Close
Faqja 11 prej 26 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 501
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Si është puna e atyre shqiptarëve nga Kosova që iknin në Shqipëri nga regjimi i jugosllav, për t'u strehuar atje, por Enveri i akuzonte si spiunë jugosllavë dhe i fuste në burg???
    Sigurimi i Shtetit ka qene nje sherbim teper i forte, prandaj nuk fliste kodra pas bregut. Kujton se nuk ka patur shqiptare te Kosoves kunder shqiptareve? Ashtu sic ka sot, nuk ka ndryshim. Por ceshtja nuk eshte se i fuste Enveri apo Nexhmija ne burg - sa e sa prapaskena nga shume persona te perfshire ka patur ai regjim. Gjithashtu, per shqiptaret qe vizitonin Kosoven, Sigurimi u vihej pas kur ktheheshin nga Jugosllavia, se mos ishin konvertuar ne agjente - kjo eshte e vertete sepse ka patur njerez nga familja ime qe shkonin ne Kosove - nuk eshte ndonje risi, eshte thjesht procedure bazuar mbi regjimin. Madje, sot sistemi informativ qe kemi perdor Windows 95 lol
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #202
    ëëëëëë¨, sot paska rënë pak lexueshmëria
    nga 3492 paska shkuar në 3628 dhe po i bie 136 lexime
    *dje 275 lexime
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #203
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    o kolopuca mos e shani ate njeri qe ju dha prinderve tuaj etc edukim shkollor se me par sdinin ca thoni kur sdini nga istoria kan kalu plote 20 vjet edhe ne jemi akoma tek enveri pa shikoni sali edhe nano qe e shkattruan kete vend
    i haruat fabrikat qe kishte shqiperia ku pononim te tere apo tani gjysnma e shqiperis jena jasht ne emigrim kush jeni ju mer fashista te vini e te shani nje njeri i cili e beri shqiperin te pavarur cdo njeri ka bere keq ne politike sic eshte lufta e klasave po tjeter gje ska bere i ziu pa shiiko ne vlore sa te vdekur ke jug veri jan mbush rruget lapidare se jena popull injorant sdim me mbrojt veten tone ne 1989 shkatruam ca ndertuam vet se ishin bere ne kohen e enver hoxhes tani le te lajn breket e grekve apo pjatat e italialnit se sju mjaftonte te ishit ne vendin tuaj duke fol shqip mother fukers me falni per shajren me lart te terve ju kerkoj ndjes se kam me ju por me disa nejse se skam kohe tash flasim me vone

  4. #204
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Ditë më parë qe ditëlindja e Enver Hoxhës - 100 vjetori. Deshëm nuk deshëm, si emër ka mbetur në histori dhe historia nuk fshihet me gomë: këtë e duam, këtë po e fshijmë.
    Kur lexon për Enver Hoxhë has në dy lloje shkrimesh: aso që e ngrisin në qiell dhe aso që e plandosin për tokë. E keqja është se të dy palët shkruajnë me emocione. Kjo nuk më pëlqen.
    Unë për veten time po deklarohem: Deri vonë kam folur me emocion për të dhe i kam përkitur grupit të parë. Tani flas me gjuhën e arsyes duke thënë: PO kjo ka qenë e mirë, por kjo mund të ishte edhe më ndryshe.
    Unë do të kërkoja prej jush të shkruani në Enver Hoxhën, por pa emocione.

    Ju faleminderit!

    .................................................. ................................
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës është më më e keqe se e shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e penës.
    Enveri i shiti gjysmën e kombit dhe tokave shqiptare Jugosllavisë. Pa emocion fare. Nai pytje tjetër kishe?

  5. #205

    ja c'bën tema interesante!!

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    ENVER HOXHA

    KOSOVA
    është
    SHQIPËRI


    - nga Ditari Politik -
    Botimet Neraida

    Enver Hoxha
    Kosova është Shqipëri


    Përmbledhje dokumentesh

    Përgatitur nga Ilir Hoxha


    Fragment:...........

    Gjatë gjithë jetës së tij politike, Enver Hoxha ngriti zërin për padrejtësinë e madhe që iu bë Shqipërisë dhe kombit shqiptar duke e mbajtur të ndarë si territor e popull, denoncoi me forcë gjenocidet, poshtërimet, shtypjen barbare, burgosjen, vrasjet e popullsisë shqiptare, luftoi që ta mbronte popullin e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë që jetonin në trojet e veta, të mbronte të drejtat kombëtare, gjuhën, zakonet, doket, si dhe t'ju tregonte rrugën e vërtetë drejt ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve, bashkimin e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare me atdheun amë, Shqipërinë. Për të arritur këtë, Enver Hoxha shtronte hapur e qartë: "Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë".(E.H. Ditari Politik,19 shkurt 1966).

    Shpesh, kur diskutohet për çështjen e Kosovës dhe të kosovarëve, dhe kjo gjë ndodh edhe në tavolinat e diskutimeve dhe në strategjinë e shteteve të interesuara për këtë çështje, harrohet, dhe jo pa qëllim, se problemi i shqiptarëve si komb është pak më i thellë dhe më i komplikuar se sa mundohen ta paraqesin
    ata. "Kur flasim për Kosovën dhe kosovarët,- vë në dukje Enver Hoxha,- nuk kemi parasysh vetëm atë si krahinë gjeografike por çështjen e të gjithë tokave dhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve aktualë të RSF të Jugosllavisë, ngjitur me kufijtë e atdheut mëmë, RPS të Shqipërisë. Qëndrimi ynë ka genë dhe është që vëllezërit tanë që jetojnë në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni janë në vatrat e tyre, në tokat shqiptare. Shqiptarët në Jugosilavi, përbëjnë një etni, një popull të formuar në shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, një popull autokton, të cilin, siç dihet, fuqitë e mëdha imperiallste e coptuan, e shkëputën nga mëmëdheu i vet dhe ia aneksuan Jugosllavisë. Këtë askush nuk mund ta fshehë. Çdo interpretim tjetër i këtij problemi e i kësaj çështje është arbitrar, është një shtrembërim, një falsifikim i rëndë e i dëmshëm i historisë. Historia tregon se, i vetëm, pa asnjë përkrahje nga fuqitë e huaja, të cilat i ka pasur kurdoherë kundër, populli shqiptar ka rezistuar dhe ka luftuar me sukses për lirinë e kombit të vet dhe për kompaktësinë e tij, ka luftuar për mbrojtjen e pavarësisë si shtet sovran, të kulturës së tij dhe të të drejtave të tij të natyrshme e të ligjëshme. Kurdoherë vetëm lufta dhe gjaku i tij i derdhur kanë bërë
    që të arrihet fitorja.
    " ( E.H. Ditari Politik, 2 korrik 1981).
    Ky shkrim që u botua dje më 7.4.2008, në orën 11:30, kishte gjithsej 3271 lexime dhe tani kur po shkruaj (8.4.2009 ora 00:04) ka arritur kuotën 3701, dmth brenda 1 ditë e gjysmë është lexuar hic më pak se 430 herë!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-04-2009 më 18:07 Arsyeja: ngjyrosja
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #206
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sigurimi i Shtetit ka qene nje sherbim teper i forte, prandaj nuk fliste kodra pas bregut. Kujton se nuk ka patur shqiptare te Kosoves kunder shqiptareve? Ashtu sic ka sot, nuk ka ndryshim.
    Sigurisht që ka pasur, këta kanë qenë komunistët që nuk donin sa Kosovën as Shqipërinë.

    Por e kam fjalën për shqiptarë nacionalistë, që njëfarë kohe donin Shqipërinë urrenin Jugosllavinë, dhe të përndjekur nga regjimi i atëhershëm iknin në Shqipëri, ku akuzoheshin për spiunazh, dhe në regjimin e Enverit akuza ishte fakti më i fortë që akuza është e vërtetë.

  7. #207
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Puroshkodran ta tregoj unë një përrallë kosovare:

    Hipi buburreci mbi mokër të mullirit( mbi gur të mullirit) e tha:
    -Shihni sa i zoti që jam, si e sjell gurin e mullirit?
    Rastisi që njëri t’i thoshte:
    -Eh, sille nga ana e kundërt!
    -Jo,-tha buburreci, - unë e sjelle kah sillet.

    Puro shkodran duhet t’i japësh rëndësi faktorit kohë. Kjo ka shumë rëndësi.

    Citati që ke sjellë qenka edhe më i fuqishëm nga ata që kam sjellë unë. E analizojmë bashkë:
    Vetë Enver Hoxha gjatë një mbledhje të Komitetit Qendror të datës 18 dhjetor 1946, shprehet:

    1. Disa anëtarë partie duan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën.

    2. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. / dhe ajo vijë partie dhe ajo çështje për Kosovën ishte: "Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë"

    3. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi ynë është që ajo të jetë e fortë./ dhe ishte e vëretë se Jugoslavia aso kohe edhe ushtarakisht edhe ekonomikisht ishte më e fortë se Shqipëria dhe mbi të gjitha kishte aleatë të fortë.
    4. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? - Kjo nuk është progresive. / nuk ishte momenti pra ( sjellja e gurit të mullirit në të kundërtën)

    5.Pra në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë çështë e mundur që kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi"./ dhe i ligu kur s’ka çka bën duhet ta përdor dredhinë – të “vëllazëroheshin” pra për t’i shpëtuar gjenocidit!

    Shkruajmë pra pa emocione sic na thotë karakaxholli
    Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thotë: “S’mund t’i japësh flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D.m.th. — Mos fillo punë të mëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm!
    ( Sami Frashëri )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thotë: “S’mund t’i japësh flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D.m.th. — Mos fillo punë të mëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm!
    ( Sami Frashëri )
    çudi qe per 50 vjet nuk fyu kurre ere.....
    vetem fjalime te enverit kunder "serbomedhenjve"

  9. #209
    Shkrimi që mban numrin 211, si citat, me titull "Kosova është Shqipëri", mund ta gjeni të plotë po klikuat http://këtu. Shënim i redaksisë do të ju dalë në ndihmë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-04-2009 më 19:30
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Ditë më parë qe ditëlindja e Enver Hoxhës - 100 vjetori. Deshëm nuk deshëm, si emër ka mbetur në histori dhe historia nuk fshihet me gomë: këtë e duam, këtë po e fshijmë.
    Kur lexon për Enver Hoxhë has në dy lloje shkrimesh: aso që e ngrisin në qiell dhe aso që e plandosin për tokë. E keqja është se të dy palët shkruajnë me emocione. Kjo nuk më pëlqen.
    Unë për veten time po deklarohem: Deri vonë kam folur me emocion për të dhe i kam përkitur grupit të parë. Tani flas me gjuhën e arsyes duke thënë: PO kjo ka qenë e mirë, por kjo mund të ishte edhe më ndryshe.
    Unë do të kërkoja prej jush të shkruani në Enver Hoxhën, por pa emocione.

    Ju faleminderit!

    .................................................. ................................
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës është më më e keqe se e shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e penës.

    Karkaxhollo, sa i pafajshem qe dukesh mor burre. Hedh nje gur dhe rri e ben sehir. Edhe ti na duheshe tani te masesh pulsin e shqiptarve te hallakatur ne ja vlen te flitet per Enver ne 100 vjetor qe sapo vjen a qe shkoi dhe se morem vesh.
    Rri rehat per koken tende, Enveri vate, rrojne ca bishtra si puna jote qe kerkojne te na e ringjallin perseri kete far burre shteti "Mao Ce Duni ne Kine- Ne Evrop Enveri ine".
    Jo 100 , as 200, po 1000 vjet te presesh ti dhe Vasiliqia qe rri tek pularia, Enveri me nuk ngjallet.

  11. #211
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Karkaxhollo, sa i pafajshem qe dukesh mor burre. Hedh nje gur dhe rri e ben sehir. Edhe ti na duheshe tani te masesh pulsin e shqiptarve te hallakatur ne ja vlen te flitet per Enver ne 100 vjetor qe sapo vjen a qe shkoi dhe se morem vesh.
    Rri rehat per koken tende, Enveri vate, rrojne ca bishtra si puna jote qe kerkojne te na e ringjallin perseri kete far burre shteti "Mao Ce Duni ne Kine- Ne Evrop Enveri ine".
    Jo 100 , as 200, po 1000 vjet te presesh ti dhe Vasiliqia qe rri tek pularia, Enveri me nuk ngjallet.
    Djaliepirotas, nuk e paske kuptuar mesazhin. Unë s'kam hedhur asnjë gur. Thjesht kam kërkuar nga ju të shkruani pa emocione. Kjo si pasojë e shumë shkrimeve që kisha lexuar më përpara për Enver Hoxhën duke shkruar skajshmërisht mirë për të, apo skajshmërisht keq- gjithmonë pa mbulesë. Unë doja të shkruhej pa emocione: të bardhës t'i thuhej e bardhë dhe të zezës e zezë. Dhe mua më ka bërë përshtypje një forumist, kur thotë: "Mua më ka vrarë anëtar të familjes, por ka pasur edhe të mira"(duke numëruar kështu me dyzina të mira). Këtij i thonë shkrim pa emocione, pse jo edhe akt burrëror.
    Edhe unë në shkrimet e mia e kam thënë kaq herë se nuk duhet të merremi me të vdekurit, se të vdekurit nuk kthehen më, as Enveri (se në fakt si enveri rrallë lindin), as Vasiliqia...
    Sa për Kinën... mos harro se Kina po bëhet /dhe ishte / superfuqi dhe ende socialiste është, Koreja pastaj...
    po nejse, po fillove të mendosh pa emocione besoj do të jesh më i arsyeshëm në shkrimin e radhës!
    Shnet lol.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #212
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Shkrimi që mban numrin 211, si citat, me titull "Kosova është Shqipëri", mund ta gjeni të plotë po klikuat http://këtu. Shënim i redaksisë do të ju dalë në ndihmë!
    meqë unë po kam problem për ta hapur këtë link që jua dërgova, po jua dërgoj adresën ku mund ta shihni shkrimin. është shkrimi i parë: www.radioprojekt.dk


    Me raspekt,
    Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Karkaxholl, me shkrimin e mesiperm ne gjegje te asaj qe shkrova une, sikur ma perforcove mendimin tim per sipermarjen tende te pafajshme ne kete 100 vjetor te Enverit qe se lind me nana. Nuk e di ne ke jetuar ndopak ne kohen e Enverit .
    Enveri ka vatur...por me sa shof rron akoma Enverizmi. Sa per dijeni, ne ate kohe une as kam vuajtur as jam denuar, por kjo seshte kondite te flitet keq per Enverin. Jane me mijra ata qe jane pushkatuar, burgosur , internuar. Dhe ata duhen besuar dhe respektuar.
    Kina qe thua ti kish Mao Ce Dunin, por kish dhe Tensjaopinin dhe skemi degjuar ndonjehere ti thurnin lavde Marksizem -Leninizmit gjithmone fitimtar me cfaredo kushti, qofte edhe duke shpallur gjithe boten armik. Kina kishte dhe ka Pragmatizmin i dashur lol qe eshte si nata me diten me "socializmin "shqiptar.
    Shendet karkaxholl se kam ndermend te shkruaj perseri per kete teme. Ja pafsh hajrin.

  14. #214
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Si është puna e atyre shqiptarëve nga Kosova që iknin në Shqipëri nga regjimi i jugosllav, për t'u strehuar atje, por Enveri i akuzonte si spiunë jugosllavë dhe i fuste në burg???
    Provo te informohesh pak se kush ishte Kapllan Resuli ( Resulovic) dhe do te kesh sadopak te kjarte se cilët i akuzonte Enveri si spiune... Jo te gjithe jan trajtuar ashtu .

  15. #215
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    Enveri i shiti gjysmën e kombit dhe tokave shqiptare Jugosllavisë. Pa emocion fare. Nai pytje tjetër kishe?
    Ke ndonje fakt për këtë që shkruan apo jan fjalë të marra hua ??

  16. #216
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Provo te informohesh pak se kush ishte Kapllan Resuli ( Resulovic) dhe do te kesh sadopak te kjarte se cilët i akuzonte Enveri si spiune... Jo te gjithe jan trajtuar ashtu .
    Nuk janë të gjithë shqiptarët kapllan resula.

    Nejse, dashta me ditë ça menon ti për ballistët, meqë ishin në krahun tjetër?

  17. #217
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    Data 11 prill ishte data kur Enver Hoxha nderroj Jete!
    Ishte 11 prilli i 1985
    Dhuro shumë...e prit pak!

  18. #218
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po kalojnë 97 vite prej se Serbia pushtoi Kosovën.

    A mund të flasim për sundimin jugosllav-serb pa emocione?

  19. #219
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Çaushi Lexo Postimin
    Data 11 prill ishte data kur Enver Hoxha nderroj Jete!
    Ishte 11 prilli i 1985
    Me kujtohet ate dite na vinin shume miq ne shtepi me llokume ,sa kam qesh nje shok i babait kishte lidhur nje fjongo te zeze te tek krahu ne shenje zije (,per te tallur b .ythen .
    Ate dite qe vdiq me kujtohet si sot ,po benim provat me teatrin e shkolles ,ku na thane qe ikni sa sot nuk do behen prova dhe mesim .
    Shkova te prisja autobuzin per te shkuar ne shtepi ,kur nje vajze e klases (vajze shume e mire e shkreta ) me thote :
    Do te them nje gje ,ka vdekur shoku Enver
    Une hahahaha ,ua mos qesh dhe filloj te qante ajo ,.
    Je e sigurt i thash ,se nuk doja te ishte genjeshter .....
    Po mi me tha ,ne ate kohe filluan autoporlandet te na jepnin ''lajmin e zi'',Aman thash te iki ne shtepi se nuk qesh dot ,aq e gezuar isha ,po nuk dija te beja hipokriten te beja si e hidhuruar .
    Kemi qene nje tufe me goca qe merrnim autobuzin ne te njejtin orar ,kishim dhe nje oficer qe hypte me ne ne autobus ,ky qe thoni ju kur u be varrimi i mostres ,ishte tek koka qe rrinte me grushtin perpjete per ta nderuar dhe
    qante me ulerima ,sa hapja televizorin une me dilte ky .
    Po kishin fund te qeshurat e mija kur e shikoja pastaj ne autobus hahahaha dhe tani kur e kujtoj me qeshet .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #220
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nuk janë të gjithë shqiptarët kapllan resula.

    Nejse, dashta me ditë ça menon ti për ballistët, meqë ishin në krahun tjetër?
    E po edhe të gjithë shqiptaret e ikur nga Kosova ne Shqipëri nuk ishin Dervish Shaqa , kishte edhe te atille qe ishin derguar nga UDB-ja sikur Resuli dhe domosdo që ata nuk do te priteshin me lule.

    Sa i perket pyetjes për ballistet edhe pse nuk i përket ksaj teme do të të përgjigjem shkurt; kam pasur dilema shume dhe une personalisht kam bere dallim mes " ballistëve " nga Kosova që benin lufte për te dale nga roberia serbe dhe te krijonin një Shqipëri etnike( me përjashtim të Xhafer Devës i cili ka qene kriminel me famë ) dhe atyre nga Shqipëria,qe luftonin për interesat e tyre vetjake dhe nuk u interesonte qështja kombetare. Në ketë me ka bindur edhe libri me titull FITORJA E HIDHUR i shkruar nga REGINALD HIBBERT.
    Autori ishte oficer i shërbimit të fshehte anglez gjate luftës së dyte botërore dhe gjate kesaj kohe ( l.II b.) vepronte si atashe ushtarak ne Shqipëri, ndersa me vone ka përgaditur dhe ushtruar diversantet qe hynin ilegalisht për të rrezuar regjimin e qe kapeshin cdo here nga sigurimi .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Enkeleu : 11-04-2009 më 19:50

Faqja 11 prej 26 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •