Close
Faqja 14 prej 26 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 501
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Epo atehere respekt per ato njerez ,o te afermit e atyre njerezve qe mund te jen e dhe ne forum ,mos na e be komunizmin e mire .

    sa shume e peskeni studiuar komunizmin BRAVO .
    CFARE LIBRI KENI LEXUAR ???????????..........

    M'KA IK ZARI

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    [QUOTE=genti1972;2258069]sa shume e peskeni studiuar komunizmin BRAVO .
    CFARE LIBRI KENI LEXUAR ???????????..........[/Q

    Nuk meriton pergjigje se nuk mbushke mire .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #263
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    [QUOTE=saura;2258076]
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    sa shume e peskeni studiuar komunizmin BRAVO .
    CFARE LIBRI KENI LEXUAR ???????????..........[/Q

    Nuk meriton pergjigje se nuk mbushke mire .
    Sa te ndjekin tyja keto gjona .
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #264
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    [QUOTE=IL__SANTO;2258079]
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin

    Sa te ndjekin tyja keto gjona .
    Ishalla po gjen zarin çuni ,si thu ti il-santo kam te drejte ? se po me ben merak ,djale i ri tjetri i 72 .
    Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    [QUOTE=saura;2258076]
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    sa shume e peskeni studiuar komunizmin BRAVO .
    CFARE LIBRI KENI LEXUAR ???????????..........[/Q

    Nuk meriton pergjigje se nuk mbushke mire .
    CA S'TE KAM MBUSH MIRE UNE TY MI SAVER

    M'KA IK ZARI

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    [QUOTE=IL__SANTO;2258079]
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin

    Sa te ndjekin tyja keto gjona .
    Kjo e te dhenit leksion te pa shkolluarve ?
    E po kot nuk jam zysha e historis une hahahaha
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    [QUOTE=Bije;2258080]
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin

    Ishalla po gjen zarin çuni ,si thu ti il-santo kam te drejte ? se po me ben merak ,djale i ri tjetri i 72 .

    KE NONJI PROBLEM ME VITIN E PRODHIMIT (72) ,
    SA PER ZARIN ,ME KA RA PERTOK, NUK PERKULESH PAK TA KAPESH .

    M'KA IK ZARI

  8. #268
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    [QUOTE=genti1972;2258081]
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin

    CA S'TE KAM MBUSH MIRE UNE TY MI SAVER
    Mbushja mamit njehere ,se ne ketej rregullohemi ,nuk kemi nevoj per ndihma.
    Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    [QUOTE=saura;2258087]
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin

    Kjo e te dhenit leksion te pa shkolluarve ?
    E po kot nuk jam zysha e historis une hahahaha

    ZYSH HISTORIE MUND TE JESH TI ,PO TE KOPSHTI PA DREK

    M'KA IK ZARI

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    [QUOTE=genti1972;2258092]
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin

    ZYSH HISTORIE MUND TE JESH TI ,PO TE KOPSHTI PA DREK
    sa mire me paske njof me 40 postime,nejse ke te drejte i qendroj asaj qe thash ,as une nuk du me u marr me ato te kopshtit.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    [QUOTE=saura;2258094]
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin

    sa mire me paske njof me 40 postime,nejse ke te drejte i qendroj asaj qe thash ,as une nuk du me u marr me ato te kopshtit.

    PSE KESHTU DUHET ME FLEJT SIPER PC ,PER ME ARRIT NR TAT ,KUR S'KE PUN LU DEREN ,S'KAM RA NE DASHNI ME FORUMIN AKOMA

    M'KA IK ZARI

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    [QUOTE=Bije;2258091]
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin

    Mbushja mamit njehere ,se ne ketej rregullohemi ,nuk kemi nevoj per ndihma.
    NEJSE ME FEMRA TE TILLA S'MERREM AQ NIVEL KE AQ THU
    GJYNAH PER TY

    M'KA IK ZARI

  13. #273
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    avash o shkodra se nuk kam var njeri un i shkreti...un nuk kam pas lind kur jan var ato njerez
    E çka tani? Ti a je tuj përkrah komunistat?

    Komunizmi është budallallëk më vete. As nuk është sistem ekonomik. Është thjeshtë budallallëk.

  14. #274
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    po ka 100 vjet ..

    or mik .A ja vlen te diskutojme edhe per ditelindjen e Enver Hoxhes tani ??????
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  15. #275
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    E çka tani? Ti a je tuj përkrah komunistat?

    Komunizmi është budallallëk më vete. As nuk është sistem ekonomik. Është thjeshtë budallallëk.
    ore nuk jam avokat komunistash a ballistash ..jam 1 qytetar i thjesht Shqiptar qe e dua vendin tim me shum se c'do gje ne kete bot..dhe me vjen ndot nga keta njerez qe ne 20 vitet e fundit ne emer te luftes kundra komunizmit degjeneruan vendin dhe popullin tim,.. me vjen ndot nga ata njerez qe mundohen te fshijn historin 50 vjecare te vendit tim..mir e keq era komuniste esht pjese e qenies se kombit Shqiptar dhe ju premtoj se esht ndoshta era me e rendesishme e mbijeteses ton..sistemi komunist dihet se esht sistem i deshtuar ..deshtoi ne Europen lindore,deshtoi ne Kin e ndoshta po deshton ne Kub.. gjithsesi vetem budallai dhe tradhtaret e ketij kombi mendojn se keto 50 vitet komuniste shkaterruan Shqiperin...perkundrazi duhet te kemi respektin me te madh per c'far u arrit ne Shqiperin e shkaterruar te pas luftes ,.. mos harroni se komunistet e gjeten Shqiperin pa qeveri a mbret( i cili sic dihet vodhi te gjith pasurin kombetare dhe u arratis).. ata e gjeten Shqiperin pa shkolla,rrug,drita,spitale..per ata qe nuk e din ja disa fakte c'far beri qeveria komuniste. mos te flasim per kontributin per clirimin e Shqiperis se dihet fare mir se lufta clirimtare partizane solli lirin ne vendin ton .. e para ajo ishte qeveri e popullit...ne 1945 menjeher pas lufte qeveria beri reformen agrare..pas lufte 52% e tokave u takonte bejlereve dhe agallareve,pas reformes vetem 16% e tokes u ngeli atyre,..motoja toka i takon atij qe e punon....gjakmarrja u ndalua pasi kishte marr jeten e mijerave Shqiptareve ne shekujt e kaluar,malarja qe vriste me mijera Shqiptar ne vit u zhduk..1985 asnje vdekje nga malarja nuk ishte regjistruar ne 20 vitet e fundit,mos te harrojm se para lufte Shqiperia ishte vendi i par ne Europ me numrin e vdekjeve nga malarja,filloi puna per elektrifikimin e vendit,,1960 qeveria premtoi se brenda vitit 80 gjith Shqiperia do ket drita...nga puna heroike e popullit dritat arriten ne fshatrat me te thella te Shqiperise me 25 tetor 75.. 15 vjet para premtimit(dhe jo sic bejn qeveritaret e sotem duan 15 vjet me shum te mbarojn 1 rrug) dhe Shqiperia ishte 1 nder vendet e para ne bot me drita ne gjith vendin... te drejtat dhe emancipimi i grave ishte ne vendet e para ne bot...1938 vetem 4% e grave punonin 1970 38% dhe 1985 46% e grave punonin.. para lufte ishte gati e pamundur te gjeje 1 doktorr . ne vitin 1960 ishte 1 doktorr per 3360 banor dhe ne vitin 1978 1 doktorr per 687 banor... prap me shum doktorr se ne shumicen e vendeve te botes...rritja e popullsise para lufte ishte ne vendet e fundit ne Europ ne vitet 70 ishte 3,5 her me e madhe se mesatarja e vendeve te Europes.. mosha mesatare e vdekjeve para lufte ishte 38 vjec dhe ne vitin 1978 ishte 69 vjec. analfabetizmi ne vitin 39 ishte 90-95% , ne vitet 1950 ishte 30% dhe ne 85 ishte njelloj me Ameriken .. me 1957 u hap universiteti i par ne Shqiperi..etj,etj etj.... nuk dua te mbroj ate sistem sic mendojn do budalla ktu por dua te mbroj te verteten dhe e verteta esht se deri ne vitet 70 te pakten Enver Hoxha me qeverin e tij ndryshoi vendin ton 100% dhe ata arritje ishin me te vertet per tu admiruar... sado te mundohemi te hedhim balte mbi ato arritje do deshtojm sepse ata ishin realitet dhe themelet e 1 shteti te vertet Europian ... mos degjoni qeveritaret e sotem .. ata si gjithmon e din se duke share sistemin komunist vazhdojn te marrin votat e popullit dhe vazhdojn te mbushin xhepat e tyre dhe vendi yn rrin ne vend numero .. te jen realist o milet dhe jo budall ,,.. posht komunizmi vazhdoni akoma .. komunizmi ka ik....nuk vjen me ..te pakten per 200 a 300 vjet se ndoshta 1 dit do ta provojn prap brezat e ardhshem meqe kapitalizmi duket se do deshtoj ,,,,

  16. #276
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin

    Lexoje edhe nje here ket postim e ne fund lexo pjeset me te kuqe dhe kuptohen kush eshte budalli

    Ti vjen ktu u na tregon video te njerezve te pushkatuar nga kriminelet e regjimit vetem pse donin nje vend te lire e demokratikduke thene: "shif si e peson llumi i Shqiprise". Tani thua qe nuk je avokat komunistash por vjen ktu e na jep "argumenta" qe na e bejne Shqiprine e asaj kohe si vendim me te lulzuar te botes. As propanganda e at'hershme nuk ta kalon.
    Duhet te biesh dakort me veten, pastaj hajde e na lexo Zerin e Popullit te 70-s

    Per te tjerat nuk po lodhem me u pergjigje se me fole me enverista asht si me i la kryt gomarit
    Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 13-05-2009 më 18:53

  17. #277
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    patjeter si te thush ti por e verteta gjithmon fiton se askush nuk e nderron dot...ju viktimat e sotme doni te zhdukni 50 vjet nga historia e vendit ton disa viktima te tjere u munduan te fshin historin e Skenderbeut ...e cila esht historia jon bre burra ..Sali Berisha me do kun guj te pjekur nen hijen e lisave ....sado kriminel ti quani komunistet ata kurr nuk e moren krenarin ton sic ben kto te ashtuquajturit demokrat ..1 nder popullit me krenar ne bot shifet nga bot si Afganistani e Europes ..turp.......

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “UDHËHEQËSI QË BËRI EPOKË”

    22 Maj 2009

    Muharrem XHAFA

    Muharrem XHAFA

    (Pjesa e parë)

    PARATHËNIE

    HYSNI MILLOSHI

    Po mbushen dalëngadalë gati 20 vjet që mbi pemën e Lirisë, të cilën e mbollën dhe e vaditën me gjakun e tyre të pastër partizanët e Enver Hoxhës, ka rënë e ka rënë vazhdimisht borë e zezë. Kjo borë e zezë ka rënë e vazhdon të bjerë në formë gazetash e librash të pafund kundër Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës, në formë fjalimesh të pafund pinjollësh të kolaboracionistëve, po edhe ish komunistësh konvertuar në banditë të maskuar, në formë pseudohistorianësh shpirtgjarpër e mediokër, në formë mësuesish e mësuesesh që injektojnë tek brezi i ri i shkollarëve të pavërtetat rreth Enver Hoxhës e Luftës Antifashiste Nacioanlçlirimtare, në formë rezolutash si ajo e Këshillit Parlamentar të Europës kundër “krimeve” të komunizmit e të tjera e të tjera.

    Po mbushen gati njëzet vjet që ky arsenal gjigand ka synuar që me borën e saj të zezë ta thajë pemën e lirisë, ta mohojë fare Luftën e madhe që u bë për lulëzimin e saj, duke e paraqitur atë jo si revolucion kombëtar e shoqëror, po si një luftë civile, vëllavrasëse. Kryqëzata për kriminalizimin e kësaj epopeje të lavdishme ka qenë e papritur, e përbindshme e me përmasa të paimagjinueshme. Agresioni kundër epokës partizane shpërtheu fillimisht nga ekstremistët e djathtë. Këtij agresioni i erdhi në ndihmë dashur pa dashur veçanërisht tradhëtia finale e udhëheqjes së Partisë së Punës të Shqipërisë në kongresin e dhjetë të saj, e cila, e konvertuar tashmë në një parti borgjeze e reaksionare, shpalli distancimin e saj publikisht nga Partia e Punës dhe Enver Hoxha, që në fakt ishte një distancim edhe nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, megjithëse me fjalë ajo llomotiste me përbetime se do të mbronte luftën, madje vazhdon të bëjë demagogji për këtë çështje edhe sot e kësaj dite. Kështu u krijua një koalicion i pashpallur për të përmbysur historinë dhe të vërtetat e saj. Kështu kryqëzata u ndodh në kushte tepër komode për ta paraqitur epokën e kuqe si epokë të zezë. Kryqëzata shigjetat e para i drejtoi mbi Enver Hoxhën, sepse po të përmbysej ai edhe epoka do të ishte përmbysur.

    Përballë kësaj kryqëzate antihistorike e antishqiptare, që prej gati 20 vjetësh, të vetmit që kanë rezistuar e vazhdojnë të rezistojnë kanë qenë komunistët patriotë, por në kushte tmerrësisht të pabarabarta. Koalicioni i madh borgjez e reaksionar ka disponuar e disponon një arsenal kolosal propagandistik. Ai ka vënë në përdorim miliona tonelata letër gazetash e shtypshkronjash, qindra ekrane televizivë, dhjetra institucione të specializuara për realizimin e krimit të madh e të paparë në histori, duke synuar për të kriminalizuar luftën partizane e duke e paraqitur Enver Hoxhën si fajtorin kryesor. Komunistët nuk kanë patur as një të miliardin e këtij arsenali për të organizuar e hedhur në veprim kundërpërgjigjen, megjithatë barrikadën e rezistencës s’e kanë lëshuar për asnjë çast.

    Krimi i dy bombave mbi Hiroshima e Nagasaki më 1945, megjithëse krim që s’mund të harrohet prej njerëzimit në shekuj, s’ka megjithatë të krahasuar me krimin e mijëra bombave që janë hedhur e hidhen mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, të cilën e organizoi Partia Komuniste e Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën. Po të gjykosh me urtësi e largpamësi këto bomba nuk janë më pak shoqërisht të rrezikshme për popullin tonë se ato që u hodhën mbi Hiroshima e Nagasaki. Pilotët amerikanë hodhën dy bobma kundër një ushtrie kundërshtare që përbënte bllokun fashist e që u pati bombarduar në pabesi Përl Harborin. “Pilotët” shqiptarë i hedhin bombat e tyre kundër gjakut të popullit të tyre, kundër historisë së vendit të tyre. Dhe ky nuk është një ndryshim i vogël. Nën tmerrin e këtyre bombave, siç thashë, kanë rezistuar komunistët, edhe pse të ndodhur totalisht të vetëm. Kanë rezistuar aq sa kanë mundur. Me protestat, artikujt, broshurat, librat, gazetën e manifestimet e tyre. Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë aspekt ka dhënë Profesori Xhemil Frashëri, historiani më i madh i ditëve tona për periudhën e kësaj lufte dhe njëherësh njëri ndër intelektualët më me karakter të ditëve tona. Një hero i vërtetë. Librat e tij me këtë temë kanë qenë të shumtë, por ato media i ka lënë në errësirë. Kisha e Akademisë së Shkencave shqiptare e ka çkishëruar Xhemil Frashërin. Këto libra të tij përbëjnë me të vërtetë një pishtar të së vërtetës, por, siç thotë një i mençur, ai nuk e mposht dot errësirën. Gjithësesi “Davidi komunist” po reziston kundër Goliadhit dhe bombave të tij. Pjesë përbërëse e kësaj rezistence mbinjerëzore është padyshim edhe libri “Udhëheqësi që bëri epokë” i Muharrem Xhafës, i cili pasqyron saktësisht veprimtarinë revolucionare të Enver Hoxhës gjatë epopesë më të lavdishme të popullit tonë.

    Muharrem Xhafa po e boton librin e tij “Udhëheqësi që bëri epokë” në kuadrin e 100 vjeorit të lindjes së Enver Hoxhës. Siç shkruan vetë autori në fjalën hyrëse, ky libër nuk përfshin krejt jetën dhe veprimtarinë e Enver Hoxhës. Ai hedh dritë kryesisht mbi rininë e tij dhe veçanërisht mbi rolin përcaktues të Enver Hoxhës si lideri kryesor i Partisë Komuniste e si Komisar e Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Partizane. Në këtë libër lexuesi do të ketë rastin të ndriçojë në sytë e tij të vërtetën, masakra mbi të cilën ka qenë e tmerrshme. Historia botërore njeh shumë mohime e fallsifikatorë luftrash. Po historia e artit ushtarak botëror nuk njeh fallsifikim e mohim më absurd e më të poshtër se ai që i është bërë epopesë së lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër dy perandorive gjatë Luftës së Dytë Botërore: Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste. Trocki e trockistët, sado të poshtër që ishin, nuk shkuan deri atje sa të mohojnë Revolucionin e Tetorit e heroizmin e luftës civile, veçse u përpoqën të mohojnë rolin e Stalinit e t’ia atribuojnë fitoren dyshes Lenin - Trocki. Nikita Sergejeviç Hrushovi, sado i poshtër e i pabesë që ishte, nuk shkoi deri atje sa të mohonte luftën patriotike, por u përoq të mohonte pjesërisht rolin e Stalinit në këtë luftë e t’i mbushte mendjen botës së kjo luftë do të ishte ndoshta më e suksesshme sikur në krye të Bashkimit Sovjetik të mos ndodhej Stalini. Jugosllavia fqinje u shpërbë, por asnjë nga ish republikat e saj nuk e kanë mohuar luftën e popujve jugosllavë kundër nazifashizmit. Jo, asnjë popull në botë, asnjë qeveri, sado reaksionare, e këtyre popujve, nuk ka guxuar të mohojë historinë e vendit të vet e të përbaltë luftrat për liri e pavarësi. Reaksionarët shqiptarë shkuan shumë larg. Aq larg sa askush në botë nuk mund ta parashikonte. Ata u ngritën ta mohojnë totalisht këtë luftë të shenjtë dhe ta tregojnë kështu veten si kampionë të turpit në botë, që nga Adami dhe Eva e këtej. Libri “Udhëheqësi që bëri epokë” i Muharrem Xhafës i kundërvihet në mënyrën e vet këtij turpi e krimi të padëgjuar. Sikur ky libër të botohej më 1988 ndoshta mund të kishte kaluar pa u vënë re nga shumëkush, sepse në atë kohë lavdia e luftës pranohej e nuk vihej në diskutim nga askush. Por ky libër po botohet më 2008, në një kohë kur mbi lavdinë e luftës dhe udhëheqësin që e priu në fitore është ushtruar genocid historik. Pra, vlera e një libri matet edhe në rrethanat historike në të cilat ai del. Sikur edhe një poemë si ajo e Shefqet Musarait “Epopeja e Ballit Kombëtar” të kish dalë, përshembull, në vitin 1953 nuk do të kishte atë vlerë që pati me daljen e saj në vitin 1943 dhe s’do të bëhej aq popullore sa u bë. Kjo poemë doli në flakët e luftës dhe kontribuoi artistikisht në shërbim të së vërtetës. Libri “Udhëheqësi që bëri epokë” po del në flakët e një lufte të ashpër midis së vërtetës dhe të pavërtetës dhe kontribuon historikisht në shërbim të së vërtetës, në një kohë kur më shumë se kurrë, rinia veçanërisht, ka nevojë ta njohë atë, sepse e vërteta historike në Shqipëri është masakruar përtej kufirit të fantazisë.

    Në këtë refleksion parathënës nuk do të ndalem shumë në vlerat e librit kur bën fjalë për rininë e Enver Hoxhës, por kryesisht në atë të veprimtarisë së tij nga 8 Nëntori i vitit 1941 deri më 29 Nëntor 1944, sepse në këtë periudhë janë bërë prej skuadroneve të shtrembërimeve e fallsifikimeve veprat më të zeza. Tek Enver Hoxha është synuar të shtrembërohet gjithçka. Është synuar të vihet në dyshim gjithçka. Nuk është vënë akoma në dyshim që Enver Hoxha lindi apo jo në qytetin e Gjirokastrës, ishte apo nuk ishte gjirokastrit, siç ndodh përshembull me Skënderbeun, prejardhja e të cilit nuk ishte në mjegull, por ka mbetur në mjegullën e kokave prej mjegulle të “historianëve” tanë. Ndërsa historiani, thuajse bashkëkohës, Marin Barleti, babai i historiografisë shqiptare, në veprën e tij madhore “Historia e Skënderbeut” shkruan të zezën mbi të bardhë se Skënderbeu rrjedh nga një familje fisnikësh në Mat, të lindurit pas 500 - 600 vjetësh, për të treguar veten “historianë” më perfektë se Barleti, për t’i mësuar babait arat, e për të bërë shou, diku shohin një ëndërr se Skënderbeu rrjedh nga Hasi e diku shohin një tjetër ëndërr se rrjedh nga Dibra. Nuk do të jetë ndonjë çudi që pas shumë vjetësh të dalin ca “historianë” shqiptarë për të thënë se Enver Hoxha nuk rrjedh as nga Gjirokastra. Nuk do të jetë çudi që vite më vonë të hidhen versionet e prejardhjes së tij nga Kavaja e Peqini. Por edhe po të ndodhte kjo marrëzi, shqiptarët e vërtetë që janë argasur tashmë me marrëzira të tilla, nuk do ta vrasin shumë mendjen. Rëndësi ka që si Skënderbeu, si Enver Hoxha janë dy shqiptarë që bënë epokë. Si njëri si tjetri përbëjnë dy kulmet më të larta të historisë kombëtare. Si njëri si tjetri përbëjnë krenari kombëtare. Si njëri si tjetri kanë hyrë në lëgjendë, por që nuk janë legjendë. Si njëri si tjetri kanë luajtur një rol përcaktues për ekzistencën e vetë kombit shqiptar. Si njëri si tjetri forcën e gjetën si Anteu tek toka në popull dhe krah për krah me popullin e tyre e çanë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Si njëri si tjetri kanë njohur periudhat e tyre të glorifikimit, por edhe të mohimit. Si njëri si tjetri janë nxjerrë pabesisht nga varret, për të mundur me i nxjerrë nga historia. Por kjo ka qenë e do të të jetë e pamdundur, sepse që të dy përbëjnë forcën e gravitetit të historisë sonë kombëtare. Pa forcën e gravitetit do të bëhej hi e pluhur vetë planeti ynë.

    Muharrem Xhafa ka synuar që të shkruaj një libër jo shumë voluminoz për jetën dhe veprimtarinë e Enver Hoxhës në këtë periudhë. Zgjatjet e komentet pa fund nuk do t’i sillnin ndonjë dobi të madhe natyrës së këtij libri, përkundrazi, do ta dëmtonin atë. Robert Blake ka shkruar librin “Uinston Çërçill”, ku ka vizatuar jetën e tij 91 vjeçare, që nga lindja më 30 nëntor 1874 e deri në ditën e vdekjes më 24 janar 1965. Mendjet intelektuale e dinë mirë se jeta e Çërçillit ka qenë shumë e ngjeshur, si e rrallëkujt në veprimtari, si ushtarak, si politikan, si publicist, megjithatë autori ia ka dalë mbanë ta japë jetën e njerit prej burrave më të mëdhenj të Britanisë e njëherësh njerit prej ngatërrestarëve më të mëdhenj të botës vetëm në kuadrin e 100 faqeve. Muharrem Xhafa ka synuar që të shkruaj një libër me gjuhë të thjeshtë, sa më të përshtatshëm për lexuesin e thjeshtë e të palodhshëm në lexim, pra, sa më të lexueshëm. Ky libër lexohet me një frymë. Kjo mënyrë të paraqituri përbën vlerë, veçanërisht po të kemi parasysh se tek brezi i ri bandat e reaksionarëve, tërë kështjella e reaksionit shqiptar ka injektuar e injekton injorancë historike. Rilindasit, për të mposhtur injorancën e madhe ku e kishin zhytur popullin tonë pushtuesit e shumtë, hartuan abetaret e para. Sot, për të mundur injorancën historike, lind domosdoshmëria për të hartuar fillimisht në formën më të thjeshtë Abetaren e Historisë. Tek injoranca Marksi shihte rrezikun e tragjedive të mëdha. Vlerat e këtij libri rrëfimtar nuk janë për rininë tonë, por edhe për rininë revolucionare në botë. Një mik i Partisë Komuniste, belgu Vim Kenis, më kërkoi në Bruksel për nevoja të rinisë komuniste belge libra a broshura që kanë të bëjnë me veprimtarinë revolucionare të Enver Hoxhës. Jo libra akademikë, apo të natyrës së referateve shkencore, por thjeshtë materiale njohëse për gjurmët në të cilat ka ecur Enveri, sidomos gjatë Luftës suaj Antifashiste Nacionalçlirimtare. E kuptova natyrën e kërkesës së tij. I thashë shokut Vim Kenis se një libër të tillë me specifikën që më kërkoni do ta botojë së afërmi një shoku ynë, Muharrem Xhafa, të cilin do t’ia dërgoja sapo të botohej. Një libër si “Udhëheqësi që bëri epokë” shërben për çdo komunist, sidomos për Rininë Komuniste “Qemal Stafa” të Shqipërisë, e cila do ta gjejë të përmbledhur historinë e Enver Hoxhës në një periudhë historie si ajo e Luftës.

    Meritat e një libri mund të jenë të pakta ose të shumta. Meritat e librit të Muharrem Xhafës “Udhëheqësi që bëri epokë” mund të jenë të shumta. Unë do të veçoj vetëm disa prej tyre. Veç, paraprakisht dua të nënvizoj me forcë edhe njëherë se kryqëzata kundër Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste vërtetë ka qenë e është në unison me luftën e borgjezisë së përbotëshme kundër komunizmit, por ka edhe diçka më tepër e më ogurzezë se kaq. Kush ka lexuar librin “Tradhëtia e lartë” të Albert Kahn patjetër që i kujtohet një hollësi. Në një qytet të vogël të Floridës Ministri i Luftës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhejms Forestalli doli nga shtëpia i veshur me pizhame dhe zuri të thërrasë me gjithë fuqinë e zërit: “Zbarkoi Ushtria e Kuqe”. Policia e mbërtheu këtë të çmendur dhe me një aeroplan të posaçëm e mbylli në një spital psikiatrik të Merilandit. Ministri megjithatë mundi ta vazhdojë aventurën më tej. Ai u hodh nga kati i gjashtëmbëdhjetë i spitalit dhe vdiq. Kjo ndodhi në mars të vitit 1949. Thënë figurativisht, nga marsi i vitit 1991 e më pas, pra pas 50 vjetësh, në Shqipëri ndodhi një fenomen akoma më i jashtëzakonshëm. Një turmë politikanësh të çmendur shqiptarë u ranë sirenave të histerizmit sikur Enver Hoxha të ish ngritur tok me 28 mijë dëshmorët nga varri për të sulmuar “demokracinë” shqiptare dhe kjo, turma e politikanëve të marrosur, organizoi agresionin kundër epopesë të tyre për t’i vrarë tashmë edhe politikisht të gjithë ata që u vranë fizikisht nga fashizmi. Në Shqipëri është më saktë të thuash së u shfaqën fashistët modernë, të cilët nuk e kanë ndaluar për asnjë çast agresionin e tyre famëkeq për të shkulur me rrënjë pemën e lirisë e për ta djegur në furrat e gëlqeres, që të mos bëjë më hie mbi dhé. Antikomunizimi ka sulmuar Leninin, Stalinin e ish Bashkimin Sovjetik, por s’ka arritur megjithatë sa të kërkojë të mohojë heroizmin e popujve sovjetikë në Luftën e Dytë Botërore. Krejt e kundërta ka ndodhur në Shqipëri. Reaksionarët shqiptarë me në krye Sali Berishën, Edvin Ramën e gangsterë të tjerë politikë si këta do të ishin fort të lumtur ta shihnin njëherë e përgjithmonë të varrosur historinë 50 vjeçare të popullit të tyre udhëhequr prej komunistëve dhe Enver Hoxhës.

    Tiranë, 21 maj 2009

    VIJON
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #279
    Pse s'i raportojmë Xhaxhit për zgjedhjet e reja. Do ta kritikonte Salon:

    -Salo bir, Partija te ka mesuar te jesh vigjilent e ti qenke bere nje goxhi gomari!

    Me mire le te prehet XHAXHI, se perndryshe s'do pushonte se vajtuari kur ta shihe Shqiperine keshtu si eshte katandisur!

    Fare pa emocione ishte kjo.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    xhaxhi nuk i vidhte kurre votat
    ishte i ndershem ai, e rrespektonte vullnetin e popullit....

Faqja 14 prej 26 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •