Ekspertët, në vitin 1975, parashikuan shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik
Lindja komuniste sipas arkivave sekrete të Shteteve të Bashkuara. Publikohet takimi sekret i ekspertëve amerikanë për çështjet e Lindjes
Perandoria Sovjetike do të shkërmoqet shumë shpejt. Ky fakt është konstatuar që në vitin 1975. Në një dokument të deklasifikuar disa muaj për parë tregohet qartë ekspertiza dhe parashikimi që kanë bërë ekspertët 35 vjet më parë për shpërbërjen e Republikave të Bashkimit Sovjetik dhe shkëputjen e vendeve komuniste të Lindjes nga influenca sovjetike. Më poshtë jepen diskutimet e ekspertëve amerikanë, të bëra më 4 dhjetor të vitit 1975, ku kanë qenë të pranishëm edhe dy ambasadorë nga vendet e Lindjes.
Diskutimi
Zoti Hartman: Unë kam kërkuar që Hal të drejtojë diskutimin tonë këtë mëngjes për çështjet e Europës Lindore.
Zoti Sonnenfeldt: Unë dëshiroj të shpreh konstatimet e mia këtë mëngjes, në një perspektivë shumë të gjerë, sepse shumë prej jush, nga pozicionet që keni në Europën Lindore, do të keni mundësi të takoni një grup më të vogël personash që kanë lidhje me çështje specifike. Unë e parashtrova nga fakti historik se ne jemi duke u përballur me Bashkimit Sovjetik si një superfuqi në nivel botëror. Ky do të jetë në një proces afatgjatë. Ai është një proces që tashmë është duke ecur në kushtet globale, ashtu siç sovjetikët, tashmë, kanë shkatërruar modelin e tyre kontinental. Tani ata janë duke zhvilluar modalitetet për bërë një politikë të tillë globale.
Arsyeja se përse kjo është e mundshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj europiano-perëndimorë për të zhvilluar politikat që do të na lejojnë të përballemi me këtë situatë, është se fuqia sovjetike është duke u rritur në mënyrë të çrregullt. Tani çështja është te krisjet dhe nevojat, të cilat, në disa raste, mund të shihen vetëm në një pamje të jashtme. Besimi i tyre si një fuqi perandorake vjen në një kohë të mirë, pas asaj periudhe kur fuqia e fundit perandorake, Gjermania, u mbyt; dhe ajo, që prej asaj kohe, vjen tani kur po aplikon perceptime dhe rregulla të ndryshme.
Gabimet e sovjetikëve
Sovjetikët kanë qenë të ngathët. Ata nuk kanë qenë në gjendje të sjellin rëndesat e perandorisë së dikurshme te të nënshtruarit e tyre. Ata nuk kanë nxitur vlerat dhe aftësitë e tyre ideologjike, ligjore, kulturore, arkitekturore, organizative, etj., që i karakterizoi zhvillimet britanike, franceze dhe gjermane. Asnjë prej këtyre gjërave nuk ka qenë shenjë dalluese e shfaqjes së sovjetikëve si një fuqi perandorake. Veç kësaj, ekzistojnë presione dhe tensione serioze në vetë sistemin sovjetik. Terreni mbi të cilën imperializmi vlerëson veten e tij ka probleme serioze në sektorët ekonomikë dhe socialë. Gjithashtu, ekzistojnë grupe të brendshme nacionaliste, të cilat janë duke u rritur. Grupet nacionaliste joruse janë rritur me një ritëm të shpejtë dhe në mënyrë të pabarabartë, të cilave do t’u shtohen edhe ato tensione që burojnë nga vetë sistemi i imperializmit sovjetik. Sovjetikët kanë qenë të paaftë veçanërisht në ndërtimin e strukturave të shëndetshme ndërkombëtare. Ata nuk janë duke u afruar me Komunitetin Europian apo shumë institucione të tjera të suksesshme perëndimore. Veçanërisht në Europën Lindore, e vetmja forcë më e rëndësishme unifikuese, është prania e fuqisë absolute ushtarake sovjetike. Kjo nuk është zhvilluar si një strukturë gjithnjë e më organike dhe më e zbatueshme; nëse gjithçka, gjatë 30 viteve të fundit ka nxitur në mënyrë tensionuese vendet e Europës Lindore për autonomi dhe për identitet. Atje ka pasur një rritje të dëshirës për t’u shkëputur nga forca tërheqëse sovjetike. Kjo ka ndodhur në çdo vend të Europës Lindore, nga një nivel në tjetrin. Pothuajse nuk ekzistojnë miqtë e vërtetë të sovjetikëve në Europën Lindore, me një përjashtim të mundshëm, rastin e Bullgarisë.
Paaftësia e sovjetikëve që të sigurojnë besnikërinë e saj në Europën Lindore është një dështim fatkeq historik sepse Europa Lindore është brenda sferës dhe hapësirës së interesit të saj natyral.
Ajo që është dyfish tragjike në këtë hapësirë të interesave thelbësore dhe të rëndësisë kruciale, është se nuk ka qenë e mundur për Bashkimin Sovjetik që të vendosë qarqet e interesave që shkojnë përtej pushtetit të plotë. Për këtë është e rëndësishme të kujtojmë atë që është kryesore, nëse jo, vetëm mjeti i imperializmit sovjetik ka qenë i fuqishëm.
Arsyeja që ne mund të flasim dhe mendojmë sot në kushtet e lidhjeve me imperializmin sovjetik, jashtë dhe veç përballjes së thjeshtë, është e qartë, sepse fuqia sovjetike është duke u shfaqur në një mënyrë të tillë të çalë. Kjo na jep kohë të zhvillohemi dhe të reagojmë. Nuk ekziston një mënyrë që të shmangim shfaqjen e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi. Kur e shikon në kushtet e rrjedhave historike që janë duke bashkëshoqëruar natyrën e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi, kjo është e pashmangshme se do të ndodhë. Ajo çfarë ne mund të bëjmë është të kuptojmë rrugën në të cilën fuqia është zhvilluar dhe mënyrën sesi po e përdor. Ne jo vetëm mund ta ekuilibrojmë atë në sensin tradicional, por mund të godasim trajtën e saj – dhe kjo ka të bëjë me uljen e tensioneve kudo.
Planet për Lindjen
Përsa i përket Europës Lindore, sipas meje, ajo duket se duhet të jetë në interesat tona afatgjata, sidomos te ngjarjet me ndikim në këtë hapësirë, sepse marrëdhëniet e çuditshme që ekzistojnë tani me Bashkimin Sovjetik nuk do të vazhdojnë gjatë apo do të shpërthejnë më vonë, duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore. Unë konsideroj se kjo marrëdhënie jo e natyrshme dhe e çuditshme do të përbëjë një rrezik më të madh më vonë për paqen botërore, sesa konflikti midis Lindjes dhe Perëndimit. Ekziston një kufizim te ky qëndrim. Nëse Europa Perëndimore tregohet e interesuar për problemet e saj ekonomike dhe sociale, kjo sjell mungesë të ekuilibrave, pastaj ndoshta kërcënimet për interesat e Shteteve të Bashkuara do të jenë më pak të rrezikuara nga ndryshimi i thjeshtë në ekuilibrin e fuqisë. Gjithashtu, duhet të jetë politika jonë që të luftojmë për një evoluim që bën të mundur marrëdhëniet midis europiano-lindorëve dhe bashkimit sovjetik në një njësi të koordinuar. Politika jonë duhet të jetë “finlandizimi i Europës Lindore”. Çdo teprim i zellit nga ana jonë është një cak që prodhon rezultate, të cilat mund të përmbysin procesin e dëshiruar për një periudhë kohore; madje, sipas pikëpamjes time, procesi do të vazhdojë të mbetet i pashmangshëm brenda 100 viteve të ardhshme. Sigurisht, për ne është një kohë shumë e gjatë për të pritur.
Gjithashtu, politika jonë duhet të jetë një politikë që u përgjigjet qartësisht aspiratave të Europës Lindore për më tepër ekzistencë autonomie, brenda kontekstit të ndikimit të fortë gjeopolitik rus. Për këtë politikë është punuar shumë në Poloni. Ata kanë qenë të aftë të kapërcejnë tendencat e tyre romantike politike, të cilat i çuan te katastrofat e tyre në të kaluarën. Ata kanë qenë të aftë plotësisht në zhvillimin e një politike që është e kënaqshme për nevojat e tyre, për identitetin kombëtar, pa shkaktuar kundërveprimin e sovjetikëve. Ai është një proces i gjatë dhe në të cilin unë jam i gëzuar të them se ne kemi qenë të aftë, pjesërisht përmes ndihmës së dy ambasadorëve që morën pjesë në këtë tavolinë gjatë ditës së sotme.
Krijoni Kontakt