SHËN PALI SHKRUAN:
Secili prej nesh të mundohet t’i pëlqejë të afërmit të vet,
për të mirën e tij, që të përparojë në fe.
Rm 15,2.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Secili prej nesh të mundohet t’i pëlqejë të afërmit të vet,
për të mirën e tij, që të përparojë në fe.
Rm 15,2.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
As Krishti nuk kërkoi t’i pëlqejë vetvetes,
por, siç është në Shkrimin e shenjtë:
‘Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua’.
Rm 15,3.
Torrkerry
PROFETI MIKEA SHKRUAN:
“T’është dëftuar ç’është e mirë, o njeri,
e çka Zoti kërkon prej teje:
s’kërkon tjetër pos të zbatosh drejtësinë,
të duash mirësinë,
të jetosh kujdesshëm me Hyjin tënd!”.
Mi 6,8.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Tashti, gjithçka që dikur u shkrua,
u shkrua për mësimin tonë,
në mënyrë që, me anë të qëndresës e të ngushëllimit
që vjen nga Shkrimi i shenjtë, të kemi shpresë.
Rm, 15,4.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
E Hyji që jep qëndresën dhe ngushëllimin,
bëftë që ju të jeni plotësisht në përkim me njëri-tjetrin
siç dëshiron Jezu Krishti,
në mënyrë që, një mendimi e një goje,
ta lëvdoni Hyjin, Atin e Zotit tonë, Jezu Krishtit.
Rm. 15,5v.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Prandaj, pranojeni njëri‑tjetrin
në shoqëri
sikurse Krishti ju pranoi ju
për lavdinë e Hyjit.
Rm. 15,7.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Dhe Hyji, në të cilin e kemi shpresën,
ju mbushtë me çdo gëzim e paqe në besimin tuaj
që, në saje të fuqisë së Shpirtit Shenjt,
kurrë të mos ju mungojë shpresa!
Rm 15,13.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
E sa për ju, vëllezërit e mi,
jam plotësisht i bindur
se edhe ju vetë jeni plot mirësi,
plot me çdo dije,
të aftë për të këshilluar njëri‑tjetrin.
Rm 15,14.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Flakni, pra, larg jush,
çdo lloj të keqeje,
çdo tradhti dhe hipokrizi,
smirë dhe shpifje!
1 Pt, 2,1.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Porsi foshnjat posa të lindura
dëshironi qumështin shpirtëror të pastër,
që me anë të tij të rriteni në shëlbim
në qoftë se vërtet »e keni sprovuar se Zoti është i mirë.
1 Pt,2,2v.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Afrohuni Atij
- Gurit të gjallë, njëmend të përbuzur prej njerëzve,
por të zgjedhur dhe të çmueshëm para Hyjit,
që edhe ju, si gurë të gjallë,
të ndërtoheni Shtëpi shpirtërore,
për të qenë meshtari e shenjtë
për të kushtuar fli shpirtërore,
që i pëlqejnë Hyjit nëpër Jezu Krishtin.
1 Pt 2,4v.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Këndej gëzoheni
edhe pse, në qoftë se duhet,
për pak kohë jeni të trishtuar
për shkak të provave të ndryshme,
që feja juaj e sprovuar
- shumë më e çmueshme se ari i shkatërrueshëm,
që edhe ai sprovohet në zjarr -
të fitojë lëvdatë, nder dhe lavdi
në ditën e Zbulesës së Jezu Krishtit.
1 Pt 1,6v.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Këndej thuhet në Shkrimin e shenjtë:
"Ja, po vë në Sion një gur këndi,
të zgjedhur, të çmueshëm:
kush beson në Të, jo, nuk do të mbetet i turpëruar!".
1 Pt, 2,6.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Për ju, pra, që besoni - nder;
kurse për ata që nuk besojnë
- guri që përbuzën ndërtuesit,
dhe Ai u bë gur i këndit.
1Pt 2,7.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Ju jeni: »Fis i zgjedhur,
meshtari mbretërore,
komb i shenjtë,
popull të cilin Hyji e fitoi për vete,
për t’i shpallur veprat e madhërueshme të Atij
që ju thirri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme.
1Pt, 2,9>
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Në qoftë se me gojë e dëshmon
se Jezusi është Zot
dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson
se Hyji e ka ngjallur prej të vdekurish,
do të shëlbohesh.
Rm 10,9v
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Ju që dikur nuk ishit Popull
e tani jeni Popull i Hyjit,
ju që dikur ishit të përjashtuar nga mëshira,
e që tani e keni fituar mëshirën.
1Pt, 2,10.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Fort të dashur,
ju lutem që, si të huaj dhe si shtegtarë
t’u ruheni lakmimeve të mishit
dhe të gjakut,
të cilat bëjnë luftë kundër shpirtit.
1 Pt, 2,11.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Sjellja juaj mes paganëve të jetë shembullore
që, pikërisht për ato gjëra në të cilat ju shpifen
si të ishit keqbërës,
kur t’i shohin veprat tuaja të mira,
t’i japin lavdi Hyjit në Ditën e Ardhjes së tij.
1 Pt, 2,12.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN:
Ky është vullneti i Hyjit:
duke bërë mirë,
t’ia mbyllni gojën
padijes së njerëzve të pamendë.
1 Pt, 2, 15.
Torrkerry
Krijoni Kontakt