Mirembrema bashkeforumista...
Kjo teme te cilen posa e hapa, ka karakter me shume informatvi se sa dicka tjeter....me kete dua te them se me ane te kesaj teme, kemi rastin t'e shohim se ne qofte se nje dite lugina e Presheves do te behej pjese e Kosoves, cfare te meta, apo cfare te mira do t'i sillte...
...Lugina e Preshevės ėshtė e pėrbėrė nga tre komuna etnike shqiptare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Presheva dhe Bujanoci kanė shumicė shqiptare, kurse nė Medvegjė shqiptarėt kanė mbetur pakicė pėr shkak tė shpėrnguljes nė Kosovė e gjetiu.
Kjo zonė nuk ėshtė e pasur me minerale ashtu siē ėshtė Veriu i Kosovės, por rėndėsia gjeostrategjike e kėsaj treve shqiptare ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe.
Lugina e Preshevės ėshtė udhėkryq i shumė rrugėve strategjike qė lidhin Ballkanin dhe Evropėn.
Nė kėtė pjesė kalon rruga automobilistike "Korridori 10" dhe hekurudha qė e lidhin Greqinė, Maqedoninė me Evropėn dhe anasjelltas Evropėn me kėto shtete dhe shtetet tjera mediterane.
Rruga mė e shkurtė dhe e shpejtė tokėsore pėr tė arritur ne Evropė nga Greqia kalon kah kjo trevė shqiptare kėshtu qė edhe pėr shtetin grek mbajtja e Luginės sė Preshevės nėn sundimin serb paraqet interes nacional grek.
Nė anėn tjetėr edhe pėr Serbinė kjo luginė paraqet interes tė veēantė pėr ekonominė dhe qytetarėt e saj , pėr tė dalė nė portin e Selanikut apo detin mesdhe duhet tė kalojnė andej pari.
Poashtu nė sferėn ndėrkombėtare Lugina e Preshevės ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se do tė kalojnė pranė saj naftesjellėsit dhe gazsjellėsit qe vijnė nga Azia Qendrore.
Beogradi duke e ditur rėndėsinė strategjike tė kėsaj treve, nė vitin 1945 ndau nga Kosova komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės dhe ia bashkangjiti Kosovės komunėn e Leposaviqit dhe Zubin Potokun, pra u bė njė ndėrrim territoresh.
Kėtu me bindje tė plotė shprehė mendimin tim qė kjo trevė shqiptare, gjithsesi duhet t'i takoj Kosovės apo Shqipėrisė nė rast definimi kufijsh nė Ballkan.
Pėrfshirja e Luginės sė Preshevės nė shtetin e Kosovės apo tė Shqipėrisė sė Bashkuar, pėrpos tjerash krijon njė barazpeshė nė mes shteteve tė Ballkanit dhe shtynė shtetet fqinje tė respektojnė dhe vlerėsojnė etninė shqiptare.
Shembull konkret:
Shumė shpesh ndodh qė autoritetet greke e mbyllin doganėn e Kapshticės nė jug tė Shqipėrisė pa ndonjė arsye tė fortė, krijojnė kolona makinash shqiptare 10 - 20 kilometėrshe. Pra shqiptarėt presin me orė tė tėra pėr shkak tė tekeve (humorit ) grek pa u shqetėsuar pėr pėrfitimet materiale qė vjelin prej tyre.
Nė rast tė pėrfshirjes sė Luginės sė Preshevės nė Kosovė apo Shqipėri, shqiptarėt mund t'i kundėrpėrgjigjen grekėve dhe tė tjerėve qė lozin me ndjenjat tona nė tė njejtėn mėnyrė, duke mbyllur doganen pėr disa orė gjoja "pėr shkak mosfunksionimi tė kompjuterėve" dhe duke krijuar kolonė makinash greke, serbe, etj.
Rėndesinė e kėsaj zone e dijnė shumė mirė amerikanėt, tė cilėt jo edhe rastėsisht kanė zgjedhur rajonin e Gjilanit qė gjendet pranė kėsaj zone dhe kanė ndėrtuar pak kilometra mė larg bazėn ushtarake tė Bondstillit, ku mund tė kenė ndikim nė ngjarjet tė cilat mund tė pasojnė.
...Pasi te keni lexuar kete, po u'a le juve te jepni mendimin tuaj mbi kete...
KLM dhe gjithe te mirat...
Ruaj Lidhjet