Close
Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 500 prej 501
  1. #481
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    E sheh sa tolerant jam unë. Unë nuk po regoj. Njeriu ka të drejtë ta duaj kë të dojë. Punë jotja është kë do ti.


    Jo ke keni dash ju,dhe beni si hipokrit tani ,ne kena vujt ma shume se ju me Titon ,po keni vujt neper Europ duket sa keni vujt ,keni dale te gjith duke e prit ,si i thoni

    Nashe Tito ,ça keni tani qe beni si viktima ,une as qe e njof,as me bje ndermend,po ju ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #482
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Po mire more njerez, kur vritej Ndrec Gjoka, kur vritej Bardhok Biba, kur behej grupazh e komplot, kur sabotohej ekonomia, kur behej propagande e fshehur kunder pushtetit etj ne emer te rrezimit te pushtetit dhe ngritjes se nje pushteti lapangjozesh, si thoni ju, c'duhej te behej? Te mos mbrohej pushteti i popullit? Te mos denoheshin njerezit e tille, lapangjoze e humbesa konform ligjeve ne fuqi? Nese kishte nje shtet ligjor, ky shtet ligjor ishte pikerisht atehere. Beni krahasimet e shteteve ligjore, te sotem dhe te athershem. Mirepo ca nga ju sapo kane dale nga veza dhe nuk e kane njohur ate kohe dhe flasin kodra pas bregut duke vjelle vrer kunder nje njeriu gjigand, ca nga ju flasin me "me tha, kam degjuar, kam inat vet..." Nje patologji e cuditshme. Kunder nje njeriu qe na beri me identitet, qe ja keputi duart kujtedo qe i zgjaste. Na del qe jooooo ata duheshin perkedhelur, shperblyer se na ishin demokrate te vertete (duke vrare, djegur, sabotuar njerezit e ndershem dhe pasurine e perbashket). Keshtu Saura ,e Suada

    Dhe ndonje prej jush, kur ju shterojne argumentat, filloni nga sharjet e ndyra qe as shqip nuk dini t'i shkruani.

  3. #483
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    E kam qejf humorin tënd Saura. S'di pse po më kujtohet një fjalë e urtë që e përdor sulioti nëse nuk gaboj: "Kur erdhi i mençuri në fshatin e budallenjve, këta thanë: Ja ku erdhi ky budallai"!!

    Nuk e mbaj veten për mësues, por jam mësues. E kam thënë kaq herë: mos na e shihni për të madhe neve kosovarëve nëse e kemi dashur xhaxhin. Ai për ne aso kohe ishte frymëzim i shqiptarizmës. Prandaj në këtë aspekt mendoj se duhet të gjemë një lloj balanse ne shqiptarët e Kosovës me ju.

    Ta them edhe këtë: megjithëkëtë, unë kam shumë miq nga Shqipëria ( mund të jenë mbi 80), vetëm dy( një vlonjate dhe një himariot) më kanë dalë kategorik që e kanë sharë Enver Hoxhën. Prandaj ta them, mos i beso shumë forumit ku njerëzit shkruajnë me pseudonime dhe shtiren.

    Enver Hoxha as ka vdekur as ka për të vdekur kurrë!
    Ndoshta kjo është fatkeqësi, por ai po vjen duke u rinuar në mendjet e zemrat e popullit shqiptar.


    Pirdh ,pirdh se lerohesh Demo ,hajt se me sa te kam pa ne foto dhe ti duke u rinu ishe lol ,se shpejti i shko mrapa dhe jeni ngroft te dy ne boten tjeter...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #484
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Do ju keshilloja te lexonit librin ''Lule dhe gjak''.


    Mire qe e beri zoti shqiptar enverin me 3 milion banor se po te kishte marre rusin apo kinezin ,di i kishte shuar fare si popull. Me habit fakti , si ka mundesi qe komunistat lane idealet komunista dhe ju turren idealeve kapitaliste.
    Thoshte enveri :-ekonomi e forte ,politik e forte ,
    Po une si popull mendoja se ai plera thoshte per shqiperin e jo per vete ,
    tani komunistat jane me te pasurit ne bot dhe duan komunizmin.

    Ky i cmendur e mori ne qafe shqiperine ishte ne armiqesi me gjithe boten se ashtu deshironin serbet dhe greket. pra shqiperia te meret vetem me sigurine e bukes. Likuidoi liberalet Abdyl Kellezin ,Fadil Paqramin, Todi Lubonjen, Kico Ngjelen pastaj Beqir ballukun, petrit Dumen, Hito Cakon ,Hysni Kapon, Mehmet Shehun dhe te gjorin Kadri Hazbiun pasi e perdori kunder Mehmetit te gjitha keto likuidime beheshin me propozimin e Nexhmijes dhe boshnjakut Ramis Alija.
    Sa njerez me shkolle njerez me mend i vrau e i persektutoj te gjithe se kishte frike mos i mernin pushtetin.. kafsha.
    Enveri e mbushi shqiperine me kampe perqendrimi, torturoi popullin e tij.

    Komunistat jane krenar ,qe e xhveshen popullin nga pushteti ekonomik ,psh heqjen e lopeve, heqjen e pulave, dhe me e bukura eshte se u veshen vete me kete pushtet ,gjynahe fukarenje.
    Na udhehiqte nje psikopat me diabet ne tru qe kur bota perparonte ai haleja pushkatonte..........

    Terrorrin e tivarit e krijoi enver plera me Ramizin qe u vran mijera kosovar shqiptar te rinj. U.C.K qe u ngrit ne 97 u mundua qe te ngrihej ne 80, po enver rob bukuri i tradhetoi dhe u vran qe te gjith ata djem nenash.

    Mbrojeni ju kosovaret!
    Kur Tito i tha enverit ;- merre kosoven ;enveri i tha jo nuk e dua se ata jane gjake nxete e me heqin karriken e ngelem me preshe ne *****.
    Keshtu e shiti Kosoven.
    Me shum shqiptar i ka vrar ky rop bukuri sesa turku dhe serbi.
    Te shikosh cilet beri kryetare dhe udheheqes, Lenka Cuka nuk milte vetem lopet por edhe demat. Nexhua, tregonte farfallen te gjithe jevgjive.

    Cmenduri... 1 njeri i vetem bente cte donte me 3 miljon te tjere. I pa shkolluar pa nje diplome pa asnje ide te qarte se si mund te qeveriste nje vend, gjakpires, vrases, kriminel te gjith te keqiat i kishte dhe populli i gjore e donte nga frika.

    Ky felliqesira enveri, vrau kunatin e tij, i cili e coi ne shkolle ne France te edukohesh edhe ti u lidhe me dreqin rus edhe e shite shqiperine te ruset dhe greket.
    Ky felliqesira prishi kisha dhe xhami,ne si popull shejtanin mbajtem ne gji.

    Revizionizmi, kapitalizmi, thoshte enveri, kush tentonte te shkelte kufirin, denohej, me burg, familja me internim. Kjo ishte diktature kosovare.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  5. #485
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    Dje sapo me ra ne dore nje liber per bujqesine ne Shqiperie e cila paraqiste vijen e zhvillimit bujeqsor nder vite ne Shqiperi. Gjate kohes se Zogut, kriza urie te njepasnjeshme. Bujqesia e rudimentuar dhe e perqenderuar ne duart e feudaleve, kjo mbeturine anadollake. 3/4 e tokes bujqesore ishin te perqendruara ne duart e 150 feudaleve e mikrofeudaleve te cilet pengonin zhvillimin demokratik te vendit.

    Pas fitores se revolucionit ne Shqiperi u bene kthesa marramendese, kuptohet per te mire. Rreth 70.000 ha toke iu ndane familjeve te varfera. Filloi ndertimi i vendit.

    Vitet 1947 - 48 edhe pse plaget e luftes ishin akoma te fresketa, fale pushtetit popullor dhe masave te tij energjike ne bujqesi u shmang kriza e urise.

    Vite me pas fillon bonifikimi i fushes moqalike te Myzeqese. Rreth 700.000 ha (lexo edhe njehere 700.000 ha) toke e re e bonitetit me te mire u perfituan ne Myzeqe duke e bere kete fushe hambar te vertete te Shqiperise.

    Dashnori besnik i ketij vendi, lufetatri i madh, mjeshteri i penes, miku i te varferve i madhi Nonda Bulka krijoi keto vargje te paharruara:

    'Fuqi e mrekullueshme kjo e jotja,
    O Parti,
    Qe skllavit i dhe jete dhe fryme
    dhe Liri
    Bucit, o keng' e bukur, o kenga e Rinise,
    Kendo, o lira ime, m'i thur lavdi Partise!
    Etniku!

    Mos lexo per libra vari leshte, lexo librin ''Lule dhe Gjak.
    Po me kapacitetin intelektual qe ke ti, libra per bujsine do lexosh. Plasi syte ne ate liber.

    Autori i ketij libri quhet Gjergj Simoni.
    Arsyeja e dënimit ishte, se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte groposur për të ruajtur në fshehtësi librat më të zgjedhura të Arqipeshkëvisë Metropolitane të Shkodrës dhe sa e sa objekte Shejte, marrë fshehtas para se të mbylleshin kishat.

    Po ashtu, në dhe, ka futur edhe shkrimet e vëllaut të tij prozatorit Imzot Zef Simonit (1928) Ipeshkëv. Gjithashtu, ka fshehur nën dhe edhe dorëshkrimet e Padër Mark Harapit S.J. (Societta Jesus), të Padër Benedikt Demës, si dhe qindra vjersha dhe poezi të shkruar gjatë viteve prej tij. Midis tyre dallohet poema satirike: “Letra e Luçiferrit drejtuar popullit shqiptar”, ku në fund, ka vendosur shënimin: Luçiferri = Enver Hoxha, me të cilën ka bërë që të tërbohen nga marazi të gjithë hetuesit e gjykatësit gjatë procesit të dënimit.

    Zoteri Etniku, mbase meson dicka me kete liber.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  6. #486
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Sa mire do ishte sikur te festohej 100-vjetori i vdekjes se tij,me siguri qe Shqiptaret do ishim te gjithe te bashkuar!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #487
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    Jo moj se sme djeg mua dhe un ste kam fyejt po ju bera me dije beheni me homoroide me zor se shkuat deri atje sa na shate me race e na bete beduina po tani pse duhet te rijm te hajme M... tuaj apo si moj Suada mendon une dhee disa ketu po flisnim me fakte nuk i thash kujte se je beduin apo dicka si ti e shoqja Saura na sillni fakte pra jo M.... e fjal rugesh a mos e kam keq
    Faktet xhaxhi lepurush i ke hap syte!

    Ti nuk me thua , a ishe ndonjeher i internuar, apo i burgosur, he , te besh burg, i pafajshem, te lesh femijet te vegjel, te rriten keq e mos me keq, pse ?
    Ne asnje vend te botes nuk ka internime, e burgime per tentativ arratisje, pse femijet e enverit shkonin ne Amerike dhe ne France? Pse?

    Mos na rruni syte me keto qe shkruni se eshte turp. Kam shume miq kosovare qe nuk e mendojne aspak si ju. Po duket qe nuk ke shume bagazh ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 16-10-2009 më 13:57

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  8. #488
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin
    Faktet xhaxhi lepurush i ke hap syte!

    Ti nuk me thua , a ishe ndonjeher i internuar, apo i burgosur, he , te besh burg, i pafajshem, te lesh femijet te vegjel, te rriten keq e mos me keq, pse ?
    Ne asnje vend te botes nuk ka internime, e burgime per tentativ arratisje, pse femijet e enverit shkonin ne Amerike dhe ne France? Pse?

    Mos na rruni syte me keto qe shkruni se eshte turp. Kam shume miq kosovare qe nuk e mendojne aspak si ju. Po duket qe nuk ke shume bagazh ti.

    Kosovarë, po, por shqiptarë nuk e besoj. Ta them haptazi, në kohën time, kush nuk e donte Enver Hoxhën, simbolin e shqiptarizmës, shikohej me urrejtje. Unë për vetem time e kam thënë kaq herë: ne shqiptarët e Kosovës duhet të gjejmë njëfarë ballanci me juve, sepse ne ( disa e kam fjalën ) ndihemi të fyer po na e shatë Enver Hoxhën. Këtu e kam fjalën për ata që e kanë dashur, nuk e kam fjalën për ata që e shanin për hesap të "tjetërkujt" për t'i qëndruar besnik bashkim-vëllazërimit të trilluar aso kohe!

    Respekt për të gjithë shqiptarët që e ndiejnë veten shqiptarë e që e duan shqiptarinë. Te ecim përpara. Enver Hoxha ka vdekur, mos keni frikë! Ne nuk duhet të mirremi me të kalurën, sepse njeriu që jeton me të kaluarën jeton i vdekur, krijon vepra të vdekura deri sa t'i vijë koha e stërvdekjes.

    Unë kam hallin si ta shpëtojmë sot Shqiptarinë ( kupto gjithë trojet shqiptare), sepse u bëmë gazi i botës.

    Danezi ka një fjalë të urtë që thotë: Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë- të ardhmen po.

    Të jetojmë mirë sot, pra që të kemi një ardhme të mirë. Te mendojmë për nesër dhe jo për dje!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 16-10-2009 më 13:57
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #489
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Nuk ka shqiptare thua ti qe nuk urrejne enverin? Nuk te kuptova.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  10. #490
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Kosovarë, po, por shqiptarë nuk e besoj. Ta them haptazi, në kohën time, kush nuk e donte Enver Hoxhën, simbolin e shqiptarizmës, shikohej me urrejtje. Unë për vetem time e kam thënë kaq herë: ne shqiptarët e Kosovës duhet të gjejmë njëfarë ballanci me juve, sepse ne ( disa e kam fjalën ) ndihemi të fyer po na e shatë Enver Hoxhën. Këtu e kam fjalën për ata që e kanë dashur, nuk e kam fjalën për ata që e shanin për hesap të "tjetërkujt" për t'i qëndruar besnik bashkim-vëllazërimit të trilluar aso kohe!

    Respekt për të gjithë shqiptarët që e ndiejnë veten shqiptarë e që e duan shqiptarinë. Te ecim përpara. Enver Hoxha ka vdekur, mos keni frikë! Ne nuk duhet të mirremi me të kalurën, sepse njeriu që jeton me të kaluarën jeton i vdekur, krijon vepra të vdekura deri sa t'i vijë koha e stërvdekjes.

    Unë kam hallin si ta shpëtojmë sot Shqiptarinë ( kupto gjithë trojet shqiptare), sepse u bëmë gazi i botës.

    Danezi ka një fjalë të urtë që thotë: Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë- të ardhmen po.

    Të jetojmë mirë sot, pra që të kemi një ardhme të mirë. Te mendojmë për nesër dhe jo për dje!!
    Po enveri pra ju shiti ke tito. Nuk te shiti Shakira. Enveri ska dash me ju pa me sy, ti e duartroket. Bravo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *suada* : 16-10-2009 më 12:15

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  11. #491
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin
    Nuk ka shqiptare thua ti qe nuk urrejne enverin? Nuk te kuptova.
    Ka si nuk ka. Ka shqiptarë që urrejnë edhe Shqipërinë.
    Atje më lart e kisha fjalën për shqiptarët kosovarë, sepse ta bëra të qartë, kur the se kam shumë miq kosovarë, se kosovar është një term më i gjerë që me kosovar nënkuptohet edhe cilido minoritet!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #492
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    DONI FAKTE JA KU I KENI O ZOGISTE E TITIST LEXONI MIR E JO MBRAPSHT LEXO KETU SUADA MOS PRALLO E BISHTNO ATO LULE GJAKU IHAAA PAK JAN UNE STE SHAJ ASE TE FYEJ TI NXJERI SYT ME FAKTE DHE TERMIN NA DHE JU MOS PERMEND Në kohën kur propaganda revizioniste dhe një pjesë e shtypit reaksionar botëror kishin shpërthyer një fushatë të paparë shpif*jesh, trillimesh e dezinformimesh të paskrupullta rreth Kosovës dhe demonstratave të saj, "Zëri i Popullit", organ i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, botoi artikullin: "Pse u përdor dhuna polico*re e tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?", i cili me argumente të shumta dhe të pakun*dërshtueshme, hidhte dritë mbi të vërtetën rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, rreth shkaqeve të vërteta që detyruan popullin tonë të robëruar të ngrihet në greva e demon*strata, rreth qëllimeve e kërkesave të vër*teta të tyre. Me anë të këtij artikulli, Shqipëria socialiste ngriti fuqishëm zërin në mbrojtje të popullit tonë të robëruar e të luftës së tij të drejtë, dënoi ashpër dhunën dhe terrorin barbar që u ushtrua mbi ne dhe riafirmoi edhe një herë qëndrimin e saj të drejtë marksist-leninist si ndaj popull*it shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, ashtu edhe ndaj popujve të Jugoslla*visë.

    Jehona që pati ky artikull në popullin tonë ishte e jashtëzakonshme dhe e paparë ndonjëherë. Pothuaj se s'ka mbetur shqiptar që të mos e ketë lexuar ose dëgjuar fjalën e ngrohtë të Nënës Shqipëri dhe të mos ketë thirrur nga zemra: "Të falemnderit, Nënë!"

    Populli ynë u bind edhe një herë se "Zëri i popullit" është vërtet zë i popullit, se ai është edhe zëri i tij, se zëri i Shqipë*risë Socialiste është zëri i së vërtetës.

    Revizionistët jugosllavë gjithmonë janë munduar që për luftën e drejtë që bën popu*lli shqiptar në Jugosllavi për të drejta e liri, ta fajsojnë, padrejtësisht, Shqipëri*në socialiste dhe Partinë e saj të Punës. Në se këtë ata nuk e thoshin drejtpërsëdrejti, publikisht, e kanë thënë vazhdimisht në më*nyrë të tërthortë dhe, sidomos, e thoshin hapur nëpër mbledhjet e shumta që organizo*nin në popull. Tani, pas grushtit dërmues, që u dha atyre artikulli i "Zërit të popullit", revizionistët dhe tradhtarët dolën edhe hapur dhe publikisht. Gjithë makina propagandistike e Jugosllavisë u angazhua në fushatën kundër "Zërit të popullit" e nëpërmjet tij, kundër Shqipërisë dhe Partisë së Punës. Artikuj e komente të shumta janë botuar dhe emituar në mjetet revizioniste të informim*it, si "përgjigje" ndaj artikullit të "Zër*it të popullit", kurse në mbledhjet e shum*ta të të gjitha niveleve, revizionistë dhe tradhtarë të ndryshëm po vazhdojnë të dërdëllisin e të lehin kundër tij.

    Në mënyrë që t'u kishte sukses propaganda telallët revizionistë e kanë shoqëruar atë edhe me shpifje e trillime të nxjerra nga arsenali i propagandës antishqiptare të ko*hës së Rankoviçit.

    Si duket, revizionistët dhe tradhtarët po mendojnë se janë ende në vitet pesëdhjetë, kur njerëzit, duke mos e njohur sa duhet as Shqipërinë socialiste dhe as klikën revizi*oniste të Beogradit, edhe mund të mashtroheshin dhe t'u besonin shpifjeve e trillimeve të poshtra të Titos e Rankoviçit dhe të kë*lyshëve të tyre. Esat Toptanët dhe Mustafë Merlikët e Kosovës, të mbyllur nëpër mbledhje, bare e sallone bixhozi, duke pirë, siç thonë edhe vetë, "ujë të Savës" janë larguar aq shumë nga populli sa nuk e njohin atë fare dhe prandaj e mendojnë popullin aq naiv, aq injorant, sa të luajnë me të ashtu si duan ata! Por, edhe këtu ata mashtrohen keq.

    Populli ynë e njeh sot fare mirë Shqipërinë kuqe të Enver Hoxhës, e njeh jetën e lum*tur socialiste që lulëzon atje, e njeh politikën e saj të kristaltë marksiste-leninis*te e i njeh edhe ata që dërdëllisin kundër saj. Prandaj nuk mashtrohet nga të lehurat e tyre. Gjithë ai që e ka lexuar apo dëgju*ar artikullin e "Zërit të popullit" ose që e njeh sadopak Shqipërinë socialiste dhe politikën e saj, nuk mund të mos shohë se ato që llomotisin armiqtë dhe tradhtarët kundër Shqipërisë, nuk janë tjetër veçse trillime shpifje të poshtra dhe naive.

    Vetëm renegatë si Fadil Hoxha, Xhavit Ni*mani, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu etj, mund ta quajnë ndihmën dhe përkrahjen e sinqertë të Shqipërisë socialiste për popullin tonë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare si "sulm", "ndërhyrje", "shovinizëm" e "pater*nalizëm", kurse ndërhyrjen me ushtri tanke e bajoneta të Serbisë, ta quajnë "ndihmë" e "përkrahje internacionaliste e vëllazërore" Vetëm plehëra si ata mund ta quajnë ideolo*gjinë marksiste-leniniste të Shqipërisë si "reaksionare", "aventuriste" e "luftënxitë*se" dhe të llomotisin se ajo u shërbeka blloqeve e superfuqive imperialiste!!! Blofe të tilla kundër Shqipërisë nuk bëjnë as qarqet më reaksionare të botës.

    Klouni Xhavit Nimani në një fjalim të tij duke përsëritur si papagall ato që i kishin thënë padronët e tij në Beograd, e akuzoi "udhëheqsijen e Shypnisë" se gjoja ajo po i fut në një thes të gjithë shqiptarët e po i quan "vëllezër shqiptarë" edhe forcat më reaksionare të popullit shqiptar! Kështu flet ky sharlatan, por me siguri që kështu nuk mendon as ai. Nuk mund të mos e dijë Xhavit Nimani dhe shokët e tij se, kur flitet për "vëllezërit shqiptarë", bëhet fjalë për po*pullin, për njerëzit e ndershëm, dhe jo aspak për tradhtarët e shitur, qofshin këta ballistë e zogistë apo revizionistë si ai. Tradhtari mund të jetë gjithçka, por vëlla nuk mund të jetë kurrë.

    Veçanërisht e poshtër dhe cinike është orvatja që, duke falsifikuar dhe shtrembëruar haptazi dhe në mënyrën më të palejueshme artikullin e "Zërit të popullit", të bindet o*pinioni (sidomos ai jugosllav) se Shqipëria për ngjarjet në Kosovë gjoja "fajëson popullin serb" dhe se gjoja ajo "nxit urrejtje e konflikte në mes tij dhe popullit shqiptar" Në këtë mënyrë, propaganda revizioniste për piqet ta diskreditojë në sytë e popujve ju*gosllavë politikën e drejtë marksiste-leni*niste dhe konsekuente internacionaliste të Partisë së Punës ndaj popujve të Jugosllavi së dhe të gjithë botës. Qëndrimin e saj të papajtueshëm me udhëheqjen revizioniste të Jugosllavisë, Partia e Punës e Shqipërisë e ka theksuar qartë, hapur dhe vazhdimisht, po as në artikullin e "Zërit të popullit" të 8 prillit dhe askund tjetër nuk mund të gjendet asnjë fjalë kundër p o p u j v e të Jugos*llavisë, asnjë identifikim dhe përzierje e popujve të Jugosllavisë dhe krerëve të tyre revizionistë e shovinistë.

    Vetëm njerëz të pafytyrë si Dragosavci e Fadil Hoxha, si Vidiçi e Mahmut Bakalli, si Dushan Ristiçi e Xhavit Nimani mund ta aku*zojnë udhëheqjen e lavdishme të Partisë së Punës për mungesë të internacionalizmit, e*dhe pse e dinë mirë se ishte pikërisht kjo udhëheqje, ishte pikërisht shoku Enver Hoxha që kishte urdhëruar divizionet partizane shqiptare të vinin e të luftonin jo vetëm për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, por edhe të popujve të Serbisë, Bosnjës e Malit të Zi. Qëndrimin e saj internacionalist ndaj popujve jugosllavë Partia e Punës e ka dëshmuar me gjakun e derdhur të qindra partizanëve të pavdekshëm, që ranë për çlirimin e popujve jugosllavë, po e dë*shmon edhe sot kur atyre, si pasojë e poli*tikës tradhtare e antipopullore të udhëheq*jes jugosllave, po u kanoset rreziku i ndër hyrjes së superfuqive imperialiste.

    Në propagandën e tyre të poshtër kundër Shqipërisë, revizionistët jugosllavë dhe tradhtarët shqiptarë kanë shkuar aq larg sa ta përdorin si "argument" edhe çështjen e fesë me qëllim që t'i nxisin kundër Shqipërisë besimtarët e ndershëm nga radhët e popullit tonë. Kështu vepronin armiqtë e popullit e*dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që, me anë të fesë, u munduan ta ndajnë e ta përçajnë popullin tonë. Nga kjo lodër e poshtër, populli ynë nuk u mashtrua as në të kaluarën dhe aq më pak mund të mashtrohet sot kur ndërgjegjja e tij klasore e patriotike ësh*të ngritur dhe po ngritet vazhdimisht. Besimtarët e ndershëm e dinë se ata që po flas*in e "merakosen" për fenë në Shqipëri, jo vetëm që vetë nuk njohin fe, por ata nuk dinë e nuk njohin as komb e atdhe. Shqiptarët kurrë nuk e kanë vënë çështjen e fesë mbi çë*shtjen e vatanit, nuk kanë lejuar që feja të bëhet pengesë për lirinë dhe përparimin e atdheut. Mbi gjithçka, për popullin tonë ka qenë dhe është çështja e atdheut, prandaj ai edhe thotë se "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQI PTARIA".

    Tanimë është bërë e qartë se, me propaga*ndën e tyre kundër Shqipërisë, revizionist*ët dhe tradhtarët synojnë, përveç të tjera*sh, edhe t'i armiqësojnë popujt e Jugoslla*visë, dhe sidomos popullin tonë, me Shqipë*rinë socialiste dhe me Partinë heroike të Punës. Por, përpjekjet e tilla kurdoherë kanë dështuar dhe do të dështojnë me turp. Dashuria e popullit tonë të robëruar ndaj Në*nës Shqipëri, Partisë së saj sokoleshë dhe marksist-leninistit të madh, birit më të dashur e më të lavdishëm të popullit shqiptar shokut Enver Hoxha, ka qenë kurdoherë e ma*dhe dhe e paluhatshme. Vetë do t'ia paguaj*në tatimin budallallëkut e poshtërsisë së tyre ata që do t'u shkojë mendja se artiku*lli i "Zërit të popullit" e mungon këtë da*shuri. Përkundrazi, ai na e ka shtuar atë.

    Shqipëria ka qenë kurdoherë Atdhe i gji*thë shqiptarëve, po sot ajo është bërë edhe Atdhe i të gjithë komunistëve të vërtetë dhe të gjithë proletarëve të botës. Prandaj për popullin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, ajo është dy herë atdhe. Këtë duhet ta kenë të qartë dhe ta mbajnë mirë parasysh të gjithë, sidomos ata që "nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj asaj që po n*dodh në Shqipëri". Revizionistët jugosllavë dhe këlyshët e tyre në Kosovë, jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë "indiferentë ndaj Shqipërisë, po përkundrazi, ata kanë qenë shumë të interesuar dhe kanë bërë çdo përpjekje që atje të ndodhë ajo që kanë dashur ata. Nëse edhe pas dështimeve të vazhdueshme e të tu*rpshme që kanë pësuar nuk kanë nxjerrë mësimet e nevojshme (siç po lënë të kuptohet), atëherë duhet ta kenë parasysh edhe këtë të vërtetë: Mbrojtja e Shqipërisë socialiste është detyra më e lartë patriotike për çdo shqiptar të ndershëm, kudo që të ndodhet. Çdo përpjekje e kujtdo qoftë që, nga Jugos*llavia, ta rrezikojë në çfarëdo mënyre Shqipërinë, do të hasë së pari në qëndresën e vendosur të dy milionë shqiptarëve të Koso*vës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që për të mbrojtur Atdheun e tyre socialist, bëhen të gjithë Mic Sokola. LAVDIJ VEPRES SE PAVDEKSHME TE SHOKUT ENVER

  13. #493
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    FAKTE PER TITISTET Eshte e kote te tentohet te iu mbushet mendja Titisteve , per ate qe e dine mire , por tjeter halle kane keta!?

    Ne mbeshtetje te argumentimit kesaj te vertete , po sjelle vetem nje pjese te nje analize qe ne menyre te gjithaneshme iu bene ketyre zhvillimeve , analisti i shquar Koqo Danaj , bazuar ne mendimet e analisteve te huaj, Holliday, Gjillasi etj.

    "Enver Hoxha besonte ne komunizem. Por komunizmi i Enver Hoxhes ishte komunizem deri sa atij nuk i kercenohej liria dhe pavarsia e vendit. Perballe ketij rreziku, ai pushonte se qeni komunist. Vendin e tij e zinte nacionalisti dhe atdhetari. Ja disa fakte.

    Ne vitin 1947-jugosllavet duke pandehur se me ane te Koçi Xoxes dhe te tjereve e kishin ne dore Shqiperine, bene propozimin per te sjelle ne Shqiperi, dy divizione jugosllave. Propozimin e solli gjenerali Kupreshanin. Nen pretekstin e gjoja nje kercenimi te Shqiperise nga Jugu, nga monarkofashistet greke, te pushtohej Shqiperia dhe ushtarakisht nga Jugosllavet. Duan apo nuk duan sot nje pjese e shqiptareve, vetem trimeria, shkathtesia dhe zgjuarsia e Enver Hoxhes e shpetoi vendin nga nje tragjedi shume e madhe. Kjo ngjarje dhe ky qëndrim, kanë gjetur vënd dhe në literaturën perëndimore. "Disa udhëheqës shqiptarë, ishin të bindur se Titoja, donte ta bënte Shqipërinë republikë të 7-të të Jugosllavisë. Udhëheqja e Partisë Komuniste shqiptare, vazhdoi mardhëniet e ngushta me Jugosllavinë gjer në momentin kur në fillim të vitit 1948, Titoja, deshi të vendoste nën komandën jugosllave, forcat e armatosura shqiptare dhe të staciononte në Shqipëri trupat e tij, për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e monarko-fashistëve grekë. Enver Hoxha megjithë egzistencën në gjirin e Partisë të një fraksioni të rëndësishëm projugosllav, vendosi të reagojë". (Histoire des Pays de l'Est, faqe 433). Një nga udheheqësit më të lartë të Jugosllavisë se pasluftës. Millovan Gjilasi, pas 50 vjetësh deklaron hapur se "Unë edhe sot mendoj se potezi jugosllav, për dërgimin e divizioneve në Shqipëri ishte gabim i madh, i cili ka mundur të nxitë dyshimin tek shqiptarët në qëllimet e Jugosllavisë. Në instancë të fundit qëllime të tilla kanë ekzistuar, që Shqipëria t'i bashkohet Jugosllavisë, por me kushtet që ne t'i diktonim. Eshtë me rëndësi të themi, se Shqipëria nuk u dorëzua, as para se të ndërhynin sovjetikët.." (Millovan Gjilas, intervistë dhënë "Zërit", 9-10 Shkurt 1991)"


    Per te ju treguar Titisteve , perkrahesve te tyre , dhe servileve tjere te te huajve qe Kosoven dhe Shqiperine i kane bere Lecka , vetem qe te mbajne pozita , vlene edhe kjo ankete e bere publike qe sote.

    Kjo eshte ajo pergjigjja me kuptimplote, qe e kerkoni ju nga Titistet , e qe e japin mbi 90% e Shqipetareve.
    Po te mos jetonte ENVER Hoxha ne te 1948-ten, a do te kishin mundesin sote 60 vite me vone ne te 2008-ten, mbi 90% e Shqipetareve, te deklaroheshin per BASHKIMIN KOMBETAR??
    ENVER Hoxha Jetoi, Jetoi SHQIPERIA prandaj., Jetoi Populli shqipetar, qe te deklarohen sote se e dojne Bashkimin dhe s'ka FUQI qe e ndal.

    00:15/05.02.08 - Vizion Plus: Afer 90 perqind e shqiptareve jane dakord me bashkimin e trojeve shqiptare


    Ne emisionin televiziv nga me te njohurit te Vizion Plus me emrin Logos, te drejtuar nga Sonila Meço u zhvillua sondazhi me titull: A jini dakord me bashkimin e trojeve shqiptare?
    Ne fund te emisionit pasi u dhane rezultatet e sondazhit rezultoi se: Afer 90 perqind u shprehenh se jane adkord me bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe vetem 10 perqind u shprehen se nuk jane dakord.
    Sondazhi lisdhur me kete problem kaq madhor per shqiptaret eshte i disajti qe eshte zhvilluar. Por numuri i atyre qe jane dakord me bashkimin e shqiptareve, rralle here ka qene kaq masiv.

  14. #494
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    fjalet e shokut ENVER HOXHA PER KOSOVEN
    Fytyrën e vërtetë të armiqve të tij, robë*ruesve revizionistë dhe shërbëtorëve të ty*re shqiptarë, populli ynë e ka njohur edhe përpara, por ngjarjet e fundit në Kosovë e kanë bërë që t'i njohë ata edhe më mirë. Edhe ata që kanë qenë të mashtruar dhe kanë pasur ndonjë iluzion ndaj krerëve të Kosov*ës, tani e kanë kuptuar qartë se kush janë ata, kujt i shërbejnë dhe për kënd punojnë e luftojnë ata. Me qëndrimin e tyre frika*cak, kapitullues dhe krejtësisht antipopullor e antishqiptar, krerët tradhtarë dëshmu*an edhe një herë se ata mbrojnë interesat e armiqve të popullit, tek të cilët janë të shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, të cilin e kanë tradhtuar dhe e kanë shitur.

    Këta sahanlëpirës jo vetëm që nuk përkra*hin luftën e drejtë të popullit, jo vetëm që nuk përkrahën asnjë nga kërkesat e tij të ligjshme, por përkundrazi, morën hapur anën e armiqve më të urryer të popullit tonë, u bënë bashkautorë të forcave më të zeza ran*koviçiane në veprimet e tyre mizore.

    Hyzmeqarët besnikë të të huajve dhe armiq si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Baka*lli, Dushan Ristiqi, Ali Shukriu, Asllan Fazlija etj., jo vetëm që u dalluan në masat e egra që u ndërmorën kundër rinisë dhe po*pullit tonë, por po tregohen shumë të zell*shëm edhe në fushatën propagandistike që revizionistët jugosllavë kanë shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë për t'i dënuar demo*nstratat e Kosovës dhe kërkesat e tyre.

    Të hutuar e të sekëlldisur, duke u djersitur e duke shkumbëzuar, këta altoparlantë të bindur të shovinistëve të Beogradit, në de*klaratat dhe fjalimet e tyre të pafund, nuk lanë gjë pa thënë kundër rinisë sonë, sido*mos asaj studenteske, që "me demonstratat e tyne armiqësore" paskan pasur për qëllim "me e damkosë popullin shqiptar", "me e prishë vllaznimin dhe bashkimin", "me thye izllogat e me vjedhë mallin"!!!

    Këta prefektë anadollakë të tipit të Qaz*im Mulletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbokroatisht, akoma pa u tharë gjaku rinor që u derdh, akoma pa i varrosur dhjetëra djem e vajza që i vranë mizorisht, u munduan të na bindin se bijat e bijtë e popullit genkan "rrugagë", "nacionalistë" e "reaksionarë", se ata qenkan "agenta të të tjerëve", se rinia e pastër e Kosovës qenka "plehu i Kosovës" !!

    Jo, tradhtarë, i përgjigjemi ne, gjithë populli, Fadil Hoxhës dhe bandës së tij. Bi*jat dhe bijtë e Kosovës kreshnike nuk e kanë damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptar, ata nuk janë "huliganë" e agjentë të të huajve, por janë bijtë më të mirë e më besnikë të popullit, ata nuk janë plehu i Kosovës, por floriri i Kosovës, janë lulëkuqja më e bukur e Kosovës. Jo rinia, po tradhtarët e njollosin popullin shqiptar. Jo rinia, po tradhtarët janë agjentë të të hu*ajve. Jo rinia, por tradhtarët janë plehu i Kosovës..

    Më kot çirren dhe shkumbëzojnë tradhtarët duke thënë "rinia është e jona", "rinia do të jetë me ne" etj. Jo, rinia revolucionare e Kosovës kurrë nuk ka qenë e tradhtarëve dhe e armiqve të saj; kurrë nuk ka qenë me ta, nuk është sot dhe as që do të jetë ndo*njëherë. Rinia e kuqe e Kosovës ka qenë, ësh*të dhe do të jetë e popullit dhe me popull*in. Ajo ka zgjedhur rrugën e saj të vetme, rrugën që i tregon marksizëm-leninizmi, rrugën që i kanë lënë amanet mijëra yje të pa*shuar, që derdhën gjakun për liri e socializëm të vërtetë, rrugën që ia lanë amanet e*dhe dëshmorët e demonstratave të fundit, që ranë me heroizëm për të mos vdekur kurrë.

    Nuk ka forcë në botë që mund ta largojë rininë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga kjo rrugë e lavdishme.

    Propaganda revizioniste në Jugosllavi dhe Kosovë mundohet t'i paraqesë demonstratat e grevat e Kosovës si gjoja "vepër diversioniste të forcave armiqësore të brendshme e të jashtme", të cilat "me organizim mjeshtëror" dhe "me parulla demagogjike" ia paskan arritur "t'i mashtrojnë masat dhe t'i hedhin në luftë"!

    Në këtë mënyrë revizionistët jugosllavë e shërbëtorët e tyre shqiptarë duan t'i fshe*hin shkaqet e vërteta që e shtynë popullin të ngritet në greva e demonstrata. Ata e di*në mirë se këto shkaqe janë në pozitën e vështirë dhe të pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj, në shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe të shumëfishtë që ushtrohet mbi masat e saj punonjëse, në mungesën e një sërë të drejtash dhe lirish kombëtare e demokra*tike, në pakënaqësinë e madhe që mbretëron kudo dhe që po shtohet çdo ditë, por i fshehin ato, sepse pikërisht ata dhe politika e tyre janë shkaktarë të një gjendjeje të kë*tillë dhe rrjedhimisht edhe të demonstrata*ve e të grevave që u bënë në Kosovë. Po të mos ishte kjo gjendje kaq e vështirë dhe populli të jetonte vërtet i lirë e i lumtur, siç duan të thonë ata, atëherë asnjë forcë e brendshme as e jashtme nuk do të mund ta nxirrte popullin në rrugë, sado që të përdornin "parulla demagogjike". Përse nuk po bë*hen greva e demonstrata në Shqipërinë socialiste, ku populli jeton vërtet i lirë dhe i lumtur, por bëhen sidomos në vende të tilla borgjeze, fashiste ose revizioniste si Spa*nja, Italia, Jugosllavia, Turqia, Polonia etj.?

    Në çdo fjalim e artikull rreth demonstra*tave thuhet se "masat u mashtruan nga paru*llat demagogjike që u hodhën", por nuk thu*het se pse ato parulla na qenkan "demagogji ke" dhe, deri sa qenkan të tilla, si u bë që populli të jetë aq "mendjelehtë" (siç e qu*ajtën tradhtarët) sa jo vetëm që përkrahu që në fillim parullat e kërkesat e demonst*ruesve, por po i përkrah ato edhe tani,bile akoma më me forcë? Është interesant të di*het gjithashtu, përse krerët revizionistë e kalemxhinjtë e tyre nuk i zënë fare në gojë edhe parullat e tilla të demonstruesve si "DUAM PUNË", "KTHENI KURBETÇINJTË", "ÇMI*MEVE, STOP", "LIRONANI SHOKËT", "TË BURGOSURIT KOSOVARË, KTHENI NË KOSOVË" etj.? Pse ata nuk po e shpjegojnë "karakterin demago*gjik dhe armiqësor" edhe të këtyre parulla*ve dhe pse nuk i zgjidhin këto probleme të mëdha, në mënyrë që "forcat armiqësore" të mos mund t'i "mashtronin" masat herëve të tjera?

    Duke i paraqitur demonstratat dhe grevat e fundit në Kosovë si vepër të grupeve e forcave të ndryshme të organizuara, revizionistët u bëjnë atyre një nder të madh, e madje edhe të tepruar. Pararoja e organizuar në Kosovë, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë, pa dyshim që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë lëvizje revolucionare, por, duhet thënë hapur se detyrën e saj në organizimin dhe udhëheqjen e masave, ajo ka qenë dashur dhe ka mundur ta kryente edhe më mirë. Grevat dhe demonstratat në Kosovë, më shumë se të organizuara ishin spontane. Ato nuk janë dhe nuk mund të ishin vepër e askujt tjetër, por e vetë popullit të saj heroik. Ai është iniciatori, udhëhe*qësi dhe organizatori kryesor.

    Këtë të vërtetë të madhe e dinë mirë edhe revizionistët e tradhtarët, dhe pikërisht kjo i tmerron ata. Pikërisht këtë të vërtetë të rëndësishme duan ta fshehin ata, kur ngjarjet e fundit në Kosovë ua mveshin "fo*rcave reaksionare, dogmatike e staliniste".

    Është për t'u theksuar edhe qëllimi tjet*ër i poshtër i krerëve dhe kalemxhinjve re*vizionistë, të cilët, edhe pse e dinë mirë orientimin e shëndoshë marksist--leninist të rinisë dhe të demonstruesve, edhe pse e dinë sigurisht se gjatë gjithë demonstrata*ve brohoritej pa ndërprerë e nga të gjithë për marksizëm-leninizmin, për socializmin e vërtetë dhe internacionalizmin proletar, mu*ndohen t'i paraqesin demonstratat e Kosovës si vepër edhe të reaksionit antikomunist shqiptar. Duke qenë të bindur se mbeturinat e reaksionit zogist, ballist etj., nuk kanë pothuajse kurrfarë influence në popullin e sidomos në rininë e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, revizionistët mundohen ta bindin popullin tonë se pikërisht këta reaksionarë qëndronin në krye të demonstratave dhe jo bijtë e popullit, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata orvaten t'i shkëpusin masat popullore nga pararoja e tyre komuniste dhe revolucionare që në të vërte*të, siç treguan ngjarjet e fundit, janë një dhe të pandarë. Propaganda e tillë e posht*ër është edhe një shërbim i mirë i revizio*nistëve për reaksionin antikomunist shqip*tar, i cili është shumë i interesuar për të krijuar bindjen se ai është akoma gjallë dhe se ka ende ndikim në popullin shqiptar.

    Duke folur për demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata që nga lufta, se gjatë luftës ata paskan qenë bashkëpunë*torë të okupatorit fashist, kurse pas luftës qenkan "agenta" të agjencive të huaja të spiunazhit, "armiq jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të Shgipërisë" etj.,etj. Lind pye*tja: a thua nuk e di Fadil Hoxha se shumica e demonstruesve janë të rinj që kanë lindur pas luftës, prandaj s'ka pasur si t'i njohë në luftë, se edhe ata demonstrues që kanë qenë në luftë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, por kanë qenë partizanë, ndo*shta edhe në aradhën e Fadil Hoxhës? Paska harruar vallë Fadil Hoxha se kriminelët dhe emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, e për të cilët flet ai, janë strehuar pikërisht në Kosovë, se pikërisht nga Kosova e Jugoslla*via i kanë nisur ata Dushan Mugosha e Rankoviçi për të vrarë kuadro të Partisë, gra e fëmijë në Shqipërinë socialiste, në kohën kur në Kosovë UDB-ja famëkeqe bënte kërdinë mbi shqiptarët. Fadil Hoxha dhe shokët e tij këto edhe mund t'i "harrojnë", por populli nuk i harron kurrë. Prandaj populli nuk ma*shtrohet nga shpifjet dhe trillimet e tradhtarëve, sado që të hiqen ata si "luftëtarë" të rrallë dhe "burra të ngritun shyptarë".

    Nuk pi ujë as përpjekja për t'i paraqitur ngjarjet e Kosovës si vepër të superfuqive imperialiste dhe demonstruesit si përkrahës të njërës apo tjetrës superfuqi. Agjentë të superfuqive janë revizionistët jugosllavë, që gjithmonë u kanë shërbyer atyre dhe po u shërbejnë edhe tani me propagandën që po bëjnë rreth demonstratave, dhe jo populli i Kosovës e bijtë e tij, të cilët jo vetëm s`kanë pasur as iluzionin më të vogël ndaj ty re, por i kanë konsideruar gjithmonë dhe i konsiderojnë edhe sot si armiq të tyre, si armiqtë më të mëdhenj të popujve, të revolucionit dhe të socializmit. LAVDI VEPRES SE SHOKUT ENVER

  15. #495
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Kurse une pergezoj te gjithe shqiptaret me rastin e 25vjetorit te vdekjes se Enver Hoxhes!
    qofte e bardhe dita e 11 pridhit 1985 kur Enveri nderroi jete!!

  16. #496
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Etniku ku e din ti qe jam une zogiste e titos? Ti me ato qe ke shkruar bie vete brenda. Bej e shkruaj me fjalet e tua e jo te kopjosh se te kopjojme dime te gjithe.

    Sa ke shkruar me siper une lexova dhe kuptova, je ti qe lexon dhe spo kupton asgje.
    Atij enverit edhe kockat mos ju gjetshin, shkruaj ti etniku se qente i kane dhjere ne varrin e tij.
    Po ti qenke enverist i gjalle. Per nje gje me vjen keq, qe nuk e ke provuar diktaturen se ta kishe provuar sdo flisje keshtu ti. Atyre qe shkrova me siper une din ti japesh pergjigje ti? Apo ti din vetem te kopjosh e te mbushesh faqet e forumit plot me shkrime vari lesht. Permbajta e tyre shume e varfer edhe shume enveriste.

    Nje gje te te them. Lexoji me siper ato qe shkrova une se mbase arrin te kuptosh dicka. Lexoi urte e bute.
    Po ty nuk te le enveri qe ke ne tru, se te ish gjalle enveri do te dhuronte nje lope edhe nje gomar per ate qe ke shkruar.


    Din te pergjigjesh per ato qe shkrova une me siper? Je i zoti? Se qenke i zoti vec te kopjosh ti, kete ke treguar deri tani.
    Shko ke udheheqesit qe ishin te tere pederasta, kur edhe grate qe kishin ne udheheqje, njera milte lopen dhe demat, tjetra ishte kara kur.. qe milte burrat e udheheqjes.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  17. #497
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    Kurse une pergezoj te gjithe shqiptaret me rastin e 25vjetorit te vdekjes se Enver Hoxhes!
    qofte e bardhe dita e 11 pridhit 1985 kur Enveri nderroi jete!!
    Pergezime BEHARI. E bardhe qofte ajo dite.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  18. #498
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Etniku shoh qe je ne kete teme, po mendohesh disa. Mundohu te shprehesh me fjale tua e jo te besh copy.

    Ne teme ne kete moment jane : suadabolzano*, Etniku, Besoja, ILMGAP, ademgashi_dk

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  19. #499
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    Lexo lali lexo se te ben mire per shendetin hahahahaha
    Nuk pergjigjesh, bukur shume. Nuk ke pergjigje, dihet ajo pune.
    Mos na bej ironikun ti tani se ste shkoka fare. E kote qe me sjell dhe mp kur me thua ''Suada boll mos ofendo me''.
    Kush te ofendoi ty? Enverin po, nese ti fyesh kur te shajme ate te degjenerumin sme plas ic fare.

    Ti nuk arrin ta kuptosh ku ishte sharja me ato qe shkrova une. Me mp the qe don fakte. Nuk te mjafton fakti i kampeve te perqendrimit ty? Nuk te mjafton ekzekutimi i njerezve kur i vriste si minj? Nuk te mjaftonte interrnimi ty? Nuk te mjaftonte fakti qe ka lene shume femije te rriten jetime?

    Boll me se na cave menderen. Me plasi thyba mua kur thua qe ke qene ne shtepine e enverit ke ngrene e ke pire (keto mi the me mp)
    Shko pastroja njecike varrin enverit se i kane dhjere edhe i kane shurruar qente.
    Kockat mos ju gjendshin atij pleres se degjenerume. Dhe ti Etnik pac hijen tende.

    Gjynah ty Etnik me te quajtur kosovar, se kosovaret jane zotni burra, kurse ti na qenke bur me nje r. Bur
    Ndryshuar për herë të fundit nga *suada* : 16-10-2009 më 13:59

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  20. #500
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Akoma shkrujne keto analfabetet e Kosoves .
    A don, e s'din, a din e s'don !

Faqja 25 prej 26 FillimFillim ... 1523242526 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •