MOS OFENDO KURRË!
Nëse është e nevojshme,
mbroje veten,
por kurrë mos ofendo të tjerët
MOS OFENDO KURRË!
Nëse është e nevojshme,
mbroje veten,
por kurrë mos ofendo të tjerët
DUANI NJËRI-TJETRIN...
Duani njëri-tjetrin si vëllezër,
duani njëri-tjetrin,
vlerësoni njëri-tjetrin,
ndihmoni njëri-tjetrin si vëllezër:
nëse veproni kështu,
ndihma e Zotit nuk do të mungojë.
BULLIZËM.
Guximi i ngacmuesve është i gjithi në frikën e së mirëve.
Jini të guximshëm dhe do t'i shihni ata të ulin krahët.
KRYERJA E DETYRËS.
A jeni në dijeni për të detyrat e lidhur me besimin tuai?
Nëse po, ju dini mjaftueshëm për të jetuar
si njerëz të virtytshëm dhe të nderuar në këtë tokë,
dhe do të jeni të dobishëm për veten
dhe për shokët tuaj,
më mirë se shumë dijetarë
që dinë gjithçka,
por nuk dinë ta kryejnë detyrën e tyre.
LLOJË E GËZIMI
Kur i shoh të rinjtë të gjithë të zënë në lojë,
jam i sigurt se djalli ka një punë të mirë,
por nuk mund të bëjë asgjë.
Gëzimi është krijesa më e bukur
që doli nga duart e Zotit pas dashurisë.
NË QOFTË SE NDOKUSH NUK GABON NË FJALË, AI ËSHTË NJERI I PËRSOSUR,
Për Zotin flitni sipas besimit,
për të afërmin duke i treguar atij dashurinë,
për ju me përvujtërinë dhe perulësi.
Flitni për Perëndinë me nderim,
për të afërmin siç dëshironi të flitet për ju,
flitni për veten tuaj me përulësi ose heshtni.
Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 28-07-2022 më 12:16
ZOTI PËR NE, ME NE, NË NE!
Sa i mirë është Zoti me ne!
Nuk lë kurrë të na mungojë asgjë!
Le t'i shërbejmë Atij me pelqim,
le ta duam me gjithë zemër;
le ta duam sepse ai është Ati ynë.
Gjithçka kalon: ajo që nuk është
e përjetshme është asgjë.
CORRUMPUNT BONOS MORES COLLOQUIA PRAVA.
Ikni nga burimet e mëkateve,
pra nga bashkëbisedimet e keqija
që janë renim i çdo sjellieje morale dinjitoze.
JUSTIFIKIME...
Mos justifiko vetveten për mangësitë e tua,
por përpiqu të korrigjosh veten.
SAKRIFICA E DËTYRA....
Zgjedhja e një jete të sakrifikuar
dhe përmbushja e detyrave të përditshme
do t'ju ndihmojnë të bëheni më të mirë.
DEMBELI...PËRTACI...
Unë dua t'ju them se çfarë dëshiron
djalli nga ju dhe çfarë e shqetëson.
Djalli dëshiron që ju të rrini kot duke mos bërë asgjë,
që të kaloni kohën në dembeli
dhe shqetësohet shumë kur ju shohë të zënë.
Dhe pse kjo: “Nëse ju vuani nga dembelizmi,
edhe ai është përtac dhe pushon.
Nëse ju rrini kot duke mos bërë assgjë,
ai thotë: Nuk kam çfarë të bëj më.
Përtacia luan rolin tim.
PARATË TUAJA NË PËRJETËSINË E PARAJSËS.
A doni t'i merrni paratë tuaja me vete,
jo në varr,
jo në përjetësinë e ferrit,
por në përjetësinë e parajsës?
Jepni lëmoshë të varfërve,
veçanërisht kur bëhet fjalë
për të kontribuar në këtë mënyrë
në shëndetin e shpirtrave të tyre.
AGJËRIMI I DOBISHËM...
Një agjërim që mund të bëni të gjithë
është të ruani zemrën dhe shqisat tuaja
dhe të frenoni instinktet tuaja
TOLERANCA.
Tolero me qetësi gabimet e të tjerëve
nëse dëshiron që të tjerët t'i tolerojnë gabimet e tua.
NUK ËSHTË ASGJË!
Kur të tundon djalli, ai thjesht përdor një fjalë të bukur: “Bëje, mos u shqetëso: Nuk është asgjë!
Të shtyn të vjedhësh një makinë: Mos u shqetëso, nuk është asgjë!
Të përdorësh dhunë: Nuk është asgjë!
Të tallet me shokët: Nuk është asgjë!
.....
TË MBRAMET E NJERIUT!
"Memorare novissima tua
et in aeternum non peccabis".
Përkujtoji shpesh të "mbramet" e njeriut:
vdekjen, gjyqin, ferrin DHE PARAJSËN,
e kurrë s'do të mëkatosh!
NË PAQE ME TË GJITHË.
Nëse dëshiron të jesh në paqe dhe ne harmoni me të gjithë,
duhet të mësohesh që në mënyrë të vendosur
ta frenosh vete.
KOTËSI!
Është kotësi të kërkosh passuitë
që janë përcaktar të zhduken
dhe t'i vendosim në to shpresën tonë.
KOTËSI.
Është kotësi edhe të lakmosh nderime,
edhe të lartësosh veten.
KOTËSI DHE KËNAQËSIA E EPSHEVE!
Është kotësi t'i kënaqesh epshet e trupit tënd
e të dëshirosh gjëra për të cilat më vonë
do të ndëshkohesh rëndë.
Ruaj Lidhjet