Close
Faqja 24 prej 40 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 480 prej 785
  1. #461
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Fort të dashur! Mos iu çuditni zjarrit të salvimit
    që është ndezur në mesin tuaj
    për t’iu vënë në provë,
    thua se po ju ndodh diçka e jashtëzakonshem,
    por, përkundrazi, gëzohuni
    si pjesëtarë të mundimeve të Krishtit
    që edhe në Ditën e Zbulesës së lavdisë së tij
    të mund të galdoni me hare.

    1 Pt, 4,12v.

    Torrkerry

  2. #462
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Të lumët ju në qoftë se ju fyejnë për shkak të Emrit të Krishtit,
    sepse Shpirti i Lavdisë, i Hyjit, pushon në ju.



    1 Pt, 4,14.

    Torrkerry

  3. #463
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Por vëriani mendjen
    që asgjë ndër ju të mos vuajë
    o si vrastar, o si vjedhës,
    o si keqbërës ose edhe vetëm si njeri
    që përzihet në punët e huaja;
    por, nëse vuan si i krishterë,
    kurrsesi të mos ketë turp,
    por ta lavdërojë Hyjin për shkak të këtij Emri.

    1Pt, 4,15-16.

    Torrkerry

  4. #464
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    "Në qoftë se i drejti mezi shëlbohet,
    po çka do të ndodhë me të mbrapshtin e me mëkatarin?".
    Këndej, edhe ata që pësojnë sipas vullnetit të Hyjit,
    me vepra të mira
    le t’ia porosisin shpirtrat e vet Krijuesit besnik.

    1 Pt, 4,18v.

    Torrkerry

  5. #465
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Ruajeni grigjën e Hyjit që ju është lënë në kujdes,
    mbikëqyreni jo përdhuni, por vullnetarisht,
    si do Hyji;
    jo për hir të fitesës së ndytë,
    por me shpirt gatishmërie,
    jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar,
    por si shembull i grigjës.
    E kur të shfaqet Kryebariu,
    do të merrni kurorën e lavdisë,
    që kurrë nuk vyshket.

    1 Pt, 5,2-4.


    Torrkerry

  6. #466
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Gjithashtu edhe ju të rinj,
    dëgjojini eprorët.
    Dhe të gjithë së bashku,
    në marrëdhënie me njëri-tjetrin,
    vishuni me përvujtëri,
    sepse: "Hyji u kundërshton madhështorëve,
    kurse të përvuajturve u jep hirin".


    1Pt, 5,5.

    Torrkerry

  7. #467
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Përkundrazi, pra, nën të pushtetshmen dorën e Hyjit,
    që në kohën e duhur t’iu lartësojë,
    lërini në dorën e tij të gjitha kujdeset tuaja,
    sepse Ai kujdeset për ju!

    1 Pt, 5,6-7.

    Torrkerry

  8. #468
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Jini të përkormë dhe rrini zgjuar! Armiku juaj, djalli,
    porsi luan ulëritës, endet këndej dhe andej
    duke kërkuar (kë) të përpijë.

    1 Pt, 5,8.


    Torrkerry

  9. #469
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Të fortë në fe kundërshtoni
    duke e ditur se po të njëjtat vuajtje
    i pësojnë vëllezërit tuaj në fe
    të shpërndarë nëpër botë.

    1 Pt 5,9.

    Torrkerry

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Pergezime per gjithcka qe shkruan.

    > Uroj qe njerezit te perfitojne sa me shume nga urtesia qe gjendet ne fjalet e postuara.
    > Kam kuptuar qe je nje njeri qe ka Zotin prane. Nese mundesh beje nje lutje per mua.
    La verita' ti rendera' libero!

  11. #471
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Pergezime per gjithcka qe shkruan.

    > Uroj qe njerezit te perfitojne sa me shume nga urtesia qe gjendet ne fjalet e postuara.
    > Kam kuptuar qe je nje njeri qe ka Zotin prane. Nese mundesh beje nje lutje per mua.

    Vëlla i dashur,
    do të lutem për ty çdo ditë.
    Lutu edhe ti për mua dhe për familjen time.
    Zoti të bekoftë.

    Torrkerry

  12. #472
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Hyji, burimi i çdo hiri,
    i cili ju grishi në lumturinë e vet të amshur
    në Jezu Krishtin.
    Ai, pasi të vuani për pak kohë,
    do t’iu përsosë,
    do t’iu përforcojë,
    do t’iu japë fuqi
    dhe do t’iu bëjë të patrandshëm.

    1 Pt. 5,10.

    Torrkerry

  13. #473
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Iu përkujtoj dhe t’iu dëshmoj
    se ky (Jezu Krishti) është hiri i vërtetë i Hyjit.
    Qëndroni në të!
    Ai sundoftë në shekuj të shekujve. Amen!

    1 Pt 5,12 dhe 11.

    Torrkerry

  14. #474
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Paçi hir dhe paqe të plotë
    me anë të njohjes së Hyjit
    dhe të Jezusit, Zotit tonë.

    2 Pt,1,2.

    Torrkerry

  15. #475
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Vërtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithçka na nevojitet për jetë
    dhe për përshpirtëri me anë të njohjes së Atij
    që na grishi në saje të lavdisë dhe të forcës së vet.

    1 Pt,1,3.

    Torrkerry.

  16. #476
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Bashkë me to na u dhuruan premtimet më të çmueshme
    dhe më të mëdha që me anë të tyre
    të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore
    duke i shpëtuar prishjes
    që është në botë për shkak të lakmimit.

    2 Pt 1,4.

    Torrkerry

  17. #477
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN.

    Përqendroni të gjitha forcat tuaja
    që t’ia shtoni fesë virytin, virtytit dijen,
    dijes përkormërinë, përkormërisë qëndresën,
    qëndresës përshpirtërinë,
    përshpirtërisë dashurinë vëllazërore,
    dashurisë vëllazërore dashurinë
    që përfshin gjithkënd.

    2 Pt 1,5-7.

    Torrkerry

  18. #478
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN.

    Sepse këto cilësi(virtyt, fe, dije, përkormëri, qëndresë, përshpirtëri, dashuri...)
    nëse i keni dhe nëse përparoni në to,
    nuk ju lënë të papunë as të pafrytë në njohjen e Zotit tonë Jezu Krishtit.

    2 Pt 1,8.

    Torrkerry

  19. #479
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SA E BUKUR ËSHTË BOTA,
    SA I MADHE ËSHTË HYJI.


    Në fillim të ndjenjës fetare
    nuk është frika,
    por habitja!

    Torrkerry

  20. #480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN.

    Ai që nuk i ka këto virtyte,
    është i verbër, dritëshkurtër;
    ka harruar se u pastrua
    prej mëkateve të veta të mëparshme.

    2 Pt 1,9.

    Torrkerry

Faqja 24 prej 40 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •