SHËN PJETRI SHKRUAN.
Prandaj, o vëllezër,
mundohuni ta përforconi
përherë e më tepër
thirrjen dhe zgjedhjen tuaj:
nëse bëni kështu,
kurrë nuk do të bini në mëkat.
2 Pt, 1,10.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Prandaj, o vëllezër,
mundohuni ta përforconi
përherë e më tepër
thirrjen dhe zgjedhjen tuaj:
nëse bëni kështu,
kurrë nuk do të bini në mëkat.
2 Pt, 1,10.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Mendoj, pra, se është e drejtë,
derisa të jetoj në këtë trup,
t’iu nxis me anë të qortimit të rrini zgjuar.
2 Pt 1,13.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Por do të kujdesem që,
edhe pas largimit tim,
ju të mund t`i kujtoni gjithnjë këto gjëra.
Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë
dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht,
duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri,
por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.
2Pt 1,15-16.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perëndia Atë,
kur i erdhi ky zë nga lavdia e madhërishme:
`Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur'.
2 Pt 1,17.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Kështu u vërtetua fjala e profetëve
dhe bëni shumë mirë
që mbështeteni në të
si në dritën që ndriçon
në vend të errët
- derisa të zbardhë dita
e të lindë Ylli i Dritës në zemrat tuaja.
2 Pt 1,18.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Asnjë profeci e Shkrimit
nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.
Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut,
por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur,
të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.
2 Pt 1,20-21.
Torrkerry
Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit,
ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë,
të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese
dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata,
do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
2Pt, 2,1.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre
dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.
2 Pt, 2,2.
torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Zoti di t’i lirojë besimtarët nga prova,
por edhe të mbrapshtët do t’i ruajë
për t’i ndëshkuar Ditën e Gjyqit.
2 pT, 2,9.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Këta, shtazë të paarsyeshme
të lindura prej natyrës për gjah e për shfarosje,
shajnë çka nuk njohin.
Do të mbarojnë siç mbarojnë shtazët.
2 Pt 2,12.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Të dashurit të mi!
Ja, po ju shkruaj letrën e dytë.
Në të dyja mundohem ta zgjoj
kuptimin tuaj të shëndoshë me anë të porosisë,
që t’i kujtoni fjalët e paralajmëruara
prej profetëve të shenjtë
dhe urdhrin e Zotit dhe Shëlbuesit
që shpallën apostujt tuaj.
2 Pt 3,1v.
Torrkerry
Ju, grigja ime,
ju jeni grigja e kullotes sime
e une Zoti, jam Hyji juaj.
Eshte fjala e Zotit Hyji!
Ez 34,31.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Më së pari duhet ta dini: në ditët e fundit
do të vijnë përqeshës që do të përqeshin;
ata do të jetojnë sipas prirjeve të veta të ulta.
2Pt, 3,4.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Ata me qëllim harrojnë
se qielli është që moti
dhe se toka,
në fuqi të fjalës së Hyjit,
nxori prejardhjen nga uji dhe nëpër ujë.
2 Pt, 3,5.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Po në të njëjtën mënyrë,
bota e atëhershme,
e përmbytur me ujë, mbaroi.
Edhe qielli dhe toka e tanishme,
prej të njëjtës fjalë,
ruhen për zjarr
dhe presin Ditën e Gjyqit
dhe shkatërrimin e njerëzve të këqij.
2 Pt 3,6-7.
Torrkerry
SHËN PJETRI SHKRUAN.
Por një gjë, fort të dashur, assesi s’duhet ta harroni,
e kjo është se te Zoti një ditë është si një mijë vjet,
po edhe një mijë vjet janë si një ditë e vetme:
Nuk vonon Zoti ta çojë në vend premtimin,
si disa e mendojnë të ngadalshëm,
por është i durueshëm me ju, se nuk do që ndokush të birret,
por do që të gjithë ta kenë mundësinë të kthehen.
2 Pt 3,8-9.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN
Tani u dëftua vepra shëlbimtare e Hyjit...
me anë të fesë në Jezu Krishtin
për të gjithë ata që besojnë, pa farë dallim,
sepse të gjithë mëkatuan
dhe u përjashtuan nga lumturia e Hyjit
e me hirin e Tij,
të gjithë e fituam falas drejtësinë,
në sajë të shpërblimit
që bëri Jezu Krishti.
Rm 3,21vv.
Torrkerry
SHËN PALI SHKRUAN:
Për të vërtetë,
mua nuk më vjen turp prej Ungjillit,
sepse Ungjilli është fuqia e Hyjit
për shëlbimin e atij që beson:
më së pari për judeun e pastaj për grekun.
E njëmend në të zbulohet drejtësia e Hyjit
me anë të fesë e për fenë,
siç është në Shkrimin e shenjtë:
‘I drejti do të jetojë prej fesë.’
Rm 1,16v.
Torrkerry
SHËN JERONIMI SHKRUAN:
I urti pohon se më i miri ështe njeriu
që gëzohet për çka ka përballë.
Torrkerry
SHEN VINCENCI SHKRUAN:
Rrini liidhur me Hyjin
ddhe to jeni te lumtur tani
dhe per amshim.
Torrkerry
Krijoni Kontakt