Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Münster Lexo Postimin
    Or Armend djali, a ja u ke matt ti Shkupjanve se sa te trash e kan a???? e sa per akcionin ne Shkup ka ne thojn pa hanger hudra nuk te vjen era,edhe aj ka hanger dikun e per ate vetem e kan burgos e nuk e kan mar ne qaf krejt Hasan Begun sikur nje vjet ma par Brodecin .
    Cdo njeri i ka meritat e luftes,por pas luftes a kjo i ka 7 vjet askush nuk ka te drejt te bej cmos ne emer te UCK.
    Ne duhet te behemi korekt e ta pastrojm oborin tan me par e pastaj ta shohim tjetrin OK.
    Shkupjanalikat ma kan mat mu
    Ketu kan te bejn me nje person publik!!!
    Nese ty te duket vetja se je aq BDI edhe se BDI nuk do ta bente nje aksion policor njejt si u be ne Brodec provo ti me nje grup njerzish armatosuni edhe dilni ne mal po pastaj do te shofim se cfar do te ndodh OK!
    Edhe ato Kosovaret edhe ato te Shqipris krejt qe kan qen en Brodec te gjithve ju ka ardhe era hudra! nese nuk me beson do te hap dosje per secilin gjitha krimet qe i kan ber.
    Me vjen keq per fshatin Brodec dhe per qytetaret atje qe ishin viktim e keti rasti qe ishte krejt per perfitme te dikujt tjeter politikisht.
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MPB deklarohet për arrestimet në Shkup

    Ministria e Brendshme në një konferencë për media sqaroi operacionin dhe arrestimet e sotme të dy ish-pjestarëve të UÇK-së.

    Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski deklaroi se dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë në arrati, të cilët siç tha ai dyshohen për vrasjen e pjestarit të forcave speciale maqedonase në janar të këtij viti në lagjen Autokomandë të Shkupit.

    “Sipas të dhënave deri tani të dokumentuara në këtë grup bëjnë pjesë katër persona. Dy prej tyre janë ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë në arrati”, theksoi zëdhënësi Kotevski.

    Sipas Ministrisë së Brendshme, në këtë aksion dyshohet edhe Harun Aliu, ish-komandanti i UÇK-së i njohur me si “Kushtrimi” dhe aktualisht kryetar i partisë Alternativa Kombëtare (AK) me seli në Shkup. Sipas MPB, Aliu gjendet në arrati, ndërsa mbrëmë është bastisur shtëpia e tij në lagjen Hasabeg të Shkupit.

    Zëdhënësi Ivo Kotevski deklaroi se pardje është arrestuar Ismail Etemi (25) në lagjen e Topanës në Shkup, për të cilin poashtu thuhet se është pjesë e këtij grupi. Ai bëri të ditur se në shtëpinë e të arrestuar është gjetur një arsenal i madh armësh dhe municion.

    MPB njoftoi se i arrestuarit Miftar Islami, ish-komandant Tali pas marrjes në pyetje është lënë i lirë dhe nuk është ngritur aktpadi penale.


    Ish-pjestari i UÇK-së, Bekim Dardhishta vazhon të mbahet nën arrest, derisa familjarë të tij kanë bllokuar selinë e BDI-së në Shkup dhe konsiderojnë se i afërmi i tyre është i pafajshëm. Ata kërkojnë lirimin e të afërmit të tyre dhe prononcimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me këto arrestime.

    Ndaj të gjithë të arrestuarve, Ministria e Brendshme bëri të ditur se ka ngritur aktpadi penale për bashkëveprim në vrasje.

    Mediat maqedonase duke u thirrur në burime policore bëjnë të ditur se vrasja e policit maqedonas në lagjen Autokomandë gjatë janarit të këtij viti, ishte siç nënvizohet hakmarrje për operacionin policor të Brodecit, të ndërmarrë më 7 nëntor të vitit të kaluar.

    Në sulmin ndaj patrullës të njësitit special “Tigrat”, një polic humbi jetën ndërsa dy të tjerë u lënduan. Policia disa muaj më vonë vrau Naser Nebiun (31) nga Haraçina, me dyshimin se ai ishte i involvuar në vrasjen e policit. Sipas Ministrisë së Brendshme, 31 vjeçari Nebiu u vra deri sa i është kundërpërgjigjur me armë policisë. (INA)


    15:30 - Gjatë një aksioni policor mbrëmë në Shkup janë arrestuar Miftar Islami- Tali dhe Bekim Dardhishta, ish-komandantë të UÇK-së.

    Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje për këto arrestime, që siç bëhet e ditur janë pjesë e një aksioni të gjërë. Ndërkohë, familjarë të Miftar Islamit, ish-komandant Talit theksuan se ai ishte arrestuar mbrëmë në afërsi të shtëpisë së tij dhe që më pas e tërë shtëpia është bastisur.

    “Ka pasur bastisje në shtëpi nga forca të shumta të policisë, që ndërhynë pa paralajmërim. Nga kjo është shqetësuar edhe fëmijët e vegjël të kësaj familje”, theksoi një familjar i Miftar Islamit për agjencinë e lajmeve INA.

    Po ashtu bëhet e ditur në shtëpinë e Miftar Islamit, policia nuk kanë gjetur asgjë. Miftar Islami menjëherë pas konfliktit të vitit 2001 i është kthyer jetës normale dhe familjare.

    Familjarët e Bekim Dardhishtës gjithashtu theksuan se janë të shqetësuar nga ndërhyrja e policisë. “Policia hyri, kërkoi armë dhe gjeti vetëm një pushkë ajrore, një karikator të pistoletës dhe fotografi të luftës. Nuk e dimë përse është arrestuar”, theksoi Nezir Dardhishta.

    Pjesëtarët e dy familjeve njoftojnë se kanë informuar edhe partinë shqiptare në pushtet Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila ende nuk ka dhënë ndonjë reagim publik.

    (INA)
    Sui generis

  3. #13
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Turpi Mbi Turpet Qe Behen Ne Kohen E Bdi-s, Azgje Per Shqiptaret Nuk Eshte Duke U Bere Pervec Arestimeve, Ngre Koken O Ali Ameti Se Din Me Rah Gjoks Kam Fituar Shumicen Shqiptare, Piskatshe Si Cura Kur Duhej Me Hij Ne Qeveri E Tash Shuan E Ke Fut Koken Nen Dimija Te Grave,,,dil Ne Opinion E Spjego A Eke Mareveshje Me Gruevskin Per Arstime Te Shqiptareve Qe Dikur Luftuan Qe Ti Sot Te Jesh Ne Kolltuak,,turp Nga Gjith Ata Votues,,do Te Denoj Historia Ore Mekater, I Paditur E Xhahil
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Munster

    Citim Postuar më parë nga Münster Lexo Postimin
    Or Armend djali, a ja u ke matt ti Shkupjanve se sa te trash e kan a???? e sa per akcionin ne Shkup ka ne thojn pa hanger hudra nuk te vjen era,edhe aj ka hanger dikun e per ate vetem e kan burgos e nuk e kan mar ne qaf krejt Hasan Begun sikur nje vjet ma par Brodecin .
    Cdo njeri i ka meritat e luftes,por pas luftes a kjo i ka 7 vjet askush nuk ka te drejt te bej cmos ne emer te UCK.
    Ne duhet te behemi korekt e ta pastrojm oborin tan me par e pastaj ta shohim tjetrin OK.
    MUNSTER si the te lutem ky paka hanger hudra aha sa interesant si pas aktakuzez ky paska vra nje komandant te policis famkeqe maqedone e siaps teje qenka shummmmmmm keq apo e more bal ti qenke mbrapa shum
    kto arrestime behen me qellim o zotri aj juve nuk ju arreston por kokat e rrezistences e pastaj te vjen rrradha e dhe ty si indivit por qellimi edht ta pastrojn terenin nga ish ushtaret e UQK-S se ata jan tmerri armikut ata jan vdekja e slavomaqedonasve e ti mos ja fut kot
    edhe qe un nuk besoj qe ich komandanti i uqks ga ber ndonje krim kur sesi
    sot pash ne lajmet e alsat .m se disa ish ushtar te uqks kan hyr ne selin e pdi=s dhe ata nuk duhet te largohen nga aty deri te ipet nje sqarim
    por edhe popullata duhet tu dal ne ndihm atyre se te jeni te bindur edhe ju dotu vi rradha per ket nuk dote vonoj shum

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    para nje viti ne fshatin bordec aty ishin njerz qe ju qe dyshoni se ishin bandit ekeni shum gabim dote dal e verteta ne drit ata kan qen ish pjestar te 3 lufrave ne trojet shqiptare por ja qe ne kosove dhe ne maqedoni njerzit ne pushtet jan te shitur ata ishin te arrestuar ne kosov nga unmiku per gjoja terrorrizem ahah
    kunder serbve pra menje fjal kan qen patriot ata e donin qshtjen kombetare kush shpik gjera tjera esht sherbetor i armikut mos degjoni fjal te kafeneve se nuk jan te verteta ta ishin luftetar te qwashtjes shqiptare

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    harun aliu duhet te mbrohet me gjdo kusht at duhet ta mbron popullata shqiptare ishte komandant dhe patriot

    ME RRESPEKT BENI PRISHTIN

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shkupjykata shpallë masë paraburgimi për të arrestuarit

    08/11/2008



    Gjykata Hetuese e Shkupit shpalli masë paraburgimi ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e një polici maqedonas në janar të këtij viti, ndë është lënë i lirë Miftar Islami, ish-komandanti Tali i UÇK-së, për shkak të mungesës së provave.


    Derisa ka zgjatur marrja në pyetje e personave të arrestuar Miftar Islami dhe Bekim Dardhishta, para gjykatës është zhvilluar një protestë e familjarëve të tyre.

    Gjykatësi hetues në Gjykatën Themelore të Shkupit pas disa orëve të marrjes në pyetje ka shpallur masë paraburgimi: Harun Aliu, ish-komandant “Kushtrimi” i UÇK-së, që gjendet në arrati, Bekim Dardhishta, Ismail Etemi dhe një person tjetër identeti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe policia është në kërkim të tij.


    Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski deklaroi se personat e ndaluar dyshohen për vrasjen e një pjestari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të këtij viti në lagjen Autokomandë të Shkupit.


    “Sipas të dhënave deri tani të dokumentuara në këtë grup bëjnë pjesë katër persona. Dy prej tyre janë ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë në arrati”, theksoi zëdhënësi Kotevski.


    Ministria e Brendshme si udhëheqës të grupit e ka cilësuar Harun Aliun, ish-komandanti i UÇK-së i njohur si “Kushtrimi” dhe aktualisht kryetar i partisë Alternativa Kombëtare (AK) me seli në Shkup. Sipas MPB, Aliu gjendet në arrati, ndërsa mbrëmë është bastisur shtëpia e tij në lagjen Hasabeg të Shkupit.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #18
    Nesër, dikush nga BDI-ja, ta zëmë Teuta Arifi do të tregon para gazetarëve se me kend jane takuar miinistrat e tyre gjatë kësaj jave dhe me kend kanë biseduar për integrime euro atlantike dhe për çështjen e emrit. Do ta mbyll me fjalët: koalicioni qeveritar po funksionon shumë mirë....

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ev shqiptar bre po te shtypyr kishim qen shqiptaret e maqedonis punojn per integrimin e maqedonis ne europ sa tragjedi ajo vret burgos e shqiptaret e ndertojn shtetin maqedon a kan ndergjegjje kta shqiptar po skan ndjenja shqiptare

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Pse a ka dikush qe mendon se koalicioni qeveritar nuk funksionon mire... a ka pas ndonji mosmarveshje ndonjiher.. asnjiher, pikat per te cilat jane mare vesht i kan realizuar.. edhe... kjo eshte pra politika DUi-t.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •