Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Lajme në kohë reale Maska e Top-Channel
    Anëtarësuar
    30-08-2008
    Vendndodhja
    Qendra Ndërkombëtare e Kulturës - Tiranë, Shqipëri.
    Postime
    21

    "Pevaçicat" nga Shqipëria nxehin Gostivarin

    Lindita ÇELA

    Ajo që dinë të bëjnë më mirë është... të zhvishen. E kjo mesa duket në Gostivar ka vlerë. Shumë nga vendësit paguajnë qimet e kokës për të parë gjokse të dala apo dhe vithe që tunden. Kaq mjafton. Vajzat që vijnë nga Tirana dhe punojnë në lokalet e natës këtu, fitojnë bakshishe të majme. Zyrtarisht janë "këngëtare". E meqë jemi te muzika, (në të gjitha lokalet këndohet), një zë në stonim të plotë shoqëron "kërcimtaret" që s'lënë tavolinë pa respektuar. Në Gostivar ka mbi 10 lokale të tilla, ku pjesa më e madhe e vajzave që punojnë janë nga Shqipëria.

    Sipas vendësve në këto lokale ka nisur edhe karriera e disa vajzave që kanë bërë "hajër" dhe në Tiranë më pas, si Lori, Rovena Stefa, Rozana Radi etj. Në Gostivar mëson se jo rrallë herë, në vende disi më të fisme, ka qenë e ftuar shpesh edhe këngëtarja korçare Eli Fara. Qëndrojnë në krye të sallës, në një tavolinë enkas për to. Kanë të veshura fustane që nxjerrin në pah pjesë intime të trupit. Rreth orës 22.00, në lokal fillojnë të vijnë klientët e parë. Janë vetëm burra, nga mosha 25 e deri tek të 70-at.

    Janë të përnatshëm në lokale të tilla dhe njihen si "adhuruesit" e vajzave që punojnë në këto lokale. Entela, një prej vajzave që punon prej 3 vjetësh në lokalet e Gostivarit ka klientët e saj. Prej tyre vajza rreth të 30-ve fiton në natën më të keqe 50 euro. Entela është vajza më e bukur e lokalit në qendër të Gostivarit ndaj dhe adhuruesit i ka më të shumtë. Në ndryshim nga "kërcimtaret" e tjera Entela ka mbaruar shkollën e mesme dhe është nga Tirana. Të tjerat janë kryesisht nga rrethe të thella të vendit, si Malësia e Madhe, Tropoja, Librazhdi apo edhe Erseka.

    E vetmja gjë që shohim të bëjnë për orë të tëra është të enden nëpër sallën e lokalit me një kurs sa më sensual për të zgjuar "zemërgjerësinë" e klientëve. Megjithatë asgjë nuk është aq e lehtë sa duket. Pa lejen e "tutorëve" është krejtësisht e pamundur për t'iu afruar këtyre vajzave. Për të mbijetuar në një vend të huaj dhe pse flitet shqip, ato më të zgjuarat kanë gjetur zgjidhjen më të sigurt. Një të dashur "të fortë" që veç të tjerash, garanton që klientët e këtyre lokaleve, nuk do ta "kalojnë kufirin" me vajzat kërcimtare. Po të jesh "femna e Vandamit", (kështu e quajnë një prej të fortëve në Gostivar), askush nuk guxon as të t'i hedhë sytë në qytet.

    Ajdin Fejzullau, që ka agjencinë e vetme të taksive në Gostivar, "Buli Gold" di shumë për këto vajza dhe jetën e tyre. Shpesh ka parë vajza që rrihen keqas, por askush nuk guxon të hapë gojën. Djaloshi tregon se në të 10 lokalet e Gostivarit pjesa më e madhe janë vajza që punojnë nga Shqipëria, Bullgaria, dhe Serbia. Ajdini të rrëfen se në këto lokale kanë punuar këngëtare si Lori, Rozana Radi, Rovena Stefa apo edhe të tjera që taksisti nuk ua mban mend emrat. "Vijnë punojnë dy apo 3 vjet dhe pastaj kthehen në Shqipëri. Sa kohë që punojnë këtu janë të detyruara të jenë femrat e ndonjërit në të kundërt i pret e zeza", të thotë Ajdini. Edhe vetë Ajdini ka një status prej "të forti" në qytet. Ai na thotë se policia vendase rrallë herë ndërhyn kur ka sherre për vajzat. Në të shumtën e rasteve shefat e policisë janë miq specialë të lokaleve të tilla. Në fakt kjo miqësi u ka zgjatur dhe qëndrimin vajzave në Maqedoni. Pjesa më madhe e tyre kanë në pasaportë vulën e të padëshirueshmeve.

    Por me 100 euro në këto zona mund të gjesh një pasaportë me një kombësi tjetër. Këtë zgjidhje ka bërë Entela. Por jeta e saj është si një lakuriq nate. Në Gostivar njeh vetëm ato lokale ku ka punuar. Por për të ia vlen që pak vite të jetës së saj t'i shpenzojë në këtë mënyrë. Më pas do të rikthehet në Shqipëri. Paratë e grumbulluara do t'i mjaftojnë për të ndërtuar sallonin e saj të bukurisë. Një pjesë e mirë e këngëtarëve që gëlojnë sot tregun vendas kështu kanë vepruar. Pse jo edhe për Entelën që ka pagëzuar veten me emrin artistik të kërcimtares.

    (shekulli)

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    perpara kto pun i banin bugarkat , rumunkat e moldavkat , sot i bojn shqiptarkat e Shqiperis , katastrof e dyfisht , edhe produkti edhe konsumusi jan shqiptar.
    Nje pjes e madhe e ktyre kengetareve qe jan sot te njohurit e muzikes shqiptare kan qen te rregullta ne kto lokale kurvalleqesh .
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Thash mos filluakan me sulme kamikaze , se nuk e kuptova ate fjalen e pare te titullit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Top-Channel Lexo Postimin

    Sipas vendësve në këto lokale ka nisur edhe karriera e disa vajzave që kanë bërë "hajër" dhe në Tiranë më pas, si Lori, Rovena Stefa, Rozana Radi etj. Në Gostivar mëson se jo rrallë herë, në vende disi më të fisme, ka qenë e ftuar shpesh edhe këngëtarja korçare Eli Fara. ***
    Mos se u shkoi karriera ne R.S. kengetareve te famshme - c'eshte ky artikull qe diskrediton ne kete menyre artistet e medha.

    Ne fakt Lori ka fillu karrieren ne Bar Restoranin HILTON ne fshatin Zheline. E sa burra pleq kane shit traktorat e arat per Lorin. Ah Lori Lori. Rovena nuk e di ku ia ka nis - po s'ka lidhje me te kenduarit. Rozana mba mend qe ka kendu neper festivale me xhaxhi Franceskun - ku e di... Nejse.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Jo me jo.Gostivari eshte zone e qete.Nuk ndodhin sulme kamikaze.Se edhe Nexhati andej eshte,si njeri i qete.
    jk jk

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    perpara kto pun i banin bugarkat , rumunkat e moldavkat , sot i bojn shqiptarkat e Shqiperis , katastrof e dyfisht , edhe produkti edhe konsumusi jan shqiptar.
    Nje pjes e madhe e ktyre kengetareve qe jan sot te njohurit e muzikes shqiptare kan qen te rregullta ne kto lokale kurvalleqesh .
    e drejt

    katastrof kjo pun

    po rruspillaku spo nifka kombsi me sa duket
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •