Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ju lutem me ndihmoni rreth ushqimit me sonde.

    Ju lutem,

    me ndihmoni rreth menyres dhe llojit te ushqimit qe duhet perdorur ne nje te semure qe ka kaluar pleumoni, qe eshte ne rregjim shtrati, qe vuan nga parkinsoni, eshte ne nje moshe te 75 vjec, dhe qe mund te ushqehet vertem me sonde tani per tani.

    Ju lutem shume, te me ndihmoni se cfare ushqimi mund te marre, ne cfare sasie, ne cfare periudhe kohe, dhe ne c'sasi kalorish te nevojshme, ne menyre qe te tejkaloje pneumonine dhe te filloje te ngrihet ne kembe.

    gjithashtu mund te me thoni, sa rrezikshmeri ka fryrja e kembeve, pasi mjeket thone se e ka nga qendrimi shtrire?

    flm
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    i/e nderuar
    SE cfare sonde do perdoret dhe cfare lloji ushqimi do ofrohet jane disa nga keshilla te cilat nuk mund te jepen nga interneti ,pa patur parasysh individin , duhet bere nje evaluim gjeneral nga nje mjek gastroenterolog dhe bashke me nje dieteticiane ., duhet patur parasysh pesha, diureza, gjendja gjenerale e hidratimit, gjendja e zemres , vete fakti qe jane shfaqur edemet shkaku mund te jete i shumte( mund te vije nga zemra, edeme kardiake, mund te vije nga veshkat, nga melcia ose mund te jene si pasoje e denutricie nqs se pacienti ka mungese te theksuar albuminash dhe proteinash).

    Sonda qe do vendoset ajo behet vetem ne spital dhe ushqimi qe do percaktohet behet ne baze te disa formulave
    Nevoja e kalorive eshte 30 - 40kcal/Kg/dite

    nevoja e kalorive
    burra ==> DER = 65,5 + (13,7 X P ) + ( 5 X 4 ) - ( 6,8 X A )
    femra ==> DER = 65,5 + ( 9,6 X P ) + ( 1,8 X 4 ) - ( 4,7 X A )
    P = pesha ne kg A = mosha

    Nuk e di ku ndodheni , ne cfare shteti, por keto gjera jane serioze dhe keshillat qe jepen jane thjesht orientative , nuk duhen marre per baze 100 % , prandaj eshte mire te shikoni nje mjek kompetent per keto gjera.
    Ketu ku ndodhem kesi pacientesh qe kane nevoje per sonde ushqimi enteral te gjithe ndodhen ne spital , nuk para i lene vetem ne shtepi dhe nqs jane ne shtepi kane nje infermiere kompetente qe di te manipulojne sondat , ose vete personat e familjes por qe duhet te jene mire informuar per te gjitha indikacionet dhe komplikacionet qe mund te shfaqen.

    Ju uroj shendet dhe sherim te shpejte.
    PS ;Ne internet gjeta shume gide , mund te kerkoni per njohuri , por mos merrni asedhenje vendim pa u keshilluar me ndonje mjek.
    Alimentation enterale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 11-11-2008 mė 15:04
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    pseudo flm per pergjigjen.

    behet fjala per ne Shqiperi dhe pacientit i eshte vene sonda ne spital, dhe nga mjeket eshte thene qe te ushqehet nga sonda. pa dhene ndonje keshille se cfare ushqimi, ne c'sasi dhe ne c'kohe.

    prandaj edhe une kerkova ndihme me te detajuar ketu.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    pseudo flm per pergjigjen.

    behet fjala per ne Shqiperi dhe pacientit i eshte vene sonda ne spital, dhe nga mjeket eshte thene qe te ushqehet nga sonda. pa dhene ndonje keshille se cfare ushqimi, ne c'sasi dhe ne c'kohe.

    prandaj edhe une kerkova ndihme me te detajuar ketu.
    O XHUXHU ku ja kane vene kete sonde se spo te marr vesh, si ka mundesi qe spitali nuk te jep asnje keshille e asnje diet ushqimi.
    C'far ilaci merr per parkinson dhe sa kokra.
    Po tani si e ushqeni ?

    Fryrja e kembeve nuk eshte shenje e mire do te thote qe sistemi limfatik nuk punon mire ,pra gjaku spruzohet ne qeliza por mbetjet nuk pastrohen pra nuk thithen nga sistemi limfatik.Eshte njesoj sikuse te kesh nje pompe uji dhe te mos thithe uje kur bie shi.
    Arsyet qe sisitemi limfatik nuk punon rregullisht mund te jene te shumta .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 12-11-2008 mė 16:17
    larguar forever

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Dardajan,

    sonden ja kane vene nga hunda ne stomak per ti dhene ushqim meqe nga goja mbytet dhe ne vene ta coje ushqimin ne stomak e kalon ne mushkri.

    ah spitalet tona. nese do te kalosh ndonje eksperience te tipit horrorr, shtrohu ne spitalet shqiptare.

    spitali thjesht tha qe ushqeje tri here ne dite me kos muhalebi, leng mishi, leng frutesh.

    kokrra ka marre madopar gjysem kokrre ne vakt. por kur ishte shktruar ne spital per gati 1 jave ja nderpreu mjeku me arsyetimin se prej ilacit te parkinsonit i vinte temperatura.

    tani i kemi dhene cerek kokrre madopar(levodopa) ne vakt.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    xhuxhu do te te jap ca informacione , por sot kam qene shume e zene dhe nuk kam mundur te te shkruaj , dije se nuk kam harruar , kam shfletuar librat per kete problemin tend , por do te te shkruaj.
    Nderkoh shko ne farmaci dhe interesohu se ka ushqim apostafat per sondat ,
    POLYMERI HIPERPROTEINE, ja disa emra
    MEGAREAL
    PROTIREAL
    SONDALIS HP
    INKODIET HP 20
    FRESUBINHP750
    IMPAKT
    STRESSON
    RENUTRIL
    me vone do te te shkruaj me detajisht se si perdoren dhe dozat .
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Xhuxhu ushqimet e mia jane te ndryshme nga ato te mjekve dhe nuk gjehen kollaj sidomos ne Shqiperi nuk ekzistojne fare.

    Une psh do t'ju keshilloja keto ushqime qe jane ne pluhur pra qe treten ne uje.
    1-Alfalfa
    2-Bar elbi
    3-Alga Klamath
    4-Aloe vera

    Edhe ketu jashte keto ushqime shiten ne internet dhe me raste i gjen edhe ne erboristeri.

    Meqense ka problem me mushkrite ajri i dhomes duhet te jete pa lageshtire.
    larguar forever

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    pseudo dhe dardajan flm,

    po ndonje gje me teper rreth sa keni shkruar, per menyren dhe sasine e ketyre ushqimeve?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Nqs keni blere nga ato qeset qe lartpermenda, ato mbahen ne temperaturen e ambjentit rreth 20 grad , dmth jo ne frigorifer.

    Gjate perdorimit duhen vendosur ne nje statik , dmth duhet varur diku sikur po kalon nje perfuzion dhe ne kushte sterile ne cdo rast manipulimi.

    Qeskat me ushqim jane 1000 ml dhe nqs ne dite jepni 1500 - 2000 ml sasia e kalorive te duhura zakonisht eshte e mjaftueshme.

    Gjate perdorimit personi duhet te rrije shtrire duke mbajtur kraharorin ne 30 grad, dmth duhet te kete 2-3 jastiqe poshte kokes dhe shpatullave, kjo per te evituar qe lengu i administruar te mos kThehet mbrapsht dhe pastaj kalon ne rruget e frumemarjes duke keqesuar pneumonine qe ka.

    Nqs ka senzacionin e te vjellit dmth se sasia e ushqimit qe po jepni eshte me shume i larte sec duhet dhe duhet ulur pak ritmi i administrimit, ose sonda eshte ndrydhur diku dhe ne kete rast duhet terhequr pak , ose personi eshte konstipat ( kaps).

    Nqs ka etje dhe temperature duhet dhene me shume uje, por gjthmon duhet ndjekur pesha dhe edemet nqs keqesohen .

    Perpara cdo administrimi i ushqimit sonda duhet vérifikuar nqs eshte e bllokuar , nepermjet nje sheringe 50 ml e mbushur me uje mineral , ose koka kola , i ben nje lavazh tubit ( vajtje ardhje )me sheringe.

    Tani sasia totale e ushqimit do ndahet ne 3 - 4 - 6 vakte ne dite.
    Ne diten e pare jepet vetem 500 ml doza totale e ndare ne 4 vakte nga 125 ml ne cdo 4 ore, debit duhet te jete 75 ml / ore.
    Ne diten e dyte jepet 1000 ml doza totale e ndare ne 4 vakte nga 250 ml , debit 100 ml/ore.
    Ne diten e trete 1500 ml doza totale e ndare ne 6 vakte nga 250 ml , debit 125 ml /ore.
    Ne diten e katert 2000 ml doza totale e ndare ne 6 vakte nga 300 afersisht, debit 150 ml ore.
    Kujdes nuk duhet te jepet me shume se 300 ml ne nje vakt.

    Nqs ka diare, dmth del me shume se 4 here ne dite dmth se ritmi i administrait eshte teper i larte.
    Nqs ka probleme me frymemarrjen atehere shikoni nje mjek.
    Tani te zuri , do besh rolin e infermičres, shpresoj te jesh qartesuar sado pak.
    Ju uroj shendet .
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Xhuxhu , kam pershtypjen se parkinsoni i ka prekur pjesen e siperme te aparatit tretes pra ezofagun i cili ben disa levizje muskulore per te cuar ushqimin ne stomak keto levizje nuk ndjehen nga ne por veprojne tek te gjithe njerzit . Parkinsoni ngurteson muskujt dhe cdo pjese te trupit mvaret se ku e ka kapur me shume .

    Per ushqimin duhet te kesh parasysh disa gjera:
    Kur ushqimi hyn ne goje ne pertypemi pra e coptojme ate dhe bashke me coptimin nga gjendrat e beshtypes dalin disa soluzione (enzime) qe e tresin ate edhe me shume, keshtu qe pa keto soluzione ushqimi ka veshtiresi te tretet ne stomak dhe me tej ka veshtiresi gjithashtu edhe ne thithjen e ushqimit ne intestino keshtu qe duke eliminuar kalimin nga goja kemi eliminuar edhe kete faze te rendesishme.
    Cfar duhet bere ne kete rast ?
    1-Duhen marre ushqime te gjalla, dhe jo te ziera, ushqimet e ziera jan pa enzime dhe nuk do ti tresi dot.
    2-Keto ushqime duhet te kene kohe te shkurter shperberje dhe asimilimi dhe te jene ne forme te lengshme.
    3-Mos i jep uje cezme bli uje Italian Pana ose Santana.

    Ne nje qoshe te dhomes ku rri i semuri vere nje pjate me kripe dhe shiko pas 24 oresh nese kripa ka shkrire dhe eshte kthyer ne uje .
    Nese po do te thote se ne ajrin e asaj dhome ka lageshtire gje qe e veshtireson me shume mushkrite e saj.

    Ushqimet qe te kam rekomanduar une nuk i gjen dot ne Shqiperi prandaj po te jap disa receta me ato qe jan aty.

    Leng frutash te shtrydhura vet dhe jo te blera te gatshme, leng rrushi, leng papaje,Leng mandarine te embla,Leng kiwi.

    Panxhar sheqeri
    Shke tek tregu i fshatereve ku ka qene markata e vjeter ne krahun e majte jane ca tezga qe shesin fshataret aty ka qene njeri qe shiste panxhar te kuq kete vere , por mund te gjesh edhe tek tezgat tek sheshi Avni Rustemi.
    Merre panxharin grije holle dhe kaloje ne frullatore lere 10 min dhe jepja.
    Nese nuk e pranon zieje pak panxharin ne avull dhe kaloje ne frullator qe te behet leng pastaj jepja ne kete perzierje mund te shtosh edhe zemren e nje preshi te grire holle. Mire do ishte qe kjo perzierje ti kalonte 24 ore e mbyllur me kapak ,pastaj te perdoret si ushqim pasi behet shume me i lehte per tu tretur.
    Po tek ky treg ose edhe tek supermakti Konad do marresh AVOGADO te bere mire kur eshte i bere ka ngjyre pak te erret dhe jo shum jeshile,Qeroje lekuren hiqi berthamen dhe pjesen tjeter kaloje ne frullator me pak uje natyral ,brenda duhet ti hedhesh edhe 20-30 gjethe majdanoz(prezemolo) te grira mire me pare me thike .
    Po ashtu ne kete perzierje mund te shtosh edhe nje koker domate pa cipe .
    Shko ne farmaci dhe kerko vitamin C ne formen Sodio Askorbato Hidhe ne uje te shkrihet dhe jepja pa problem edhe ne doza te larta nuk i ben asnje dem perkundrazi . Biles kjo do ishte gjeja e pare qe duhet bere, pasi cdo semundje konsumon shume vitamin C.

    Keto qe te thash mund ti gjesh edhe aty ku je ti qe mesa di une je ne Tiran apo jo.
    Te shkuara
    larguar forever

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Xhnuxhumku me siguri ke siringue (shprica) qe shtyn lengun , supen , ujin ne sonde (sonde asht gypi qe hyn ne hund deri ne stomak .
    Nji nutricionist nga spitali duhet te tregon sa ml duhet ti merr ne qdo kohź te ushqimit.

    asht me rendesi kinezeterapia, mos ti vdesin muskujt , nese vertet ka shku larg (asht keqsu me shum) duhet te ndrrohet vendi qdo dy orź , du me then me vendos personin ulur apo shtri ne majt ne djatht ne shpind mos te qilet varr se del me shum punź.

    Shkoni te spitali ose te mejku me marr informata , ne ne perednim qdo informat e marrim me telefon me shkrim, bile ka asocioacione qe dergojn libra dhe ndoj ndihem...qoft matrial qoft tjeter form...

    http://www.parkinson.org/NETCOMMUNIT...d=201&srcid=-2

    vertet veshtir se personi din qdo gje e nuk ka drejt me kerku gjdo gje...asht temerr...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 14-11-2008 mė 19:40
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    te dashur miq, pseudo, dardajan dhe doru, flm shume per keshillat tuaja.

    une ndodhem ne tirane, tamam, dhe nuk di nese ato ushqimet qe thoter pseudo ndodhen ne farmacite tona?

    sa per diare, shqyr zotit ska. bile ka qene kaps per gati 2 jave a me teper.

    doru,

    ne lidhje me spitalin ne shqiperi, me mire te mos shkosh te shohesh gjendjen se ke shpresa per dicka, se po shkove dhe pe gjendjen, vetem se ka prani personeli mjekesor aty e mban te semurin, edhe ai personel eshe ose i paafte ose i pamotivuar, pavaresishte nga parate qe u jep.

    nga spitali, skam marre akoma flete daljen dhe dokumantacionin shoqerues.

    ushqimi qe i jap une tani eshe pak a shume i tille:

    supe me leng mishi e cila futet ne frulator dhe i jepet tre vakte me pak a shume nje mase prej 120-150 ml ne vakt.

    plus dhe banane, ose molle te fruluara me qumesht nga rreth 100 ml ose leng portokalli, plus antibiotikut dhe madoparit per parkinson.

    te gjitha kto ja jap me ane te nje shiringe 20ml.

    ajo qe do ju pyes eshte, a duhet ushqimi ti jepet menjehere apo me nderprerje?


    po ashtu pseudo, cfare duhet te kuptoj me debiti duhet te jete 75 ml/ore?


    frika qe kam eshte se mos ushqimi mund ti kaloje nga ezofagu drejt mushkrive perseri?
    si mund ta ve re nese nje gje e tille ndodh?

    p.s dardajan cfare eshre lengu i papajes?

    flm
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Papaja eshte nje frut tropikal me nje lekure jeshile te eret nga jashte dhe brenda si ngjyre bostani, qe rritet ne brazil ,karaibe etj,E perdorin edhe si frut ,siē hame frutat e tjere edhe i perpunuar dhe shitet neper erboristerira.
    vlerat e papajes jane antiossidant,kunder pleqerise se parokohshme ,te ben mire per tretjen,kush vuan nga intoleranca e ushqimeve,ka shume vitamine AdheC.
    Une jam marre shume vite me keto bimet mjeksore ne pune jane shume te mira ,por do te thoja ne rastin e nje semundje te avancuar ,veprojne me shpejt ilaēet e farmacise qe kane gjithmone nje veprim dytesor ne organizem .Por mund ti perdorish lengun e frutave plus ilaēet.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    une ndodhem ne tirane, tamam, dhe nuk di nese ato ushqimet qe thoter pseudo ndodhen ne farmacite tona?
    A ke vajtur te pyesesh..?

    sa per diare, shqyr zotit ska. bile ka qene kaps per gati 2 jave a me teper.
    shpresoj se eshte zgjidhur dhe ky problem nderkoh.



    ushqimi qe i jap une tani eshe pak a shume i tille:

    supe me leng mishi e cila futet ne frulator dhe i jepet tre vakte me pak a shume nje mase prej 120-150 ml ne vakt.

    plus dhe banane, ose molle te fruluara me qumesht nga rreth 100 ml ose leng portokalli, plus antibiotikut dhe madoparit per parkinson.

    te gjitha kto ja jap me ane te nje shiringe 20ml.

    Ushqimi duhet te ndahet ne me shume vakte ne 5 ose 6 vakte, sasia totale duke perfshire eshe lengjet ecdo lloj natyre nuk duhet te kaloje afersisht 1500 ml/dite dhe kjo varet nga pesha e personit , nga eliminimet ne 24 ore ( dmth , uji i holle, uji i trashe , djersitja, te vjellat etj).
    Debit quhet ritmi , shpejtesia e te dhenit ushqim, kur i jep 150 ml ate nuk ja kalon ne 10min , por gjate nje ore, ose sa me let te jete e mundur sepse keshtu eviton te vjellat.
    Sasia totale qe i jep ne vakt nuk duhet te kaloje 300ml dhe koha qe duhet te respektosh midis vakteve duhet te jete 3 - 4 ore.

    frika qe kam eshte se mos ushqimi mund ti kaloje nga ezofagu drejt mushkrive perseri?
    si mund ta ve re nese nje gje e tille ndodh?
    Per te evituar qe ushqimi te kthehet mbrapsh dhe te kaloj me pas ne rruget e frymemarrjes personi duhet te qendroje me kraharorin dhe koken e ngritur ne 30 45 grad , duke vendosur jastiqe .
    Nqs ushqimi ka kaluar ne rruge e frymemarjes do ta kuptosh sepse duket duke e veshtiresuar frymemarrja dhe behet e zhurmshme.



    flm[/QUOTE]
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    xhuxhu :sa per diare, shqyr zotit ska. bile ka qene kaps per gati 2 jave a me teper.
    C'far thua mor xhuxhu , po kapslleku eshte me i keq se diarea , diarea eshte nje reaksion i organizmit per te eliminuar substancat e rrezikshme dhe te teperta , kurse kapselleku i gjate krijon mundesine per lindjen rritjen dhe zhvillimin e paraziteve ne intestino duke krijuar shum probleme te tjera.
    Pastaj kur intestino (zorra e trashe dhe e holle ) eshte e bllokuar c'far do ushqimi qe ti japesh nuk thithet ose thithet shum pak nga organizmi.
    Ushqimi nuk duhet ti kaloje 15 ore qe nga momenti i gelltitjes e deri ne jashteqitje.

    Prandaj do te keshilloja qe ti benit menjeher nje klistere per ta zhbllokuar sado pak ose me e mire do ishte nje seance IDROKOLONTERAPIA qe behet ne spital ose klinika private nen kujdesin e mjekut .
    Kjo gje do ta lehtesonte shume dhe do thithte me mire dhe me shume ilacet apo ushqimin.

    Zakonisht pacient me bllokim intestino leshojne nje ere te rende ne ambjentin ku rrrine si rrjedhoje e futjes ne gjak te papastertive qe ndodhen ne intestino, e cila me pas del shum pak me djersen dhe eren e keqe, provoje ti mbash ere ne trup dhe do ta kuptosh.
    Ajo ere nuk iken edhe sikur ta lash 3 here ne dite sepse nuk vjen nga jashte por nga brenda.

    Pyet ne Tirane ku behet hidrokolonterapia, kosto e saj ketu ne itali eshte rreth 80 euro .
    Papane e gjen tek supermarkati Konad dhe tek tregu fshatar Avni Rustemi
    mbasi ta qerosh dhe heqesh farat kaloje ne frullator qe te behet leng.
    Mund ti japesh edhe ananas me frullator qe gjendet po ne te njejtin vend dhe duhet te kete ngjyre te verdhe e jo jeshile se eshte i pabere.
    Frutat zgjidhi gjithmon shume te bera.

    Bananen mund tja gatuash edhe keshtu:
    Merr nje banane vere ne nje ene qe duron nxehtesine dhe fute ne furre lere derisa lekura te nzihet plotesisht pastaj nxirre nga furra hiqi lekuren dhe hidhe ne frullator pastaj lere te ftohet pak ne menyre qe te mos digjet dhe jepja.Ne kete menyre tretja ne organizem eshte me shpejte dhe me thjeshte.
    Ja dhe foto e Papajes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    larguar forever

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    E se nuk e kapa kete ,ka shume te drejte Dardajan ,eshte shume e rendesishme qe intestino te punoje mire ,shumica e semundjeve kane lidhje pikerisht me faktin e funksionimit jo te mire te intestinos .Per pastrimin e intestinos mund te besh edhe me gjethe SENE neTirana ka ,jane gjethet e senes te thara qe i zien dhe ja jep ne forme ēaji duke e embelsuar pak.Per sasine shif tek perdorimi ,po une mendoj qe ti japish pak nje luge ēaji gjethe sene ta ziesh ne nje xhevse 3 -she ,duhet te ja japish ne darke ,mbas ushqimit ,ne kete sasi nuk i ben asgje jepja ēdo nate per nje kohe te gjate qe te pastrohet , te normalizohet gjendja, eshte shume e mire,nuk ka efekte anesore ,por perdorimi i gjete mund te shkateroje floren bakteriale.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    saura, dardajan dhe pseudo,

    flm perseri per keshillat tuaja

    rreth kapsllikut. ne fakt tani ne shtepi ka dale 3 here jashte.

    por ajo qe duhet te pyes pseudon.

    sipas teje ushqimi ne sonde duhet te shkoje vete si ne serumet vetem nga forca e rendeses?

    nese duhet keshtu, ne Shqiperi kjo gje nuk perdoret asnjhere, pasi une po veproj sic kam shkruar mesiper sipas keshillave te mjekut dhe eksperiences se te tjereve qe kane pasur keto probleme, dhe jane ushqyer me sonde per mbi 1 vit. dhe po sipas tyre kane marre ushqim te pergatitur vete dhe te flruluar me frulator per tu bere i lengshem.

    keshillat qe me kane dhene eshte qe ushqimi qe dueht ti jap te jete si nje ushqim i perditshem, me te njetat menu te themi por i dhene ne forme lengu te fruluar, pasi merret me sonde. dhe me kane thene ti jap deri me 400-600 ml ne vakt.

    ne fakt ajo qe i jap une eshte rreth 150 ml ne vakt ushqim, plus 100-150 ml leng frutash, plus rreth 50 ml uje qe tret madoparin, (ose levodapen), si dhe dicka te tille 50 -100 ml uje ku kisha tretur antibiotikun dhe dicka tek 50 -80 ml uje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mė ndihmoni tė harroj dikė qė nuk e meriton dashurinė time
    Nga Andres nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 18:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •