Close
Faqja 4 prej 26 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 501
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Kjo është gjuha e fakteve që të lë gojëkyçur.
    Eh, ç'na mallëngjeve. Aso kohe, jo njeri, por edhe një mizë e huaj po të hynte në trollin shqiptar do të hetohej edo të dëbohej jashtë SHQIPËRISË.

    Eh, Shqipëri si u katandise kështu: DUKUR VEND NDERI E KRENARIE, sot vend turpi...
    Te eshte misheru manjaku enver ne lekuren tende, e vjen ketu na hap tema se koti dhe mundohesh me diplomaci e me u kap per fije te kashtes ne mes te oqeanit, se gjoja paska pas dobi nga ai manjak gjakpires. Ik mos shkruaja me se do turperohesh edhe me shum.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #62
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin

    Po ç'ke me mua mo. Unë e kam hapur si temë, por ja ka njerëz që flasin me fakte. Lexoje shkrimin e BARAT-it.

    Nuk qëndron kjo që thua ti:"...mundohesh me diplomaci e me u kap per fije te kashtes ne mes te oqeanit...", sepse aso kohe nëse ka qenë një fije kashte, sot s'e ke as atë fije kashte!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #63
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Do të ishte çmenduri që ndokush ta mohonte këtë fuqi mbrojtëse? Gjeneralët shqiptarë kishin llogaritur për një m? 2 500 fishekë, për 50 m?: dy predha topi (granata ), ku një ushtar kishte një automatik kallashnikov, 300 fishekë, tri granata dore defensive (mbrojtëse) dhe dy ofensive (sulmuese) kundër gazit helmues. Një skuadër prej 30 vetash kishte tre kundërtanke dore, e një flakëhedhës me napalm si dhe një top kundërtank 75 mm pa zmbrapsje. Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe? Pajisja e forcave kundërajrore me raketa SAM-1 SAM-2 SAM-3 si dhe pajisje të artilerisë kundërajror me radar? Kjo do të bënte që shumë avionë të armikut të shkatërroheshin. Në bazat ushtarake detare ishin gati për minimin e bregdetit me mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi 2 mijë gryka të ndryshme topash.
    Kete ushtri do ta shohim me dylbi ne te ardhmen.Shqiperia ishte nje nga shtete me te forta ushtarakisht ne Ballkan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 01-12-2008 më 12:55

  4. #64
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Kete ushtri do ta shohim me dylbi ne te ardhmen.Shqiperia ishte nje nga shtete me te forta ushtarakisht ne Ballkan.
    dhe jugosllavi ia kishte frikën Shqipërisë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Kete ushtri do ta shohim me dylbi ne te ardhmen.Shqiperia ishte nje nga shtete me te forta ushtarakisht ne Ballkan.
    Banja qefin vetes banja, nje nga shtete me te forta ushtarakisht ne Ballkan.......?
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    K
    NE KOHEN E TE MADHIT ENVER HOXHA

    (Shënim, në vend të fusnotave: Në këtë punim a artikull me shifra ekonomike e kulturore jam shërbyer nga Vjetari Statistikorë i Shqipërisë, Tiranë 1991, nga Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë Tiranë 1985, nga Vjetari Statistikorë i Kosovës dhe i Jugosllavisë 1989 dhe nga Gjeografia Ekonomike e Mark Krasniqit 1985 Prishtinë. Me qëllim që të jem sa më objektiv kam shfrytëzuar referenca (citate) nga disa autor të kohës si nga ata kombëtarë e ndërkombëtarë dhe gjithashtu jugosllav)./ 02 09 2006/F.F.
    Ke harrue me thane se sa SKLLEVEN shfrytezoheshin shtazerisht. A e din ti se kush i ndertoi e kush nxirrte mineralet prej minierave? Skllevnit! Te burgosunit ne kohen e kriminelit Hoxha ishin nji za shume i randsishem ne programimin ekonomik si ne BS e Stalinit. Pasunia nentokesore nxirrej prej tyne, bonifikimet e kenetave e kanalet qe numron u bane me gjakun e tyne, aeroporti i Tiranes, fabrikat e uzinat u ndertuen me shfrytezim shtazarak te shqiptareve qe burgoseshin pse i duhej regjimit nji numer i madh punetoresh gratis qe nen kafshimet e qenjve-gardiane-maskarenj punojshin pa hanger, zdeshe e zbathe deri sa i delte shpirti.
    Keto jane themelet e atij "suksesit".
    Shtoi edhe pasunine e madhe private te vueme me gjak e mund prej shqiptareve nder shekuj e qe iu muer me dhune popullit e u ba rrush e kumbulla ne pak dhjetevjecare kurban per kolltukun e Drakules.
    Mos e cani hic kryet ju sot per masakrimin e vllazenve tuej! Lavderoni kriminelin! Mandej filloni me u qurravite kur jeni ne hall vete.

  7. #67
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    BARAT i dashur : meqe ke sjelle shume faktografi suksesi te nje shoqerie komuniste,ke harruar vezet me dy te kuqe qe benin pulat e koperatives.(kuptohet fakte te mbeledhura nga R.Megjuani )

    Medoemos se do te behej gje per 45 vjet, dhe kush e di sa vjet duhej te ndertoheshin Piramidat(Darius me siguri e di), por nuk flitet se kush i ndertoi dhe sa kurban-theror-njerezore u shtrua ne themelin e tyre, nuk levdohet ai qe duhet, kurrizi qe i ndertoi por faraoni...
    e tmerrshme eshte kjo nostalgji se po te mos ishte pjesa tjeter e popullit te vuejtun po ate sistemin nostalgjik do tua deshiroja ,pa le te hanin njeri tjetrin ne pjate mepastaj.

    Kush ka mer nostalgji per ata cka ka ndegjuar tek Radio Tirana bashke me mua para 30 vjetesh le te kontaktoje Radio Tiranen nese i kane ruajtur ne arkiva le ti marre..dhe vetkenaqet ,s;ka nevoje per ndarje kenaqesie me ne.
    Nuk e kisha ndegjuar se edhe roberimi i popullit shqiptare na paska filluar me ardhjen e Berishes ne pushtet....!!!!!!!!!!

    Eshte e vertete qe Jugosllavia e kishte frike Shqiperine per ate ia morri gjysmen e territorit, ia vu ne krye bashkpuntorin e vet dhe gjysmen e popullates e ripte perse gjalli.

    Kulti i individit eshte i demshem shume sa s'ka gje me te demshme per nje shoqeri.
    Per pulen qe ben veze me dy te kuqe i bie levdata pules dhe jo diktatorit, apo edhe agronomit dhe veterinerit nese kane ndikuar te ai produkt....dhe jo diktatorit .
    Ne fakt BARAT ma cole gojen se e llogarita te kryer muhabetin tim ne kete teme..as qe meriton diktatori kohen time, populli im PO .
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 01-12-2008 më 14:12
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Qe ka qen regjim famkeq dhe mizor e kam ditur, por qe ka qen kaq i afte dhe ka arritur tju shperlaj trurin kaq bukur kete e mesova tash.

    Edhe nje sqarim per disa postime qe i lexova ketu. Miladin Popoviq me urdherin e Josip Broz Titos e themeloi partin komuniste ne Shqiperi me ne krye nja nga kretenat me mizor qe njeh historia e njerzimit, Enver Hoxhen.
    o shoku po ti mos je gje me origjine Serbe apo je nje nga ata......

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Mjafton ta dini se me urdher te TITES Miladin Popoviq e themeloi partin komuniste me ne krye ENVERIN E dashur dhe pozitiv per hapsin e temes, per te tjera te flasesh eshte teper se eshte fol shum e shum e jan eksploru shum dokumentare e intervista keshtu qe ska nevoj te flasimme shum
    Ti altruist njihke shumë figura jugosllave. Kam dëgjuar se në Kosovë kishte pasur shumë bashkëpunëtorë të UDB-së. Është e vërtetë kjo?
    S'di pse por sikur shoh në ty njëfarë nostalgjie.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #70
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Banja qefin vetes banja, nje nga shtete me te forta ushtarakisht ne Ballkan.......?
    Lexoje mor shoku artikullin per anen ushtarake mire.Shihi mire statistikat edhe mos fol idiotlliqe.Ca lidhje kane masakrat e komunizmit kur po flasim per ushtrine shqiptare ne vitet 70?Di me i nda gjerat ti?

    Një skuadër prej 30 vetash kishte tre kundërtanke dore, e një flakëhedhës me napalm si dhe një top kundërtank 75 mm pa zmbrapsje. Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe?
    Ushtri lodrash te duket ty kjo per nje shtet te vogel?Me ate ushtri thyeje c do sulm.
    Ne vitet 70 ushtria shqiptare ka pasur 250 000 trupa te gatshme dhe 1 000 000 rezerviste,nje ushtri qe do i thynte hundet c do kujt qe do na kercenonte ushtarakisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 01-12-2008 më 15:06

  11. #71
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Se kanë qenë gjithë ato gjëra kanë qenë.

    Kush i ndërtoi?

    Kush e hëngri drithin?

    Kush i piu ato cigaret?

    Çfarë nevojitej termocentrali apo hidrocentrali, kur nuk kishe të drejtë të kishe televizor?

    Pyetja e përgjithshme: Çka m'utin janë nevojit gjithë ato prodhime, kur njerëzit janë ba asht e lëkurë për mungesë ushqimi.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Ti altruist njihke shumë figura jugosllave. Kam dëgjuar se në Kosovë kishte pasur shumë bashkëpunëtorë të UDB-së. Është e vërtetë kjo?
    S'di pse por sikur shoh në ty njëfarë nostalgjie.
    Nostalgjia dhe misherimi qe per enverin eshte evidente, ndersa sa i perket akuzave tua qe i ben, zotri ti nuk e din kush e themeloi partin komuniste me ne krye manjakun qe je i dashuruar pas tij edhe tani. Serbet e themeluan dhe eshte pjell e serbeve. Njohurit nuk jan te demshme i nderuar injoranca eshte gjeja me e demshme per njeriun. Ti perkrah nje parti dhe nje njeri qe eshte pjell e serbeve.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  13. #73
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Nostalgjia dhe misherimi qe per enverin eshte evidente, ndersa sa i perket akuzave tua qe i ben, zotri ti nuk e din kush e themeloi partin komuniste me ne krye manjakun qe je i dashuruar pas tij edhe tani. Serbet e themeluan dhe eshte pjell e serbeve. Njohurit nuk jan te demshme i nderuar injoranca eshte gjeja me e demshme per njeriun. Ti perkrah nje parti dhe nje njeri qe eshte pjell e serbeve.
    Lexoje intervistën e fundit nga zonja Nexhmie Hoxha, realizuar nga gazetarja, Xhunga.

    Kur thua:"Njohurit nuk jan te demshme i nderuar injoranca eshte gjeja me e demshme per njeriun", pajtoj për njohuritë, por pse kaq nostalgji(kupto për jugoslavët)?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Lexoje intervistën e fundit nga zonja Nexhmie Hoxha, realizuar nga gazetarja, Xhunga.

    Kur thua:"Njohurit nuk jan te demshme i nderuar injoranca eshte gjeja me e demshme per njeriun", pajtoj për njohuritë, por pse kaq nostalgji(kupto për jugoslavët)?
    Ku po sheh ti nostalgji...!
    Te cekesh se kush e ka themeluar partin komuniste ne shqiperi dhe kur i cek emrat e tyre qe e kan themelu, qenka nostalgji.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Lexoje mor shoku artikullin per anen ushtarake mire.Shihi mire statistikat edhe mos fol idiotlliqe.Ca lidhje kane masakrat e komunizmit kur po flasim per ushtrine shqiptare ne vitet 70?Di me i nda gjerat ti?

    Ushtri lodrash te duket ty kjo per nje shtet te vogel?Me ate ushtri thyeje c do sulm.
    Ne vitet 70 ushtria shqiptare ka pasur 250 000 trupa te gatshme dhe 1 000 000 rezerviste,nje ushtri qe do i thynte hundet c do kujt qe do na kercenonte ushtarakisht.
    Nuk mjafton vetem ky artikull qe ti ta percakton se cfar force ushtarake paska pas shqiperia ne ballkan. Ne ka qen jugosllavia greqia, rumania, bullgaria etj. Dhe te thuash se shqiperia ka qen ushtarakisht me e fuqishme se shtetet e permenduara vetem pse e ke lexu nje artikull eshte paradoxale.
    Nejse nuk eshte qeshtja ketu por problemi eshte se te ju ende qendron simpatia per xhaxhin. Une po mundohem te jap nje mendim sa me racional, se tek e fundit ju keni vuajtur dhe nese per ju qe keni pasur nje gjenocid, nuk ka qen i keq ather skam koment.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  16. #76
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Nuk mjafton vetem ky artikull qe ti ta percakton se cfar force ushtarake paska pas shqiperia ne ballkan. Ne ka qen jugosllavia greqia, rumania, bullgaria etj. Dhe te thuash se shqiperia ka qen ushtarakisht me e fuqishme se shtetet e permenduara vetem pse e ke lexu nje artikull eshte paradoxale.
    Se c fare ushtrie ka pasur Shqiperia ti nuk ke si ta dish dhe te japesh nje opinion per te pasi nuk ke jetuar ne Shqiperi dhe c eshte me kryesorja nen ate rregjim.
    Qe kishte ushtri kete se luan as topi.Dhe nga me te fortat biles.Zyrtarisht shkonte 30% e buxhetit per ushtrine por ne prapaskena shkonte me shume,mos themi 50%.

    Nejse nuk eshte qeshtja ketu por problemi eshte se te ju ende qendron simpatia per xhaxhin. Une po mundohem te jap nje mendim sa me racional, se tek e fundit ju keni vuajtur dhe nese per ju qe keni pasur nje gjenocid, nuk ka qen i keq ather skam koment.
    Qe ti je i trashe kjo nuk diskutohet.Se c fare lidhje ka genocidi me forcen ushtarake te atehershme vetem ti e di.

    p.s edhe mua me kane sakatuar familjen internuar e sdi se cfare dhe prandaj nevrikosem me keto berishistet qe me thone enverist por e verteta duhet pranuar ajo kohe ka pasur dhe te mira
    Kur do besh nje vleresim,do behet ne rang kombetar e jo personal.Indrustrializimi i vendit nuk hidhet dot poshte me gjyshim tim te pushkatuar.Analiza behet ne menyre profesionale e jo amatore.
    Por problemi eshte se keto qe e shajne me kaq flak rregjimin,o s kane jetuar fare ne ate kohe ose ne Shqiperi,ose jane vete klyshet e atij rregjimi,ato klyshe qe dogjen te gjitha fabrikat si plehra qe ishin dhe na e cuan ekonomine nen zero.
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 01-12-2008 më 18:08

  17. #77
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Nuk mjafton vetem ky artikull qe ti ta percakton se cfar force ushtarake paska pas shqiperia ne ballkan. Ne ka qen jugosllavia greqia, rumania, bullgaria etj. Dhe te thuash se shqiperia ka qen ushtarakisht me e fuqishme se shtetet e permenduara vetem pse e ke lexu nje artikull eshte paradoxale.
    Nejse nuk eshte qeshtja ketu por problemi eshte se te ju ende qendron simpatia per xhaxhin. Une po mundohem te jap nje mendim sa me racional, se tek e fundit ju keni vuajtur dhe nese per ju qe keni pasur nje gjenocid, nuk ka qen i keq ather skam koment.

    "...tek e fundit ju keni vuajtur dhe nese per ju qe keni pasur nje gjenocid, nuk ka qen i keq ather skam koment..."

    Nuk po kuptoj asgjë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #78
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Nuk mjafton vetem ky artikull qe ti ta percakton se cfar force ushtarake paska pas shqiperia ne ballkan. Ne ka qen jugosllavia greqia, rumania, bullgaria etj. Dhe te thuash se shqiperia ka qen ushtarakisht me e fuqishme se shtetet e permenduara vetem pse e ke lexu nje artikull eshte paradoxale.
    Nejse nuk eshte qeshtja ketu por problemi eshte se te ju ende qendron simpatia per xhaxhin. Une po mundohem te jap nje mendim sa me racional, se tek e fundit ju keni vuajtur dhe nese per ju qe keni pasur nje gjenocid, nuk ka qen i keq ather skam koment.
    Sigurisht qe nuk eshte vetem ky artikull qe percakton fuqine ushtarake te Shqiperise se kohes komuniste. Ka shume fakte te tjera reale qe vertetojne ate fuqi. Nuk duhet harruar se me renien e regjimit, mijera oficere e ushtarake dolen ne pension te parakohshem. Rrugeve te Shqiperise vihen re edhe sot, pas pothuaj 20 vitesh, rradhet e medha me bunkere. Nder to dallojme edhe bunkere per tanke, e tunele qe sherbenin si depo armatimesh. Te gjitha keto bunkere dallohen qarte qe jane te pozicionuara ne pika kyçe te rrugeve interurbane te vendit. Gjithashtu edhe anarkia e vitit 1997 vertetoi potencialin e armatimit te Shqiperise. Poshtuaj se çdo familje ishte e armatosur me disa lloj armesh te cilat u rrembyen ne depot e armatimit te ushtrise. Gjate asaj kohe u vune re me qindra tanke te patrrullonin neper Shqiperi. Keto jane fakte te pamohueshme. I kemi pare vete. Nje deshmi e madhe eshte edhe gerdeci. Vetem nje sasi jashtezakonisht e madhe municionesh te artilerise se rende e jep gjithe ate shperthim.

  19. #79
    Eh, edhe sa Gërdeca janë në shqipëri! Dora e shkajut me yzmeqarët e vet e shkatërroi Shqipërinë dhe qenien shqiptare!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #80
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të punëve të jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.

    Rinia dhe shkollimi
    Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër,pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.

    Politika dhe Partia e Punës
    Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

    Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.

    Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.

    Aktivitetet politike
    Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
    Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
    Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
    Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
    Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

    Kundërshtarët politik
    Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqëndrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [1] udhëheqësve politikë.

    Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçarë burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues ferar muslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkë partiak "jolojal". [2]

    Poltika fetare
    Gjatë kohë së sundimit të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës të gjitha objektet fetare u ndaluan për përdorim ku shumica e këtyre objekteve që ishin madhore u shndërruanë në objekte kulturore dhe një numër i madh i tyre u shkatërruan. Me ndalimin e përdorimit të objekteve fetare Hoxha ndaloi edhe përdorimin e religjionit si të tillë gjer në at shkallë sa ndaloi dhe përdorimin e emrave fetarë për emërtimin e fëmijëve.

    Ky qëndrim shkaktoi kokçarje dhe protestë literale nga ana e udhëheqësve fetarë të tëigja besimeve fetare në Shqipëri të cilin qëndrim ata e pësuan me burgime të gjata.

    Veprat
    Kosova është Shqipëri
    Kur lindi Partia
    Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
    Me Stalinin
    Për shokët e mi pionierë
    Vite të rinisë
    Vite të vegjëlisë
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Faqja 4 prej 26 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •