Close
Faqja 29 prej 40 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 580 prej 785
  1. #561
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA E VERTETË:

    NJË NDËRGJEGJË E DREJTË.


    Në një natë të errët,
    nhë një shpellë të errët,
    në një gurrë të errët
    një milingonën e zezë
    Zoti e sheh.

  2. #562
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    Qoftë bekuar Hyji.
    Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
    i cili na bekoi
    me çdo bekim shpirtëror
    në qiell
    në Krishtin.

  3. #563
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    e vërteta

    Ai që gëzohet për vendimin e mirë
    nuk do të ketë frikë vendimin e dënimit.
    Kjo është drejtësia, kjo është e vërteta.

    Apo ndoshta, pse ti je i padrejtë,
    gjykatësi nuk do të jetë i drejtë?
    Apo ndoshta pseti je gënjeshtar,
    e vërteta nuk do ta thotë atë që është e vërtetë?
    Por nëse dëshiron tatakosh gjykatësin e mëshirshëm
    ji ti i mëshirshëm para se ai të arrijë.
    Fal nëse ndokush të ka fyer,
    hiqe atë që ke tepër.

  4. #564
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    e drejta e njeriut

    Doja të jetoj,
    më keni vrarë.

    Vëllëzerit e mi dëshirojnë paqem dhe gëzim,
    por jetojnë të tmërruar në trishtim!

    Shpartalloji, o Zot, ata që e duan luftën!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 15-11-2015 më 03:58

  5. #565
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    HYJI I MËSHIRSHËM,

    BESIMTARË TË MËSHIRSHËM!


    Këto janë dhuratat më të pëlqyera për Hyjin:
    mëshira, përvujtëria, rrëfimi, paqja, dashuria.
    Janë këto gjërat që duhet t’i bartim me vete
    dhe atëherë do të presim me siguri ardhjen e gjykatësit
    i cili “Do ta gjykojë botën me drejtësi,
    do t’i gjykojë popujt me të vërtetën e tij”.

  6. #566
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    FUTE SHPATËNN TËNDE NË MILL,

    SEPSE TË GJITHË ATA QË RROKIN SHPATËN

    PREJ SHPATËS DO TË VDESIN


    (Jezusi)

  7. #567
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    mëshira.

    lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirën.
    Jini të mëshirshëm pra, si edhe Ati juaj
    është i mëshirshëm!

  8. #568
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    Por, vaj për ju, o pasanikë,
    sepse e keni ngushëllimin tuaj!
    Vaj për ju që tani jeni të ngopur,
    sepse do të pësoni uri!
    Vaj për ju që tani qeshni,
    sepse do të vajtoni e do të qani!
    Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t’ju lëvdojnë,
    sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!”

  9. #569
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    TË PASURIT?

    Mbretëria u përket të varfërve dhe të vegjëlve,
    domethënë atyre që kanë pritur me një zemër të përvujtë.
    Jezusi është dërguar për «t’u kumtuar të vobektëve Ungjillin» (Lk 4, 18) .
    I shpall ata të lumë, sepse «e tyre është Mbretëria e qiejve» (Mt 5, 3);
    «të vegjëlve» Ati është denjuar t’u zbulojë
    atë që mbetet e fshehtë për të diturit dhe të urtit .
    Jezusi bën jetë të përbashkët me të varfrit,
    që nga grazhdi deri në kryq;
    njeh urinë , etjen , dhe skamjen .
    Për më tepër arrin të njëjtësohet (të identifikohet)
    me çdo lloj të varfërish
    dhe e bën dashurinë vepruese ndaj tyre
    si kusht për të hyrë në Mbretërinë e tij .

  10. #570
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    “Ishte një njeri i pasur që vishej me cohë të kuqe e me pëlhurë të çmueshme dhe gostitej shkëlqyeshëm si një ditë përditë.
    Kurse para derës së tij rrinte një skamnor, plot çibana, që quhej Lazër
    e dëshironte të ngihej me dromcat që binin nga tryeza e pasanikut. Madje edhe qentë vinin e ia lëpinin varrët.
    Vdiq skamnori e engjëjt e çuan në prehër të Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
    Në ferr, ndër mundime të mëdha, çoi sytë e pa prej së largu Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij
    e bërtiti: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua e dërgoje Lazrin ta lagë majën e gishtit të vet në ujë
    e të ma flladisë gjuhën se po mundohem për së tepërmi në këtë flakë.’
    Abrahami iu përgjigj: ‘Mos harro, o bir, se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate,
    ndërsa Lazri të këqijat; tashti, ky këtu gëzon e ti vuan.
    Por, për më tepër, ndërmjet nesh e jush është një humnerë e madhe,
    kështu që, edhe ata që do të donin të kalojnë prej këndej te ju, nuk munden,
    po ashtu edhe prej andej të kalojë këndej, s’mundet askush!’
    Pasaniku vazhdoi: ‘Atëherë, po të lutem, o atë, çoje Lazrin në shtëpinë e tim eti,
    se i kam pesë vëllezër e le t’i qortojë seriozisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh.’
    Abrahami iu përgjigj: ‘Kanë Moisiun e profetët, le t’i dëgjojnë ata!’
    Pasaniku i tha: ‘Jo, o atë Abraham, por nëse shkon ndokush prej të vdekurish tek ata, veç atëherë do të kthehen!’
    Iu përgjigj: ‘Nëse, vërtet, nuk e dëgjojnë Moisiun e profetët,
    nuk do t’u mbushet mendja edhe nëse ndokush ngjallet prej të vdekurish. ’“
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 21-11-2015 më 05:53

  11. #571
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA.

    Vërtet, ata që janë të prirur drejt gjërave qiellore dhe jo drejt atyre të tokës
    dhe nuk shkojnë drejt gjërave të shkatërrueshme,
    por drjtë të mirave të amshuara,
    kanë vënë pasurinë e tyre të pashkatërrueshme
    në atë të mirën për të cilin flet profeti:
    Pasuri shpëtimprurëse është urtia e dija,
    visari i tij është frika e Zotit".
    Përmes ketyre të mirave me ndihmën e hirit të Zotit,
    edhe të mira tokëxsore shnderrohen në të mira qiellore.
    Janë shumë ata që shërbehenn me pasuri,
    porsi mjete përmes së cilave ushtrojnë mëshiren.

  12. #572
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    Kur, për të mbajtur të varfërit, japim nga ajo që na tepron,
    bashkojmë për vete pasuri që nuk humbet ,
    sepse ajo që dhurojmë për të varfërit,
    nuk ka mundeësi të humbasë më.

  13. #573
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    Ku e latë, tani ju, o pasanikë!
    Qani dhe vajtoni për të këqijat që do të vijnë mbi ju!
    Pasuria juaj u kalb dhe petkat tuaja i brejti tenja.

    Ari dhe argjendi juaj u ndryshk
    dhe ndryshku i tyre do të bëhet dëshmi kundër jush
    dhe do ta hajë trupin tuaj porsi zjarri!
    Keni mbledhur visare për ditët e fundit!

    Ja! Paga që u hëngrët punëtorëve
    që u korrën arat, bërtet dhe
    – ofshama e korrëtarëve arriti në veshët e Zotërisë së Ushtrive!

    Jetuat mbi tokë plot luks dhe u këndedhët në ëndje të ulëta,
    i ushqyet zemrat tuaja për ditën e therjes!

    E dënuat, e vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshton.

  14. #574
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    NJË QENDRIM PROFETIK MBI KOHËN TONË.

    JINI TË MENÇUR PORSI GJARPËRINJTË,

    DHE TË THJESHTË PORSI PËLLUMBAT (JEZUSI).


    Kërko urtinë e gjarpërit, që të mos marresh plagë vdekjeprurëse
    dhe thjestësinë e pëllumbit që të mos hakmarresh
    kundër atij që të lëndon dhe të mos i largosh me hakmarrje
    ata që të ngrenë kurth.
    ASGJË NUK SHËRBEN MATURIA PA THJESTËSI.
    Askush të mos mendojë se këto urdhra nuk mund të vihen në vepër.
    Krishti e njeh më mirë se çdo njeri tjetër natyrën e gjërave.
    E di mirë se DHUNA NUK NDALOHET ME DHUNË,
    POR ME ZEMËRBUTËSI
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 26-11-2015 më 03:20

  15. #575
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    Dashuria për të varfrit është me siguri
    «e papajtueshme me dashurinë e tepruar për pasuritë
    apo me përdorimin e tyre egoist» (krh. Jak 5, 1-6).

  16. #576
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    PASURIA

    Kur ju shihni dike që behet i pasur duke vepruar padrejtësisht
    Dhe pastaj duke jetuar në mbarësi
    Trishtoheni dhe çani për të.
    Sepse kjo pasuri bën dënimin e tij më të madh.
    Ajo që ai grumbullon, është e humbur
    Dhe ajo që ai shkapërdherdh, rri.
    Askush nuk mund ta shpëtojë prej dorës së Hyjit.

  17. #577
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    VLERA E PERSONIT.

    Cdo person qe e takon e me te cilen ti flet
    eshte duke luftuar kunder nje veshtirsje
    qe ti nuk e njeh.
    Prandaj respektoje ate, ji i mire me te.

  18. #578
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MËSHIRA

    Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot,
    i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
    Zoti është i mirë me të gjithë
    dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.
    ZOTI MË DO SHUMË MUA,
    ZOTI TË DO SHUMË TY!

  19. #579
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MËSHIRA

    Mos kijni frikë
    të jeni të mëshirshëm!


    FRANÇESAKU

  20. #580
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Një mesazh i qenësishëm

    MËSHIRA


    Françesku: Zoti do mëshirë, jo shërbëtorë të ashpërsisë

Faqja 29 prej 40 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •