Close
Faqja 30 prej 40 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 600 prej 785
  1. #581
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ZOTI ËSHTË KËTU ME NE.

    NGA “LIGJËRATAT” E SHËN BERNARDIT, ABAT

    NË PLOTËSINË E KOHËVE ERDHI EDHE PLOTËSIA E HYJNISË.

    U shfaqën mirësia dhe njerëzia e Hyjit, Shëlbuesit tonë (krh. Tit 2, 11). E
    falënderojmë Hyjin, i cili në mjerimin dhe shtegtimin tonë si mërgimtarë na bën
    të shijojmë një ngushëllim kaq të madh. Para se të shfaqej njerëzimi mirësia e
    Hyjit ishte e fshehur: e pra ajo ekzistonte edhe më parë, sepse mëshira e Hyjit
    është që prej amshimit. Por si mund të dihej se është kaq e madhe? Ishte e
    premtuar, por nuk bëhej e dëgjueshme, dhe prandaj nuk ishte e besuar prej
    shumëkujt. Herë pas here dhe në mënyrë të ndryshme Zoti ka folur me anë të
    profetëve (krh. Heb 1, 1). Unë – thoshte – me ju kam synime paqeje e jo
    mjerimi (krh. Jer 29, 11). E çka i përgjigjej njeriu, që ndente mjerimin e nuk e
    njihte paqen? Deri kur do të thoni: Paqe, paqe, dhe paqe nuk ka? Për këtë arsye
    lajmëtarët e paqes thekshëm qajnë (krh. Is 33, 7) duke thënë: O Zot, e kush
    besoi në lajmin tonë? (krh. Is 53, 1).
    Por tani së paku njerëzit besojnë pasi që panë, sepse dëshmia e Hyjit u bë
    plotësisht e besueshme (krh. Ps 93 /92/, 5). Që të mos i mbetej e fshehur as syrit
    të turbullt, në diell Ai e ngrehu Tendën e vet (krh. Ps 19 /18/, 6).
    Ja pra paqja: jo e premtuar, por e dërguar; jo e shtyrë për më vonë, por e
    dhuruar; jo e profetizuar, por e pranishme. Hyji Atë e ka dërguar mbi tokë një
    thes, të themi kështu, plot me mëshirën e tij; një thes që u bë copë e grimë gjatë
    mundimit në mënyrë që të dilte jashtë çmimi i shpërblimit tonë që ishte i
    mbyllur brenda; një thes vërtet i vogël, por i mbushur plot e përplot, nëse na
    është dhënë një Vogëlush (krh. Is 9, 5) në të cilin “banon trupërisht e tërë
    plotësia hyjnore” (Kol 2, 9). Kur erdhi plotësia e kohës, erdhi edhe plotësia e
    hyjnisë.
    Hyji erdhi në trup që t’u zbulohej edhe njerëzve që janë prej mishit, dhe që të
    njihej mirësia e tij duke na u shfaqur në njerëzinë. Pasi që Hyji u shfaq në njeri,
    nuk mund t’i fshihet më mirësia. Ç’provë tjetër të mirësisë së tij mund të jepte,
    përpos të merrte mishin tim? Pikërisht mishin tim, e jo mishin që Adami e
    kishte para mëkatit.
    Asgjë tjetër nuk mund ta shfaqë më mirë mëshirën e tij se sa të merrte ai vetë
    mjerimin tonë. O Zot, e çka është njeriu që të të bjerë ndër mend e të kujdesesh
    për të? (krh. Ps 8, 5; Heb 2, 6). Prej kësaj gjëje le ta dijë njeriu se sa kujdeset
    Hyji për të, dhe le ta dijë se çka mendon dhe ndien në lidhje me të. Mos pyet, o
    njeri, se çfarë vuan ti, por pyet më mirë se çfarë ka vuajtur ai. Duke parë deri ku
    ai arriti për ty, kuptoje se sa i vlefshëm je për të, dhe do të kuptosh mirësinë e tij
    nëpërmjet njerëzisë së tij. Sikurse u bë i vogël me mishërim, kështu u tregua i
    madh në mirësi; dhe sa më shumë që u përul për mua aq më i dashur më është.
    U shfaqën – thotë Apostulli – mirësia dhe njerëzia e Hyjit, Shëlbuesit tonë (krh.
    Tit 3, 4). Vërtet, e madhe është mirësia e Hyjit, Ai e dha një provë të madhe
    mirësie duke bashkuar hyjninë me njerëzinë.

  2. #582
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PAQIA!


    "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!


    Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!


    Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".

  3. #583
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    FEJA

    Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t`u pranuar plotësisht,

    që Krishti Jezus erdhi në botë

    për të shpëtuar mëkatarët,

    ndër të cilët unë jam i pari.

  4. #584
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    FEJA JONË.

    619 «Krishti vdiq në kryq për mëkatet tona
    sikurse e paralajmëroi Shkrimi shenjt» (1 Kor 15, 3).

    620 Shpëtimi ynë e ka burimin te nisma e dashurisë së Zotit për ne,
    sepse « Ai na ka dashur ne,
    dhe e ka dërguar Birin e vet
    si fli pajtuese për mëkatet tona» (1 Gjn 4, 10).
    «Sepse Hyji nëpër Krishtin e pajtoi botën me vetvete» (2 Kor 5, 19).

    621 Jezusi është flijuar lirisht për shpitimin tonë.
    Kësaj dhurate ai i jep kuptim
    dhe e realizon që përpara gjatë Darkës së fundit:
    «Ky është korpi im që flijohet për ju» (Lk 22, 19).

    622 Në këtë qëndron shëlbimi i Krishtit:
    ai «ka ardhur për... të flijuar jetën e vet
    si shpërblim për të gjithë» (Mt 20, 28),
    domethënë për t’i dashur «të vetët deri në pikën e fundit» (Gjn 13, 1),
    që ata «të çlirohen nga» «mënyra e zbrazët e jetës suaj të trashëguar nga etërit» e «tyre» (1 Pjt 1, 18).

    623 Nëpërmjet dëgjesës së vet të dashurisë ndaj Atit
    «deri në vdekjen në kryq» (Fil 2,8),
    Jezusi kryen misionin e vet të faljes së mëkateve ,
    si Shërbëtor vuajtës që shfajëson shumë [njerëz]
    duke marrë mbi vete paudhësitë e tyre .

  5. #585
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    HIRI SHPËTUES I PËREBNDISË


    Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,

    dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës,

    dhe të rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,

  6. #586
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MUND TË JETOJMË ME URTI!



    Hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,


    dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, që të rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,


    duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,


    i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.

  7. #587
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASTERTIA

    Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër,

    por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë;

    madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura.


    Ata pohojnë se njohin Perëndinë,

    po me vepra e mohojnë,

    sepse janë të neveritshëm, të pabindur

    dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.

  8. #588
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    URTIA DHE E DIJA E HYJIT


    O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë!

    Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij

    dhe të pashtershme janë udhët e tij!

    Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?

    Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?``.


    Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!

  9. #589
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    DASHURIA

    Shumë të dashur,

    mos i besoni çdo frymë,

    por i vini në provë frymërat

    për të ditur nëse janë nga Perëndia,

    sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.

  10. #590
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ZOTI ME NE


    Hyji, burimi i paqes, që e nxori lart nga të vdekurit me anë të gjakut të

    Besëlidhjes së amshuar Bariun e madh të deleve, Zotin tonë Jezusin, ju bëN të aftë

    për çdo vepër të mirë që ta kryeni vullnetin e tij! Ai bëN në ne çka Atij i pëlqen,

    nëpër Jezu Krishtin, të cilit i qoftë lavdi në shekuj (të shekujve). Amen.

  11. #591
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm


    Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë,
    sepse ç`të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.

    Sepse ai që mbjell për mish të tij,
    do të korrë nga mishi i tij prishje,
    por ai që mbjell për Frymë,
    do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.

  12. #592
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Le t`u bëjmë të mirën të gjithëve

    Le të mos lodhemi duke bërë të mirën;
    sepse, po të mos lodhemi,
    do të korrim në kohën e vet.

    Prandaj, sa të kemi rast,,
    le t`u bëjmë të mirën të gjithëve,
    por në radhë të parë atyre
    që janë në familjen e besimit.

  13. #593
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ZOTI NA NGUSHËLLON...

    Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht,

    Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi,

    i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin,

    që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia,

    të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.

  14. #594
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PUNA


    Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.

    Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.

    Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar.

    Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.

  15. #595
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Vetëm Ty të lavdërojmë, o Zot.

    Vetëm Ty të lavdërojnë, o Zot, kombet të gjitha.
    Vetëm Ty të madhërjnë së bashku popujt të gjithë!

    Sepse e madhe është dashuria jote ndaj nesh,
    besnikëria jote qëndron për amshim!

  16. #596
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Dashuria nuk i bën keq të afërmit.


    Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin,

    sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.

    Sepse urdhërimet: ``Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo``,

    dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë:

    ``Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!``.

    Dashuria nuk i bën keq të afërmit;

    dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.

  17. #597
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ZEMËRIMI - BUTËSIA


    Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur,

    çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar,

    i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim,

    sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.

    Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie,

    pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju,

    e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.

  18. #598
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    SHPËRBLIMI ME GJAKUN E KRISHTIT.


    Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë

    që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit,

    kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,

    duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari,

    jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,

    por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,

  19. #599
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    ...në mënyrë të denjë për Zotin...


    Kërkojeni që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,

    që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t`i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,

    duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,

    duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.

  20. #600
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    Të veshim armët e dritës.


    Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.

    Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës.

    Le të ecim me ndershmëri, si ditën, jo në orgji dhe në dehje, jo në imoralitet dhe sensualizëm, jo në grindje e në smirë.

    Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t`ia kënaqni lakmitë.

Faqja 30 prej 40 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •