Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "Nderi i Kombit" për aktorin e mirënjohur Xhejms Belushi

    Presidenti i Republikës dekoron me Urdhrin e Lartë artistin me origjinë shqiptare


    "Nderi i Kombit" për aktorin e mirënjohur Xhejms Belushi


    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi aktorin e mirënjohur amerikan me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi, me Urdhrin "Nderi i Kombit", gjatë spektaklit "Dua më shumë Shqipërinë", të organizuar të martën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pas ceremonisë së dekorimit të z. Belushi me Urdhrin e Lartë me motivacionin: "Me mirënjohje dhe krenari, aktorit të shquar, me famë botërore në kinematografinë, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut që trashëgoi dhe ruajti me dinjitet dashurinë për prejardhjen e tij shqiptare dhe për Shqipërinë", Presidenti Topi, në fjalën e mbajtur, duke iu drejtuar aktorit të shquar, u shpreh se "ju shikoja me shumë vëmendje që ishit njeriu më i lirë në këtë sallë gjatë pauzave, lëvizje pa asnjë lloj ndroje dhe rezervë. Unë e kuptoj shumë mirë që ju e bëni këtë sepse ndjeheni në familjen tuaj, në shtëpinë tuaj". Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se, Presidenti Topi, duke iu referuar jetës artistike të Xhejms Belushit dhe deklaratave të tij për origjinën shqiptare, tha se "ju jeni një rast i mrekullueshëm për të cilin ne krenohemi". "Kjo është arsyeja që sonte unë dëshiroj të bëj një gjest simbolik, në emër të të gjithë shqiptarëve, që ju i doni dhe ata ju duan shumë. Por jam i bindur që duke bërë këtë gjest, unë padyshim vlerësoj të gjithë artistët, të gjithë njerëzit e letrave, inxhinierët, mjekët, shkencëtarët, profesorët e nderuar, kudo ku ata janë, ata që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, kualitete me të cilat ne krenohemi dhe në momente të veçanta si kjo natë magjike, vlerësojmë që kemi shumë kualitete dhe padyshim ju jeni ambasadorët më të mirë të Shqipërisë", u shpreh kreu i shtetit.


    "Ky është një çmim shumë i rëndësishëm dhe me peshë, një nder i madh"


    Presidenti i Republikës shprehu një falenderim të veçantë për zonjën Vera Grabocka, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Timo Flloko, bënë të mundur që t'i japin simbolikën këtij takimi shumë të rëndësishëm. "Ju jeni shembull i qartë, një shembull elokuent, që keni ditur të ndërtoni karrierën tuaj këtu. Edhe vitet që i shpenzuat jashtë Shqipërisë, ju i përdorët për të rritur kualitetin tuaj. Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë artistëve, personaliteteve të nderuara, sepse juve të gjithë i bëni një nder të jashtëzakonshëm Shqipërisë", u shpreh Presidenti Topi. Ndërsa aktori i shquar, Xhejms Belushi, mes emocionesh tha se, "ky është një çmim shumë i rëndësishëm dhe me peshë, dhe një nder i madh. Është një përgjegjësi e lartë. Nuk e di nëse e meritoj. Unë jam krenar për atë që jam dhe për atë se nga jam. Jam lindur e rritur në Amerikë, por genet e mia janë shqiptare. Gjaku im është gjak shqiptar dhe do të jetë i tillë përgjithmonë".

    Përgatiti: Halil RAMA







    Belushi: "Jam shumë i gëzuar që jam sot në shtëpinë e prindërve dhe të gjyshërve të mi"


    Tre orët e Xhejms Belushit në vendlindjen e të parëve


    Aktori i njohur hollivudian me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi, u ul dje me një helikopter ushtarak pranë kishës më të vjetër të fshatit malor Qytezë të rrethit të Devollit, vendlindja e babait të tij, që në në vitet '30 të shekullit të kaluar emigroi në SHBA. Ndonëse ishin paralajmëruar masa sigurie për të mos vështirësuar zbritjen e Belushit në tokën e të parëve të tij, banorët dhe mikpritësit u grumbulluan për ta takuar sa më parë njeriun me të cilin krenohen se i ka rrënjët e prejardhjes nga ky fshat i vogël, në Devollin e Sipërm. "Mirëseardhe o bir!", i thotë e përlotur e moshuara Dhimitrulla Babaqi, ndërsa shikon Xhim Belushin e sapozbritur sërish, pas 13 vjetësh, në vendlindjen e të parëve të tij, të cilën ai nuk e harron. Në tre orët e qëndrimit në fshatin e vogël, Xhejms (Xhim) Belushi, i konsideruar nga banorët e Qytezës si djali tyre, ndonëse ka lindur në Amerikë, pati një axhendë të ngjeshur me aktivitete dhe takime. I shoqëruar nga vëllai i tij i vetëm, Billi, nga ana e babait prej martesës së dytë, Xhim Belushi e ndez atmosferën festive që në fillim, me fjalët shqip "Billi, ku vete", ndërsa banorët e Qytezës donin nga një kujtim së bashku me të, duke fiksuar parreshtur fotografi me aktorin që në këtë rast nuk mund të luante asnjë rol tjetër, veçse vetveten, që shpreh një mall përtëritës tek fytyra e tij. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Xhim Belushi doli në një konferencë të shkurtër për shtyp, të cilën gjithashtu e nisi me fjalët shqip, "Unë jam i gëzuar që jam në shtëpi". Dikush i kujtoi që të kontribuonte për ndërtimin e një muzeu në nderim të tij. "Ka para?" pyeti Belushi duke shkaktuar të qeshura tek banorët e njerëzit përreth. "Jam shumë i gëzuar që jam sot në shtëpinë e prindërve dhe të gjyshërve të mi. Eshtë shumë e bukur që të shikosh fytyrat tona e ne të shohim njëri-tjetrin. Kjo ma ngroh zemrën e unë ndihem krenar me të gjithë ju", u shpreh Belushi para banorëve të Qytezës malore. Pasi u bëri të ditur të pranishmëve se do të dëshironte një shëtitje të shkurtër rreth fshatit, iu drejtua qytezarëve me humor: "Më patë në TV mbrëmë? Ndihem shumë shumë mirë nga dekorimi i Presidentit të Republikës, e që sot e festoj këtë dekoratë me të gjithë njerëzit këtu. Gjithandej e kam ruajtur shpirtin e Qytezës", u shpreh me krenari aktori i njohur amerikan me rrënjët e prejardhjes nga Qyteza shqiptare. I pyetur se a ka parë ndryshime nga vizita e tij e parë në atdheun e babait të tij, Adhamit, Xhim Belushi, tha jo pa krenari se, "Kryeministri, Presidenti, kryetari i Bashkisë së Tiranës kanë arritur shumë progres e unë kam parë shumë ndryshime". Pastaj thekson dhe një herë origjinën e tij shqiptare e qytezare. "Unë kam lindur në Amerikë, por origjina e babait tim nga Qyteza ka patur ndikim të madh në karrierën time. Absolutisht!" tha Belushi. I shoqëruar nga një turmë banorësh, që i tregonin herë pas here për banesat e të afërmëve, kushërinjve disi të largët, shtëpi këto që vitet e fundit kanë ndier dorën e mirëmbajtjes e gjallërisë së njerëzve në to, Belushi përshkoi në këmbë fshatin e vogël malor. Rrugicë më rrugicë, ai kalon mes përmes fshatit për t'u ndalur mbi urën e vjetër dhe për të bërë sërish foto kujtimi me banorët e admiruesit. Nuk kishte se si të mos shkonte dhe në vendin ku dikur ka qenë shtëpia e vogël e babait të tij, Adhamit, i cili në vitet 1930 emigroi në Amerikë. Asgjë nuk ka mbetur nga gjurmët e asaj shtëpie, për të cilën qytezarët thonë se do ta ngrenë, të paktën sa për një muze. Barishtet e gjata kanë mbuluar edhe vendin ku dikur kanë qenë muret, por Xhim Belushi i vjen rrotull vendit ku dikur ngrihej banesa e babait e gjyshërve të tij dhe ndalet gjatë aty. Atje, rrëzë kodrës, i shoqëruar nga njerëz të shumtë, Belushi ngriti shishen e rakisë dhe piu një gllënjkë sa për të entuziasmuar qytezarët e mikpritësit e pastaj mori rrugën nga një burim që ndodhej afër vendit ku ka qenë shtëpia e të parëve të tij. Në vizitën e parë, kishte pirë ujë së bashku me babain e tij tek ky burim dhe tani i rikthehet freskisë së këtij burimi si për të shuar etjen e mallit të vendlindjes. Belushi dukej se nuk çmallej dot me fshatin e tij. Kundroi nga faqja e kodrës, e pasi përshkoi dhe një pjesë të Qytezës u ndal për një vizitë tek kushërira e tij e dytë, Dhimitrula Totoni. Këtu ai provoi edhe një herë rakinë e kumbullës, si mirëseardhje nga një familje qytezare, e mori urimet e të afërmve e banorëve. "Paç mbarësi në jetën tënde. Ne jemi shumë të lumtur që nuk i ke harruar traditat tona", i thotë kushërira Xhim Belushit, teksa ai shijon rakinë në ambientet e shtëpisë së saj karakteristike qytezare. Nën harenë e njerëzve dhe kurreshtinë për një furrë pjekjeje prej balte apo urën e vjetër të fshatit, të cilën nuk nguroi ta shohë nga poshtë qemerit prej guri, Xhim Belushi mori rrugën për t'u kthyer në sheshin pranë shkollës ku ishte shtruar dreka për nder të tij. Me ballin me bulëza djerse, nga e përpjeta e rrugës me kalldrëm, ai ndodhej sërish midis qytezarëve e atyre që e prisnin në këtë vizitë me një drekë me gatimet tradicionale. Provoi turshitë e zonës e pas pak lakrorin me dy petë, e si një njeri i thjeshtë shijoi bukën e mikpritjes nga vendlindja e të parëve. Dreka vazhdoi më gjatë, por Xhim Belushi nuk kishte kohën e mjaftueshme të qëndronte midis qytezarëve. Ai hipi në një tavolinë dhe i përmalluar tha fjalët e ndarjes me banorët. "Më vjen keq që vizita ime ishte e shkurtër. Do të vij përsëri", premtoi Belushi, ashtu si 13 vjet më parë, kur ai vizitoi për herë të parë vendin e të parëve. Pastaj iu drejtua sheshit të kishës së fshatit ku e priste helikopteri. Mjeti fluturues që ngrihej lart bëri një trajektore mbi Qytezë dhe u drejtua për nga fshatra të tjera të Devollit të Sipërm si Qyteza apo Dardha, për të cilat Xhim Belushi kishte mallin e vizitës së parë e tani në largim i shikon për t'i fiksuar në kujtesën e tij si trashëgimi e vendit të të parëve.

    G.Ashimi





    "Dua më shumë Shqipërinë", artistët nderohen me titullin "Ambasador i Kombit"


    Artistët e spektaklit "Dua më shumë Shqipërinë" nderohen me titullin "Ambasador i Kombit". Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u dorëzoi të martën në mbrëmje, gjatë një pritjeje në Pallatin e Brigadave në Tiranë, artistëve pjesëmarrës në këtë spektakël këtë titull nderi. Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi, duke vlerësuar arritjet e artistëve pjesëmarrës në këtë spektakël prestigjioz, i cilësoi ata si "ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë". "Kur mendoj që nga një vend i vogël dalin kaq shumë kualitete, kjo tregon se jemi një popull me një traditë të hershme", tha Presidenti Topi, duke shtuar se, "gjatë periudhës së tranzicionit ata që e kaluan provën me shumë sukses ishin artistët, krijuesit, sportistët, instrumentistët, kineastët". Presidenti i Republikës tha se, "politika duhet të mësojë shumë nga performanca e gjithësecilit prej jush, sepse shpeshherë bien në retorika. Kompeticioni që ekziston në botën e artit, kjo është bota e vërtetë intelektuale dhe këtu duhet të mësojë politika që të zgjedhë kualitete", u shpreh kreu i shtetit. Ju jeni vetëm një pjesë e atyre kualiteteve, iu drejtua kreu i shtetit artistëve pjesëmarrës në këtë pritje, duke shtuar se "si në kryeqytete të Evropës ashtu dhe në qytete të vegjël të Evropës ka shqiptarë, që dallohen në karrierën e tyre për ndershmërinë, karakterin e tyre, por dhe për profesionalizmin e tyre". Në vijim, në shenjë nderimi dhe vlerësimi për kontributin e tyre të çmuar në fusha të ndryshme të artit dhe të jetës, për lartësimin e emrit të Shqipërisë dhe përçimit të vlerave më të vyera të kombit shqiptar anë e mbanë botës, Presidenti Topi i dorëzoi titullin "Ambasador i Kombit", z. Xhejms Belushi, z. Josif Gjipali, z. Bujar Luca, znj. Erla Kollaku, z. Frederik Ndoci, znj. Ervis Gega-Dodi, z. Kujtim Çashku, z. Ergin Kuke, z. Eno Peçi, z. Hetem Ramadani, z. Saimir Strati, z. Lorik Cana, znj. Silvan Muselier, z. Alban Skënderaj, znj. Miriam Cani.








    --------------------------------------------------------------------------------

    rd


    --



    korca e do nje aeroport nderkombetar.. se po na vine nga gerqia tanet..

    apo jo shokeni e shoqeni.. pe korce..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-11-2008 më 04:35

  2. #2
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    korca e do nje aeroport nderkombetar.. se po na vine nga gerqia tanet..

    apo jo shokeni e shoqeni.. pe korce..
    Po sigurisht që e do një aeroport, unë nuk e di se çfarë ndodhi me një projekt që doli para disa vitesh për ndërtimin e disa aeroporteve në vend siç ishte aeroporti i Kuksit, aeroporti i Vlorës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës dhe aerodromi i Kuçovës dhe Gjadrit në Lezhë do të ktheheshin në aeroporte civile.
    Le të shpresojmë në një të ardhme do të ndërtohen!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Brari pershendetje!

Tema të Ngjashme

  1. James Belushi
    Nga PrInCiPiEl në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 25-11-2022, 16:49
  2. John Belushi
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 04:18
  3. Intervistë me aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-09-2006, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •