Close
Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 460 prej 501
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin
    Ku e ke? Citoje postimin. Se i ke te tera me date edhe ore.
    Postuar më parë nga suadabolzano
    Mos ka dale jot moter tu u shit me pare. Po qenke gomar me te vertete ti gje e trashe. Apo ste pelqeu biseda ty kshu?

  2. #442
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    ski faj,mas ka vdek xhaxhi enver..
    E ndryshove postimin o fytytre e qelbur. Pse e ndryshove? hahahahaahahahhahaha.

    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 16-10-2009 më 11:59.

    Fegi o plere umane, lejo te tjeret te shkruajne ore plere se na cave menderen.
    Gjo e trashe. Boll tani turir i keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *suada* : 16-10-2009 më 06:17

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Fegi te lutem vella i dashur mbyllne me kaq kerkoni falje njeri tjetrit dhe mose qitni njeri thumbin tjetri patkojn se nuk mbaron kur ju lutem

  4. #444
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kur vdiqe Enveri ,a e dini tane serbia kaqit pushk flake o shku qielli prej gezimi.kjo esht e vertet edhe nji revist e beogradit ka shkru,spo me kujtohet emri tha thojshin gjeri tani kemi pase frike,tash e mase flejme dathe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 16-10-2009 më 06:24

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin
    E ndryshove postimin o fytytre e qelbur. Pse e ndryshove? hahahahaahahahhahaha.

    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 16-10-2009 më 11:59.

    Fegi o plere umane, lejo te tjeret te shkruajne ore plere se na cave menderen.
    Gjo e trashe. Boll tani turir i keq.
    Un ende sikom pas drejtu mir fjalet.

  6. #446
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Un ende sikom pas drejtu mir fjalet.
    Boll re a merr vesht ti o gjo e felliqur. Leri te tjeret te debatojne. Nese eshte kjo menyra jote me terheq vemendjen, eshte menyre shume e gabuar. Boll tani se veten tende po tregon.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin
    Boll re a merr vesht ti o gjo e felliqur. Leri te tjeret te debatojne. Nese eshte kjo menyra jote me terheq vemendjen, eshte menyre shume e gabuar. Boll tani se veten tende po tregon.
    ti smundesh me ma imponu asgje esht Zoti i madhe qe edi per gjdo kane,zemra e mir esht ma realja.

  8. #448
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    ti smundesh me ma imponu asgje esht Zoti i madhe qe edi per gjdo kane,zemra e mir esht ma realja.
    O njeri. O rob i trashe. Ketu jo vec ti po asnje nuk ben si don. Kete nese nuk e din eshte forum.

    Une nuk mundem me te imponuar, por moderatori po.
    Nuk eshte teme te luash ti ose une. Leri te tjeret te debatojne rehat. Kaq te them une. Nese ka moderator ok, nese jo do bej durim. Nuk bie ne livelin tend une fegi. Nuk rri ketu te lodh veten time me ty.

    Kerkoj falje pjesemaresve te tjere ne kete teme per fjalorin e larte perdorur nga une.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    eshte nrysh me e pa ndeshjen ne stadion, e nrysh me lujt vete.
    kur do bahesh demokrat o katunar
    Ti mor i dashur ballist nga i ke keto mendime per shokun Enver apo pse te dha shkollen dhe pse hapi universitetin..... E para: sa i perket se sa ishte "injorant" mendoj se ju ballistet llafazane nuk keni aq diapazon dhe aq shikim te larget sa te gjykoni per zotesite e shokut Enver, pasi ai nuk jepte komente per disa njerez si ju(pesimiste dhe te ceket) ku thonte qysh atehere se jemi nje popull prej 6 milionesh..... E dyta: ju prap vazhdoni dhe paragjikoni per sa i perket udheheqjes se brendeshme te shtetit ku permendni vrasjen e shokut Mehmet Shehut ku ne vazhdim citoni: gjithashtu ishte nje njeri i semur psiqik sepse nuk pranonte kritiken e askuj dhe mendonte se dikush do ti marre pushtetin sic ishte rasti me Mehmet Shehun te cilin e vrau!. Mesa kuptoj une ju hasni ne kundershtim me fjalet e tua ()ku njeherit thoni se nuk pranon kritikat d.m.th kishte mendimet e veta te fiksuara (per tecilat une personalisht e vlersoj) dhe ne keto parime ai nuk shihte ndonje kundershtar apo rival ne qeverisjen e shtetit dhe mbas gjith kesaj ai nuk kishte pse te mare ndonje vendim te tille per te vrare Mehmetin.
    dhe se fundmi ai i la nje gjenerate te shendoshe, rezultatet e te cileve shum bukur e shohim ne sot ne te gjith sferat e jetes dhe se fundmi kete po e verejne edhe popujt e tjere se cfare vlera te larta kane shqipetaret si nga ana historike ashtu edhe morale. Ate katunarin mos e fyej se han buk ne shpi te vet nuk eshte injorant Korce si ti po ike mbushu shoki

  10. #450
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    O miq , lu lutem , eshte mire qe temat qe hapen t'i perdorim per te shkembyer mendimet , madje do te sugjeroja sa me objektive, dhe jo te merremi me sharje te njeri tjetrit !

    Nuk na shpie gjekundi sharja ! As nuk na ndihmon ! Po permend nje shprehje te Adriano Celentanos "non si risolve niente con la rabia ti fai solo male guarisci non puoi piu'" -Nuk zgjidhet asgje me egersi , behesh vetem keq dhe te sherohesh nuk mundesh me ( e perkthyer fjale per fjale )

    Por mendoj se duhet te mbani parasysh edhe vargun e famshem te Sadiut tek "Gjylistani dhe bostani" " Ne u fye burri i mire dhe i urte (mencur) nga zuzari , zemra mos t'i rrjedhe gjak, se ne theu guri i dheut te bukuren gote ari , vlera e gurit nuk u rrit dhe e arit nuk u mpak "

    Pershendetje te gjitheve

  11. #451

    Në 101 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës

    Për një Shqipëri më të mirë,
    Për bashkimin e vërtetë të kombit
    Për mbarëvajtjen e atdheut

    Enver Hoxha



    Enver Hoxha në këngët e popullit


    Dhe njëmij’ o Enver djali

    Gjirokastër ballergjëndë,
    ç’ësht’ ky nur që të ka rënë?
    Më qesh buza, më fjeks balli,
    ditëlindjen më ka djali.
    Nëpër dallgë historie,
    o Enver, se ç’të kan’ hije
    thinjat me lule rinie!
    Shqipërin’ na rinove,
    në ball’ të Partisë nënë,
    gjith’ gëzimet që na solle,
    mblidhën vetë e bëhen këngë.
    Sot, në ditlindjen e madhe,
    kalldrëmet jan’ zën’ në valle;
    mbi gur’ ndizen lule mali.
    Dhe njëmij’, o Enver djali!
    Gjirokastër, 1983

    Nën komandën e Enverit

    Ditën e tetë nëntorit,
    Lindi shpresa e lirisë,
    Dolli manifesti i parë,
    I bën thirrje vegjëlisë:
    Të ngrihemi gra e burra,
    Luftë kundër skllavërisë,
    Të çlirojmë mëmëdheun
    Nga prangat e robërisë,
    Nga bejlerë e agallarë,
    Nga klikat e borgjezisë,
    Nga ata që shiten atdheun
    Tek fashizmi i Italisë.
    Të lidhemi besa-besë
    Si në kohën e Skënderit,
    Nën udhëheqjen e Partisë,
    Nën komandën e Enverit!
    Dukat-Vlorë, 1968

    Fat i madh i Shqipërisë

    Një djalë nga vendi ynë
    S’e duroi robërinë,
    Tiran’ formoi Partinë.
    Mu nga zemra e punëtorisë
    Dolli ajka e Partisë,
    Fat i madh i Shqipërisë.
    Dridhu breshkaxhi katili,
    Dridhu, tradhtar rezili,
    Shqipërisë i lindi ylli!
    Korçë, 1982

    Kndon për ty Valbona motër

    Shumë urime për kët’ dasëm
    Sjell Tropoja n’Gjirokastër.
    Që i kndon n’tela t’çiftelisë,
    t’fala Alpet Lunxherisë.
    Mic Sokoli ban me dorë,
    t’fala Rrapit n’Mashkullorë.
    Shot Galica në djep të trollit,
    t’fala Bules, Persefonit.
    Bac Bajrami shkrepi alltinë,
    ma takoni vlla Avninë,
    je i gjallë në bjeshkët tona,
    deputet t’ka zgjedh’ Kosova.
    Fal me shndet Malsia e Gjakovës,
    i ban vendlindjes s’Enver Hoxhës.
    Kndon për ty Valbon motër,
    iso mban Drinoja n’Dropull.
    Pac-Tropojë 1988


    Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen

    Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
    T’lumët na kush po na vjen!
    Lumja ti, mori Malsi,
    kush po vjen, o sot tek ti,
    themeluesi i nanës Parti!
    Jan’ gzue zemrat, asht gzue toka,
    midis nesh erdh Enver Hoxha,
    me na pa, me na takue,
    gju me gju me bisedue.
    Po ndërtojn’ njerzit e thjeshtë
    Socializmin në këto bjeshkë.
    Iu ka dhanë besa Malsisë
    Enver Hoxhës, burrit t’Shqipnisë.
    Për ket’ besë të gjith’ na vdesim,
    nuk e falim, nuk e shesim.
    Bajram Curri- 1985


    Me ty n’zemër përgjithmonë

    Vdiq udhëheqësi i Partisë,
    kryekreshniku i Shqipnisë,
    babë e vlla për vegjëlinë,
    yll i dritës për lirinë.
    Përmbi retë stepet dielli,
    erret toka, nxihet qielli,
    duken pemët si të mjera,
    gjeth e lule ndal pranvera.
    Dhe bilbili kangën ndali,
    për Enverin shqipe mali.
    Malet lart e mbajn’ kunorën,
    Enver Hoxhës i bajn’ nderimin,
    dhe përjet’ i mbajn’ kujtimin.
    Po qajn sot guri e druri,
    n’gjysmështiz’ asht ul flamuri.
    Betim shokësh pranë Enverit,
    komunist në rrug’ të nderit,
    betim shqipesh rreth e rrotull,
    si një trup parti e popull.
    Për Enverin, trim e burrë,
    lindje ka dhe vdekje kurrë.
    Anmiqt’ le ta dinë,
    se nuk luhet me Shqipninë,
    ktu shqiponjat kan’ folenë,
    po i ngacmove, prit rrufenë.
    Për liri dhe çështje nderi,
    çdo shqiptar ka gjak Enveri.
    Bushkash-Mat 1985


    Kalojmë tek roje e nderit

    Kalojmë tek roje e nderit,
    para trupit të Enverit,
    si gjerdanë para trimit,
    kurora lule të prillit.
    O Enver na preke shumë,
    shkove te trimat e malit,
    te shokët e idealit,
    pranë Hysniut e Qemalit!
    O Enver, trimi me fletë,
    Shqipërisë i le shëndet,
    Parti, popull n’unitet!
    Janjar-Sarandë 1985


    Mbi shtrat topi po hec djali

    Dridhet zemra, tundet mali,
    mbi shtrat topi po hec djali,
    o Enver, Enver me nure,
    luleve tokën ua ule,
    ti u ndave nga gjiu jonë,
    po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
    përher’ ti do t’jesh i gjallë,
    Enver Hoxha burrë i rrallë.
    Shishtavec-Kukës, 1985


    Ajo dit’ pesëmbëdhjetë

    Ajo dit’ pesëmbëdhjetë,
    m’u duk si ëndërr në jetë,
    sikur na mbuluan retë.
    Gjëmoi artileria!
    Rreth e rreth shokët e tia,
    ish e gjallë trimëria.
    Brohoritenë fëmija
    si në fest’, sikur s’ish zia.
    Ashtu hipur kur e panë,
    „Ku vete xhaxhi!?“, i thanë,
    edhe lot nga sytë u ranë.
    Atje ku jan’ përmendoret,
    si ushtarët në llogoret.
    Vodicë-Kolonjë 1985


    Yll i Shqipërisë së bardhë

    Yll i Shqipërisë së bardhë,
    përpara Nënës ke ardhë,
    i përcjellë nga shqiptarë.
    Nëna në gji të ka marrë,
    me flamurin kombëtar.
    Syri i shqipes lotoi,
    për birin që e drejtoi.
    Bir, o bir, të qau nëna,
    dhe nga loti doli kënga.
    Biri ynë na dhemb zemra,
    ty në ballë të ka Nëna!
    Bërzesht-Librazhd, 1988


    Fli i qetë, shoku Enver

    Çohu, Enver, çohu në kambë,
    ke në krah të madhën Nanë!
    Çohu, Enver, të thonë dëshmorët!
    Sa një mall rreshtu kunorët.
    Jo nuk çohet do Enveri,
    Partisë, popullit n’zemër u theri.
    Nga Shkëlzeni gjer n’Dropull,
    lumenjsh lotësh derdh ky popull.
    Fli i qetë shoku Enver,
    në mes shokësh si dikur,
    ti je diell, je pranverë,
    ti je shqipja në flamur!
    Bajram Curri 1985


    E mjera këjo derë

    O e mjera këjo derë,
    sot kullon katran e serë,
    ulur kryet e kubenë,
    se qan e kërkon Enverë.
    Mbaje të fortë themelë,
    se ke plot burra tjerë,
    të rriturë me Enverë,
    që nderojnë mëmëdhenë.
    Unë sot të madh kam helmë,
    që hyra në këtë derë,
    dera që rriti Enverë.
    Golem-Gjirokastër 1985


    Dit’ e prillit më të gjdhirë

    Dit’ e prillit më të gdhirë,
    lajm i zi për Shqipërinë!
    Ç’kini male që gjëmoni?
    Ç’kini fusha që rënkoni?
    U hap lajmi në çdo anë,
    vdiq Enveri në Tiranë.
    Kur fillova për të qarë,
    qava si motra vëllanë.
    Si qëndron e rri i qetë
    atje brenda në Kuvend?
    Ti detyrën e mbarove,
    themelet çelik i hodhe.
    Toka seç bëri betimin,
    do ta mbajë si floririn!
    Matohasanaj-Tepelenë


    Korba kur erdhi haberi

    Korba, kur erdhi haberi,
    Enver, o vëlla,
    na thanë që vdiq Enveri!
    Mu në zemër seç na theri.
    O Enver, zemër me çika,
    nuk u trëmbe nga e liga,
    të bën syri shtatë drita.
    Të qan gjithë Shqipëria,
    zi të thellë ka Partia.
    Fushë Bardhë-Gjirokastër


    Nan’ Shqipnija po qan djalin

    Ku i ka prilli karafilat?
    Kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
    Ku asht kanga e kallijve?
    Pse u shu buzqeshja e fmijve?
    Pse nga dhimbja u bluka guri?
    Pse hesht shqipja te flamuri?
    N’mal rënkojn’ e thahen ahet,
    lulja n’shkam s’duron e thahet.
    Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
    nan’ Shqipnija po qan djalin.
    Çou bir, fërkoma ballin!
    Kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.
    Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
    çou, buzqesh e mos rri shtrirë!
    Çou, prij luftën e përpjekjen,
    o vigan qi sfidon vdekjen!
    S’t’ shohim dot kështu stolisë,
    pran’ flamurit n’gjysëmshtizë.
    Sa nji det asht pika e lotit,
    sa nji mal asht shtrati i topit.
    Të gjith’ sot betimin e bajmë,
    veprën tane ma lart ta çojmë.
    Kabash-Pukë


    Kët’ flamur për Bacë Enverin

    Ta dërgon Kosova trime
    kët flamur, baca Enver,
    qi ta mbash në zemrën tande,
    siç na kishe ne përherë,
    se asht gjak nga gjaku ynë,
    se asht zemër kosovari,
    se asht dritë nga syri ynë,
    se asht besë shqiptari.
    Ta çon djali, ta çon nana,
    ta çon lulja e rinisë
    ta çon lulja e burrnisë,
    në ballë të Dardanisë,
    ta çon gryka e Kaçanikut,
    mbar’ Prishtine Traboini,
    ta çon Rrafshi i Dukagjinit,
    Plavë, Gucia dhe Prizreni
    ta çon bacë Sulejmani,
    Mic Sokoli e Haxhi Zeka,
    dada Shotë e bacë Bajrami,
    Sef Koshorja e Azem Bejtja.
    Aty asht Kosova mbarë,
    që së largu po loton.
    Po t’dërgojm’ veç kët flamur,
    përfaqsues të zemrës sonë.
    Koman-Pukë


    Jetën Kombit ia kushtoi

    Shqipëria e përlotur,
    birin e saj po përcjell,
    peshë si kjo e ksaj dite,
    kombi kurrë s’ka për të ndierë.
    Dridhet zemra e qerpiku,
    dridhen fushat,kodrat, malet,
    se iku Enveri, iku,
    e me ne s’vjen të çmallet.
    Dielli sot nuk shkëlqeu,
    edhe ai sot vajtoi,
    sepse trimi, që kur leu,
    jetën kombit ia kushtoi.
    Zhamë-Lushnje, 1985


    O Enver flamur epoke

    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.
    Vlorë 1985


    Sjell ndërmend vetëm pranverë

    Ç’kanë malet që rënkojnë?
    Ç’kanë vatrat që mbajnë zi?
    Ç’kanë nënat që vajtojnë?
    Ç’ke kështu, moj Shqipëri?
    Nënës i ka vdekur djali,
    qan e qan e e merr malli,
    e merr malli këtë herë,
    Shqipërinë për Enverë.
    Nuk të shohim dot të shtrirë,
    ndaj dhe jemi si të mpirë,
    por na del përpara ti,
    e na mbush me trimëri.
    Kur këndoj, shokë, për Enverë,
    sjell ndërmend vetëm pranverë.
    Korçë – 1985


    Zemra jonë priti belxhikun

    Pse s’duroi dot Besniku
    dhe varrin desh e zbërtheu?
    Qysh harroi ç’plagë pati?
    Ç’dhimbje mbi të tijën ndjeu?
    Sëmdunja trupin ta shkriu,
    syri yt uli qerpikun,
    akull Shqipëria ngriu,
    zemra jonë priti belxhikun,
    nuk u përlot veterani,
    kur shokët në luftë i ranë,
    nuk iu drodh as bebja nënës
    kur të katër djemtë u vranë.
    Kjo gjëmë që nuk pyet për forca,
    që shpërthim në gji.
    Ngreu, bir, vajton një popull!
    Ngreu, Komandanti ynë!
    Ngreu, drita jonë e syrit!
    Hape edhe njëherë synë!
    Ngreu, flamur që u rëndove!
    Ngjitu, ku të shpu Enveri!
    Tërbaç-Vlorë 1985


    O flamur i kuq i nderit

    O flamur i kuq i nderit,
    mblidhja mirë gjoksin Enverit,
    mblidhja floktë, mblidhja ballin,
    shuaja etjen, shuaja mallin!
    O flamur, gjaku me okë,
    rriji Enverit ndën’ kokë!
    O flamur, gjakun me shtëmba,
    rriji Enverit tek zemra,
    se merakun ia dimë mirë,
    e do pranë Shqipërinë!
    Berat 1985


    Enveri ç’u ngre në këmbë

    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!
    Rexhin-Tepelenë, 1981


    Kush e çliroi Shqipërinë

    Kush e çliroi Shqipërinë?
    Enver Hoxha me Partinë.
    Kush luftoi me fashistat?
    Enver Hoxha me komunistat.
    Kush luftoi me gjermanët?
    Enver Hoxha me partizanët.
    Kush luftoi me tradhtarët?
    Enver Hoxha me shqiptarët.
    Floq-Librazhd, 1983

    Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit

    Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit,
    Zemëra ime, djal-o,
    Yll të kuq të vura ballit,
    I vogli i nënës-o!
    Veshe opingat me tela,
    Të thash ec drejt maleve,
    Buzët nga janari – thela,
    I vogli i nënës-o!
    Ti na erdhe me lirinë,
    Ta thura vetë këngën-o,
    Mbete dritë për Shqipërinë,
    Trim, o trim i nënës-o!
    Nuk të qaj se të kam gjallë,
    Kam Partinë unë, bir-o,
    Kam Enverin sa një mal,
    I vogli i nënës-o!
    Vëlçë-Vlorë, 1983


    Shqipja sot për ty këndon

    Shatdhet’ vjet para ksaj dite,
    në shtëpin’ gjinokastrite,
    në mes trimash, një trimneshë,
    heroinë e luaneshë,
    lindi djalin, bash shqipojën,
    trim mbi trimat Enver Hoxhën.
    Ty moj nan’, të qofshim falë,
    që na e fale ne kët djalë,
    kët’ sokol, kët’ trim me fletë,
    që na nxori n’drit’ përjetë!
    O Enveri i shqiptarve,
    o flamur i proletarve,
    edhe foshnja kur belbzon,
    emrin tand ma par’ mëson.
    Shqipja sot për ty këndon,
    Jet’ në shekuj të uron!
    Shalë-Shkodër,1978


    Bir i shtrënjtë i vegjëlisë

    Do ta hedh vallen të plotë.
    Të këndoj zemra ma thotë,
    gjashtëmbëdhjet tetor si sot
    lindi një diell në botë,
    diell me rreze të fortë:
    Enveri, kok’ e Partisë,
    bir i shtrënjtë i vegjëlisë.
    O shok’, në valle të madhe
    Do thërras dhe këta male
    Të larta e shum’ krenare,
    që jan’ dëshmitar’ në halle;
    iso të mbaj’ Shqipëria,
    në përvjetorin e tia.
    Vajzë-Vlorë,1978


    Kur t’shikoj ty Puk’ nga bjeshka

    Kur t’shikoj ty,Puk’,nga bjeshka,
    m’njan si nuse rreth me kreshta!
    I shof malet mbush’ me drita,
    e shof Drinin mbush’ me prita,
    i shof grusht gra e burra,
    qendisin toka, male, curra!
    I shof pyjet valle-valle,
    nga Komani në Iballe;
    edhe bjeshka ka hap’ gjinë,
    minerali flori ndrin.
    Ty, Parti, t’paçim gjithmonë,
    me Enverin n’zemrën tonë!
    Pukë,1978


    Jemi gati kurdoherë

    O Enver, ill i karvanit,
    shpëtimtari i vatanit;
    o Enver, ill i pashuar
    në gjith’ botën i dëgjuar!
    Lumturi neve na solle,
    ka armiqtë na shpëtove,
    planet ua shkatërrove,
    nëpër plehëra i hodhe.
    Rrofsh, Enver, me gjith’ Partinë,
    Lumturi për Shqipërinë!
    Me Partinë dhe Enverë
    jemi gati kurdoherë
    Shqipërin’ ta zbukurojmë,
    socializmin të ndërtojmë.
    O Enver, ill i vërtetë,
    të na rrosh njëmilë vjet!
    Vlorë,1982 Grup çam


    Karafila nga Kosova

    Si nji fllad i freskët vere,
    si nji gurr’ që s’di të shterrë,
    uragan timpani i lodrës,
    çudit skenat e Evropës.
    Janë kangt e vallet tona,
    t’reja e t’lashta sa vet’ bota.
    Lule njom’ me pika vese,
    dhurojn’ miqt’ me buzëqeshje;
    përshëndesin me fjalt tona:
    «Tungjatjeta, Enver Hoxha!»
    Në mes miqve nji vlla,
    mbushun syt’ me lot gëzimi,
    n’gjuh’ të nanës ai tha
    do fjal’ t’thjeshta, fjalë urimi:
    “Qysh nga malet, pyjet tona,
    ku këndojn’ mijra bylbyla,
    ju kam sjell’ sot nga Kosova,
    këtë tuf’ me karafila.
    Të m’ia çoni këto lule
    Bacë Enverit në Shqipni;
    për ditlindjen ta uroni,
    iu baftë dita njimijë!”
    Fushë-Arrëz-Pukë, 1983


    Ty parti ta lumsha synin

    Moj parti, ta lumsha synin,
    s’duron kend me t’prek’ kufinin!
    Kush mendon me t‘prek’ ndër tela,
    prek shqiponjën me dy krena.
    Forca jote asht unitet,
    Parti popull e pushtet;
    Kush kujton se na kap zapin,
    pa hanxhinë e ban hesapin.
    Kufit’ tan’ jan’ gur mermerit,
    Piramidë e roje nderit,
    i ruen forca e Enverit;
    i ruen puna vetmohuese,
    që asht vesh’ Shqipnia nuse.
    Moj Parti, moj rreze dielli,
    je si lule drandafilli,
    të gith’ bota kërkojnë erë;
    lum Shqipnia që t’leu n’derë!
    Rrajt’ e tua e kan’ marr’ tokën,
    kan’ qit’ lule në tan’ botën.
    Dhe kto lule plot aromë
    do të bashkohen, sa do vonë.
    Anemban’ na vjen jehona,
    rrofsh, Parti, sa malet tona!
    Lezhë, 1968


    Enver Hoxha t’kndojm’ Lavdi

    Enver Hoxha, t’kndojm’ lavdi,
    Që nga Jugu në Veri;
    për ty kndon fushë e malsi,
    burrë e grue, plak e i ri.
    Tan’ Shqipnia zien prej gzimi,
    festojm’ ditën e nji trimi;
    trim marksist, si e njeh gjith’ bota,
    msuesi ynë, Enver Hoxha.
    E fuqishme asht Shqipnia,
    n’krye të saj qëndron Partia.
    Enver Hoxha në Tiranë,
    n’Kongres t’Frontit, ai ka thanë:
    Shqiptart han’ barut me dhamë!
    Tan’ kem’ dal’ prej çarkut t’pushkës
    e kurkuj nuk ia dim’ tutën.
    Dy milion jem’ si e ham’ bukën,
    për dyqind e kapim pushkën.
    Tropojë, 1968

    Zemrat tona na i çon peshë

    Madhështor qëndron Shkëlzeni,
    mbush’ Valbona krenari,
    gzim ma t’madh s’kan’ pas’ kto male,
    Enver Hoxha n’Dragobi.
    Gzimet tona nuk përshkruhen,
    n’zemër ruejm’ nji t’madh kujtim,
    tek na erdhi ma i shtrenjti,
    Enver Hoxha trim mbi trim.
    Enver Hoxha zgjat shikimin,
    thue se n’shpell’ po flet me trimin;
    thue me bacën ndrrojn’ kutitë,
    nji rig’ lot ia njomi sytë.
    Me kto tela t’çiftelisë
    Do t’i kndojm’ përjet’ Partisë.
    Kur Partia grushtin shtërngon,
    shkambi i bjeshkës zjarr lëshon;
    Enver Hoxha kur buzqesh,
    zemrat tona na i çon peshë.
    Tropojë, 1973


    Jetën lidhe me vatanin

    Gjirokastër heroinë,
    lum për djalin që ti rrite!
    Ke rrit’ trim, ke rrit’ dai,
    për kët trull, për kët Shqipni;
    Zemrat tona gzojn’ njiherit,
    në ditlindjen e Enverit,
    urojn’ t’bardhat nanat tona:
    T’njefshim t’mirën, o Enver Hoxha!
    Si ortek që zbret prej malit,
    derdhëm n’sofër t’festivalit
    fjal’ prej zemre, bardh’ si bora:
    Bir i popullit të lumt’ dora!
    N’lule t’ballit gjujm’ tradhtinë,
    qelibar e rujm Partinë.
    Gjumi kurrë nuk të zuni,
    vepra jote armiqt’ tundi;
    çove lart grushtin e zanin,
    jetën lidhe me vatanin.
    T’lindi kombi burr’ të rrallë,
    lum Partia që t’ka n’ballë!
    Pukë,1983


    Kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit

    Mijra zemra, si vargmal,
    ia shkrujn’ emrin Partis’ nanë;
    çdo gja plaket përmbi dhe,
    veç ti je gjithmonë e re.
    Ty të paçim, o Enver,
    prina, prina si përherë!
    Fjala jote – gur’ i bjeshkës,
    s’luajm’ prej vendi përjet’ t’jetës!
    Kem’ nji fjal’ që peshon tokën,
    e bajm’ kang’ për Enver Hoxhën.
    Me Partin’ kem’ bes’ prej guri,
    kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit!
    Bajram Curri, 1983


    Sup me sup jem lidh si malet

    Jam nji çik nga Dragobia,
    hije m’ka sot çiftelia;
    vetë e gdhenda me dru malit
    n’dern e shpellës t’bac’ Bajramit;
    vetë e thura kangën time,
    Enver Hoxhës me i sjellë urime:
    O vetim’ që shkrep mes reve,
    lavdi vendit ku ti leve;
    pa ty vendi digjej eshkë,
    trim mejdanesh, burrë i thjeshtë!
    Ti qëndron në ball’ t’çdo shqote,
    E skuq botën fjala jote.
    Pyet Evropa e pyet Ballkani:
    Kush po i prin këtij karvani?
    Nji Parti trimneshë e rrallë,
    Enver Hoxha gjithmon’ n’ ballë.
    Me të shekujve ngjeshim hapin,
    me rrufet’ forcat i matim.
    Dhe njiher’ qe besa jonë:
    na ke mbrapa njishkollonë.
    Vrulli yn’ nuk mund të ndalet,
    sup me sup jem’ lidh’ si malet.
    Për rrethimin n’katër anët,
    kemi zemrat bash si armët.
    Le ta dij’, pra, mir’ tradhtia,
    pushkën top e ka Shqipnia!
    Dragobi, Tropojë 1973


    Urim zemre

    Në ditlindjen tande,
    nji kang’ do këndoj,
    kanga-urim zemre,
    anekand t’jehojë.
    Ti, udhëheqësi ynë,
    diell i lirisë,
    jet’ të gjat’ t’uron
    Peza e Partisë.
    Kndoi sot, o Pezë,
    Enverit petrit,
    se me te në krye
    emri nalt na u ngrit!
    Pezë-Tiranë, 1974


    Mir’ se erdhe Enver djali

    Atë dit’ që erdh haberi:
    Dilni, se po vjen Enveri!
    Çelen portat, ndritën lagjet,
    feksen sheshet dhe sokaqet.
    Mir’ se erdhe Enver djali
    se neve na mori malli.
    Anetë të mira shumë
    Në çdo hap, në rreth e vunë.
    Gazi yt me shatë nure,
    mbi çdo gur lëshoi lule.
    “Këtë radh’ do flas pa kartë,
    thot’ udhëheqësi i Partisë”,
    t’i zë të gjitha me radhë
    kujtimet e vegjëlisë.”
    Te furra e Haso Imerit
    ia kthen këngës vetë Enveri;
    këngës seç ia merr Partia,
    iso mban gjith’ Shqipëria.
    Mir’ se erdhe Enver djali,
    se neve na gëzoi xhani!
    Gjirokastër, 1978


    Partis’ besën ia kam dhanë

    Jam një vajzë kosovare,
    le e rrit’ në tok’ shqiptare,
    në kët’ votër, djep i nderit,
    n’koh’ t’Partisë e t’bacë Enverit.
    Babë e nan’ më kan’ mësue
    ça kan’ vuejt’, mos me harrue,
    m’u ba trime porsi Shota,
    bash si Bulja e Mrik Lokja.
    Paj, për prind e për Shqipni,
    e fal jetën, bahem fli;
    Partis’ besën ia kam dhanë,
    se m’ka bij’ dhe e kam nanë.
    Si gjith’ shoqet, plot gëzime
    asht e mbushun jeta ime.
    Dorën grusht, paj, si përherë,
    na buzqesh baca Enver;
    prej mallngjimit, s’mahem dot,
    pa kuptue, na shkon ndoj lot.
    Paj, përball’ kur m’asht afrue
    e m’shtrin dorn me m’përqafue,
    peshë u çova, n’grykë e mora,
    bash si babë e përqafova.
    Durrës, 1980


    Lum nanlokja që t’përkundi

    Palorto, o djep prej guri,
    o kala, o djep flamuri;
    t’bukrat ngjyra t’hedh ylberi,
    sot ditlindjen ka Enveri!
    Gurt e kshtjellës kur kan’ ndie,
    zanin e ambël t’nji fmie,
    “U rrit me hajr, gjithkush ia bani,
    për Shqipnin’ me zemër luani!”
    Lum nanlokja që t’përkundi,
    tuk e tuk në djep prej druni!
    Lum gjith’ nanat e Shqipnisë
    për kët’ bir që i prin Partisë!
    Lum e lum Partia e Punës,
    Enver Hoxha n’ball t’tribunës!
    Urojn’ malet e Atdheut:
    T’u rrit ndera, burr’ i dheut!
    Ti i ndez zemrat shqiptare
    në beteja fitimtare.
    Synin pushk’, dorn ke prodhimi;
    Tungjatjeta, Enver trimi!
    Në çdo dallg’ si sot e mot,
    me ty n’ball’, topi s’na lot!
    Blinisht-Lezhë, 1978


    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë

    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
    Bajzë-Shkodër 1988


    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    Grupi i Hasit
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-10-2009 më 07:37
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #452
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    U ju dh...Enverin juve k.oqeve te Kosoves...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  13. #453
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    U ju dh...Enverin juve k.oqeve te Kosoves...


    Amin. Enveri ska dash me i pa me sy kosovaret, keto e mbrojne. Toben e jarabi.
    Sa jane shtu keta babuina.


    I dh...... racen atij qe ka bere kete poezi. Ai qe do e kete bere paska qene race shimpazeje. Ky qe e ka shkruar ne forum rrace orangu tangu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *suada* : 16-10-2009 më 07:41

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  14. #454
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Vendndodhja
    zaran!ka (el)
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    U ju dh...Enverin juve k.oqeve te Kosoves...

    ..............


    PS: moj gra mos mi luni kosovaret se me zor i kena, specje ne zhdukje

  15. #455
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Eu...,Eu...!

    Vaji me të merthye...bre

    N`ore t`zotit !

  16. #456

    Në 101 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës

    Ja çka shkruhat në media në 101 vjetorin e lidnjes së Enver Hoxhës

    16 TETORI, kjo ditë e bekuar e cila i bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë e revolucionarë anë e kënd rruzullit tokësor me të njëjtin gëzim, me të njëjtat dëshira, të njëjtat urime:

    RROFTË SA MALET VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!

    Edhe pse sot ka shumë shqiptarë të mashtruar nga një propagandë e egër fashiste kundër figurës së Enver Hoxhës, megjithate, sapo dëgjojnë një këngë të epokës së Enver Hoxhës, disi u çelet fytyra. Edhe pse të gënjyer, ata megjithate shtojnë: Eh, ajo kohë! Ishte seç na ishte!

    Sot, o bac Enveri, siç të thërrasin shqiptarët e Kosovës, ose xhaxhi Enveri, siç të thërrasin shqiptarët në Shqipërinë Amë, Ti mbush 101 vite! 1000 të tjera t'u shtofshin dhe vepra jote kurrë mos u shoftë!

    Kujtimi dhe nderimi për Ty, bac e xhaxhi Enver, sa vie e rritet. Sikur ta shihje sallën e Kuqe në Prishtinën e Kuqe, atje ku shqiptarët të mbajnë në gji ngrohtësisht, siç i deshe e mbajte në gji edhe Ti, na kujtoi ditët kur lirshëm në Tiranë e fshehurazi në Prishtinë festonim ditëlindjet e Tuaja, o i shtrenjti Enver!

    Tani kanë ardhur kohëra të tjera me shumë re të zeza mbi kokat tona. S'ishte gjë satrapi Zog në krahasim me satrapin Sali Berisha. Ate edhe në gjumë e frikëson emri Yt, prandaj çirrej para ekranit duke ftuar shqiptarët, siç bënte dhe Hashim Thaqi në Prishtinë, për të sabotuar festimin e ditëlindjes Sate të 100-të. Por, populli trim i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare akoma të pa çliruara, nuk deshi të dëgjonte këto krrakatje të Salës dhe Hashimit me kompani dhe manifestimi për ditëlindjen Tënde të 100-të ishte madhështor.

    Edhe sot, gjithandej shqiptarët po festojnë ditëlindjen Tënde të 101, duke uruar që të vijnë dhe 1000 të tjera e kujtimi e nderimi për Ty të mos shuhet kurrë! Prandaj nga zemra thërrasim

    RROFTË JETA DHE VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!

    Redaksia e faqes së internetit që ta kemi kushtuar Ty, bac e xhaxhi Enver, është zotuar se do publikojë të gjitha shkrimet e Tua dhe ato që kanë të bëjnë me Ty dhe epokën Tënde të paharruar. Këto ditë, menjëherë pas 16 Tetorit, ne do të fillojmë publikimin e veprave Tua, të 70 veprat e pavdekshme. Një pyetje do kishim për ty o bac e xhaxhi Enver: Sa ke fjetur gjanëm në jetën Tënde? Si munde të shkruash kaq shumë vepra, se këta politikuajt e sodit s'po ia bëjnë çap dot?

    Redaksia e faqes së internetit kushtuar jetës dhe veprës së Enver Hoxhës, ua uron nga zemra ditëlindjen e 101-të të figurës më të shtrenjtë të kombit Enver Hoxha!

    Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Enver Hoxhës!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-10-2009 më 07:44
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #457
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga BaLLaKumi Lexo Postimin
    ..............


    PS: moj gra mos mi luni kosovaret se me zor i kena, specje ne zhdukje

    po pra i kan te varme (mi ke marru te gjith kukllat ,ske lon asnje per mu ,deri ne dy cope lejohet te funit e le per miqt)
    po keto te bejne me zor te flasesh ,te ishin profesor ke shkolla memeceve keto ,kishin fillu gjith memecet me fol lol,
    e me rob te trashe qe jan dhe dun me bo politik kto ,te kesh dy nje ta mash e nje ta çash lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 16-10-2009 më 07:46
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  18. #458
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin


    Amin. Enveri ska dash me i pa me sy kosovaret, keto e mbrojne. Toben e jarabi.
    Sa jane shtu keta babuina.


    I dh...... racen atij qe ka bere kete poezi. Ai qe do e kete bere paska qene race shimpazeje. Ky qe e ka shkruar ne forum rrace orangu tangu.
    sa bukur na mbushet M..... po kujdes po e plasni B..... tuj dh...... me zor

  19. #459
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ai qe e ka hape, ket Teme,po me duket me dyshim,nat pseodonimin,thojn i pari qe e rezoj permendoren e Enverit qe Malazez,kjo me duket ska koment.

  20. #460
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Vendndodhja
    zaran!ka (el)
    Postime
    124
    saura , mos me thuji qe dhe ti ke qajt kur vdiq xhaxhi veri

    per politik nuk flas un se nje muaj kam qe kam dal nga hekrat kam marr frik

    PS: saura po ti e di un jam çuni pleqeris mi kan dhan te gjith guret mua ti luje



    ajd se flasim se po iki ti fus nai drrek me plaken un (:



    PS: se harrova te them , kur linda un u hap nje epok e re vdiq xhaxhi veri LOOOL
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaLLaKumi : 16-10-2009 më 07:51

Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •