Ditë më parë qe ditëlindja e Enver Hoxhës - 100 vjetori. Deshëm nuk deshëm, si emër ka mbetur në histori dhe historia nuk fshihet me gomë: këtë e duam, këtë po e fshijmë.
Kur lexon për Enver Hoxhë has në dy lloje shkrimesh: aso që e ngrisin në qiell dhe aso që e plandosin për tokë. E keqja është se të dy palët shkruajnë me emocione. Kjo nuk më pëlqen.
Unë për veten time po deklarohem: Deri vonë kam folur me emocion për të dhe i kam përkitur grupit të parë. Tani flas me gjuhën e arsyes duke thënë: PO kjo ka qenë e mirë, por kjo mund të ishte edhe më ndryshe.
Unë do të kërkoja prej jush të shkruani në Enver Hoxhën, por pa emocione.
Ju faleminderit!
.................................................. ................................
Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës është më më e keqe se e shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e penës.
Ruaj Lidhjet