Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    “Hipoteka“ , një tjetër punonjës në hetim

    “Hipoteka“ , një tjetër punonjës në hetim



    Rezart Skrapari, i arrestuar

    Enkeleda ARAPI

    DURRES – Një tjetër punonjës i Hipotekës, nën hetim për skandalin e pronave. Burime nga prokuroria e Durrësit bëjnë të ditur për gazetën se bashkangjitur me dosjet e Alush Xhihanit, Rezart Skraparit dhe dy kunetërve të tyre ka dalë dhe një emër i ri, ai i Tomor Kukumanit. Ky i fundit akuzohet për të njëjtën vepër penale si të lartpërmendurit, të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve. Alush Xhihani, ish regjistrues është shpallur në kërkim, ndërsa janë arrestuar Rezart Skrapari, dhe dy kunetërit e tyre Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi.
    Hetimi
    Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se në fillim dosja e Kukumanit, ishte e lidhur me dosjen e Vasil Hilës. Por pas shumë hetimeve dhe dëshmive të ndryshme, u zbulua se Kukumani kishte kryer një komplot bashkë me katër personat e tjerë të implikuar në skandalin e Hipotekës. Të njëjtat burime pohojnë se Kukumani, i ndihmuar nga dy ish-punonjësit e hipotekës, Alush Xhihani dhe Rezart Skrapari, kishte marrë nën pronësi 80 mijë metra katrorë tokë truall. Mësohet se në fakt i takonte vetëm gjysma e kësaj sipërfaqeje. Kjo tokë është e ndarë në zona të ndryshme të qytetit, kryesisht në plazh dhe Durrës. Dosjet për skandalin e Hipoptekës, janë gati për në gjykatë.
    Dosjet
    Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se është zbardhur çështja e dy punonjësve të hipotekës, të cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Të njëtat burime pohojnë se denoncimi i qytetarit, Naim Matlia, në polici bëri që të hetohen tre punonjësve të Hipotekës, Stela Zeqja, Dhurata Gjoka dhe Bashkim Seferi. Bashkëpunimi i Matlisë me hetuesinë bëri të mundur edhe zbulimin e skandalit. Sipas prokurorisë, Naimi ka kontaktuar me punonjësit dhe ka kërkuar përfundimin e procedurave të dokumentacionit. Në atë kohë Bashkim Seferi ka komunikuar me Naimin, duke i thënë që me përfundimin e kësaj dosje do të merret juristja Stela Zeqja, të cilën dhe ia ka perzantuar Naimit. Në takimin që pati me Stelën, Naimi i ka dhënë asaj bashkë me dosjen edhe një kartëmonedhë 5.000 lekëshe.
    Kapja ne flagrancë
    Stela Zeqja, punonjësja e hipotekës, pasi ka marrë dokumentet bashkë me lekët, ka shkuar për të pirë një kafe në lokalin aty afër. Në atë kohë kanë ndërhyrë forcat e policisë ku i kanë sekuestruar dokumentet dhe paratë. Më pas Policia Gjyqësore në kushtet e flagrancës ka ushtruar kontroll në ambientet e punës dhe të shtëpisë e Bashkim Seferit dhe Stela Zeqja. Dhe u janë gjetur dhe sekuestruar një sërë dokumentesh të zyrës hipotekare që i përkasin shtetasve të ndryshëm. Në shtëpinë e Bashkim Seferit u gjet një armë brezi e tipit “Valter” dhe shatë copë fishekë, e cila ishte me leje, por jo në gjendje të mirë teknike, po kështu dhe dokumente hipotekare të përpiluara nga i pandehuri Bashkim Seferi dhe topografi Vaid Bleta. Ndërsa në banesën e Stela Zeqjas u sekuestruan një sërë dokumentesh hipotekare. Për punonjësen Dhurata Gjoka nuk u gjet dhe vërtetua asnjë nga provat që e dënonin për veprën penale.

    T hetuar

    1 - Alush Xhihani, ish-kryeregjistrues, në kërkim
    2 - Rezart Skrapari, ish-regjistrues, i arrestuar
    3 - Ilir Vogli, kunat i Xhihanit, i arrestuar
    4 – Ardian Lloshi, i arrestuar, kunati i Skraparit
    5 – Vasil Hila, ish-drejtor
    5 – Bashkim Seferi, ish-specialist hartograf
    6 - Stela Zeqo, ish-juriste


    Berisha duhet te godas pa meshir

    Njerez te korruptuat qe nuk kane te ngopur me para.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga oliver55 : 07-11-2008 më 05:41
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •