Close
Faqja 34 prej 40 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 680 prej 785
  1. #661
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    SHPRESA.

    Mund të shpresojmë,,
    pasi Zoti ynë është i mirë
    dhe na ka premtuar ATË,
    në jetën e përjetshme
    dhe në ndihmën e tij të vazhdueshme,
    për ta fituar atë nga mirësia e tij si një dhuratë!

  2. #662
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    SËMUNDJE TË TRUPIT DHE TË SHPIRTIT


    Jemi në Kreshmët, një kohë e favorshme për të shëruar sëmundjet e shpirtit tonë.

    Në fillim duhet të dimë se sëmundjet e shpirtit

    duhet të trajtohen të paktën si sëmundjet e trupit.

  3. #663
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ATI YNË DHË VËLLEZËRIT TANË.

    Kur bëhet fjalë për të vënë në praktikë
    urdhërimin për të dashur Perëndinë dhe të afërmin,
    dhe kur bëhet fjalë për t'i shërbyer Atit të mirë që është Zot
    dhe fëmijëve të tij që ai na ka dhënë si vëllezër,
    ne duhet të jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka.

  4. #664
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MATURIA


    Jini të matur,
    por kurrë mos harroni
    se maturia juaj duhet
    të qëndrojë në shpëtimin
    e besimit, e ndërgjegjes
    dhe të shpirtit.

  5. #665
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ÇDO E MIRË....


    Ne kemi si parim se kur diçka u sjell dobi shpirtrave,
    është e sigurt se ajo vjen nga Zoti
    dhe nuk mund të vijë nga djalli.

  6. #666
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MESAZHI I ATIT TË SHENJTË

    për Kreshmët 2021

    “Ja, po ngjitemi në Jerusalem…” (Mt 20,18)


    Koha e Kreshmës: kohë për të ripërtërirë fenë, shpresën dhe dashurinë

    Të dashur vëllezër e motra,

    duke u treguar nxënësve të vet për mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e vet, për plotësimin e vullnesës së Atit, Jezusi u zbulon atyre domethënien e thellë të misionit të vet dhe i thërret që t’i bashkëngjiten këtij misioni, për shpëtimin e botës.

    Duke përshkuar rrugëtimin kreshmor, që na çon drejt kremtimeve pashkore, kujtojmë se Ai «e përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekjen në kryq» (Fil 2,8). Në këtë kohë kthimi ripërtërijmë fenë tonë, marrim “ujin e gjallë” të shpresës dhe marrim me zemër të hapur dashurinë e Hyjit, që na shndërron në vëllezër dhe motra në Krishtin. Natën e Pashkës ripërtërijmë premtimet e Pagëzimit tonë, për të rilindur si burra të rinj dhe gra të reja, falë veprës së Shpirtit Shenjt. Itinerari i Kreshmës, ashtu si krejt ecja e krishterë, përshkohet krejtësisht nën dritën e Ngjalljes, që gjallëron ndjenjat, qëndrimet dhe zgjedhjet e atij që dëshiron ta ndjekë Krishtin.

    Agjërimi, lutja dhe lëmosha, siç paraqiten prej Jezusit në predikimin e tij (krh. Mt 6,1-18), janë kushtet dhe shprehja e kthimit tonë. Udha e varfërisë dhe e privimit (agjërimi), shikimi dhe gjestet e dashurisë për njeriun e plagosur (lëmosha) dhe dialogu birnor me Atin (lutja) na mundësojnë që të mishërojmë një fe të sinqertë, një shpresë të gjallë dhe një dashuri vepruese.

    Feja na thërret që ta pranojmë të Vërtetën dhe të bëhemi dëshmitarë, përpara Hyjit dhe përpara vëllezërve e motrave
    Në këtë Kreshme, pranimi dhe jetimi i të Vërtetës së shfaqur në Krishtin do të thotë para së gjithash ta lëmë veten që të arrihemi prej Fjalës së Hyjit, që na përçohet, brezni më brezni, prej Kishës. Kjo e Vërtetë nuk është pjellë e trurit, vetëm për pak mendje të zgjedhura, superiore apo të ndritura, por është një mesazh që marrim dhe që mund ta kuptojmë falë inteligjencës së zemrës, që i është hapur madhështisë së Hyjit që na do përpara se ne vetë të bëhemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë. Kjo e Vërtetë është vetë Krishti, që duke marrë deri në fund njerëzinë tonë është bërë Udhë – kërkuese, por e hapur për të gjithë – që na çon në plotësinë e Jetës.

    Agjërimi i jetuar si një përvojë privimi i çon të gjithë ata që e jetojnë atë në thjeshtësinë e zemrës të zbulojnë dhuratën e Hyjit dhe të kuptojnë realitetin tonë si krijesa të bëra në shëmbëlltyrë dhe përngjasim të Tij, që në Të të gjejnë plotësinë. Duke bërë përvojën e një varfërie të pranuar, ai që agjëron bëhet i varfër me të varfrit dhe “grumbullon” pasurinë e dashurisë që ka marrë dhe që bashkëndan. I kuptuar dhe i praktikuar në këtë mënyrë, agjërimi na ndihmon që ta duam Hyjit dhe të afërmin meqë, siç mëson edhe Shën Tomë Akuini, dashuria është një lëvizje që e përqendron vëmendjen tek tjetri duke e konsideruar atë si një gjë të vetme me vetveten (krh. Enciklika Fratelli tutti [FT], 93).

    Koha e Kreshmës është një kohë për të besuar apo për ta marrë Hyjin në jetën tonë dhe për t’i lejuar Atij që “të banojë” në ne (krh. Gjn 14,23). Të agërojmë do të thotë ta lirojmë ekzistencën tonë prej gjithçkaje që na pengon, edhe prej ngopjes me informacion – të vërtetë apo të rremë – dhe prej produkteve të konsumit, për t’ia hapur dyert e zemrës sonë Atij që vjen për ne i varfër në gjithçka, por «plot hir e të vërtetë» (Gjn 1,14): Birit të Hyjit Shpëtimtar.

    Shpresa si “ujë i gjallë”, që na mundëson të vazhdojmë ecjen tonë
    Samaritania, të cilës Jezusi i kërkon ujë për të pirë pranë pusit, nuk kupton kur Ai i thotë se mund t’i japë “ujë të gjallë” (Gjn 4,10). Në fillim ajo mendon me të drejtë për ujin material, ndërsa Jezusi i referohet Shpirtit Shenjt, atë që Ai do ta japë me bollëk në Misterin pashkor dhe që ngjall në ne shpresën që nuk zhgënjen. Në momentin kur kumton mundimet dhe vdekjen e Tij Jezusi kumton shpresën kur thotë: «të tretën ditë do të ngjallet» (Mt 20,19). Jezusi na flet për të ardhmen e hapur prej mëshirës së Atit. Të shpresosh me Të dhe falë Tij do të thotë të besosh se historia nuk mbyllet me gabimet tona, me dhunën dhe padrejtësinë tonë dhe me mëkatin që kryqëzon Dashurinë. Do të thotë të marrësh prej Zemrës së tij të hapur faljen e Atit.

    Në kontekstin aktual të shqetësimeve në të cilin jetojmë dhe ku gjithçka duket e brishtë dhe e paqartë, të flasësh për shpresë mund të duket si një provokim. Koha e Kreshmës është bërë për të shpresuar, për të rikthyer edhe një herë shikimin nga durimi i Hyjit, që vazhdon të kujdeset për Krijimin e Tij, të cilin ne shpesh e kemi keqtrajtuar (krh. Enc. Laudato si’ [Ti qofsh lëvduar], 32-33.43-44). Do të thotë të shpresosh në pajtim, për të cilin na fton me pasion Shën Pali: «Pajtohuni me Hyjin!» (2Kor 5,20). Duke marrë faljen, në Sakramentin që është në zemër të procesit tonë të kthimit, bëhemi edhe ne përhapës të faljes: meqë ne vetë e kemi marrë, atëherë mund ta japim atë nëpërmjet aftësisë për të jetuar një dialog dashamirës dhe duke bërë një sjellje që e ngushëllon atë që është plagosur. Falja e Hyjit, edhe nëpërmjet fjalëve dhe gjesteve tona, na mundëson që të jetojmë një Pashkë vëllazërie.

    Gjatë Kohës së Kreshmës, të jemi të kujdesshëm për të thënë «fjalë nxitjeje, që ngushëllojnë, japin forcë dhe shtytje, në vend të fjalëve që poshtërojnë, trishtojnë, acarojnë dhe përbuzin» (FT, 223). Nganjëherë, për të dhënë shpresë, mjafton të jemi një person i mirë «i cili lë mënjanë shqetësimet dhe urgjencat e veta për të kushtuar vëmendje, për të dhënë një buzëqeshje, për të thënë një fjalë nxitëse, për të krijuar një hapësirë dëgjimi në mes të kaq shumë shpërfilljeje» (FT, 224).

    Në përqendrimin dhe në lutjen e heshtur, shpresa na dhurohet si frymëzim dhe dritë e brendshme, që ndriçon sfidat dhe zgjedhjet e misionit tonë: ja pse është themelore të përqendrohemi për t’u lutur (krh. Mt 6,6) dhe të takojmë, në fshehtësi, Atin e butësisë.

    Të jetosh një Kohë Kreshmeje me shpresë do të thotë të jemi, në Jezu Krishtin, dëshmitarë të kohëve të reja, në të cilat Hyji i bën “të reja të gjitha gjërat!” (krh. Zb 21,5). Do të thotë ta marrim shpresën e Krishtit që jep jetën e vet në kryq dhe që Hyji ngjall të tretën ditë, të gatshëm për t’i dhënë përgjigje gjithsecilit që prej nesh kërkon arsyen e shpresës që është në ne (krh. 1Pjt 3,15).

    Dashuria e jetuar në gjurmët e Krishtit, në vëmendjen dhe në dhembshurinë ndaj secilit, është shprehja më e lartë e fesë dhe e shpresës sonë
    Dashuria gëzohet kur sheh që tjetri është duke u rritur. Ja pse ajo vuan kur tjetri jeton në angështi: i vetëm, i sëmurë, pa çati, i dëshpëruar, në nevojë… Dashuria është zelli i zemrës që na bën të dalim nga vetja jonë dhe që krijon lidhjen e bashkëndarjes dhe të bashkësisë.

    «Duke u nisur nga “dashuria shoqërore” është e mundur që të shkohet drejt një qytetërimi të dashurisë, për të cilin të gjithë mund të ndihemi të thirrur. Dashuria-bamirësi, me dinamizmin e saj universal, mund të ndërtojë një botë të re, sepse nuk është një ndjenjë sterile, por mënyra më e mirë për të arritur rrugë të efektshme zhvillimi për të gjithë» (FT, 183).

    Dashuria është dhuratë që i jep kuptim jetës sonë dhe falë të cilës ne i konsiderojmë ata që vuajnë prej privimit si anëtarë të vetë familjes sonë, si miq, si vëllezër. Edhe e pakta, nëse ndahet me dashuri, nuk mbaron kurrë, por shndërrohet në rezervë jete dhe lumturie. Kështu ndodhi edhe për miellin dhe vajin e vejushës së Sareptës, e cila i dha kulaçin e vet Elisë profet (krh. 1Mbr 17,7-16); dhe për bukët që Jezusi bekoi, ndau dhe ua dha nxënësve të vet për t’ia shpërndarë turmës (krh. Mk 6,30-44). Kështu ndodh edhe për lëmoshën tonë, e vogël apo e madhe qoftë, dhënë me gëzim e thjeshtësi.

    Të jetosh një Kohë Kreshmeje dashurie do të thotë të kujdesesh për atë që jeton në vuajtje, i braktisur apo në angështi për shkak të pandemisë Covid-19. Në kontekstin e një pasigurie të madhe për të nesërmen, duke sjellë ndër mend fjalën që Hyji i thotë Shërbëtorit të vet: «Mos u tremb, se unë të shpërbleva» (Is 43,1), të dhurojmë me dashurinë tonë një fjalë besimi dhe të bëjmë që tjetri të ndiejë se Hyji e do si një bir.

    «Vetëm me një vështrim horizonti i të cilës të shndërrohet nga dashuria-bamirësi, që e shtyn atë të dallojë dinjitetin e tjetrit, të varfrit njihen dhe vlerësohen në dinjitetin e tyre të pamasë, respektohen në stilin dhe kulturën e tyre, dhe për këtë arsye integrohen me të vërtetë në shoqëri» (FT, 187).

    Të dashur vëllezër e motra, çdo etapë e jetës është një kohë për të besuar, për të shpresuar dhe për të dashur. Kjo thirrje për ta jetuar Kohën e Kreshmës si rrugëtim kthimi, lutjeje dhe bashkëndarjeje të të mirave tona, na ndihmon që ta rivizitojmë, me kujtesën tonë bashkësiore dhe personale, fenë që vjen prej Krishtit të gjallë, shpresën e gjallëruar prej frymës së Shpirtit Shenjt dhe dashurinë burimi i pashtershëm i të cilës është zemra e mëshirshme e Atit.

    Maria, Nëna e Shpëtimtarit, besnike te këmbët e kryqit dhe në zemrën e Kishës, na mbështettë me praninë e saj të kujdesshme, dhe bekimi i të Ngjallurit na shoqëroftë në ecjen tonë drejt dritës pashkore.



    Romë, Shën Gjoni në Lateran, 11 nëntor 2020, përkujtimi i Shën Martinit të Turit (Francë)

    Françesku

  7. #667
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    NJË SHPIRT I VETËM...


    Ke vetëm një shpirt:
    shpëtuar atë, gjithçka është shpëtuar:
    humbur atë, gjithçka është humbur.

  8. #668
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    LE TË PUNOJMË PA U LODHUR PËR SHPËTIMIN E SHÇIRTRAVE.


    Më ndihmoni të shpëtojmë shumë shpirtra.
    Djalli punon pa u lodhur për t’i humbur,
    dhe ne punojmë pa u lodhur për t’i shpëtuar ata.

  9. #669
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    DASHURIA E ZOTIT PËR NE!


    Perëndia meriton të dashurohet,
    sepse ai na krijoi, na shpengoi,
    na dha dhe na jep dhurata të panumërta,
    dhe ka një shpërblim të përjetshëm
    të përgatitur për ata që mbajnë ligjin e tij.
    Bamirësia e parë është ajo
    që kemi për shpirtin e vet!.

  10. #670
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    KEMII VETËM NJË SHPIRT.

    Kemi vetëm një shpirt.

    Nëse do të kishim dy, mund t’i jepnim një djallit

    duke i kënaqur pasionet,

    por kemi vetëm një.

    Nëse ky shpëtohet, gjithçka është shpëtuar;

    nëse ky humbet, gjithçka është humbur.

  11. #671
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    "PAUZA" PËR KOHËN E KRESHMËVE


    Do të doja që secili prej nesh të ndalet për një moment për të bërë këtë reflektim:
    Çfarë kam bërë për të kaluarën për shpirtin tim?
    Si jam në të tashmen në praninë e Zotit?
    Nëse vdes, ku do të shkoj? Çfarë dua të bëj për të ardhmen?

    Është një reflektim shumë i përshtatshëm për kohën in e Kreshmëve.

  12. #672
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    LE TË BASHKËPUNOJMË ME ZOTIN


    Dikur ishte e mjaftueshme
    që të bashkoheshim vetëm për të lutur,
    por sot që janë shumë mjetet
    për të shkaktuar një degjenerim moral,
    veçanërisht në dëm të rinisë së të dy gjiniv,
    ne duhet të bashkohemi në veprim
    dhe në punë. Është Zoti
    që dëshiron të bëjë këtë,
    dhe ne duhet të lutemi
    që ai të ketë mirësinë të na përdorë për punën e tij.

  13. #673
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MARIA NDIHMËTARE E TË KRISHTERVE.




    Le të thuhet dhe predkohet gjithmonë

    se Maria Ndihmëtare e të krishterëve

    ka dhuruar e do të dhurojë gjithnjë hire të veçanta,

    madje të jashtëzakonshme,

    dhe do të bëjë edhe mrekulli

    për ata që kontribuojnë për t'i dhënë

    edukim të krishterë rinisë,

    me vepra, me këshilla dhe me shembull të mirë;

    ose thjesht me lutje.

  14. #674
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PËRPARIMI I SHTETEVE


    Fetë janë themeli i përparimit të shteteve,
    sepse njerëzit nuk mund t'u qëndrojnë besnikë autoriteteve të shtetit
    nëse nuk janë besnikë ndaj Zotit.
    Gjithmonë veproni të frymëzuar nga besimi,
    dhe jo nga diçka që ndodh rastësisht,
    ose për qëllime njerëzore.

  15. #675
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    QË TË MOS SKUQENI...



    Veproni sot në mënyrën

    që nuk duhet të skuqeni nesër.

  16. #676
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    JETA-VDEKJA

    Unë kurrë nuk mendoj se vdekja mund të ndërpresë planet e mia,

    por bëj gjithçka duke menduar se mund të jetë gjëra e fundit e jetës sime.

  17. #677
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    TË LUMTUR PËR GJITHMONË!


    Jini të ngadaltë në gjykim.

    Veproni në mënyrë

    që të jeni të lumtur

    në këtë botë dhe në tjetrën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 18-03-2021 më 11:47

  18. #678
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    LINI TË JU DREJTOJË E VËRTETA.



    Veproni edhe ju ashtu siç shihni që veprojnë

    kaq shumë njerëz seriozë dhe të matur.

    Siç bëjnë ata, bëni edhe ju

    duke lërë që vetëm e vërteta ju drejtojë gjithmonë.

  19. #679
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ATA QË KANË NEVOJË!


    Nëse doni të filloni mirë
    dhe të mbaroni mirë diçka,
    së pari duhet të përpiqeni
    të jeni në paqe me Zotin dhe me të afërmin.
    Maksimumi që mund të bëni
    është të përdorni forcat tuaja
    për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

  20. #680
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    JETË - DHURATË.


    Jetën që e more dhuratë, jepe dhuratë!

Faqja 34 prej 40 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •