Close
Faqja 26 prej 40 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 520 prej 785
  1. #501
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”

  2. #502
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kush krenohet, do te pervujterohet,

    dhe kush pervujterohet, do te lartesohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 30-10-2011 më 15:36

  3. #503
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PAQE.
    Po qe se nuk përjashtohen armiqësitë dhe urrejtjet,
    dhe nëse nuk vendosen marrëveshje të forta
    dhe të ndërshme për paqen e ardshne universale,
    njerëzimi do të jetë në rrezik
    ku nuk do të priret më paqja e tjetër
    përveç paqja e tmerrshme e vdekjes,
    edhe pse përmban shkencë magjepse.

    GAUDIUM ET SPES

  4. #504
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    [B]SHENJTËRIA

    Nëse këta dhe këto kanë arritur
    të jenë të shenjt.
    pse unë jo?

    SHEN AUGUSTINI

  5. #505
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPETIMI

    Prej pushtetit te erresirave
    shpirtin tone e shpeton Zoti.

  6. #506
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    CKA ESHTE E MIRE...


    “T’është dëftuar ç’është e mirë, o njeri,

    e çka Zoti kërkon prej teje:

    s’kërkon tjetër pos të zbatosh drejtësinë,

    të duash mirësinë,

    të jetosh kujdesshëm me Hyjin tënd!”.

    Mik, 6,8.

    Torrkerry

  7. #507
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTI, HYJI YNE.

    Ndër ju do ta ngul Banesën time
    dhe nuk do t’ju përbuz.
    Do të jetoj ndër ju
    dhe do të jem Hyji juaj
    e ju do të jeni populli im.
    Jam unë Zoti, Hyji juaj.

    Lev 26,11v.

  8. #508
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KRISHTI MBRET.

    Nese pra deshirojme qe Hyji te mbreteroje ne ne,
    ne asnje menyre
    "mos te mbreteroje mekati
    ne trupin tone te vdekshem".

    Torrkerry

  9. #509
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPRESA.

    Shpreso ne Zotin e bej mire.
    Keshtu do te jetosh ne paqe.

    Nga psalmi 37.

  10. #510
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    JI I FORTE.

    Ji i fortë dhe ji njeri!
    Mbaji urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd!
    Ec udhëve të tija!
    Mbaji ligjet e tija, urdhërimet e tija, porositë dhe dëshmitë
    ashtu siç shkruan në Ligjin e Moisiut
    që të të shkojë mbarë gjithçka të ndërmarrësh,
    kudo që të sillesh.

    I Mbr, 2,3.

    Torrkerry

  11. #511
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KOHA E ZOTIT

    S’do të vonojë të vijë koha e Zotit,

    nuk do të zgjasin ditët e tij!

    Për ne Zoti dhimbje do të ketë,

    do te na zgjedhë përsëri,

    prapë në tokë të vet do te ne vendosë

    dhe do te na shelboje.

    Nga Is,13,22-14,1.


    Torrkerry

  12. #512
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PASTERTIA.

    AI QË I KA DUART E PAFAJSHME DHE ZEMRËN E PASTËR,
    AI QË NUK I DREJTOI SHPIRTIN E VET NË KOTËSI,
    AI QË NUK PËRBEHET NË RRENË,
    DO TË NGJITET NË MALIN E ZOTIT.

    Nga Psalmi 24.

    Torrkerry

  13. #513
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    "ABBA: ATE"

    Jezusi e therriste Hyjin "Abba", Ate i dashur,
    dhe i fliste me butesi dhe thjeshtesi.

    Torrkerry

  14. #514
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHTEPI MBI SHKEMB.


    “Kështu, kushdo i dëgjon këto fjalë të mia
    dhe i vë në veprim,
    mund të krahasohet me njeriun e urtë,
    i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb".

    Torrkerry

  15. #515
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    JETA E RE NË KRISHTIN.

    Mos u përshtatni parimeve të shëkullit.

  16. #516
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    SHPËRBLIMI.

    Në fund të jetës korrim atë që kemi mbjellur!

  17. #517
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    URTIA.

    Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.
    Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.

  18. #518
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    TË MOS MBURRET ASKUSH!

    Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit,
    nëpërmjet besimit -
    dhe kjo nuk vjen nga ju,
    po është dhurata e Perëndisë -
    jo nga vepra, që të mos mburret askush.

    Efesianëve 2:8-9

  19. #519
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    LIRIA.

    Mos bëni të shahet liria juaj!
    Zoti ju ka krijuar të lirë!
    Ijni gjithmonë të lirë!

  20. #520
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    TË GJALLË!

    "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja,
    do t'ju bëj të dilni nga varret tuaja,
    o populli im, do t'ju çoj përsëri në vendin tuaj.
    Do të pranoni që unë jam Zoti,
    kur të hap varret tuaja
    dhe t'ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.
    Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni,
    dhe do t'ju çoj në tokën tuaj;
    atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola
    dhe e kam kryer këtë gjë",

Faqja 26 prej 40 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •