Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,216
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime

    Misionet orthodokse ne Afriken subsahariane.

    MISIONI ORTHODOKS NE AFRIKE

    Ne Kontinentin Afrikan, Patriarkati i Aleksandrise eshte nje nga Patriarkanat me te vjetra te botes se krishtere, eshte e dyta per rendesi ne jerarkine orthodokse dhe eshte ai Patriarkat qe me shume eshte prezent ne kete kontinent me shume perpjekje misionare ne Afriken e “zeze”.

    Pjesa me e madhe e misioneve kristiane ne Afrike, japin nje rendesi te dores se dyte per te mos thene fare misioneve te Kishes Orthodokse. Nje aresye e mundeshme eshte edhe pse keto misione orthodokse jane relativisht te reja, ku pjesa me e madhe kane lulezuar vetem ne dhjetevjeēaret e fundit. Megjithe ate, kjo indiference mund te jete shkaktare sepse shpesh eshte identifikuar si mbeshtetese e organizatave indipendentiste afrikane, keshtu shpesh sulmohej haptazi nga regjimet koloniale antike. Shpesh, krishterimi orthodoks afrikan eshte trajtuar si nje problem per misionet, ku ne vend qe te trajtohej si nje forme e plote misionare, eshte edhe konsideruar si nje forme “ pagane “.
    Misionet ne Afriken tropikale kane patur levizjen e tyre graduale dhe te shkallezuar, ku situatat ndryshonin, me nje ritem dhe llojshmeri te stilit dhe modeleve. Mund te gjenden shembuj te te gjitha metodave misionere te perdorura ne bote, te ē’do epoke pergjate historise se krishtere.

    Vazhdon…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 21-11-2008 mė 09:16

  2. #2
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,216
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime
    NJE PERMBLEDHJE E PERGJITHESHME.


    Ndersa Kisha Orhtodokse eshte puthuaj ne nje gjendje statike ne Afriken jugore dhe ne Afriken e Jugut ( Southafrica ), ne Afriken tropikale eshte ne rritje shume te shpejte sidomos pas Luftes se Dyte Boterore, kur Patriarkati i Aleksandrise, pranoi ne gjirin e saj pjesetare te Kishes Orthodokse Afrikane ne Kenia dhe Uganda. Pasuan pesembedhjete vjet persekucion te krishtereve orthodoks ne keto vende, me mbylljen e shume kishave nga qeverite ne fuqi te asaj kohe.
    Krijimi i nje Arkipeshkopate me 1958, ku pasuan edhe indipendenca e Kenias dhe Ugandes, rriten ne menyre te dukeshme edhe represionin mbi Kishen e atyre vendeve. Por nga 1980 rritja ka qene shume ne ngritje dhe ka qene e karakterizuar nga nje seri aktivitetesh te larmishme dhe po ashtu metodash misionare. Ne misionet orthodokse te Afrikes tropikale, mund te gjinden ne fakt, te gjitha perpjekjet misionare qe mund te jene tentuar ne ē’do epoke dhe ne ē’do vend te botes.
    Ndoshta menyra me e perdoruar per misionet, ka qene metoda pre-nikeane ajo qe mund ta quajme “ te flasesh mbi Ungjillin “. Ku njerezit degjojne te flitet per Kishen Orthodokse nga miq, familjare ose kolege te tyre, ku interesimi i tyre rizgjohet dhe keshtu ti pasohet edhe te tjereve. Nje shembull eshte edhe ai i kryetarit lokal te popullit Nandi te Kenias, qe u njoh dhe perqafoi Orthodoksine midis atyre fiseve Luah te Kenias perendimore, te cilet e kishin marre nga Uganda.
    Ky kapo qe thame me lart, u be lexues dhe katekist ne Kishen Orthodokse, ne zonen dhe ne grupimin e krishter dominues. Kjo na rikujton edhe konvertimin e Princ Vladimirit te Kievit dhe te popullit te tij ne shekullin e dhjete.
    Disa kane hyre nga realitete dhe emertime te ndryshme te krishteresh si psh, nje mesues anglikan qe quhej Luo, kishte disa probleme me studente te liceut ku praktikonte. Nje evangjelist orthodoks, Charles Omuroka, qe kishte si baze logjistike ne Kakamenga ne Kenian perendimore, shkoi ne shkollen e zones ku u lut gjate dhe pas kesaj lutje, nxenesit u sheran. Te tilla metoda pak a shume u shoqerohen pentekostaleve, ku nuk gjinden nder orthodokse. Ne Konyabuguru, afer Bukoba ne Tanzani, At Sosthenes Kiyonga mberriti me 1974 per te mesuar besimin orthodox. Banoret e fshatit, duhet te benin mbi 8 kilometra rruge per te prure uje te pishem, prifti u lut, pastaj ne fshat buroi uji i fresket, ku ky burim ende nuk eshte shterrur.
    Kjo beri qe shume nga zona te konvertoheshin ne orthodokse, midis te cileve kishte pagane, anglikane dhe katoliko romane. Te tilla metoda i kishin misionaret ēeltike te shekullit te shtate, po ashtu edhe ata afrikane te shekullit njezete.
    Ka patur shume raste ( perfshi ketu edhe ate origjinal te At Ruben Spartas ), qe persona qe kane lexuar libra te besimit orthodoks, keshtu jane vene ne udhetim, shpesh here me shpenzime te madha personale, per te takuar Kishen e gjalle. Ky lloj misioni mund te emertohet “ evangjelizim literature “, por duhet thene se jo e gjithe literatura te ishte e shkrojtur ne stilin ungjillor komplet.
    Disa grupime gjuhesore ne veēanti, kane qene interesuar nga aktivitete evagjelike dhe perkthimore, te bera nga seminari orthodoks i Nairobit. Eshte fjala per konvertimin e disa popullatave, me ndryshimin e vetem qe seminari ne menyre te vetedijeshme kerkon te jete multietnike dhe inter-fisnore ose inter-tribale. Kur studentet shkojne ne mision ose per te vizituar ndonje bashkesi, ata e bejne ne grupe qe permbledhin kombesi te ndryshme dhe grupe gjuhesore, ku kjo eshte ne krye te vemendjes per keto organizzata; pasi Kisha nuk eshte e Luo, Kikuyu, Haya, Turkana o Greke, por eshte e perbere nga njerez te ē’do lloj kombi dhe kulture.
    Eshte shume e ndjere dhe e konsiderueshme idea e Kishes si kungim i perbashket.
    Nje nga pengesat me ostacolare per misionet orthodokse ne shekuj, ka qene edhe insulariteti pra ajo qe quajme “mbyllje” ose getizimi i vet te krishtereve orthodoks, ne baze gjuhesore ose kombetare. Pikerisht kete kane parasysh misionet ne Afrike, kunder ē’do tentative perkufizimi.
    Kurse duhet thene qe; ai lloj misioni si ai i tipit murgjeror, qe ne vende te tjera ka dhen shume frute, ketu eshte shume pak e evidencuar.
    Nuk ka pothuaj fare manastire orthodokse ne Afriken tropikale. Megjithe se shume murgj dhe murgesha jane nisur nga monasteret e tyre per te punuar ne shume pjese te Afrikes dhe Madagaskar.
    Nje tjeter aspekt i misionit, ose me mire te themi i misionit per liri dhe indipendence, eshte e lidhur ngushte me historine e Kenias.
    Ne misionet orthodokse mund te gjinden gjithashtu edhe menyra misionare “klasike” te perdorura nga katoliket dhe protestantet, si sherbime edukative dhe shendetsore. Ne shume vende ne Kenia, Tanzani dhe Uganda, jane ngritur klinika dhe pika ndihmash. Ku nuk kane munguar projekte zhvillimi ne menyre komunitare, si eshte edhe rasti i vepres te zhvillmit te agrikultures ne Zaire dhe programi ambicioz i rikrijimit te nisur me 1988 nga Kisha Orthodokse e Ugandes pas luftes civile shkaterrimtare 25.vjeēare. Ne keto projekte, ka kontribuar shume ndihma e Kishes Orthodokse te Finlandes, por edhe ajo e Greqise dhe e Qipros, po ashtu edhe dell'Orthodox Christian Mission Center ne USA. Grupe te ndryshme vullnetaresh nga keto vende kane mberritur per te ndihmuar popullsite lokale per te krijuar dhe ekujpazhuar klinika, pika ndihmash, shkolla dhe kisha.
    Misioni orthodoks ne Afriken tropikale, ka nisur me iniciativen e personave te ē’do tipi, nje kryepeshkop i Kamerunit te veriut, nje evagjelist i Kenias perendimore, nje prift i Tanzanise veri-perendimore dhe shume e shume te tjere ne ē’do tip situate. Misionet kane qene te dy llojesh si centripeta ( rrenjesore por ne nje vend ) si centrifuga ( te permbledhura por ne shume vende ). Me gjithe varietetin e larmishem dhe metodat e shumta te perdorura, ne keto misione kane qene frute te iniciatives afrikane, duke u diferencuar shume nga ato perendimore, ne lidhje me urdherin dhe dominimin e klerit vendas afrikan. Perveē seminarit te Nairobit dhe pak ēentralesh te krijuara nga greket ne disa prej qyteteve me kryesore, ka shume pak struktura te elaboruara dhe komplekse investimesh, sikur gjenden ne shume organizma te perendimit, siē mund te verhet lehte ne Nairobi.
    Nje pjese e madhe e studenteve ne seminare eshte e perbere nga femije te fshataresise, po ashtu edhe kleri jane me preardhje nga fshataresia, ku edhe vendqendrimet e tyre i kane po aty ku kane jetuar gjithmone.

    Do te sjell material me te detajuar per Afriken..

  3. #3
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,216
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime
    FILLIMET: UGANDA DHE KENIA.
    Te gjitha kishat orthodokse ne Afrike mvaren nen jurisdiksionin e Patriarkes se Aleksandrise dhe te gjithe Afrikes. Historia e kesaj Patriarkane I gjen fillimet ne shekullin e pare, por qe aktiviteti I saj ka qene pergjate shekujve i ridiminsionuar fort, eshte debulosur mjaft per shume shkaqe, psh. Ndarja e te krishtereve jokalqedonian ( koptet, etiopet, eritreet ), me pas me invazionin islamik.
    Deri nga fillimi I shek. XX, aktiviteti i Patriarkatit te Aleksandrise eshte limituar ( perkufizuar ) ne ardhjen e mbeshtetjen spirituale te orthodokseve ( ne pjese derrmuese greke ) qe, per motive kryesisht tregetare, ishin ngulitur ne shume zona te Afrikes, duke formuar keshtu komunitete kulturale dhe religjoze. Ky kuader ndryshoi ne gjysmen e pare te shek. XX, me levizjet ne menyre autonome te krishtereve afrikane, te pakenaqur nga politica raciale te kishave ku benin pjese, duke kerkuar keshtu nje forme te re te krishterimit, me autentik dhe rrespektues ne rrenjet e tyre.
    E para nga keto levizje qe kontribuoi per formimin e misionit orthodoks, ishte Kisha Orthodokse Afrikane ( nje kishe kjo indipendente afro-amerikane qe, megjithe titullin qe barte, nuk ishte orthodokse, por qe vantone per nje nendarje episcopale me peshkopin vakant Joseph-Rene Vilatte.
    Peshkopi afrikojugor ( sudafrikan ) Daniel William Alexander i Kishes Orthodokse Afrikane dha fillimet, per nje mission ne Uganda dhe Kenia, nga fillimi I viteve 30’. Ne krye te ketyre misioneve ishin dy ex-anglikane, Reuben Sseseya Mukasa ( me vone i njohur si At Reuben Spartas, dhe nga 1973 si Peshkopi Cristofori i Nilopolit ) , Obadiah Bassajjikitalo, keta ishin te shtyre nga leximet e tyre teologjike drejt Kishes Orthodokse. Duke mos mundur ne menyre direkte te ndiqnin pjesetaret e misionit ugandez, per aresye te politikes restrektive te qeverise sudafricane, Peshkopi Alexander i inkurajoi te hynin ne kontakt direkt me Patriarkanen e Aleksandrise.
    Pas nje vizite te Metropolitit Nikolaos i Axum me 1942, grupet e themeluara nga Peshkopi Alexander ne Uganda dhe Kenia filluan te benin pjese ne 1946 , si kisha kanonike te Patriarkatit te Aleksandrise. Keshtu filluan edhe ordinancat ( veshjet ) si prifterinj lokale, te cilet kishin mbaruar studimet teologjike ne Aleksandri ose ne Athine. Midis ketyre ishte edhe Theodore Nankyamas, aktuali Metropolit i Ugandes.
    Ne Kenia pas Luftes se Dyte Boterore, u intensifikua levizja kunder kolonializmit. Pergjate emergjences se deklaruar nga autoritetet ne 1952, Kisha Orthodokse u braktis, ku shkollat dhe tempujt u mbyllen nga regjimi kolonial. Shume kisha u dogjen nga forcat e armatosura ( ushtria ), kleri u ēua ne kampe internimi.
    Kisha Orthodokse e Kenias, qe pas luftes ishte rritur shpejt ne numer, u keqtrajtua nga regjimi kolonial britanik ne te njejten menyre si ajo e Kishes Orthodokse Ruse, nga regjimi Bolshevik.
    Misionaret katolike dhe protestante, qe shiheshin nga orthodokset me nje sy si kolaboratore te regimit, kerkuan ne te gjitha menyrat te diskreditonin Kishen Orthodokse, duke perdorur propaganda ostile ( tipike psh. Ishte menyra qe perdornin duke cilesuar Orthodoksine e predikuar nga At Reuben Spartas, si nje erezi dhe as nje gje me shume se nje shpikje te tij, qe esnje i bardhe nuk ndiqte nje religjon te tille ).
    Nje lehtesim i pashpresuar vjen nga vizita e Akipeshkopit Makarios i Qipros, qe pas vitit ne ezil qe i ishte "dhuruar" nga qeveria Britanike ne Qipro, ku kaloi ne Nairobi dhe duke predikuar kunder kolonializmit. Kjo u be nje objekt inkurajimi per liderat ( udheheqesit ) indipendentiste keniote, shume prej tyre ishin ende ne ate kohe ne per burgje ( bashke me klerin orthodoks). Ky episod mund te shpjegoje jo vetem miqesine qe u zhvilla midis Kryepeshkopit Makarios ( presidenti I pare I Qipros 1960 ) dhe Jomo Kenyatta ( kryeministrit te pare te Kenias indipendente 1963), por edhe bashkepunimit ne themelimin e te parit seminar orthodoks ne Afriken sub-sahariane. Presidenti i Kenias ofroi nje truall ne Riruta, ne periferi te Nairobit, Kryepeshkopi Makarios mblodhi fonde per ndertimin e nje kompleksi , qe me pas i’a dhuroi Patriarkanes se Aleksandrise me 1971 ( edhe pse ky seminar u be aktiv vetem ne 1982 ). Ne Kagira dhe Nyeri, ku Peshkopi Alexander kishte kryer vizita dhe predikuar, gati 40 vjete me pare , Kryepeshkopi Makarios pagezoi ne viziten e tij dhjete mije persona.
    Me 1958 Patriarkati i Aleksandrise krijoi nje qender metropolie ne Irinopolis ( Dar es Salaam ), per besimtaret e Tanzanise, Kenias dhe Ugandes. Metropoliti Nikolaos u transferua ne Kampala, duke, vizituar keshtu kombet e tjera, filloi keshtu edhe nje mision i ri ne Zaire. Po keshtu me 1970 Arkimandriti Crisostomos Papasarantopoulos, i cili kishte punuar per 10 vjet ne Kampala, edhe ky filloi nje mision te ri ne Zaire. Ne ate kohe kishte shume nevoje per misionere ne Afriken Lindore edhe pse vazhdonin urdherimet si prifter lokale.
    Ne vitet 70’ pati pak progres te dukshem, ku edhe pati disa probleme, kur nje Peshkop i quajtur George Ghathuna ( nje nga te paret e konvertuar ne Daniel Alexander ), i shkarkuar nga Sinodi i Shenjte i Patriarkatit, nuk pranoi vendimin e Sinodit por i’u ngjit nje grupi te “ kalendaristeve te vjeter “ ne Greqi. Peshkopi Kigundu, qe e zevendesoi pas vdekjes , po ashtu u largua edhe nga “ kalendaristet e Vjeter “, kur keta te fundit zbuluan qe ky Peshkop ish martuar ne fshehtesi , kunder rregullave kanonike. Pjesa me e madhe e prifterise te urdheruar nga Gathuna dhe Kigundu pas largimit te fundit, jane rikthyer ne Kishen Orthodokse.
    Per shume vjet qendra e Metropolise , u mbajt nga Peshkopi Anastasios Yannoulatos, nje nga misionaret orthodoks me te perkryer te te shekullit njezete, aktiv qe nga vitet 50’ duke inkurajuar me punen e tij interesin per misionin e Kishes Orthodokse. Peshkopi Anastasios nuk ishte nje Metropolit me titull te plote, pasi nuk bente pjese ne Patriarkanen e Aleksandrise, por ishte pjesetar I Sinodit te Kishes Autoqefale te Greqise. Duke mos dashur te hyje e te beje pjesepergjithmone ne Patriarkanen e Aleksandrise, mban poziten e profesorit ne Universitetin e Athines, perveē asaj edhe si drejtor i Apostoliki Diakonia ( Departamenti zyrtar i misionit te Kishes Greke ). Me 1992 emerohet Kryepeshkop ne Shqiperi, per te ngritur dhe rimekembur Kishen locale.
    Seminari i Nairobit, u hap ne kohen e Peshkopit Anastasios, duke filluar me 19 studente. Si fillim ishte i destinuar vetem per studentet nga Afrika orientale, por ne 1995 filloi te pranonte edhe studente nga vende te tjera afrikane, duke arritur ne 42 studente nga shtate shtete, Kenia, Uganda, Tanzania, Kamerun, Nigeria, Zimbabve dhe Madagaskar. Qellimi ish te krijonte nje seminar si institucion pan-afrikan, duke promovuar keshtu edhe qellimisht bashkimin e Patriarkatit. Kjo vendmarrje nuk ishte pa probleme, megjithe ate, studentet te ardhur nga jasht Afrikes Lindore, kane vuajtur shume ndryshimet e konsiderueshme si shock cultural, deri duke patur veshtiresi edhe ne menyren e te ushqyerit local. Rritja e vazhdueshme e Orthodoksise ne Kenia dhe Uganda, confermo edhe nje here faktin q e orthodoksia eshte diēka qe te terheq edhe nga ana e jashteme, pasi kete rezultat dhane persona qe kerkuan Orthodoksine dhe nuk erdhen misionare orthodokse nga jashte per te kerkuar njerezit. Keshtu mund te pohoet pa gabuar qe, Kisha Orthodokse ne keto vende eshte me origjine afrikane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 21-11-2008 mė 15:59 Arsyeja: gabime ortografike...

  4. #4
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,216
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime
    TANZANIA DHE ZIMBABVE

    Ne Tanzani, mund te ndjekim pak a shume te njeten skeme, por me pak variante te ndryshuara. Fale perpjekjesh te At Nikodemus Sarikas, qe Kisha Orthodokse Afrikane ne Uganda te behej kanonike, regjistrohen disa perpjekje evangjelike me nje sukses te veēante ne pjesen Veri-Perendimore te vendit, sot ka nje Peshkop ne Bukoba, ne brigjet e Liqenit Viktoria. Ne Zimbabve Orthodoksia, i ka fillimet nga emigrante europiane dhe u perhap ne popullsine vendase fale perpjekjeve te Raphael Ganda, nje djalosh nga Harare i pagezuar ne Greqi, ku sot eshte duke perkthyer Liturgjine Hyjnore dhe gjithashtu sherbesa te tjera ne gjuhen Shona. Pasi te kete mbaruar seminarin e Nairobit, projekti i tij eshte te behet nje misionar rural per gjithmone. Ne te tilla raste, metodat e misionareve ngjajne me ato te Kishes pre-nikease. Pas shekullit te katert e me pas, pjesa me e madhe e misionareve orthodokse ishin murgj, por ne Afriken Lindore dhe ne Zimbabve, msionet nepermjet murgjerise nuk kane patur fort rendesi .

    ZAIRE DHE MADAGASCAR
    Ne Zaire dhe ne Madagaskar ka patur shembuj te misionit te tipit qe quhet edhe “centrifug”, gjithashtu edhe te tipit murgjeror. Arkimandriti Krizostomo transferohet ne Zaire ne fillim te 70’, ku fillon vepren misionare ne kryeqytet. Nje bashkepunetor i misionit ne Zaire, Yannis Aslanidis, i dedikohet jetes murgjerore ne Malin a Shenjte me 1978, me pas kthehet ne Zaire ashtu si edhe At Kozmas, I Manastirit Grigorou. Keshtu i dedikohen nje projekti zhvillimi te agrikultures, duke patur nje sukses te jashtezakonte, ku nder te tjera konsiderohet si nje faktori model ne zonen Sheba. Keshtu ka edhe nje ndikim nga Mali i Shenjte ne misionet afrikane, por qe nuk krijuan nje manastir lokal.
    Ne Madagaskar Kisha Orhtodokse greke ne kryeqytetin Antananarive, e themeluar me 1953, u mbyll me 1972. Vetem ne 1994 Arkimandriti Nektarios Kellis, i ardhur si misionar nga Australia, ndihmoi komunitetin grek, duke kryer edhe nje pune te madhe evangjelizimi nderkohe, ne qytete dhe fshatra te ishullit. Sot ka nje prift qe eshte i lindur aty, seminariste, disa komunitete, aktivitete perkthimesh ne gjuhet vendase, ku At Nektarios ka pak muaj qe eshte emeruar Peshkop per Madagaskarin.

    AFRIKA PERENDIMORE

    Ne Gana dhe ne Nigeri, ekzistonin disa grupe individesh jo-kanonike, te lidhur sikur edhe Kisha Orthodokse Afrikane, pas ndarjes se Peshkopit Vilatte. Shume faktore ( midis te tjerash leximet e librit te Peshkopit Kallistos Ware, The Orthodox Church ), i shtyne te kerkojne kungimin me Kishen Orthodokse. Nje nga te paret e konvertuar ganeze, At. Joseph Kwame Labi, u formua ne SHBA ne St Vladimir’s Othodox Seminary.
    Kryepeshkopi Ireneo, qe mban edhe titullin e Metropolitit te Accra, qendren e ka ne Yaunde ne Kamerun, ku Arqidioqeza mbulon 22 vende te Afrikes Perendimore. Nen drejtimin e Kryepeshkop Ireneut , nga viti 1976, Orthodoksia ne Kamerun eshte e perhapur edhe ne popullsine vendase, ku ka 8 komunitete midis fiseve Tuburi, pergjate kufirit me Ciad, ku aktivitetet misionare jane shtrire edhe ne kete te fundit shtet.
    Patriarka i Aleksandrise dhe gjithe Afrikes, Petro VII ( Papapetrou ), ishte perpara Metropoliti i Kamerunit.

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 10:35
  2. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 14:05
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 19:11
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 17:50
  5. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 14:01

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •