Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"

    Aleksandri i Ri


    Naten para se te lindte,gruaja e re pa nje enderr: do te lindte nje gjarper te stermadh, trupi i te cilit do te mbulonte krejt vendin e Epirit, do te sperdridhej ne kufi me turqit e do te perpinte keta ne hakmarrjen e vet te hatashme: kurse bishtin e kishte te kredhur ne det, prane viseve te te krishterve dhe te Perandorise venedike. Ky vizion cel nje nga librat me te famshem te Europes ne prag te kohes se re.

    em te Europes ne prag te kohes se re."Jeta dhe veprat e Skenderbeut,princit te Epirit"", i shkruar nga prifti katolik Marin Barleti nga qyteti i Shkodres.Vepra u shtyp ne Rome , Naten para se te lindte,gruaja e re pa nje enderr: do te lindte nje gjarper te stermadh, trupi i te cilit do te mbulonte krejt vendin e Epirit, do te sperdridhej ne kufi me turqit e do te perpinte keta ne hakmarrjen e vet te hatashme: kurse bishtin e kishte te kredhur ne det, prane viseve te te krishterve dhe te Perandorise venedike. Ky vizion cel nje nga librat me te famshpas gjithe ne vitin 1509. Cilido lexues me edukim humanist e kuptonte se c deshironte te shprehte Barleti. Pasi endrra e nenes se Skenderbeut i ngjan krejt asaj qe lexojme nga pena e Plutarkut per jeten e Aleksandrit te madh: Olimpia, nena e heroit te lashtesise, po ashtu kishte pare ne enderr nje dragua, i cili perpinte Europen dhe Azine, parathenie e nje jete pushtuesi ne luftrat kunder persianve.

    Me shume se 14 shekuj me vone Epirir, atdheu i Aleksandrit dhe i Skenderbeut paraqiste nje situate tjeter, jo me sulm,por mbrojtje kunder "persianve" te rinj, kjo ishte urdheresa e dites. Bizantinet e kultivuar quanin "persiane" armiqte qe vinin nga Lindja, e ne mesjeten e vone keta ishin osmanet myslimane, te cilet derrmuan me goditjet e tyre perandorite ortodokse te Ballkanit. Do te duhej nje Aleksander i ri per te ndalur kete rrezik. E ky Aleksander i ri mund te lindte vetem ne Epir, ne token amtare te heroit antik. Kjo treve e quajtur ne mesjeten e vone edhe "Arberi-Albania" mbahej si "meme princash", ajo kishte lindur Aleksandrin e madh dhe mbretin Pirro, ne keto vise thuhej se kishin atdheun edhe fisnikeria dhe iliria.Aleksadri i ri do te asgjesonte me ndihmen e krishterimit, sidomos Venedikut,armiqte e besimit,do te debonte mbrapsht islamin ne Azi, nje perfytyrim qe entuziasmonte Europen e Rilindjes: pasi realiteti kishte tjeter pamje. Ne kohen qe shkonte ne shtyp libri i Barletit Venediku kishte pesuar disfaten me te rende ne dete prej osmanve(1499-1503): ne kohen kur botohej ne Strasburg njera nga rishtypjet me te rendesishme, kishte marre fund mbreteria e Hungarise(1526), e asgje nuk dukej se mund te permbante terbimin e armikut ne Lindje. Ndaj lexuesit ne Perendim e perpinin me etje nje veper qe zgjonte shpresa, nje histori qe tregonte per nje fisnik, i cili diku ne Ballkanin e larget, ne nje sundim te vogel, i frymezuar nga ideja e besimit te krishtere me nje dashuri te flakte per lirine, u vuri ledhe per nje cerek shekulli osmanve, sidomos sulltan Mehmetit te II, pushtuesit te frikshem. Vepra e Barletit u perkthye me te shpejte ne shume gjuhe ose u adoptua nga shkrimtare te tjere me ndryshime te vogla. Perkthimi qarkulloi ne te gjitha shtetet europiane qe u sulmuan nga osmanet: dy dhjetevjecar pas variantit gjerman ne Venedik moren ne duar nje perkthim ne gjuhe popullore: rishtypja e tij do te vijonte menjehere pas pese vjetesh (1506). Ne Brestin polak teologu Cyprian Sieradz botoi me 1569 nje variant tjeter. Biografia e heroit do te vazhdonte marshimin e vet ngadhenjimtar edhe ne Perendim dhe ne Veri te Euopes.

    Ne krah te tij doli ne Venedik me 1539 edhe vellimthi italisht "Rrefim mbi punet e turqve dhe te zotit Gjergj Skenderbeg, princ i Epirit, me jeten dhe fitoret e tij u arriten fale ndihmes se Hyut te madh nepermjet fuqise e virtytit te tij te pacmueshem". Te dyja keto biografi e shpune emrin e Skenderbeut ne cipet me te largta te Europes. Keshtu per disa shekuj Skederbeu u be ne Perendim me i famshmi europian i Juglindjes se kontinentit.
    Edhe ne shekullin e 18 Antonio Vivaldi do te frymezohej per nje opera nga kjo fame. Nje shtatore e Skenderbeut zbukuronte "me perpjesetimet e burrit dhe pranuar ne menyre madheshtore", mu ne mes te saj anijen shteterore venedike, Bucintoron, simbol i veteparaqitjes ceremoniale te Venedikut. Ne shekullin e 17 autori i nje pershkrimi portretesh heronjsh te famshem kremtonte heroin, para se cilit barbaret dridheshin edhe me pare se ky te nxirrte shpaten nga milli. Portrete te Skenderbeut rrinin ne galerine Uffizi dhe ne Keshtjellen Ambras mes koleksioneve te Habsburgeve, te cilet aty nga fundi i shekullit te 16 do te blinin edhe shpaten e perkrenaren , qe do te thuhej i kishin perkitur heroit.

    Ngado ky fisnik i shekullit te 15 nderohej si Aleksandri i ri. Ketu da ndihmese vendimtare Barleti, psi vepra e tij mund te konsiderohet si nje Plutarku u ri, aty heroi antik dhe modern shrkiheshin ne nje figure te vetme heroike. Vecse prapa perfytyrimit te nje Aleksandri te ri fshihej bota katolike e nje kleriku tejet e kutlivuar. Pasi Skenderbej nuk do te thoshe me shume se "zoti Aleksander". Aleksandri i ri ishte pagezuar me emrin Gjergj Kastrioti. I ati u detyrua ta jepte si peng te sulltani, Gjergji nderroi fenen ne islame dhe mori si nderim per veprat trimerore cilesine beg/bej. Iskender beg. Admirimi per ALeksandrin e madh ksihte nje tradite te gjate ne truallin e Perandorise Bizantine, ne Perendim dhe ne boten islamike. Njerez me shkrim e kendim ose analfabete e njihnin ate si simbol te virtyteve heroike. Nje cilesim i tille do te thoshte pra lartim e njohje maksimale. Gjergj Kastrioti e ruajti kete nom de guerre si shtojce, kur i ktheu shpinen sulltanin me 1443 dhe luftoi per 25 vjet kunder osmanve. Ne qytet e Dalmacise, ne oborret e Italise dhe te Burgundise ai do te merrte fame nen kete emer qysh ne te gjalle. Ne Perendim ia njhnin atij kuptimin, Dhe njeri nga humanistet me te kultivuar te kohes, papa Piu II, do te farketonte me nje program polititik te madheshtor. Sikurse dhe shume nga paraardhesit etij. Piu II i vuri gjithe shpresat me nje kryqezate qe ti debonte osmanet nga Europa. Ne krye te ushtrise do te vendosej pikerisht ai strateg i rrahur me luftera e plot premtime per fitore, i cili mbante emrin e Aleksandrit. Mesymja mbi sulltanin do te thoshte nje guxim i jashtezakonshemm dhe papa kishte ndermend ta shperblente kryeushtarakun e tij. Se bashku me arqipeshkvin e Durresit, portit me te rendesishem te Arberise, ai projektoi planin e nje mbreterie te krishtere te epiriotve te rinj.

    Princat italiane te RIlindjes perdornin historine antike kur dilnin para opinionit publik politik. E njejta gje do te ngjante edhe tani me mbreterine e planifikuar te kryqtarve. Edhe historia edhe e tashmja flisnin ne te mire te idese se Aleksandrit te ri: a nuk vinte Olimpia, nena e mbretit te madh prej Epirir, e pra Arberise? Ne nocionet e vagullta gjerografike te shekullit te 15 Arberia nuk emerohej valle edhe si Maqedoni? A kishte emer me premtues per fitore sesa ai i Aleksandrit, qe do ti shkundte te gjithe ne lindje e Perendim per t u hedhur ne lufte kunder "persianve"? Mirepo per qartesimin e programit te ri ne nje shoqeri analfabete ne mase te madhe sikurse Arberia e mesjetes se vone, ishte nevoja per nje simbol. Ndaj arqipeshkvi i Durresit udhetoi ne qershor te vitit 1464 drejt Milanit, ku mori ne dorezim ne oborrin e Francesco Sforcaz armatime te cmueshme , nder to edhe te ashtequajturen perkrenare te Skenderbeut, qe vinte prej nje punishteje lombarde, nje gjesend i pazakonte, pasi zbukurohej nga dy brire te gjate.
    Vetem para pak kohesh i eshte dale mbane zberthimit te simbolikes: kjo perkrenare eshte nje imitim i perpikte i kurores mbreterore se Maqedonise se lashte, embleme e nje sundimtari, kyeqyteti i mocem i te cilit quhej Aigai("dhi").


    Kryegjenerali kryqezates se Piut II do te kurezohej si mbret i epiriotve , ne traditen e qemotshme te sundimtarve maqedone, si nje Aleksander i ri i vertetet, ne perputhje me emrin, rangun, historine. Do te ishte kjo nje mbreteri e krishtere , katolike, cka tregon edhe planin per ta bere arqipeshkvin kardinal. Vetem se mu ne mes te ketyre mendimeve te larta ndodhi nje peripeci tragjike: ne gusht 1464 papa Piu II vdiq, tek priste floten qe do ta sillte ne Arberi; Skenderbeu luftoi atehere kunder sulltanit te mbifuqishem nje lufte vetmitare, e cila perfundoi me shkaterrimin e plore ne te vendit te tij. Ne realitet historia e Aleksandrit te ri mori nje kthese te zymte, por jo ne kujtesen e Perendimit, ku figura e luftetarit kunder turqve atje ne malet arberore vezullonte sa me shume qe erresohej realiteti i vet, sa me kercenueshem qe beheshin sulmet osmane.
    (faqet 11-16)

    Ndoshta e vazhdoj nqs gjej kohe
    Ju lutem mos postoni!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 20-11-2008 mė 21:07

  2. #2
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Pjesa e pare: Burri nga Dibra

    Kohe ne shenderrim


    Shekulli i 14 ishte per krejt Europen,por sidomos per boten ortodokse te Ballkanit,nje epoke krizash dhe transformimesh.Po shembeshin rende dhe siguri te vjetra.Kryqezata e katert e vitit 1204 i kishte dhene idese bizantine te perandorise e te kultures nje goditje te rende.Aty rreth vitit 1300 u be e qarte se orvatjet e perandorise bizantine per te perterire perandorine nuk do t ia dilnin mbane.Mbi germadhat e botes se vjeter luftonin per trashegimine e Bizantit princer bullgare,greke dhe serbe.Fitorja i takoi dinastise serbe te Nemanjiteve, nje fitore e lehte kjo kur ke kundershtaret e dobet.

    Bizanti i paralizuar nga ngaterresat per trashegimine e fronit,Bullgaria e copezuar dhe ne perendim,Greqia e admininistruar nga princer te vegjel dhe te dobet, hapesira arbere ne fermentim.Kur mbreti i serbve Stefan Dushani vuri mbi kryue me 1346 ne Shkup kuroren e carit,ky ishte ngadhenjim i vaket mbi rrenojat e nje bote te percare.Elita ortodokse e Ballkanit po tronditej nga valet e misticizmit,doktrina e Heihasmit i shmangte veshtrimet e klerikve e laikve per nga bota e pertejme,njerezit donin te shihin driten e Taborit e jo llahtaret e kesaj bote,ndaj refuzonin teologjine intelektuale te skolastikes se Perendimit.Ky marsh ngadhnjimtar i misticizmit shoqerohej me konflikte te ashpra,me perleshje te dhunshme kishtare,kryengritje popullore e fjalime mallkuese kunder armiqve te doktrines se re clirimtare.Perjashtimi i dijetarve besimtare por qe e shihnin me sy kritik kultin e Hesihasmit,fantatizmi fetar: bota ortodokse ekishte humbut vetesigurine e dikurshme te Bizantit te vjeter.Ngjarjet e botes reale dukej sikur konfirmonin kete menyre te kthimit per nga bota e pertejme: murtaja e zeze qe vinte prej porteve te Detit te Zi goditi qytet bizantine.Prej Kostandinopojes epidemia vazhdoi rrugen e saj drejt perendimit duke bere kerdine ne brigjet e Ballkanit.Aty ku ka burime te mjaftueshme, verehet paksim i forte i popullsise.Por edhe ndryshimi klimaterik dhe ftohja e vazhdueshme e motit ,kalimi ne nje epoke te vogel akullnajash i goditi keqq njerezit,pakesoi te korrat,shpurri ne uri e ne dobesimin e rezistences te njerezit.

    Sikur te ishin pak keto mjerime, dolen ne siperfaqe edhe pushtues aziatike qe kalonin prej Anatolise ne Europe, ku brenda pak dhjetevjecaresh spastruan mbeturinat e luhatura te botes se vjeter bizantine: osmanet.Nga nje Gaz i vogel ,emirat i luftetarve te besimit,ne Bitini, ne brenda koken e Kostandinopojes, pasardhesit e prijesve luftetare Ertogul dhe Osman aty nga 1300 ishin bere sundimtare te nje perandorie te fuqishme rajonale.
    Suksesi i inkursioneve plackitese mbi territoret bizantine terhiqte pas vete msylimane turqishtfoles te etur per pre nga brendesia e Anatolise por edhe te krishtere.Ne fillim ata shkaterronin krahinat,pastaj osmanet me shpurat e tyre u vinin rrethimin e qyteteve te medha per ti bere te vdisnin urije.Ndersa me 1326 ra ne duart e tyre Prusa e vjeter, e cila me emrin e ri Burs do te behej tash e tutje kryeqyteti i tyre.Njembedhjete vjet me vone bizantinet ishin debuar nga pjesa me e madhe e Azise se vogel.Me shpejtesi osmanet peshkruan shnderrimin nga bandat te fuqishme plackitese ne nje organizim shteteror te rregulluar.

    I biri i Osmanit,Orhani ngrit pushtetin osman ne qytete ,te cilat u bene qendra te sundimit te ri,xhami,medrese,kuzhina,supe per te vobektit(imarete), u ngriten kudo duke ndryshuar fytyren e qyteteve te dikurshme te krishtera.Bizanti nuk gjeti dot ndonje mjet per t iu kunderpergjigjur kundershtarit qe dukej sikur vinte nga hici.Perkundrazi, duke i thirrur osmanet si aleate ne nje konflikt per fronin,Bizanti arriti te krijoje nje precedent, te cilin do ta imitonin princer te shumte t ekrishtere ballkanike.Osmanet vinin vete,por shpesh edhe thirreshin si perforcim ne luftrat e brendshme te te krishtereve. "Turqeve u pelqejne shume grindjet e te krishtereve", ankohej nje kronist i shekullit te 15.
    Me ne fund me 1354 osmanet vune kemben ne Europe, per te mos e terhequr me kurre se andejmi.Nje termet kishte shembur keshtjellen ne Dardanele si dhe kalane bllokuese te Galipolit.

    Ishte pune e lehte per tekaluar tej ngushtices e per tu vendosur ne rrenojat e keshtjelles.Vijoi pastaj nje seri e pashembult ngadhnjimesh: me 1362 ra Adrianopoja, metropoli bizantin i Thrakise: 1371 trupat e princerve serbe te hapesires maqedone u asgjesuan prane Marices: kjo beri qe te hapej krejt Ballkani jugor.Prej vitit 1372 perandori bizantin filloi te paguante harac, e keshtu Perandoria e vjeter romake e Lindjes u kthye ne nje vasal te pushtuesit.Me 1385 osamnet mberriten ne bregdetin arber te ADriatikut.ME 1387 ra Selaniku, qyteti me i rendesishem ne Ballkan.Ne kete menyre osmanet kishin nen sundim Via Egnatian, rrugen e mocme ushtarake qe lidhte Durresin me Konstandinopojen,ate bosht qarkullimi te Ballkanit ,ku paten marshuar dikur ushtria romake.Pas kesaj ata iu kthyen boshtit te dyte kryesor per nga veriu: ndiqnin ketu luginat e lumenjve Vardar dhe Morava, te cilat lidhnin Selanikun me Beogradin.Durresi,Selaniku,Beogradi dhe Kostandinopoja perbejne skajet e rrjetit rrugor te Eruopes Juglindore.Brenda 30 vjetve osmanet ksihin nen sundim luginat e lumenjve,pergjate te cilave kalonin rruget kryesore.

    Ne vitin 1388 ata sulmuan ne te vertete te ndihmuar nga nje princ i krishtere vendas, Gjergj II Strazimiroviq Balsha,fisin e te cilit do ta ndeshim shpesh me pas, mbreterine boshjake,e cila diti te mbrohej me sukses.Inkursionin hakmarres do ta udhehiqte sulltan Murati I .Ai marshoi drejt veriut neper luginen e Vardarit.Sundimtaret serbe,viset e te cileve ndodheshin pergjate rruges, u bashkuan per tu mbrojtur me mbretin boshnjake: u rendi arsye ne ndihme edhe nje fisnik arber nga fisi i Muzakajve.ME 28 qershor 1389 u luftua ne fushe te Kosoves ajo beteje, qe deri edhe me sot, e mbeshtjellur ne mjergullen e miteve,trazon shpirtrat.
    Rane aty sulltani edhe kundershtari i tij,princi serb Llazari I.Te dyja palet paten humbje te renda.Mirepo ndersa osmanet e moren veten shpejt,bota fisnike serbe nuk arriti kurre te mekembej nga kjo goditje.

    (faqet 17-20)
    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 20-11-2008 mė 22:44

  3. #3
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    ...vijim

    Midis viteve 1371 dhe 1389 ishte shembur sistemi serb i pushtetit qe pat ngritur cari Stefan Dushan.Megjithate osmanet edhe kenaqeshin me nje sundim te terthorte: zoterinjte arber e serbe u lane ne principatat e tyre si vasale.Sulltani ende nuk mund te deshironte nje aneksim te drejtperdrejte ne perandorine e tij.Nje perandori e tille do te ishte rritur teper shpejt.Sundimtaret ortodokse u binden te lehtesuar.
    Atehere osmanet u kthyen drejt rajonesh qe i kishin me afer bazes se tyre ne Azi te vogel e Thraki: me 1393 ra Ternovo,qyteti i vjeter bullgar i careve,pak kohe me pas mbreteria e pasardhesve te Dobrotices(Dobrusha) ne Det te Zi, u dhane goditjet e para edhe pertej Danubit kunder principates se re rumune te Vllahise(1395).Ne jug pushtuesit menjanuan me 1393 principaten greko-serbe te Thesalise dhe vune nen sundimin edhe Epirin.Edhe me e rendesishme ishte mesymja e Shkupit(1391), qe do te behej shpejt qender e vertete,kamp ushtarak dhe kryeadministrate e osmanve ne zemer te Ballkanit.Duke u nisur prej Shkupit ushtrite osmane binin mbi Ballkan,pergjate Vardarit drejt veriut kunder principates serbe e kunder Hungarise,drejt lindjes permes ultesires se Pologut,kunder Ohrit,dhe drejt perendimit kunder hapesiresh arbereshe.
    Brenda vetem kater dhjetevjecaresh,midis viteve 1354 dhe 1396 osmanet kishin nesnshtruar thuajse krejt Ballkanin ortodoks.Ndihma per krishterimin e shtypur te Ballkanit mund te vinte vetem nga Perendimi.Ishte sidomos papati ai qe po lidhte tani premtimin per nje kryqezate te re me kerkesen per bashkim te dy kishave te krishtera, e pra nenshtrimin e paptriarkut te Kosntandinopojes ndaj Romes se pare.Mirepo frika e verte Perendimin do ta kapte vetem kur sulmet osmane nisin te binin mbi viset katolike.Mbreteria e Hungarise,e cila ne shkekullin e 14 ishte ngritur ne fuqi te pare te veiut ballkanik dhe qe i shihte Bosnjen,Serbine e veriut,Bullgarine perendimore dhe Vllahine e Moldavine si zona te saj te ndikimit,leshoi thirrjen per ndihme, e cila u shfaq ne Danub ne trajtat e nje ushtrie kryqtare me shumice frenge,por qe pesoi prane Nikopojes bulgare nje disfate te plote nga osmanet.
    Pas kesaj osmanet e vijuan te papenguar marshimin e tyre ngadhenjimtar.Vetem se ustane do ta gjenin,kuptohet vetem perkohesisht,te sundimtari i mongoleve Timurlengu, i cili theu me 1402 prane Ankarase sulltanin osman Bajaziti I.U thyen edhe vasalet e tij arber dhe serbe,te cilet kishin ndjekur te bindur trupat e zoterise se tyre.Per gati dy dhjetevjecare Perandoria e re osmane do te binte ne nje krize te thelle.Percarja e princave te krishtere te Ballkanit dhe e fuqive te krishtera si republikat detare te Gjenove dhe Venedikut si dhe te Johaniteve te Rodos, i shpetuan osmanet nga shkaterrimi.Me ardhjen ne pushtet te sulltanit Murat II ne vitin 1421,perandoria osmane e kishte marre veten dhe pergatiej per pushtime te reja.
    Fitoret e thella te osmanve shpjegohen si me dobesine e kundershtarve ashtu edhe me fuqine si ne ushtri dhe ne administrate.Ngaterresat e brendshme ,murtaja,ndryshimet klimaterike,katastrofat natyrore dhe krizat shpirterore i kishin dobesuar keqas te krishteret ortodokse te Ballkanit.Vecse ata ndodheshin tani perballe nje kundershtari, i cili do te ishte epror edhe perpara shoqerishe me te qendrueshme.Osmanet shpalosen dinamiken politikem e cila do ta sillte lavjerresin e historise ballkanike, nga nje hapesire tejet e copetuar serish drejt nje teresie perandorake.Ata hynin kesisoj ne trashegimine e Romes e te Bizanti.Kishin me vete idene e luftes islame per besim,sillnin nga shpura entuziaste e te etura per placke,qe rriteshin vazhdimisht nga furnizimet prej Azise se Vogel.Kohet e fundit nje historian e ka krahasuar Perandorine e hershme osmane me "nje bashkesi plackitese,qe shtrihej e zgjerohej si nje amebe vigane,duke perpire gjithshka qe i hynte ne pune e duke rindertuar gjithshka sipas nevojave te veta ne shnderrim".
    Osmanet po zhvillonin forma ushtrie,ndaj te cilave kundershtaret e tyre nuk mund te vinin asgje perballe.Berthamen e perbenin jeniceret,nje trupe e krijuar pas vitit 1300 qe ne ne shekullin 15 numeronte gati 12 mije kembesore.Nje bashkekohes i pershkruan ata si me poshte:
    "jeniceret e padishahut jane skllever te krishtere qe kane nderruar besimin, te cilet merren rob si femije ne vende,provinca e shtete te ndryshme ne moshen rreth 15 vjec,jane 2500(vete O.S),dergohen ne Turqi ku jetojne nen zgjedhen e mesuesve te rrepte,te cilet i kthejne,me sa mundin ne Islam,por pastaj i vene ne pune te rende qe te plugojne e te mbjellin,ne menyre qe te behen te nenshtruar e te degjueshem,jetojne nen kete zgjedhe per gjashte vjet".
    Sistemi i zgjedhjes se djemve(defshirme) i siguronte perandorise ne kete menyre ajken e rinise se krishtere te Ballkanit.
    Jenicert e edukuar me ashpersi karakterizoheshin nga fuqia luftarake dhe besnikeria ndaj sulltanin.Ne krah te tyre luftonte kaloria e spahijve, te cileve u jepeshin feude te patrashegueshme(timare), per c arsye edhe queshin timariote.Ne shekullin e 15 sulltanet mund te hidhin ne lufte 64 mije veta nga keta kalores.
    Krahas kesaj berthame te shumte trupash,ushtrine e ndiqnin edhe packites te shumte: akincijte me armatim me te lehte: 1475 ne pjesen europiane te perandorise ishin gjithmone ne gatishmeri 8 mije akincij, "kusare ne stere...burra guximtare, te rregjur ne vepra te uleta,kalores te strevitur mire,qe luftoin me shigjeta,harqe,shqyta,shpata,heshta e topuze".
    Kjo trupe ne Ballkan pebehej padyshim ne shumicen e vet nga te krishteret ortodoks.
    Krtyre vinin e u shtoheshin edhe asapet te aramtosur gjithashtu lehte (ushtare te marines,rreth 20 mije ne numer) si dhe shpeh trupa ndihmese te krishtera, qe ndertonin pajisje rrethimi, ngrinin ura dhe kryenin sherbime te tjera ndihmese.Ne pushtimet e tyre osmanet shfytezonin pervojen qe kishin patur ne Azine e Vogel: rendes e djeges, sikur quheshin akincijte, i derrmonin kundershtaret duke shkaterruar boten fshatare; atehere berthama e ushtrise mposhte turpat e kundershtarit te dobesuar dhe shtinte ne dore kryeqendren e tyre.Si rregull kjo i jepte fund luftes.

    (faqet 20-23)
    vijon...

  4. #4
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    ...vijim

    Ushtrite konvencionale qe u dilnin perballe ne fushe osmanve nuk benin dot asgje kunder kesaj makinerie lufte.Futja e hershme e teknikes se rrethimit,sidomos e artilerise,e rriti edhe me shume forcen luftarake te osmanve.Osmanet nuk vinin vetem si pushtues: luftetaret ndiqeshin prej migranteve turq,te ngulitshem ose nomade(jyryk),qe sillnin ne Ballkan me vehte gjuhen e tyre, menyren e jeteses e sidomos fene.Ky migrim perfshiu heret e ne menyre me te qendrueshme Ballkanin lindor,Trakine,hapesiren bullgare,trevat pergjate Via Egnatias,boshtin e vertete te pushtimeve osmane.Megjithate tek osmanet nuk mund te vereheshin dukuri thjesht turke,perkundrazi ne fushatat e tyre ngadhnjimtare u bashkuan banore te shumte te Ballkanit,sllave,greke,vllehe dhe arber, qe e kthyen fene ne islam por nganjehere qendruan edhe te krishtere.Thuhet madje ne te vertete se osmanet kane dale prej shoqerive te Ballkanit ortodoks e jo prej Anatolise.Ushtrite osmane i shoqeronin edhe murgjit dervishe,qe perfaqesonin nje islam me pak te rrepte sesa ai i teologve sunite ne oborrin e sulltanit,tregoheshin me te hapur ndaj popullsive te krishtera dhe arriten te fitojne shume njerez per besimin e tyre.Islamizmi perparoi ne viset e pushtuara heret prej tyre edhe per arsyen se turqit i kishin kthyer kishat ne xhami duke i dhene goditje te renda hirearkise kishtare.Mundesia per t u ngjitur ne shtresen e re te zoterinjve i terhoqi shume njerez drejt islamit.

    Megjithse osmanet nuk e vune si kusht malimin ne fene e tyre.Kaloresit feudale te krishtere jane toleruar ne mase ne periudhen e hershme osmane,sikurse ne te treten e dyte te shekullit te 15, sidomos ne hapesiren arbere.Osmanet nuk u mbetej tjeter mundesi,pasi nuk kishin aq shume njerez sa te mund t i asministronin viset e pushtuara me nje shpejtesi marramendese.Ndaj duhet te gjenin zgjidhje ne nevoje,e keshtu i ngerthyen ne sistemin e tyre sundues ato elita ballkanike qe ishin te gatshme per kete gje.Popullsite e nen shtruara u trajtuan sipas te drejtes islame,kush ishte dorezuar ,mund te bisedonte per kushtet e sundimit te ri: kush ishte mposhtur ne bete,ishte pre e vullnetit te pushtuesit.Ne menyre qe te mund t i sundonin trevat e medha qe kishin pushtuar,osmanet duhet te fitonin popullsine vendase.Ndaj ata krijuan nje sistem te rafinua privilegjesh.Te krishteret u thuren ne sistemin osman jo vetem si timariot,por edhe si rojtare qafash e kalimesh(dervencinj) e keshtjelash ose si ushtare ndihmes (vojnuk).Privilegje ne taksa gezonin edhe dege te rendesishme te zanateve te bujqesise, nga minatoret te bujqit e orizit.Aty nga fundi i shekullit 15 ne Ballkanin osman jetonin afersisht 4 milion te krishtere.

    Nenshtrimin e Ballkanit e kushin kryer jo vec sulltanet,por edhe familjet e medha te luftetarve: ndaj gezonin lavdi e pasuri syer si ato Turahanoglut dhe te Evrenosoglut.Te paret sundonin ne Thesaline e pasur ne drithera si ti kishin zoterimet e tyre familjare,perkrahen e nderruan qytete,ngriten si sundimtaret blatime fetare(vakefe),xhami,karvan-saraje,kuzhina te vobektish e shkolla.
    Permbi pushtimet sulltanet enden nje rrjete te dendur njesish administrative, te cilat u sherbenin te gjitha ushtrise.Keto famile perfaqesonin ushtarake te kufijve(ne somanisht uc ose bey),te cilat vepronin sidomos ne pjesen e dyte te shekullit 14 ne menyre mjaft te mevetshme.Krahas familjeve turke ne krye te Perandorise osmane do te viheshin gjithmone e me shume prince qe kishin kaluar ne islam nga fisnikeria e larte ballkanase,greke deri edhe vete nga dinastia perandorake,arber,serbe,hercegovinas,ushtronin funksionet e vezireve te medhenj ose te kadiaskerit.Ne Edirne kishte rezidencen e vet Mara Brankoviq,bashkeshortja e sulltanit Murat II,e cila kishte ruajtur besimin e vet ortodoks dhe ndihmonte me sa mundte interesat e ortodoksise.

    Te dy pjeset e perandorise,Azia e VOgel(Anatolia,tuqisht Anadoli)dhe Rumelia(vendi i romanve nga vete emertimi "Romeos") iu nenshtruan perkatesiht nje bejlerbeu(mbikqyrsi),i cili mbante sipas shembullit te sulltanit nje oborr te vetin.Nen keta mekembes te pergjithshem ishin sanxhakbejleret,apo guvernatoret e provincave.Me i rendeshishmi ishte Pasha-sanxhaku,i cili perfshinte pjeset e medha te Turqise se sotme europiane,te Bullgarise se sotme jugore,Greqise veriore,Maqedonise dhe Shqiperise e qe kryeqendren e pati ne fillim ne Edirne,pastaj(me 1443)ne Filipoje(Plovdid),me se fundmi aty nga mesi i shekullit te 15 ne Sofje.Ne vitet nentedhjete te shekullit te 15 i krijua ne Danubin e poshtem sanxhaku Nigbolu(Nikopolis) dhe ne krahinen e sotme kufitare bullgaro-maqedone sanxhaku i Ohrit i krijuar ne po ate kohe; ndersa ne jug te tyre ne shekulin 15 lindi edhe nje sanxhak ne Manastir(Bilote), ne Arberi te jugut e te mesme pas vitit 1417 sanxhaku i madh Arvanit.

    (faqet 23-36)
    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 21-11-2008 mė 21:13

  5. #5
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    ...vijim

    Hapesira arberore qe eshte ne qender te ketij pershkrimi, bente pjese ne trevat qe u nenshtruan me heret ne Ballkan.Sundimtaret e medhenj kufitare ne Thesali dhe ne pellgun e Vardarit e paten sulmuar ate ne menyre te perseritur,duke i derrmuar pak nga pak familjet e vogla fisnike ortodokse.Qysh me 1400 pjesa me e madhe e qendres dhe e veriut i kishte dhene betimin e vasalit sulltanit ndersa ne juglindje,pak a shume rreth Korces e Permetit ishin vendosur ne te njejten kohe subashi(oficere ismane), kadinj(gjykates) dhe timariote.Vetem ne afersi te bregdetit qendronin ende dyer vendase (Zenebishtet,Muzaket dhe Arvanitet).Pikesisht atyre sundimtaret e kufijve u dhane me 1417 goditjen vendimtare.Keshtjellat e medha sih-bizantine te jugut rane thuajse pa beteja: porti i Vlores me keshtjellen e afert te Kanines,Berati i fuqishem,Gjirokastra ne shpat te malit.

    E kete here osmanet nuk u mjaftuan thjesht me vasalitetin, porse ngriten nje province te mevetshme ne Arberi,sanxhakun e Arvanid-ili(ose Arnavud. "toka e arberve"),kryeqender e se ciles u caktua Gjirokastra apo greqisht: Argyrokastron("keshtjella e argjende").Pothuajse gjithe toka e dobishme per bujqesi u mor nga shteti osman e u rishpernda.Megjithse dyert e vjetra nuk u menjanuan krejt: kush i pranonte rrethanat e reja, mund te qendronte njehere per njehere si njeri i sulltanit ne tokat e veta.
    Osmanet ne pergjithsi nuk i frikeshin ruajtjes se kushteve paraosmane: shumicen e vendeve ata i quajten sipas zoterive te tyre te dikurshem,vendin e Balshajve(Balsha-ili) midis Kavajes se mevonshme dhe derdhjes se Shkumbinit, token e Jonimes (ne veri te Peqinit se sotshem), token e Pavlo-Kurtikut te Kondo-Mihos dhe te Bogdan Ripes(sundimtare te vegjel qe perndryshe nuk njihen me emra tipike ortodokse) pergjate lumit Shkumbin,Ashtin-ili prane Permetit,Zenebish-ili prane Gjirokastres,ne veri se fundi dhe toka e Ivan(Yuvan-ili, krahina e te et te Skenderbeut Ivan apo Johan Kastrioti).

    Disa zoterinj te vecante ne trevat kalimtare drejt perllgut shkodran, te sunduar nga venediku,ruajten njefare lirie livizje.Ndersa ne pjese te medha te jugut u be perpjekja per te krijuar nje elite te re besnike te osmanve.Toka u nda ne feude/timare per rreth 300 njerez te privilegjuar; keshtu mberriten ne vend turq myslimane,megjithse numri i tyre ishte i kufizuar; se bashku me familjet e tyre nuk duhet te kene qene me shume se 800 vete.Por timare merrnin sidomos arber qe kishin kaluar ne islam,sundimtare qofte te vegjel qofte te medhenj.Sigurisht heqja dore nga besimi i vjeter nuk ishte kusht per te marre timar.Gati nje e gjasta e ketyre njerzve te privilegjuar i qendruan besnike krishterimit;natyrisht qe keta zoterinj te krishtere nuk moren feudet me te medha e me te mira,megjithate shembulli i tyre tregon aftesine per t u pershtatur te shtreses se eperme ne fshat e ne province,hapesiren ortodokse te Arberise jugore e te mesme.Ne dyert e medha shpesh ndodhi ndarja ne dege nje te krishtere e nje te islamizuar; keta te fundit u ngriten pa vonuar ne ofiqet me te larta te Perandorise osamne e shpejt do te ngrinin armet kunder vendasve te vet te krishtere, kur keta u rebeluan ndaj pushtetit te sulltanit.Zoterinjte e mbetur krishter shpesh i linin ne heshtje,te turperuar,dezertoret, sikurse e deshmonin kronika familjare te Muzakeve.Pikerisht Muzaktet i kishin dhene perandorise osmane ithtare te devotshem si Jakup beun e Kasem beun; djali i Jakupit,Jusuf Celebiu,u shperblye me nje feud ne Tetove,ne Karkandelen osmane.

    Dicka e ngjashme ndodhi edhe me Topiajt,Arvanitet,Skurajt dhe Zenebishet; pasardhesit e tyre te islamizuar si Aliu(Topia) Hasan bej Zenebishi dhe Murat bej Skura,zoteronin edhe me 1500 toka pjellore e krahina te fisit te tyre rreth Beratit,Gjirokastres e Delvines.Fisniket qe deshironin te mbeteshin te krishtere u hodhen ne krah te fuqise kryesore te Adriatikut,Republikes se Venedikut.Ne menyre qe te siguronte rruget detare,ku kalonin gjithe anijet tregtare venedike,Republika e shen Markut mori ne sundim me 1392 portin e Durresit; me 1393 mekembesit e Republikse hyne ne portin lumore te Lezhes ne Drin, tre vjet me vone edhe ne kshtjellen e fuqishme te Shkodres.Tani bregu juglindor i Adriatikut dukej se ishte ndermjet superfuqise se sterese,osmanve,dhe shtetit detar te Venedikut.Ne veshtrim te pare pushtimi osman i Arberise u duk se ishte bere ne menyre te shpejte e pa ferkime; pati vetem nje beteje te hershme(1385),nuk pati rrethime te gjata,shume pak gjakderdhje,shume me teper nenshtrim te shpejte dhe pranim vullnetar te sistemit te ri te shperndarjes se zoterimeve,pjeserisht edhe te besimit.Dukej sikur familjet e vjetra ishin nderthurur me vullnet te plote ne perandorine e re,duke ndjekur shembullin e shume krishterve qe kishin kaluar te osmanet.Mirepo ne dhjetvjecarin ne vijim osmanet do te mesonin se ultesirat arbere mund te pushtoheshin lehte me nje mesymje te shpejte,kurse kodrat perreth dhe malet do te ishin teper te veshtira per t u sundruar per nje kohe te gjate.

    (faqet 26-29)
    vijon...

  6. #6
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    ...vijim

    Nen yllin e prejardhjes

    Krahina qe quhet Debar nga sllavet e jugut e nga shqiptaret Diber, nodhet ne brendesi te Ballkanit.Pershkruar tej e tej nga Drini i Zi,qe i merr ujerat e veta nga burime te nendheshme ne liqenin e Ohrit,ajo prej kohesh te mocme ishte ndare ne Diber te siperime dhe te poshtme.Ishte nje bote fshatare,qytete te mirefillta nuk ka pasur.Natyra me malet e thepisura dhe luginat e thella sipas nje bashkekohesi,ishin plotesisht te vete-mjaftueshme per t u mbrojtur.NE diber te siperme ishte me fame kshtjella te cilet sllavet e quanin Svetigrad ("qytet i shenjte"),prane tij edhe qytetthi Rahovnik (sot; Diber) dhe foleja e bujarve Koxhaxhik.Ne Dibren e poshtme qendren e lugines e perfaqsonte Piskupia(shqip Peshkopia,"seli e pershkopit"),nje fshat i vogel tregu,i cili aty nga mesi i shekullit te 15,pas pushtimit osman,zor se numeronte me shume se 120 deri ne 150 banore.
    Aty afer ndodhej nje manastir i vjeter,murgjit e te cilit deftenin ende me krenari nje dokument perandorak bizantin,i cili u konfirmonte privilegjet e qemocshme.Ne traditen e bizantineve e te krishterve sllave e arber kufijte e Dibres ishin teper te paqarte, sifoqofte shume me te shtrire sesa ne kuptimin qe i jepnin osmanet,te cilet i perdornin emertimet Diber e eperme dhe e poshtme vetem per nje qarke te vogel ne perendim te Dibres se vjeter ballkanike.Dibra ose Debar banohej nga sllavet,arberit dhe vllehet,se bashku ndoshta 40 mije vete.Ne mesjete nenkuptoheshin me keto grupe kombetare ne kuptimin e sotshem por keto nocione karakterizonin sidomos foles te gjuheve te ndryshme,nganjehere behej dallimi edhe midis menyrave te ndryshme te te jetuarit dhe atyre ekonomike.Keshtu vllehet, qe perdornin gjuhe romane te Ballkanit,kishin ekonomi blegtorale gjysme nomade,qe perkembehej vazhdimisht mes kullotave dimerore ne lugina dhe kullotave verore ne bjeshke.

    Nuk ekzistonin ne mesjete vija te prera kufutare midis grupeve gjuhesore.Nuk mund te dallosh per Dibren treva gjuhesore te medha te mbyllura ne vetvete.GJendja ishte me shume e tille qe ne nje numer te madh fshatrash jetonin se bashku njerez me emra sllave dhe arber.Vecse vetem nga emri nuk mund te nxjerresh me siguri te madhe edhe perkatesine gjuhesore dhe te njeriut.Sado qe krahina e eperme malore ne ndarjen skematike te biografiit te Skenderbeut Barletit shihet si sllave,ndersa pjesa e poshtme si e arberve,lista emerore te rregjistrave osmane te taksave deftejne nga ana tjeter nje shtresezim te nderlikuar gjuhesor.Ne Dibren e poshtme,ne lugine,ne qendren kryesore Peshkopi,jetonin sidomos njerez me emra sllave,ndersa ne fshatrat e kodrave dhe maleve perreth mbizoterojne trajtat emerore arbere.Letersia e nje vendbanimi,ndryshimi midis lugines dhe malesise perbente dhe dalliin kryesor.Ne Dibren e siperme popullsia sllave ishte me e madhe si perpjestim sesa shumiva qe fliste arberisht ne pjesen e ulet; megjithate midis sllaveve jetonin edhe arber.Sllavet nga ana e tyre ndaheshin ne dy grupe; Ne Peshkopi(Piskupija) mbizoteronte ne emrat vetjak ndikimi serb,qe vijonte traditen e shtetesise serbe,e cila kishte depertuar prej fushes se Kosoves perposhte ne luginen e Drinit te Zi; por sa me shume qe shkoje poshte drejt jugut,aq me i madh behej ndikimi bullgar,qe rrezatohej nga qendra e vjeter kishta e Ohrit.Biografi i Skenderbeut Barleti e thekson kete qarte, sidomos kur flet per luginen e gjere te Pollogut ne lindje te Dibres,qe i perkiste "barbarve te Bullgarise" dhe nuk bente pjese ne ate hapesire te cilen prifti shkodran e emertonte si "Epir"(me te cilen nenkuptonte nje trajte antikizuese Arberine).

    Dallimet gjuhesore dhe ato ne mendesi ne mesjete vertete qe vereheshin,kete mjaftojne per te na e treguar eshte emrat e ndryshem te popujve,ka pasur edhe paragjykime te atyketueshme -keshtu psh. arberit i mbanin sllavet si besyte - , megjithate si gjithe dibranet benin pjese ne besimin e krishtere.Njekohesisht per bullgaret Barleti tregon mjaft respekt "bullgaret ose tribalet banojne aty (ne Diber te eperme O.S), nje popull i ashper ne luftera dhe nd me meritat e shumta qe paten,me guzimin e lavdishem dhe besnikerine e tyre per Skenderbeun jo me pak te dashur".
    Per njerezit ne Ballkanin e mesjetes besimi i perbashket ortooks perbente berthamen e identitetit.Keshtu midis grupeve gjuhesore qe jetonin ne boten fshatare dhe perdornin liturgjine ortodokse,mungonin tensionet,ato nuk dallonin thuajse fare nga ndertimi shoqeror.PEr dibranet ishte i njejte edhe ligji i ekonomise qe ushtronin; mbledhja e drithit,frutikultura dhe bletaria ne ultesiren e lugines, blegtoria ne lartesite me te medha. "Ultesira eshte e rrafshet dhe pjellore,rrethuar nga ara te pasura".

    Dibranet e hidhnin veshtrimin drejt lindjes,per nga Ohri,selia e nje kryepeshkopate te famshme ne te gjithe Ballkanin.Si kryeqender kishtare e Ballkanit qendror ortodoks.Ohri rrezatone deri thelle ne krahinat perreth.Kishat e pallater e tij dibranet i shihnin prej se largu,kur zbrisnin nga malet e tyre ne fushen pjellore qe rrethon Ohrin.Kush jeton ne Diber i kishte rrenjet thelle ne besimin ortodoks; ai ishte ballkanas i brendshem, i karakterizuar nga kultura e tij e larte sllave-bizantine.Fisniket arber administronin pasurite e Ohrit, nga rrethinat e te cilit, sipas rrefimeve te shekullit 15, vinin te ardhura te pergjitshme ne rreth 12 mije dukate ari.Ne pjesen e dyte te shekullit 14 ishin vendosur nder zoterinjte serbe te brigjet e liqeneve maqedone edhe fisnike shqiptare, ne gropat rreth Ohrit, Komnino Prespa prane Prespes,aty ku car Samueli kishte prure prej Thesalie eshtrat e shen Akileut; ne Arberi e njihin ate bazilike te mrekullueshme qe ishte ndertuar per nder te shenjtorit te nje ishulli te Prespes se vogel, rrenojat e se ciles edhe sot pervijohen mbi sfondin e bregut te mbuluar me kallamishte dhe malleve perreth.

    (faqet 30-34)
    vijon...

  7. #7
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    ...vijim

    Nga kjo bote vinte familja Kastrioti,me rrenjet e vete modeste qe humbasin ne erresirat e nje rajoni. i cili per te huajt ne shekullin 14 ishte po aq i panjohur sa edhe ne shekullin 21.Emri i familjes tregon nje trajte greke, ai vjen pa dyshim prej greqishtes "kastron" ( qe edhe ajo vete eshte huazuar nga latinishtja "castrum"), cka do te thote "keshtjelle"; pas kesaj nje "Kastriotes" eshte nje banor, noshta edhe komandant i ndonje keshtjelle.Meqe asnje nga burimet e kohes nuk thote gje per prejardhejn e emrit, nuk do te ngreme ketu ndonje hiopteze qe eshte e zorshme per t u vertetuar.E sigurt eshte se ky emer shkon me boten kulturore bizantine.Rreth mesit te shekullit 14 dokumentohet nje "Kastriot" si " kefalia" (kapiten) i kalase se Kanines prane Vlores.Nese ka qene ky ndonje pasardhes i Kastriotve te Dibres e sesi mund te kete ajo familje prej jugu ne lindje, te hapesires arbere, ky mund te jete vetem nje objekt spekullimi.

    Lidhur me prejardhjen e Kastriotve mbreteron nje heshtje e dyfishte; ne fillim as qe nuk ishte rene ne sy ai fis zoterinjsh te vegjel fshati, por pastaj kur papritur u rrit lavdia, biografet e pinjollit me te famshem te familjes hodhen pelhuren e harreses mbi fillimet modeste.Do te ishte nje pjesetar i fisnikerise se vjeter arbere Giovanni Mussachi (Joan Muzaki), i cili ne kundershtim nga verifikuesit e Skenderbeut pershkroi me te gjitha hollesite se c origjine kishin Kastriotet.Ndoshta per kete ishte nje kenaqesi e vone qe te pershkruante prejardhjen e thjeshte te asaj familje e cila kishte shfuqizuar te veten, shume me te mocme e me te respektuar."Gjyshi i zotit SKenderbe quhej Paul Kastrioti dhe nuk zoteronte me shume se dy katunde te quajtura Sinja dhe Gardipostesi; nga ky zoti Paul lindi zoti Johan Kastriota, i cili u be zot i Matit ; e nga ky lindi zoti Skenderbe; nene e zotit Skenderbe edhe grua e te lartpermendurit zotit Johan ishte zonja Vojsava Tribalda qe vinte nga nje familje e mire".

    Kronika e Muzakit te con ne atdheun e Kastriotve, nje krahine e vogel ne bregun e majte te Drinit te Zi, larg nga c do kulture qytetare.Ishte kjo bota e vogel fshatare ortodokse e Ballkanit te brendshem.Sinja dhe Gardi i poshtem, sic quheshin keto dy katinde ne shqipen e sotme,dnodhen ne zonen e Qidhines.Shume pak te huaj shtyheshin deri ne keto ane te Ballkanit; nje vizator katolik qe kalonte kendej pari ne fillim te shekullit 18 shkruante se Qidhina perbehej nga nje pjese e poshtme dhe nje e siperme e ndodhej ne nje shpat jo fort te pjerret te disa maleve jo shume te larta, ndare nga Dibra prej lumit Drin, nje ishull ne mes te "tmerrit te malesive", nje copez vend i i bukur, por i mbuluarme bore ne pjese te medha te vitit; aty-ketu gjeje te shperndara kisheza te shumta,deshmi te nje jete te gjalle te krishtere.Kastriotet ishin gjithashtu malesore qe ishin vene ne krye te dy katundeve te vogla.Per prejardhjen e tyre etnike eshte diskutuar aq shume, sa edhe per vendin e origjines; komunsa te sotme shqiptare rivalizojne per ta pasur kete lavdi sikurse dikur e kerkonin per njeri-tjetrin Homerin qytete greke.

    Ndersa fale Muzakit kjo grindje eshte e zgjdhur, mbetet pyetja me thepa lidhur me perkatesine etike te Kastriotve, qe ne ditet tona trazon ndjenjat kombetare te popujve ballkanike.Eshte kjo nje pyetje se zor do i interesonte dikujt ne mesjetene vone, hiq ndonje grindje dijetaresh te shekullit te 17,por qe u ngrit si c eshtje ne shekullin 19, ku propagandistet e mendimit kombetar neogrek dhe serb, atij shqiptar e ne shekullin 20 edhe atij maqedone filluan te kerkonin per panteonet e tyre popullore figura te rendesishme te se kaluares, mirepo kjo eshte jo vetem anakronike, por nuk perfill fare karakterin e perzier etnik te fisnikerise europiane, i cili sapo qe le parendesine e hapesirave te vogla, ben martesa pa marre parasyh kufijte kombetare.Kjo vlen edhe per Ballkanin e brendshem ne mesjeten e vone.

    Vjen dhe shtohet ketu ceshtja qe prejardhja etinke nuk te thote asgje per vetkuptimin enje personi; Johan Huniadi, luftetari i madh i shekullit 15 kunder turqve, vertet qe vinte nga nje familje e vogel me prejardhje rumune, por , si mekembes perandorak hungarez ai vepronte ne kuadrin e Perandorise se kurores se Stefanit e jo bie fjala ne emer te ndonje ndjenje shteterore apo kombetare rumune qe aso kohe nuk ekzistone.Po kjo gje vlen edhe per Kastriotet.Pinjolli i tyre me i famshem Skenderbeu, arriti te behej zot i Arberise; se c gjak etnik rridhte ne dejet e tij, kjo njerzve qe i shkonin pas nuk i interesonte.Ne rast se do shqetesoheshin per kete gje SKenderbeu nuk do ishte ngjtur dot ne ate lavdi te madhe, duke qene se vinte prej nje rajoni te perzier etnikisht.Ajo c ka dime per prejardhjen etinike te Kastriotve mbeshtetet ne disa burime,Kurse nena e Skenderbeut ishte nje sllave e jugut, bije e zotit te fushes pjellore te Pologut.Kjo ne fund te shekullit 14 ishte nje dege e deres se madhe fisnike serbe te Brankoviqeve.

    Duhet supozuar se i ati i Vojsaves do te kete qene Grgur Brankoviqi, kjo do te thote qe djemte e Vojsaves ishin kusherinj me familjen qe do te ngjitej ne 1427 ne fronin (princeror) te desopotve serbe.Joan Muzaki e pershkruan SKendebeun, me te famshmin Kastriot, si burre "me natyre serbe" - prejardhjen ose me fort zakonet - mendesine e Skenderbeutm nbetet e hapur per shkak te mungeses se burimeve te tjera.Duhet vene re sidoqofte se Muzaki ndjente ndaj Kastriotit te madh nje perzierje admirimi dhe refuzimi; tek e fundit ky Muzaket i kishte demtuar rendshem politikish.Sesa e veshtire e kishte klasifikimin etnik te Kastriotve edhe vete bashkekohesit, kete e deshmon edhe nje element tjeter; edhe fisniku Arber Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte nje serb, kurse murgjit serbe ne manastirin Hilandar ne malin Atos e quanin kulle qe kishte banuar i ati i Skenderbeut Ivani, "kulla e Arberit".
    Keshtu Kastriotet per nje fisnik arber ishin serbe, ndersa per murgj serbe ishin arber.Asgje nuk e deshmon me mire pozicionimin e tyre ne nje hapesire kalimtare misis dy trevave gjuhesore.


    (faqet 34-38)
    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 23-11-2008 mė 18:30

  8. #8
    Mė ka bėrė shumė kurioze, kjo puna e "ē'mitizimit" tė Gjergj Kastriotit, (kur nė fakt nuk ka qenė ndonjėherė mit nė sytė tanė, sepse mit ka njė kuptim tjetėr, dhe jo tė nje heroi si i Yni) dhe thashė ta kėrkoja pėr mė gjėrė kėtė librin e kėtij autorit qė na ndriēon Historinė tonė, e mbi tė gjitha Heroin Tonė.
    Ta marr njė herė edhe unė nė dorė librin thashė, por meqė kėrkova nė forum, sipas hobit qė kam duke kėrkuar temat e "vjetra", pėr pak mendova se zbulova xhevahirin.

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Disa pjese te librit po postohen nga antari White Knight ne kete teme: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=102013

    Diskutimet mund te vazhdohen ketu ndersa tema ku ai po poston do ishte mire te mbetej e paster. Me pas ato mund ti ribashkojme.

    Faleminderit
    Po pra, kėtu u nisa edhe unė, por shoh qė qenka lėnė puna e papėrfunduar. Mė vjen nė mendje njė parim i lashtė hermetik, qė madje vjen edhe bashkė me njė simbol : "puna e nisur duhet ēuar deri nė fund".
    O nuk qenka pėrfunduar, ose ėshtė pėrfunduar nė njė formė tjetėr - moderne tė shekullit tė XXI. Kėsaj tė dytės i qėndroj unė, do jetė pėrfunduar nėn syzet e shekullit XXI tė njeriut modern

    Po nejse, mora ta lexoj, por qė nė fillim aty ke pėrkrenarja po mė vinte tė qeshi me tė madhe.
    Tek kjo e kam fjalėn
    Mirepo per qartesimin e programit te ri ne nje shoqeri analfabete ne mase te madhe sikurse Arberia e mesjetes se vone, ishte nevoja per nje simbol. Ndaj arqipeshkvi i Durresit udhetoi ne qershor te vitit 1464 drejt Milanit, ku mori ne dorezim ne oborrin e Francesco Sforcaz armatime te cmueshme , nder to edhe te ashtequajturen perkrenare te Skenderbeut, qe vinte prej nje punishteje lombarde, nje gjesend i pazakonte, pasi zbukurohej nga dy brire te gjate.
    Vetem para pak kohesh i eshte dale mbane zberthimit te simbolikes: kjo perkrenare eshte nje imitim i perpikte i kurores mbreterore se Maqedonise se lashte, embleme e nje sundimtari, kyeqyteti i mocem i te cilit quhej Aigai("dhi").
    Nuk jam specialiste historie, dhe as mitologjie, por ca gjėra besoj se edhe i di. E kam shkruar 2 herė nė lidhje me kėtė punėn e brive tė dhisė tek pėrkrenarja, por do ketė qenė gabim teknik dhe ėshtė zhdukur postimi. Por unė nuk pėrtoj dhe po e them sėrish : ky simbol lidhet direkt me Zeusin. Thuhet se e ėma e Zeusit, Gea (Toka) e ēoi tė birin e saj qė tė vogėl Zeusin tė rritej larg bababit tė tij Kronit i cili hante bijtė e tij, tek gjyshja nė Kretė. Madje edhe fjala Kre(tė) ka ruajtur edhe sot kuptimin nga shqipja Kre-Kokė. Aty Zeusi u rrit duke pirė nga briri i dhisė (amalthia) dhe sot e kėsaj dite "grekėt" kur i drejtohen Zeusit nė tė shumtėn e rasteve i drejtohen me fjalėn Dhias (Dhia prap shqip), pra nė kuptimin se Zeusi u rrit duke pirė nga briri i Dhisė. Madje edhe dhisė "grekėt" i thonė gjidha, pra prap shqip gji - dha: dha gji. Kėto kuptime vijnė qė nga ajo kohė. Tani ata qė kanė tru dhe nuk kanė tendenca denigrimi asaj qė na pėrket, lidhjen besoj se janė tė aftė t'ia bėjnė. Sepse sado tė mundohen tė pluhurosin atė qė ėshtė e JONA, e Vėrteta ėshtė si puna e Diellit, qė mundohu sa tė duash, por nuk mbulohet me shoshė.

    Ta vazhdosh mė tej kėtė diskutim me idenė e mbrojtes se tėzės boshe alla - klosare me shokė, duke propaganduar pėr burime historike nga arkiva tė rėndėsishme, duke u munduar tė tregohen realist dhe njerėz modern tė shek XXI, do thotė tė jesh ideologjizuar keqas, me ide "akademikėsh" modern.
    Sigurisht vijnė nga arkiva tė shteteve shumė "dashamirėse" tė kombit tonė...

    Mė mirė po ia lė fjalėn sėrish njė postimi qė i vė kapakun :

    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Hidhni hidhni poshtė ēdo gjė, sidomos vlerat e historisė. Kur tė shikoni pastaj se keni ngel brekėgrisur do e identifikoni veten me evgjitėrinė e Obamės.
    "Historia ėshtė bėrė gjithmonė nga fituesi, e ka bėrė si ka dashur dhe kur ka dashur" do thoshte A. Christopher.

    Lėre lėre, se Hegel e ka thėnė mė bukur....

    Po mendoja ta bleja kėtė librin e "ndritur", por me thėnė tė drejtėn ėshtė keq qė paranė e ndershme ta pėrdori pėr tė blerė diēka, qė pėrmban pandershmėrinė brenda.


    P.S : "Shtėpi" e ėmbla "shtėpi"....Sa bukur ėshtė kur kthehesh nė origjinė...

Tema tė Ngjashme

  1. Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"
    Nga GL_Branch nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 690
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:52
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •