Close
Faqja 0 prej 26 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 501
  1. #1

    Njëqindvjetori i lindjes së Enver Hoxhës - a dimë të shkruajmë pa emocione?

    Ditë më parë qe ditëlindja e Enver Hoxhës - 100 vjetori. Deshëm nuk deshëm, si emër ka mbetur në histori dhe historia nuk fshihet me gomë: këtë e duam, këtë po e fshijmë.
    Kur lexon për Enver Hoxhë has në dy lloje shkrimesh: aso që e ngrisin në qiell dhe aso që e plandosin për tokë. E keqja është se të dy palët shkruajnë me emocione. Kjo nuk më pëlqen.
    Unë për veten time po deklarohem: Deri vonë kam folur me emocion për të dhe i kam përkitur grupit të parë. Tani flas me gjuhën e arsyes duke thënë: PO kjo ka qenë e mirë, por kjo mund të ishte edhe më ndryshe.
    Unë do të kërkoja prej jush të shkruani në Enver Hoxhën, por pa emocione.

    Ju faleminderit!

    .................................................. ................................
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës është më më e keqe se e shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e penës.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Po te flasim drejte dhe me paanshmeri.
    Regjimi pati te mirat dhe te keqijat e veta sic c do regjim tjeter.Te mirat ishin shteti solid.Nuk ishte krime.Strukturat e rendit ishin te mira.Strukturat arsimore gjithashtu.
    Ne disa fusha kemi disa arritje.
    1.Akademine e Shkencave qe sic e kam permendur konsolidoi historine dhe prejardhjen iliro-shqiptare.
    2.Instituti i gjuhes shqipe.Nje arritje shume e madhe per kombin tone.
    3.Industria dhe niveli ekonomik deri ne nje fare viti.

    Problemi eshte se c do gje e ish regjimit i adresohet komunizmit si veper e saj dhe shihet si nje gje qe nuk na intereson.Sic ishte djegja e fabrikave ne mase ne vitet 90 gje qe e filloi ekonomine nen zero.
    Njerezit harrojne qe kombi shqiptar ekzistoi edhe ne ato 50 vjet regjim dhe ato arritje qe pati nuk ishin "merite" apo pasoje vetem e komunizmit, por ishin edhe arritje te tyre.Te vete njerzve te thjeshte.

    Sa per ane negative ka sa te duash si psh lufta e klasave,idiotsite e sigurimit te shtetit,mungesa e fjales se lire,mungesa e prones private e shume te tjera qe edhe vete dreqi si mban mend.Personalisht kam te pushkatuar ne fis nga ish regjimi por vlerat qe ka nuk ia mohoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 13-11-2008 më 22:52

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin

    Të lumtë "white-knight", je përgjigjur burrërisht.
    Ke harrur edhe një të dhënë dhe t'i bëje katra, pra:
    4. Me gjithë "varfërinë" që kishte Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që ka bërë elektrifikimin e 100% të vendit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-11-2008 më 23:13
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    4. Me gjithë varfërinë që kishte Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që ka bërë elektrifikimin e 100% të vendit.
    "Varferi".Mendohet qe Shqiperia rreth viti 1975 ka qene ekonomikisht me mire se Greqia.Me vone erdhi edhe prishja e marredhenieve me Kinen dhe ngelem fare pa "prinder".Normalisht qe do binim me koke poshte se ku tjeter do e gjenim mbeshtetjen.Doli edhe "klani pucist" rreth mesit te viteve 70 me Beqir Ballukun i pasuar nga i Madhi Gjeneral Petrit Dume,atdhetar i madh dhe i pashoq,njerez qe u pushkatuan padrejtesisht nga regjimi me akuzen e grushtit te shtetit kur qellimi i vetem i ketyre ishte hapja me Europen ne nje moment vendimtar ku ekzistone industria ne lulezimin e saj dhe ekzistone edhe soliditeti i shtetit per ta bere nje hap te tille por ketu skixofrenia e diktatorit e ndaloi kete gje.Qe do ishte nje bekim per atdheun tone sepse niveli i Shqiperise nqs do i kishin hapur dyert Europen ne vitet 70 mund te ishte me i larti ne Ballkan si minimumi i mundshem.

    p.s Enveri e dogji vendin por jo sepse nuk e donte,por sepse nuk e dinte se c fare po bente me marrezine e vet qe shihte c do gje si konspiracion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 13-11-2008 më 23:22

  5. #5
    Gabimi me i madh eshte IZOLIMI i Shqiperise.
    Merita me e madhe eshte ruajtja dhe edukimi i Kombit (aslimilim total do te psonin Shqiptaret jashta kufinjve)

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Gabimi me i madh eshte IZOLIMI i Shqiperise.
    Ke të drejtë, por mos harro faktorin kohë, kur aso kohe Shqipëria vërtet nga të gjitha anët ishte e rrethuar me armiq!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Unë për veten time po deklarohem: Deri vonë kam folur me emocion për të dhe i kam përkitur grupit të parë. Tani flas me gjuhën e arsyes duke thënë: PO kjo ka qenë e mirë, por kjo mund të ishte edhe më ndryshe.
    Unë do të kërkoja prej jush të shkruani në Enver Hoxhën, por pa emocione.
    Kështu edhe unë thoja se njeriu i ka dy këmbë. Komshiu im thoshte se njeriu i ka 4 këmbë. Pra ishim në konflikt për një kohë të gjatë dhe flisnim me emocione.

    Pas një kohe shumë të gjatë e gjetëm zgjidhjen. E gjetëm një mesatare. Nuk i ka dy këmbë, as nuk i ka katra, por i ka tri këmbë.

    Pra gjeje vetë se sa mund të jetë e drejtë kjo mënyrë e të menduarit.

  8. #8

    e ke keqkuptuar ose po e shtrembëron vetë bisedën

    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Kështu edhe unë thoja se njeriu i ka dy këmbë. Komshiu im thoshte se njeriu i ka 4 këmbë. Pra ishim në konflikt për një kohë të gjatë dhe flisnim me emocione.

    Pas një kohe shumë të gjatë e gjetëm zgjidhjen. E gjetëm një mesatare. Nuk i ka dy këmbë, as nuk i ka katra, por i ka tri këmbë.

    Pra gjeje vetë se sa mund të jetë e drejtë kjo mënyrë e të menduarit.
    Mirë që nuk e keni gjetur se ka 5 këmbë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-11-2008 më 23:42
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Ke të drejtë, por mos harro faktorin kohë, kur aso kohe Shqipëria vërtet nga të gjitha anët ishte e rrethuar me armiq!
    Armiqt ishin te regjimit apo te Shqiperise ?

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Armiqt ishin te regjimit apo te Shqiperise ?
    Për armiqtë e jashtëm e kam fjalën.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Mos i ngaterroni gjerat.
    Fqinjet si Jugosllavia e Greqia ishin armiq te Shqiperise pavarsisht se ishin edhe armiq te regjimit.Ndersa armiqte perendimore te quajtur "imperialist" ishin armiqte e regjimit.

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Për armiqtë e jashtëm e kam fjalën.
    Ok e kuptoj deri sa pati alence me Sovjetiket ok, ok edhe me Kinen por se kuptoj si u be e gjithe Bota ARMIK, pse nuk mundi te beje miq, zgjodhi IZOLIMIN.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Mos i ngaterroni gjerat.
    Fqinjet si Jugosllavia e Greqia ishin armiq te Shqiperise pavarsisht se ishin edhe armiq te regjimit.Ndersa armiqte perendimore te quajtur "imperialist" ishin armiqte e regjimit.
    Dhe armiq ishin imperialistët. Besoj ta kesh lexuar librin "Unë Ramiz Alia dëshmoi për historinë"!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Ok e kuptoj deri sa pati alence me Sovjetiket ok, ok edhe me Kinen por se kuptoj si u be e gjithe Bota ARMIK, pse nuk mundi te beje miq, zgjodhi IZOLIMIN.
    sepse asnjë nuk ishin të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe shqiparëve!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    sepse asnjë nuk ishin të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe shqiparëve!
    Pse askush nuk ishte mik i Shqiperise dhe Shqiptarve Serbi hangri BOMBA. Roft Izolimi kthehemi perseri se te gjithe s'jane te sinqerte.

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Pse askush nuk ishte mik i Shqiperise dhe Shqiptarve Serbi hangri BOMBA. Roft Izolimi kthehemi perseri se te gjithe s'jane te sinqerte.
    Këtu janë dy çështje
    1. Interesi amerikan...
    2. Ndërhyrja u bë se po bëhej një etnocid barbar i paparë dhe i padëgjuar si ky!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    Teme e sterkonsumuar. Zoti ju dhente fuqi qe te flisni akoma per fatkeqesine me te zeze te Shqiptareve. Kjo fjalia e fundit pa emocione fare. Perkundrazi, ne menyre shume te natyrshme.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    A mund te shkruaje pa emocione per Enver Hoxhen nje shqiptar i cili vuajti burgun apo kampin e internimit te atij rregjimi komunist?!
    A mund te shkruaje pa emocione ai fshatari i pashkolle qe Partia dhe Shoku Enver i beri pashaportizimin ne Tirane dhe e veshi me pushtet duke e kthyer nga askushi ne dikushi?!

    Sigurisht qe jo.

    Ajo qe me gezon mua eshte fakti se sot kemi nje brez te ri shqiptaresh, 20 vjecare qe jane lindur e rritur ne liri, dhe jo si zogj te ndrydhur dhe burgosur si ato 5 brezat e shqiptareve qe paten fatin e keq te jetojne nen komunizem.

    Albo

  19. #19

    Prandaj të mendojmë ndryshe

    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Teme e sterkonsumuar. Zoti ju dhente fuqi qe te flisni akoma per fatkeqesine me te zeze te Shqiptareve. Kjo fjalia e fundit pa emocione fare. Perkundrazi, ne menyre shume te natyrshme.

    sepse kur mendon ndryshe edhe flet ndryshe. Pastaj shqiptarët kanë edhe një fjalë, kur thuhet: "I keq ishte, ama hakun jepja". Ky ka qenë qëllimi i bisedës. Apo ka lindur edhe një fjalë tjetër kohëve të fundit: "Më mirë ishim kur keq ishim"!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    sepse kur mendon ndryshe edhe flet ndryshe. Pastaj shqiptarët kanë edhe një fjalë, kur thuhet: "I keq ishte, ama hakun jepja". Ky ka qenë qëllimi i bisedës. Apo ka lindur edhe një fjalë tjetër kohëve të fundit: "Më mirë ishim kur keq ishim"!
    Qe ka qen regjim famkeq dhe mizor e kam ditur, por qe ka qen kaq i afte dhe ka arritur tju shperlaj trurin kaq bukur kete e mesova tash.

    Edhe nje sqarim per disa postime qe i lexova ketu. Miladin Popoviq me urdherin e Josip Broz Titos e themeloi partin komuniste ne Shqiperi me ne krye nja nga kretenat me mizor qe njeh historia e njerzimit, Enver Hoxhen.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

Faqja 0 prej 26 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •