjan e ruco zylyftarian.. ja grine mishin me pinca e me hekur te skuqur neper biruca gjithe atyre qe aspiruan per nje shqiperi demokratike popullore e progresive..
    ata i tmerron 3 korriku.. sikurse i tmerroi 92-shi.. sepse kriminelet kan frike..
    ata jan makbethe qe sflejne nga pesha e krimeve dhe i tremben demokracise..
    si lakuriqi drites..
    ata jan funderrinat qe spaten burrerine te tregojne pendesen.. per mijra e mijra krime qe kan kryer me urdher te ramiz enverit ne 50 vite gjakatare..

    Saliu duhet ti lejoje te shkojne ta nderojne komandantin e tyre e ta festojne 29-ten e tyre .. qe ti shohim kush jane .. qe populli ti shohe kanibalet qe bene 50 vjetshin gjakatar polpotisto enveristo stalinist..


    ..

  16. #16
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Prap 28 - 29 Nentori !!!

    Zgjidhje e kesaj do te ishte nje referendum popullor qe t'i vinte vulen. Secila pale e historianeve te mbronte idene e saj dhe t'i mbushte mendjen popullit se ne cilen date iku hitleriani fundit nga Shqipria. Por une do te mendoja qe mes ketyre dy datave te futet dhe data 17 Nentor, data e çlirimit te Tiranes (te pakten kete date njoh deri me sot dhe nuk eshte kundershtuar nga asnje pale) Kryeqytetit te Shqiprise. Nje vend nuk quhet akoma i pushtuar pa rene Kryeqyteti, dhe mendoj se duhet te quhet te pakten i papushtuar kur Kryeqyteti eshte i lire.
    Une do t'i meshoja me shume mendimit te 28 Nentorit pasi ne kete date hyri ne Tirane qeveria e Enver Hoxhes dhe perkon me Festen Kombtare te Pavarsise. Pra data 28 Nentor per mua eshte me idealja.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    pse cka 17 e 28 - ta me shum se 29-ta..mo kutho..me s para..
    Ne 9 maj festohet renja e fashizmit ne europe.. por LIRi perjetoi vec Perendimi mbas kesaj date..sepse lindja me gjith gjysmen gjermane e bashk me ne.. u zhyt ne nje fashizem tjater me nje ndryshim..se fyhrerin e kish gjeorgjian e jo gjerman..

    ku ka fest clirimi shqiperia mor cun..

    nga kush u clirua?

    nga fukaralleku?
    nga izolimi?
    nga biruc -internim-pushkatimi?
    cfar hoqi ..cfar largoi.. nga cfar e shpetoi popoillin shqipotar 17 -ta apo 28 e 29-ta?
    ai eksodi vaporro ambasado mal gramozo gomono otrantas vdekje prures andej e ka origjinen..nga 17 28 29-at e partis punes..

    ka nje shprese.. qe ndoshta ndoshta.. ne se EU dhe CIAj eja.. nuk i ndezin driten jeshile falangave te gjeneral edvinit.. (sikurse ja ndezen gjinush ruco dokle ceko mejdanve ne 97-en e parė..) per nje 97 te pergjakshme te dyte qe ai po e udheheq mjeshterisht.. qe 3 Korriku te behet.. FESTA E VERTETE e Shqiperise..

  18. #18
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ne 9 Maj festohet ndarja e botes ne dy kampe i nderum Brar. Secili e feston per qejf te vet. Po Ne ça hajri i pame kampeve. Asnjonit nuk i kerciste per Ne. Biles, kam pershtypjen qe edhe sot nuk i kercet per Ne.

    Mjaft kopjuam ça bejne te tjeret. Le t'a zgjedhim nje dite vete. Referendumi e nda kete pune nje here e mire. Po Ti bej diçka. Bej nje leter dhe dergoje per daten 3 Korrik. Ndoshta ta marrin parasysh.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  19. #19
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    32
    Postime
    1,770

    Debati mbi Ditėn e Ēlirimit

    U bėnė 15 vite qė mbahet gjallė grindja midis njerėzve nėse dita e festės sė ē/lirimit do jetė 28 apo 29 Nėndori. Pėrēarja e grindja shtrihet qė nga dy shqiptarė tė kudondodhur nė botė qė diskutojnė pėr kėtė “datė” e deri tek majat politike tė shtetit zyrtar shqiptar. Vetėm fakti qė kjo festė qeveritare (Jo kombėtare, Jo e pėrbashkėt, Jo e tė gjithėve) sjell vetėm perēarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerėzor, nėnkupton qė ajo “datė” s’duhet tė festohet. Mė poshtė do shtjellohen arėsye tė tjera pse nuk duhet tė ketė njė festė tillė.

    Ē'do tė thotė nacional-ēlirimtare? Domethėnė kombi shqiptar i liruar rrėnjėsisht nga pushtuesit (d.m.th. i ēliruar). Por kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura e Shirokės nė Shkodėr?! Duket se rolet e "aktorėve” politikanė janė ndarė si mė poshtė: “ato qė quhen mė tė majtė” thonė qė nazistėt e kaluan urėn mė 29 Nėntor 1944 nė 00:15 tė natės/mėngjez; “ato qė quhen tė majtė” thonė qė e kaluan urėn mė 28 Nėntor 1944 nė 11:45 natėn! Kush kaloi urėn dhe kush pa kushėt?! Dokumentat e dorėzuara nga gjermanėt nė Ministrinė Mbrojtjes sė Shqipėrisė zyrtare tregojnė se forcat naziste ishin aty edhe mė tej se 29 Nėndori dhe kur ikėn nė Dhjetor ikėn sipas planit tė tyre.

    Po ashtu nevojitet tė hidhet vėshtrimi edhe nė vendet e tjera tė planetit Tokė qė u pėrfshinė nė Luftėn e II Botėrore (jo luftėn kombėtare-ēlirimtare siē propagandohet akoma nė Shqipėrinė zyrtare) nėse festojnė apo jo ndonjė ditė tė tillė “tė Ēlirimit”. Bie fjala, Bashkimi bolshevik Sovjetik humbi 26 milion njerėz nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe i takonte atij nė rradhė tė parė tė festonte njė festė tė tillė; por ai NUK pati apo ka festė tė tillė! Egziston dhe festohet nga tė gjithė 9 Maji si dita e fitores kundėr fashizmit dhe vendet e ndryshme kanė data tė ndryshme nė pėrkujtim tė atyre qė kanė humbur jetėn nėpėr luftėra; shumė e thjeshtė dhe shumė thjesht.

    Mos festimi i “Ditės sė ē/lirimit” nuk do te thotė qė tė mos respektohen ato qė luftuan pėr Shqipėri nė tė gjitha kohėrat apo dėshmorėt e rėnė dhe tė plagosurit deri nė Vishegrad. Si kudo, pėr njė respekt madhor e qytetar ndaj tė Rėnėve nė luftra egziston njė ditė e quajtur Dita e tė Rėnėve nė Luftė. Njė gjė e tillė akoma po mungon nė Shqipėrinė zyrtare. Tė rėnėt ndėr luftėra, pavarėsisht se nė cilin “anė” kanė qenė, i ka marrė me vete rryma e luftės e cila nuk pėrcaktohet nga individi; ato kanė qenė njerės me tė drejtėn natyrore pėr tė jetuar, prandaj edhe duhen pėrkujtuar.

    Ē'do tė thotė pushtues? Pėrgjigjen e jep historia e shkuar qė nga fillimi i 1945: dėrgimi jashtė Shqipėrisė i pasurive kombėtare, pushtimi i tokave, prishja e raporteve dhe vendndodhjeve shoqėrore, rrethimi me tela me gjemba i Shqipėrisė, grabitja e pronėsive e pasurive tė tundshme dhe tė patundshme sipas njė plani tė paramenduar me etapa pėr zhdukjen e pronėsisė private biles edhe nė mendjen e njerėzve. Si pasqyrė, kėtu pėrmendet njė citim nga Memorandumi famėkeq i akademikut serb Ēubriloviē mbajtur mė 1937: “…por mė e keqja akoma, ėshtė tė mėsuarit e Shqiptarėve me idetė Europiane perendimore tė pronės private....”. Pa lėnė mėnjėanė kėtu humbjen e plotė tė lirisė, zbatimin mizor tė “luftės sė klasave”, persekutimet masive tė njerėzve, humbjen e tė drejtave, internimet, burgosjet e pushkatimet.

    S’mund te jetė festė mbarėkombėtare dhe e pėrbashkėt njė festim qeveritar qė pėrmban nė vetvete luftėn midis shqiptarėve (ka vend kėtu pėr mburrje?!), e cila filloi me tradhėtinė mė tė madhe kombėtare: prishjen tragjike tė Marrėveshjes sė Mukjes dhe Kuvendit tė Bujanit nėn udhėzimin e drejtpėrdrejtė tė emisarėve komunistė bizantinė qė themeluan PKSH?!

    Data 29 Nėntor u bė festė e Shqipėrisė zyrtare qė tė pėrkonte nė tė njėjtėn ditė me festėn ndėrkombėtare tė Jugosllavisė, e cila e pėrkujtonte 29 Nėntorin e vitit 1943, datėn kur u mbajt nė Jajcė Mbledhja II e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Jugosllavisė (AVNOJ), si datė e shėnuar kur u hodhėn themelet organizative tė shtetit titist barazitist (communist, nė anglisht). Vendimet e AVNOJ-it u imituan pas disa muajsh mė 24 Maj 1944 nė Kongresin e Pėrmetit. Qėllimisht u propagandua me tė madhe kjo datė kundrejt datės sė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė sė Vėrtetė dhe historia para 8 Nėndor 1941 u venit fare apo u quajt e keqe.

    S’mund tė festohet njė ditė nga e cila rrodhėn tradhėtitė ndaj shqiptarėve nė ish-kėrmėn-Jugosllavi (p.sh. ēarmatimi shqiptarėve tė Kosovės gjate kthimit nga Vishegradi, masakra e Tivarit, etj.) dhe mbyllja e ēeshtjes Ēame duke i bėri qytetarė tė Shqipėrisė zyrtare ēamėt e pėrzėnė nga grekėrit.

    S’mund tė festohet njė ditė qė shėnon fillimin e diktaturės absolute, prishjen e burimeve natyrore, futjen e njerėzve pėr tė banuar nėpėr kapanone me kate, prishjen e qyteteve dhe trashėgimisė qytetare, ngirtjen pa tė ardhme tė ndėrtimeve tė reja; dhe fillimin e gėnjeshtrės (njė pesėvjeēar pune ishte njė hap drejt parajsės, e cila ishte tė paktėn 1 km larg), duke filluar me lugėt e florinjta mė 1945 apo me ēekun e bardhė mė 1991 me ardhjen nė pushtet tė komunistėve tė rinj.

    S’mund tė quhet festė njė ditė qė shėnon fillimin e shkatėrrimit sistematik tė trashėgimisė krijuese, shkollore dhe profesionale shqiptar me nivel botėror. Dhe njėkohesisht fillimin e thellimit tragjik tė sėmundjes shoqėrore tė mendėsisė sė turmės, tė barazisė sė domosdoshme (communism, nė anglisht) nė mėndje, pasojat e sė cilės vazhdojnė ta dėmtojnė dhunshėm shoqėrinė dhe Shqipėrinė edhe pse kanė kaluar 15 vjet nga “kthesa”.

    Gazeta TIRANA OBSERVER 12-11-2005

    www.tiranaobserver.com

  20. #20
    T.N.T
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga MiLaNiStE
    U bėnė 15 vite qė mbahet gjallė grindja midis njerėzve nėse dita e festės sė ē/lirimit do jetė 28 apo 29 Nėndori. Pėrēarja e grindja shtrihet qė nga dy shqiptarė tė kudondodhur nė botė qė diskutojnė pėr kėtė “datė” e deri tek majat politike tė shtetit zyrtar shqiptar. Vetėm fakti qė kjo festė qeveritare (Jo kombėtare, Jo e pėrbashkėt, Jo e tė gjithėve) sjell vetėm perēarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerėzor, nėnkupton qė ajo “datė” s’duhet tė festohet. Mė poshtė do shtjellohen arėsye tė tjera pse nuk duhet tė ketė njė festė tillė.

    Ē'do tė thotė nacional-ēlirimtare? Domethėnė kombi shqiptar i liruar rrėnjėsisht nga pushtuesit (d.m.th. i ēliruar). Por kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura e Shirokės nė Shkodėr?! Duket se rolet e "aktorėve” politikanė janė ndarė si mė poshtė: “ato qė quhen mė tė majtė” thonė qė nazistėt e kaluan urėn mė 29 Nėntor 1944 nė 00:15 tė natės/mėngjez; “ato qė quhen tė majtė” thonė qė e kaluan urėn mė 28 Nėntor 1944 nė 11:45 natėn! Kush kaloi urėn dhe kush pa kushėt?! Dokumentat e dorėzuara nga gjermanėt nė Ministrinė Mbrojtjes sė Shqipėrisė zyrtare tregojnė se forcat naziste ishin aty edhe mė tej se 29 Nėndori dhe kur ikėn nė Dhjetor ikėn sipas planit tė tyre.

    Po ashtu nevojitet tė hidhet vėshtrimi edhe nė vendet e tjera tė planetit Tokė qė u pėrfshinė nė Luftėn e II Botėrore (jo luftėn kombėtare-ēlirimtare siē propagandohet akoma nė Shqipėrinė zyrtare) nėse festojnė apo jo ndonjė ditė tė tillė “tė Ēlirimit”. Bie fjala, Bashkimi bolshevik Sovjetik humbi 26 milion njerėz nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe i takonte atij nė rradhė tė parė tė festonte njė festė tė tillė; por ai NUK pati apo ka festė tė tillė! Egziston dhe festohet nga tė gjithė 9 Maji si dita e fitores kundėr fashizmit dhe vendet e ndryshme kanė data tė ndryshme nė pėrkujtim tė atyre qė kanė humbur jetėn nėpėr luftėra; shumė e thjeshtė dhe shumė thjesht.

    Mos festimi i “Ditės sė ē/lirimit” nuk do te thotė qė tė mos respektohen ato qė luftuan pėr Shqipėri nė tė gjitha kohėrat apo dėshmorėt e rėnė dhe tė plagosurit deri nė Vishegrad. Si kudo, pėr njė respekt madhor e qytetar ndaj tė Rėnėve nė luftra egziston njė ditė e quajtur Dita e tė Rėnėve nė Luftė. Njė gjė e tillė akoma po mungon nė Shqipėrinė zyrtare. Tė rėnėt ndėr luftėra, pavarėsisht se nė cilin “anė” kanė qenė, i ka marrė me vete rryma e luftės e cila nuk pėrcaktohet nga individi; ato kanė qenė njerės me tė drejtėn natyrore pėr tė jetuar, prandaj edhe duhen pėrkujtuar.

    Ē'do tė thotė pushtues? Pėrgjigjen e jep historia e shkuar qė nga fillimi i 1945: dėrgimi jashtė Shqipėrisė i pasurive kombėtare, pushtimi i tokave, prishja e raporteve dhe vendndodhjeve shoqėrore, rrethimi me tela me gjemba i Shqipėrisė, grabitja e pronėsive e pasurive tė tundshme dhe tė patundshme sipas njė plani tė paramenduar me etapa pėr zhdukjen e pronėsisė private biles edhe nė mendjen e njerėzve. Si pasqyrė, kėtu pėrmendet njė citim nga Memorandumi famėkeq i akademikut serb Ēubriloviē mbajtur mė 1937: “…por mė e keqja akoma, ėshtė tė mėsuarit e Shqiptarėve me idetė Europiane perendimore tė pronės private....”. Pa lėnė mėnjėanė kėtu humbjen e plotė tė lirisė, zbatimin mizor tė “luftės sė klasave”, persekutimet masive tė njerėzve, humbjen e tė drejtave, internimet, burgosjet e pushkatimet.

    S’mund te jetė festė mbarėkombėtare dhe e pėrbashkėt njė festim qeveritar qė pėrmban nė vetvete luftėn midis shqiptarėve (ka vend kėtu pėr mburrje?!), e cila filloi me tradhėtinė mė tė madhe kombėtare: prishjen tragjike tė Marrėveshjes sė Mukjes dhe Kuvendit tė Bujanit nėn udhėzimin e drejtpėrdrejtė tė emisarėve komunistė bizantinė qė themeluan PKSH?!

    Data 29 Nėntor u bė festė e Shqipėrisė zyrtare qė tė pėrkonte nė tė njėjtėn ditė me festėn ndėrkombėtare tė Jugosllavisė, e cila e pėrkujtonte 29 Nėntorin e vitit 1943, datėn kur u mbajt nė Jajcė Mbledhja II e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Jugosllavisė (AVNOJ), si datė e shėnuar kur u hodhėn themelet organizative tė shtetit titist barazitist (communist, nė anglisht). Vendimet e AVNOJ-it u imituan pas disa muajsh mė 24 Maj 1944 nė Kongresin e Pėrmetit. Qėllimisht u propagandua me tė madhe kjo datė kundrejt datės sė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė sė Vėrtetė dhe historia para 8 Nėndor 1941 u venit fare apo u quajt e keqe.

    S’mund tė festohet njė ditė nga e cila rrodhėn tradhėtitė ndaj shqiptarėve nė ish-kėrmėn-Jugosllavi (p.sh. ēarmatimi shqiptarėve tė Kosovės gjate kthimit nga Vishegradi, masakra e Tivarit, etj.) dhe mbyllja e ēeshtjes Ēame duke i bėri qytetarė tė Shqipėrisė zyrtare ēamėt e pėrzėnė nga grekėrit.

    S’mund tė festohet njė ditė qė shėnon fillimin e diktaturės absolute, prishjen e burimeve natyrore, futjen e njerėzve pėr tė banuar nėpėr kapanone me kate, prishjen e qyteteve dhe trashėgimisė qytetare, ngirtjen pa tė ardhme tė ndėrtimeve tė reja; dhe fillimin e gėnjeshtrės (njė pesėvjeēar pune ishte njė hap drejt parajsės, e cila ishte tė paktėn 1 km larg), duke filluar me lugėt e florinjta mė 1945 apo me ēekun e bardhė mė 1991 me ardhjen nė pushtet tė komunistėve tė rinj.

    S’mund tė quhet festė njė ditė qė shėnon fillimin e shkatėrrimit sistematik tė trashėgimisė krijuese, shkollore dhe profesionale shqiptar me nivel botėror. Dhe njėkohesisht fillimin e thellimit tragjik tė sėmundjes shoqėrore tė mendėsisė sė turmės, tė barazisė sė domosdoshme (communism, nė anglisht) nė mėndje, pasojat e sė cilės vazhdojnė ta dėmtojnė dhunshėm shoqėrinė dhe Shqipėrinė edhe pse kanė kaluar 15 vjet nga “kthesa”.

    Gazeta TIRANA OBSERVER 12-11-2005

    www.tiranaobserver.com


    Po se mos kane ndonje gje me ca te merren keta politikanet tane merziten gjithe diten ne zyre te shkretet ...............dhe zihen per nje date ...............le mos te kemi drita ne le mos te kemiuje e rruge vetem daten ta kemi te sakte ...............se pos ishte data e sakte e ke SALEN ne sheshin skenderbej duke luftuar per shqipetaret .........ahhhhhhhhhhhhhh pika qe su bie mu ne koke ketyre .........na ben si majmuna ne sy te botes keta lopcare qe votojme per te na integruar............

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •