Close
Faqja 23 prej 40 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 460 prej 785
  1. #441
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Porsi njerëz të lirë
    - por jo si ata që lirinë e kanë si mbulesë të veprave të këqija,
    por si shërbëtorë të Hyjit -
    nderojeni çdokënd,
    duajeni vëllazërinë,
    duajeni Hyjin,
    nderojeni mbretin!

    1 Pt, 2,16-17.

    Torrkerry

  2. #442
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:


    Mundohuni të stolisni zemrën
    me shpirt bukurie të pakalueshme,
    të butë e të ëmbël,
    që është e çmueshme para Hyjit.

    1 Pt, 3,4.

    Torrkerry

  3. #443
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Më në fund, jini të gjithë një mendimi,
    të dhimbshëm, plot dashuri vëllazërore,
    të mëshirshëm, të përvuajtur.

    1 Pt, 3,8.

    Torrkerry

  4. #444
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Mos e ktheni të keqen me të keqe,
    as fyerjen me fyerje!
    Por përkundrazi, bekoni,
    sepse për këtë edhe u grishët:
    që të trashëgoni bekimin.

    1 Pt 3,9.

    Torrkerry

  5. #445
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    E njëmend, kush dëshiron ta dojë jetën
    dhe të shohë ditë të mira,
    le ta ruajë gjuhën nga e keqja
    dhe buzët nga fjalët gënjyese,
    t’i ikë të keqes e të bëjë të mirën,
    ta kërkojë paqen e të shkojë pas saj.

    1 Pt, 3,10-11.

    Torrkerry

  6. #446
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Sepse: "Sytë e Zotit priren mbi të drejtët
    dhe veshët e tij dëgjojnë
    me vëmendje lutjet e tyre,
    kurse fytyra e Zotit sillet
    kundër atyre që bëjnë të keqen".


    1 Pt, 3,12.

    Torrkerry

  7. #447
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Kush do t’iu bëjë keq
    nëse do të jeni të zellshëm
    të bëni të mirën?

    1 Pt, 3,13.

    Torrkerry

  8. #448
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Nëse ndoshta do t’iu duhet të vuani
    për shkak të drejtësisë, të lumët ju!
    Frikësimin e tyre aspak mos e druani as mos u trazoni.

    1 Pt, 3.14.

    Torrkerry

  9. #449
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Adhuroni në shenjtëri në zemrat tuaja Krishtin Zot!
    Jini gjithmonë të gatshëm
    t’i jepni përgjegje gjithsecilit
    që prej jush kërkon arsyen
    e shpresës që është në ju.

    1 Pt, 3,15.

    Torrkerry

  10. #450
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Me butësi dhe me nderimin e duhur,
    me ndërgjegje të mirë,
    në mënyrë që ata, që flasin keq
    për jetën tuaj në Krishtin,
    pikërisht në atë pikë,
    në të cilën juve ju shpifen,
    të mbesin të turpëruar.

    1 Pt, 3,16.

    Torrkerry

  11. #451
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Përnjëmend është më mirë të hiqni keq
    - nëse është vullneti i Hyjit -
    duke bërë mirë se duke bërë keq.

    1 Pt, 3,17.

    Torrkerry

  12. #452
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    E njëmend edhe Krishti një herë vdiq për mëkate (tona),
    i Drejti për të padrejtët që t’iu shpiente te Hyji
    - njëmend i vrarë në trup, por i ngjallur me anë të Shpirtit.

    1 Pt, 3,18.

    Torrkerry

  13. #453
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Pasi Krishti pësoi në trup,
    edhe ju armatosuni me të njëjtën bindje:
    kush ka vuajtur në trup është ndarë plotësisht nga mëkati -
    që ta kaloi këtë pjesë të jetës tokësore që ju mbetet,
    jo më sipas parimeve të prirjeve njerëzore,
    por sipas vullnetit të Hyjit.

    1 Pt, 4,1v.

    Torrkerry

  14. #454
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    JEZUSI THA:

    “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni!
    Mos dënoni e nuk do të dënoheni!
    Falni e do të gjeni falje!".

    Lk 6,32.

    Torrkerry

  15. #455
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    ...Që ta kaloni këtë pjesë të jetës tokësore
    që ju mbetet,
    jo më sipas parimeve të prirjeve njerëzore,
    por sipas vullnetit të Hyjit.

    1 Pt, 4,2.

    Torrkerry

  16. #456
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:


    Sepse, është mjaft që në kohën e shkuar.
    e kryet vullnetin e paganëve
    duke jetuar në fëlligështi,
    në dëshirime të ulëta,
    në zdërhallje, në pije,
    në punë të pahijshme,
    në adhurim të palejueshëm të idhujve.

    1 Pt, 4,3.

    Torrkerry

  17. #457
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Para së gjithash kini dashuri të vazhdueshme për njëri-tjetrin,
    sepse: "Dashuria mbulon një shumicë mëkatesh".

    1 Pt, 4,8.

    Torrkerry

  18. #458
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Jini mikpritës pa murmurima kundrejt shoqi-shoqit.

    1 Pt, 4,9.

    Torrkerry

  19. #459
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Shërbejini njëri-tjetrit, secili sipas dhuratës që keni marrë: si mbarështues të mirë të hirit të shumëllojshëm të Hyjit.

    1 Pt, 4,10.

    Torrkerry

  20. #460
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHËN PJETRI SHKRUAN:

    Kush flet, le të flasë për të shpallur fjalën e Hyjit.
    Nëse ndokush ka dhuratën e shërimit,
    le ta bëjë me fuqinë që i jep Hyji,
    që në gjithçka t’i jepet lavdi Hyjit nëpër Jezu Krishtin,
    të cilit i qoftë lavdi e pushteti në shekuj të shekujve. Amen.

    1Pt, 4,11.

    Torrkerry

Faqja 23 prej 40 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  2. Mesazh rinisë muslimane në botë‏ !
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •