Close
Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 501
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    BASTARDET SHQIPFOLSA KREMTOJNË PERVJETORIN E KRETENIT

    Isha paksa i preokupuem me disa punë private dhe nuk pata asesi mundësi të bajë nji shkrim dhe të shpreh opinionin dhe indinjaten time kunder të ashtu quajtunit klub Afrim Zhitia që nen patronatin e vet festojë me ” pompozitet ” 100 vjetorine lindjes së ish kretenit stalinistit dhe diktatorit ( mender me thanë) Enver Hoxha. Nuk do të shkruej shumë sepse po të shkruhet natë dhe ditë panderpre kurr nuk do të mbarojnë ato fjalë ofenduese që duhet të thuhen per njeriun ma të poshter, ma bizar dhe ma armik të shqiptarve dhe ky ishte Enver Hoxha.
    Unë këtu do perqendrohem vetem në disa fakte të cilat më trishtojnë dhe të cilat më bajnë të ndjehem keq pse jamë shqiptarë. Të festohet pervejtori i lindjes së nji diktatori shizofren, psikopat dhe vrasës i pa skrupullt i njerzve të vetë, i popullit të vetë, i njeriut që per nji gjakpirs c’far ishte Miladin Popoviqi e hudhi posht marveshjen e Mukjes dhe njeriut që së pari ja fali Dardaninë Jugoserbisë së Titos, dhe pastaj dergojë brigada partizane per ta ndihmue ushtrinë partizano-cetnike të Titos per ta shue me gjak luften clirimtare të Dardanve në krye me tribunin popullor Shaban Palluzhen dhe trimat tjerë, dhe per këtë vec mijra tjerve, unë kamë deshmitarë të ndjerin babën tim Mustafë Hajdin Hasanaj i cili me mijra herë më ka tregue me lotë per faqe per brigaden e Shqipnisë dhe bataljonin e Malë Sadikut që së bashku me cetniket e jugoserbisë luftonte trimat e Dardanisë neper Drenicë. Festohet pervjetori i lindjes i njeriut mizor që burgosi dhe dergojë në Burrel dhe Spaq pothuej c’do dardan që per ti shpetue burgjeve dhe torturave serbe iku në Shqipni ndersa atje u persekutue edhe ma keq se në Jugosllavi sepse atje e persekutojshin vëllaznit shqiptarë me urdhnat e sigurimcave të Enver Hoxhës . Festohet pervjetori i lindjes i njeriut që per ta ruejt postin e vetë me dekada vrau bashkluftetaret dhe bashkveprimtaret e vetë ma të afert tue fillue nga Bahri Omari të cilin e kishte dhanderr, pastaj Qemal Stafa, Liri Gega, Sejfulla Malisheva etj, etj si dhe njeriut i cili ndalojë të i permendet emni ma të madhit nder të mëdhenjet patriot, shkrimtar, poliglot, intelektual dhe baba i Alfabetit Shqip (të cilin e perdorim sot), të pavdekshmit At Gjergj Fishta të cilit ( si ma i madhi bastard i planetit ) edhe eshtnat ja perdhosi dhe urdhnojë të varroset pa kokë dhe i zhduku edhe varrin. Pastaj e ndalojë të permendet emni i të madhit Faik Konica , ndalojë ti permendet emni Hasan Prishtinës, ndalojë të permendet emni i Dardanisë që ai , grueja e tij shtrigë dhe fara e tij i biri edhe sot e kësaj dite e quejn Kosmet , andaj unë nuk mund të permbahem pa e thanë mendimin tim kështu publikisht se ata që e festuen pervjetorin e Enver Hoxhes dhe ata që lejuen nji manifestim të tillë nuk janë hiq ma pak të poshter se sa vetë Enver Hoxha. Nuk janë hiq ma pak kretena se sa Enver Hoxha, nuk janë hiq ma pak super bolshevik - supershkije se sa Enver Hoxha.
    Tani kur edhe në Kinë ( sado që ka vetem nji parti në pushtet ) megjithate hecet kah zhvillimi në forma të ekonomisë së tregut të lirë, perditë e ma teper sistemi lëshon pe në të drejtat dhe liritë e njeriut, qytetarit dhe në lirit e shprehjes dhe mendimit të gjitha këto karakteristika antikomuniste , kur edhe Kuba po psonë ndryshime kah demokracia dhe prosperiteti dhe po i këthen shpinen diktatures komuniste të Kastros, neve qyqet e shtetit ma të ri në botë organizohemi dhe festojmë pervjetorin e nji diktatori komunist të ngordhun para disa dekadave. A ka turp ma të madhë. Dhe që turpi të jetë institucional u perkujdes së pari TV-ja shtetnore RTK-ja e cila i dha publicitet ngjarjes makabër, pastaj edhe deputetet e Parlamentit të Dardanisë sikur klyshi bastard Hydajet Hyseni i cili mbajti edhe fjalë rasti per xhaxhin e vetë.
    Unë ftojë forcat e shendosha popullore shqiptare që të reagojnë me protesta dhe të gjitha format tjera demokratike, kudo që janë shqiptaret neper botë dhe jo vetem në Dardani dhe Shqipni kunder institucioneve qeveritare të Dardanisë të cilat në kreun e vetë kanë enverostalinista si p.sh. Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Hydajet Hyseni, Bajrush Xhemajli , Nait Hasani , Gani Koci,etj, etj. Pastaj klyshet e ketyne neper komuna si në Viti Xhevat Bislimi e sa e sa të tjerë . Pra të protestohet që këta njerz të suspendohen dhe tu mirren të gjitha funksionet politike dhe publike ndersa vet Jakup Krasniqi dhe Hydajet Hyseni të denohen edhe me burg pse mbajnë fotografi të nji vrasësi katil cfar ishte Enver Hoxha. Të shkarkohet menjiherë nga posti edhe drejtori i RTK-së Agim Zatriqi per faktin që RTK-ja transmetojë ngjarjen makaber të festimit të pervjetorit të lindjes së Enver Hoxhës dhe me ketë bani propagandë të poshter.
    Per në fund të gjithë atyne që akoma e nderojnë dhe e andrrojnë Enver Hoxhen unë ju thamë se janë të cmendun dhe i marroftë Zoti.
    Date 15 Tetor 2008
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Edhe nje sqarim per disa postime qe i lexova ketu. Miladin Popoviq me urdherin e Josip Broz Titos e themeloi partin komuniste ne Shqiperi me ne krye nja nga kretenat me mizor qe njeh historia e njerzimit, Enver Hoxhen.
    Besoj ta kesh ndjekur dhe lexuar intervistën me Nexhmie Hoxhën realizuar nga Xhunga!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23

    Pa emocione, pa emocione!

    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    BASTARDET SHQIPFOLSA KREMTOJNË PERVJETORIN E KRETENIT

    Isha paksa i preokupuem me disa punë private dhe nuk pata asesi mundësi të bajë nji shkrim dhe të shpreh opinionin dhe indinjaten time kunder të ashtu quajtunit klub Afrim Zhitia që nen patronatin e vet festojë me ” pompozitet ” 100 vjetorine lindjes së ish kretenit stalinistit dhe diktatorit ( mender me thanë) Enver Hoxha. Nuk do të shkruej shumë sepse po të shkruhet natë dhe ditë panderpre kurr nuk do të mbarojnë ato fjalë ofenduese që duhet të thuhen per njeriun ma të poshter, ma bizar dhe ma armik të shqiptarve dhe ky ishte Enver Hoxha....
    ....
    ...Per në fund të gjithë atyne që akoma e nderojnë dhe e andrrojnë Enver Hoxhen unë ju thamë se janë të cmendun dhe i marroftë Zoti.
    Date 15 Tetor 2008
    O altruisti, kot i ke vënë vetes këtë nofkë. Altruizëm kishte dikur. Shkoi altruizmi.
    Besoj nuk e ke kuptuar mesazhin. Shkruaj pa emocione! Jo sharje. Fundja ne kosovarët nuk i njohim.

    ...Nuk e kuptoj këtë fajlë që ke përdorur: kreten!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-11-2008 më 07:32
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #24
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A mund te shkruaje pa emocione per Enver Hoxhen nje shqiptar i cili vuajti burgun apo kampin e internimit te atij rregjimi komunist?!
    A mund te shkruaje pa emocione ai fshatari i pashkolle qe Partia dhe Shoku Enver i beri pashaportizimin ne Tirane dhe e veshi me pushtet duke e kthyer nga askushi ne dikushi?!

    Sigurisht qe jo.

    Ajo qe me gezon mua eshte fakti se sot kemi nje brez te ri shqiptaresh, 20 vjecare qe jane lindur e rritur ne liri, dhe jo si zogj te ndrydhur dhe burgosur si ato 5 brezat e shqiptareve qe paten fatin e keq te jetojne nen komunizem.

    Albo
    Pershendetje Albo.

    Une mendoj qe analizat nuk i takojne shtreses se pergjithshme te popullsise por i takojne eksperteve.Kur flitet per Kombin nuk flitet nga ana personale por flitet nga ana kombetare.Une nuk mund te them psh qe ky eshte nje regjim koti i X kryeministri se une jam pa pune nderkohe qe vendi lulezon.
    Pra mendoj qe edhe ai regjim fatkeq i pati disa te mira dhe nuk eshte profesionale qe c do arritje ne ate kohe eshte arritje komuniste duke e perjashtuar fare popullin shqiptar ne kete mes.Une i permenda 2 arritjet me te medhaja ne fushen arsimore dhe nuk ia adresoj rregjimit por ia adresoj vullnetit te shqiptare.Ne zgjedhjet e atehershme dilte Partia fituese me 99.9% te votave.C fare tregon kjo qe e gjithe Shqiperia kishte ideale komuniste?C fare ishte Shqiperia toke shqiptare apo toke komuniste?C fare lufte bene partizanet per komunizmin apo per Atdheun?Se c fare ka bere propaganda e semure Marksiste-Leniniste eshte c eshtje tjeter.
    Sic e permenda une kam te pushkatuar ne fis si nga nena e si nga babai vetem e vetem se ju kundervune ideologjise se semure komuniste.Kam shume te internuan neper kampet qe ishin me famekeqe se edhe kampet naziste sic ishte edhe burgu famekeq i Spacit.Por kur vjen puna per Kombin gjerat personale i lej menjane.Por ta kesh te qarte qe gjithe ato qe shajne regjimin sot jane gjithe kelyshe te po atij regjimi duke filluar nga te gjithe "analistet" politik.
    Sa per disa qe ende kane ne koke idealet e semura Marksiste-Leniniste dhe qe jane prap per izolimin e vendit e paten mundesine ta benin nje here kete gje dhe e dogjen.Mundesi te dyta s ka me.

  5. #25

    Tani e shoh se ti kosovar qenke o Altruist...

    [QUOTE=altruisti_ek84;2078228]BASTARDET SHQIPFOLSA KREMTOJNË PERVJETORIN E KRETENIT

    1. mësohu të flasësh shqip.
    2. Po më habit si një kosovar të flasë kështu. Kam dëgjuar nga mendje të ndritura kosovare, se aso kohe në Kosovë njeriu o do ishte enverist o titis. Rrugë të ndërmjetme nuk kishte. Mos ti i takon vallë gjë këtij grupit të dytë?
    3. Mos valle kjo fjala që ke përdorur "KRETENIT" vie nga Beogardi. Ma shpjego një çikë të lutem se do më mbetet pikë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Ju lutem pa cilesime personale per anetaret e FSH!Thjesht te gjykojme per nje figure (E.H.) dhe per nje faze te historise (1941-1991) !Kush eshte i zoti te ofroje gjykime te argumentuara -mire ,kush nuk mundet -te lexoje ,sic po bejme ne te tjeret!

  7. #27
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    [QUOTE=karkaxholli;2078291]
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    BASTARDET SHQIPFOLSA KREMTOJNË PERVJETORIN E KRETENIT

    1. mësohu të flasësh shqip.
    2. Po më habit si një kosovar të flasë kështu. Kam dëgjuar nga mendje të ndritura kosovare, se aso kohe në Kosovë njeriu o do ishte enverist o titis. Rrugë të ndërmjetme nuk kishte. Mos ti i takon vallë gjë këtij grupit të dytë?
    3. Mos valle kjo fjala që ke përdorur "KRETENIT" vie nga Beogardi. Ma shpjego një çikë të lutem se do më mbetet pikë!


    Me beri mjaft pershtypje kjo menyre mendimi. Sidomos pika 2.Perfaqeson me te vertete nje cudi qe per ne qe kemi jetuar brenda kufijve te Shqiperise na renqeth pak mishin. Shqiptaret e Kosovoses sipas disa mendjeve te ndritura te Kosoves na qenkishin ndare ne Titiste dhe Enveriste. Pra ruge te mesme nuk kishte. E si mund te kete ruge te mesme nga keto mendje te ndritura qe mendimet e tyre nuk te cojne as me nder ne ....
    Po mire ne o mendjet e e ndritura te Kosoves qe ishim mbylluar ne nje reth te vogel qielli, po ju qe kishit me teper mundesi si pranonit te reshtoheshit perkrah Enver Hoxhes? Une nuk them se duhet te ishit kundershtare te Enverit duke u bere Titiste, por tradhetuat gjakun tuaj. Tradhetuat qindra e mijera njerez qe shpresonin lirine.Tradhetuat gjakun e atyre kosovareve qe Enver Hoxha i shtypi me brigadat e Shefqet Pecit.Lexni historine e Lidhjes se Dyte te Prizrenit.
    A mos doni te thoni se prej Shqiperise kerkonit lirine nga Jugosllavia? E si mundet te kerkosh te clirohesh nga nje mizor duke shpresuar tek nje tjeter mizot, bile me i madh dhe me i tmershem qe edhe vete Stalini me Berian do e kishin zili?
    A nuk u besohet o mendje nditur se te gjithe ata Kosovare qe kala kufirin drejt Shqiperise pas 48 denoheshin e Shqiperi si UDBASHE?
    Nejse cu be nuk cbehet me thote nje fjale e urte popullore,por duhet pasur kujdes qe keto mendjet e ndritura te Kosoves qe festojne 100-vjetorin e Enver Hoxhes na fyejne NE, Shqiptaret e vuajtur nen diktatin e Enver Hoxhes.
    Keto mendje te ndritura te Kosoves qe mbajne neper shtepite e tyre akoma portretin e Enver Hoxhes shkelin mbi gjakun e atyre qe rregjimi komunist masakroi pa gjyq nga 44 deri ne 90 ne Shqiperi.
    Nese Ju o mendjet e ndritura te Kosoves qe festoni 100 vjetorin e Enver Hoxhes nuk i perfillni viktimat e komunizmit ne Shqiperi te shkaktuara po nga Enver Hoxha mjere JU!

    Kaq ishte persa i perket ketyre mendjeve te ndritura te Kosoves qe ishin ndare ose ne Enveriste ose ne Titiste sepse ruge te mesme nuk kishte.


    dersa persa i perket festimev ne Shqiperi dua te them se jemi ne fajtoret kryesore per keto qe ndodhin. Gjermania e pasluftes u zhvillua vetem pasi u denuan krimet e luftes ne Nurenberg, ndersa ne akoma nuk i kemi denuar kriminelet e vertete. Nexhi jep intervista, po keshtu edhe shoku Ramiz e Co
    ndersa une mendoj se ata duhet te ishin ulur ne karigen elektrike qysh ne vitin 92.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 19-11-2008 më 00:04
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #28
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Të lumtë "white-knight", je përgjigjur burrërisht.
    Ke harrur edhe një të dhënë dhe t'i bëje katra, pra:
    4. Me gjithë "varfërinë" që kishte Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që ka bërë elektrifikimin e 100% të vendit.
    Po si ka mundesi qe nuk kemi hyre ne Gines.

    Mbas viteve 70te kam qene ne nje fshat te Korces(pojan)vetem qendra kishte ELEKTRICITET.shume katunde te Mirdites nuk kan pasur deri ne vitei 80te.
    Sa per krimet e kemi konsumuar kete teme.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    [QUOTE=karkaxholli;2078291]
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    BASTARDET SHQIPFOLSA KREMTOJNË PERVJETORIN E KRETENIT

    1. mësohu të flasësh shqip.
    2. Po më habit si një kosovar të flasë kështu. Kam dëgjuar nga mendje të ndritura kosovare, se aso kohe në Kosovë njeriu o do ishte enverist o titis. Rrugë të ndërmjetme nuk kishte. Mos ti i takon vallë gjë këtij grupit të dytë?
    3. Mos valle kjo fjala që ke përdorur "KRETENIT" vie nga Beogardi. Ma shpjego një çikë të lutem se do më mbetet pikë!
    Ja kërkon kot këtë gjë ngaqë e ka me të dëgjuar dhe jo me të përjetuar,,, Unë lexova nga Ay që kishte kërkuar që populli të ngritet dhe të protestoj kundër atyre që vet i ka zgjedhur,,, Unë lexova nga Ay " kreten"( altruisti) që kishte kërkuar që edhe NAIT HASANI të dënohet. Pra Njeriu i cili në vitin 1997 u tha serbëve " Nëse më dënoni edhe me 100 vjetë pak do t'më duken sepse unë do t'luftoj gjithë jetën për Kosoven e lirë",,
    Lexoni më lartë se çfarë shkruan ky " altruist kreteni" i cili vuan sot, shumë vuan që nait hasani nuk qenka në burgun serbë që jakup Krasniqi me shokë pas 10 viteve burgë nuk janë serish aty...
    Ky altruisti vuan që nuk po kthehet në Kosovë ( e kurrë nuk do të kthehet më Shkinia) Serbia që pastaj ky me Policin e tij të vrapoj dhe ti fus në burgë gjithë ata emra që ka përmend më lartë.
    Kur nait hasani qëndronte i paepur para xhelatëve serbë altruisti duke ps frikë nga qëndresa e djemëve shqiptarë është dhjerë ndeër vete dhe akoma era e saj po e shoqeron!

  10. #30
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    e ke keqkuptuar ose po e shtrembëron vetë bisedën
    Jo për besë, unë ta ngula boll mirë, po ti nuk e ndjeve fare, nuk e morre vesh çka të thashë. Njerëzit po e dinë se çka thashë', a ti s'je kah merr vesh.

    Mirë që nuk e keni gjetur se ka 5 këmbë!
    Edhe ti mirë që nuk e ke gjetur të flasësh nën hipnozë në vend se të flasësh pa emocione.

  11. #31
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Jo për besë, unë ta ngula boll mirë, po ti nuk e ndjeve fare, nuk e morre vesh çka të thashë. Njerëzit po e dinë se çka thashë', a ti s'je kah merr vesh.

    Edhe ti mirë që nuk e ke gjetur të flasësh nën hipnozë në vend se të flasësh pa emocione.
    Jo alibaba, unë vetëm ironisë iu përgjigja me ironi!!
    Më duket se po i përmbahem parimit- pa emocione ( se po fillova me emocione dis ado flitni vetëmevete). Sot çka e ke më mirë. Atëherë së pakut nderin dhe krenarinë kombëtare e kishim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 19-11-2008 më 19:22
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #32
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Jo alibaba, unë vetëm ironisë iu përgjigja me ironi!!
    Mirë që pas 50 viteve shqiptarët morën frymë lirisht, sikur ai njeriu që është duke u mbytur në' ujë dhe kur del në sipërfaqe merr frymë thellë.

    Tash çka do? A do t'a kthejmë Enverin?

    Çfarë krenarie kombëtare? Të hash bar?

  13. #33
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Jo alibaba, unë vetëm ironisë iu përgjigja me ironi!!
    Më duket se po i përmbahem parimit- pa emocione ( se po fillova me emocione dis ado flitni vetëmevete). Sot çka e ke më mirë. Atëherë së pakut nderin dhe krenarinë kombëtare e kishim!
    Shko bo cicin njiher se je i vogel ala ....... Edhe une po flas pa emocione,por ka si puna jote qe ta ngrejn amperin.

  14. #34
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Mirë që pas 50 viteve shqiptarët morën frymë lirisht, sikur ai njeriu që është duke u mbytur në' ujë dhe kur del në sipërfaqe merr frymë thellë.

    Tash çka do? A do t'a kthejmë Enverin?

    Çfarë krenarie kombëtare? Të hash bar?
    Po kjo e keqe ishte në gjithë bllokun socialist o alibaba! Edhe më duket gjë e tmershme të qash të kaluarën. Unë po qaj të tenishmen. Kësaj si t'ia bëjmë. Sot si të shpëtojmë. Po edhe nëse e gjen formulën e shpëtimit, aman thuaje - pa emocione! ( se na shkoi jeta me emocione, me ngjethje mishi, me... sa të vie të thuashë mirë ishim kur keq ishim)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #35
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Shko bo cicin njiher se je i vogel ala ....... Edhe une po flas pa emocione,por ka si puna jote qe ta ngrejn amperin.
    Drague, realiteti djek xhanëm!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #36
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po kjo e keqe ishte në gjithë bllokun socialist o alibaba! Edhe më duket gjë e tmershme të qash të kaluarën. Unë po qaj të tenishmen. Kësaj si t'ia bëjmë. Sot si të shpëtojmë. Po edhe nëse e gjen formulën e shpëtimit, aman thuaje - pa emocione! ( se na shkoi jeta me emocione, me ngjethje mishi, me... sa të vie të thuashë mirë ishim kur keq ishim)
    Po ti vetë e ke hap temën për të kaluarën. Tema nuk ka të bëjë me problemet e sotme.

    Gjthss Enveri të ka lënë kështu.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    [QUOTE=karkaxholli;2078104]Ditë më parë qe ditëlindja e Enver Hoxhës - 100 vjetori. Deshëm nuk deshëm, si emër ka mbetur në histori dhe historia nuk fshihet me gomë: këtë e duam, këtë po e fshijmë.
    Kur lexon për Enver Hoxhë has në dy lloje shkrimesh: aso që e ngrisin në qiell dhe aso që e plandosin për tokë. E keqja është se të dy palët shkruajnë me emocione. Kjo nuk më pëlqen.
    Unë për veten time po deklarohem: Deri vonë kam folur me emocion për të dhe i kam përkitur grupit të parë. Tani flas me gjuhën e arsyes duke thënë: PO kjo ka qenë e mirë, por kjo mund të ishte edhe më ndryshe.
    Unë do të kërkoja prej jush të shkruani në Enver Hoxhën, por pa emocione.

    Ju faleminderit!

    Kur flitet o shkruhet per historin e nje populli o biografin e nje personi,nuk mund te heqesh emocionin,kush kerkon ti heqi emocionin nje diskutimi kerkon te heqi te verteten o te" zbusi"historin simbas interesave te tij,her me vetdije,e shpresoj ne rastin tuaj pa vedije.
    Me qe une nuk jam i zoti te heq emocionin ne gjykimin e personit,se mendoj qe gjykimi eshte nje emocion,ashtu si dhe vet historia qe nuk eshte nje shkenc ekzakte.
    Te mundohesh te gjesh te mirat e ENVERIT,sic mundohen disa,nuk eshte kerkimi i te mirave,por kerkimi i shkalles te se keqes,dmth qe ENVERI mund te bente edhe me keq se c beri.
    SHkolla,regulli,shendetesia etj,funksjononin ne ate kohe,por nuk ishin me te mira se te vendeve komuniste europjane te asaj kohe,e mos vini akademin e shkencave,se ishte e vazhdon te jete akademia e injoranteve.
    Personalisht te mira o ane pozitive nuk arri te gjej ne personin e ENVER HOXHES e te pasarthesve te tij qe qeverisin koma,mbase nje e keqe me e vogel qe qe u denuan asaj kohe dhe spiunat o kriminelet,por dhe kjo e keqe e vogel ka te keqen e vete,se sot keta persona i kemi te persekutuar politik.

    Mos u mundoni te hiqni emocionin ne diskutimet tuaja,se emocioni permledh te gjitha shqizat e njeriut,po i hoqet njeriut emocionin i keni hequr lirin e mendimit,e po i hoqet lirin e mendimit i hoqet te drejten e vet jetimit.

  18. #38
    Keni frikë nga emocionet a si është puna?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Po ti vetë e ke hap temën për të kaluarën. Tema nuk ka të bëjë me problemet e sotme.

    Gjthss Enveri të ka lënë kështu.
    Natyrisht ai ka mbjellë në mua ndjenjën e atdhedashurisë e të qenët shqiptar. Ndaj krenohem që jam shqiptar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Natyrisht ai ka mbjellë në mua ndjenjën e atdhedashurisë e të qenët shqiptar. Ndaj krenohem që jam shqiptar.
    Na behet qejfi shume, megjithese kete pune duhet ta kishte bere babai. Po, si i thone, qellimi justifikon mjetin.

Faqja 2 prej 26 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •