ckemi o shqipetar te shqiperis roft shqiperia e BASHKUAR DHE GJITH SHQIPETAREVE KUDO QE JAN I UROJ FAT
ckemi o shqipetar te shqiperis roft shqiperia e BASHKUAR DHE GJITH SHQIPETAREVE KUDO QE JAN I UROJ FAT
çamria :)
Ca pleq me thinja te bardha e mendje ne koke thane
ky vend ka zemer te hidheruar shpirt te coptuar dhe para te bekuar
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Well... we certainly don`t expect anything better to come out of peoples drowned in pessimism...Nevertheless one must find him/herself and have individual initiative...Nothing comes easy and life reserves plenty of hurdles..but you have to keep punching through...no matter how hard it seems or it may get...I admitt that my delusions surrounding the west.. stemmed from the italian tv shows and ironically inspired the culture of crime in our "gone bad" generation...I haven`t lost my sense of self purpose...actually this country gave me one.. but i never thought of finding myself stuck in another stalemate of values...KEEP PUNCHING ALBOS!!
Money talks..abuse walks...
General Trial of Tears HVO/OKH
This is Tina's husband. I just wanted to say this: You can't be a lawyer without going to law school. Everyone I know works either 2 jobs, or 60 hours a week. Americans live to work and don't even have time to enjoy the money they make, so don't expect to show up without a skill or a college degree for a skill and have your troubles solved. I think this: All that come to America have a chance at a better life. It's up to each person to decide their fate. Go to school, and I mean any school... it doesn't have to be college, it can be a trade school, and then get a good job. It's really that simple. You get what you pay for I guess, but the good thing in America is you have choices and lots of them.
We wish all the best to all of the Albanians in America...
Mirupafshim
Perpara se te vija ne Amerike edhe mua me kishin thene se ketu cdo gje zgjidhet lehte. Po ta marresh holle holle une vendosa ta besoj kete sepse isha vete naiv. Te gjithe shqiptaret ishim naiv ne kete drejtim se nuk kishim pare bote me sy. Nuk ka vend ne bote ku rruget jane te shtruara me ar. Megjithekete akoma mendoj se amerika eshte vendi i endrrave sepse te ofron te gjitha mundesite qe te arrish potencialin tend dhe te jetosh nje jete te pasur dhe te kendshme.
Amerika? Amerika keshtu e ka -- eshte lloji i kafshes si i thone -- mos prisni qe ajo te jete aq logjike dhe te veproje me mend ne koke. As mos shpresoni qe arsyeja dhe logjika t'a bejne per shtepi te tyre Ameriken ... dhe pse ...
Amerika eshte bije e Evropes; eshte produkti i nje nga krizave me te medha te Evropes. Zbulimi i Amerikes nuk ishte rastesi, por nje rrjedhoje e domosdoshmerise. Evropa kishte nevoje per Ameriken: ne cdo mendje Evropiane ekzistonte ideja e Amerikes, ideja e nje toke perrallore. Nje toke ku Evropiani t'i vendoste idete e tij, meqe nuk mund te vazhdonte me t'i vinte ato ne qiell. Per shkak te daljes te fizike te zbuluar nga Njutoni, qiejt nuk ishin me shtepia e idealeve por u bene dicka e pakufi, nje pafundesi mekanike dhe per rrjedhim, e vdekur. Ideja e nje bote ideale zbriti nga qiejt dhe u ul ne Amerike. Keshtu qe Evropiani dolli ne kerkim per toke dhe e gjeti ate.
Evropiani kishte nevoje te hiqte qafe nje menyre te menduari me te cilen po i plaste buza. Kishte nevoje te hiqte qafe te kaluaren e vet dhe te niste nje jete te re. Kishte nevoje te ndertonte nje histori te re, nje qe do te ish e mire planifikuar dhe perllogaritur, pa teprira dhe neps. Ate qe Evropiani kishte frike ta bente ne shtepine e tij, ai e mori per te realizuar ne kete toke te quajtur Amerike. Amerika u be pretekst per te kritikuar Evropen. Ate qe Evropiani donte qe Evropa te ish u permbush me ane te imagjinates ne Amerike. Qytete dhe qeveri fantastike qe u korrespondonin idealeve te njeriut modern u fantazuan ne Amerike. Amerika u prezantua si ideja se cfare Evropa duhet te qe. Amerika u be utopia e Evropes. U be bota ideale qe bota e vjeter Perendimore duhej te ndiqte per te rindertuar veten. Me nje fjale, Amerika ishte krijimi ideal i Evropes.
Amerika lindi ne histori si toka e projekteve, si toka e se ardhmes, por projektesh dhe nje te ardhmeje qe s'ishin te sajat. Ato qene te Evropes. Njeriu Evropian qe shkeli ne Amerike -- qe u be pjese e rrethanes Amerikane dhe i dha shkas njeriut Amerikan -- nuk ka qene ne gjendje te shohe cfare eshte tamam Amerikane. Ai ka pare vetem cfare Evropa donte qe Amerika te qe. Kur nuk gjeti ate qe imagjinata dhe fantazia Evropiane kishte vendosur ne kontinentin Amerikan, ai u zhgenjye, dhe kjo solli shkuljen nga rrenjet te Amerikanit nga vete situata e vet ku ai gjendej. Kesisoj Amerikani ndjehet Evropian nga origjina, por ndjehet -- thelle, thelle brenda vetes se tij -- inferior ndaj Evropianit per shkak te t'u gjendurit ne token ku gjendet.
A ka ndonje gje tipike Amerikane sipas se ciles Amerikani te perpiqet te jetoje? Asnje. Keshtu qe Amerikani punon te permbushe utopine Evropiane dhe perplaset duke ecur ne ate udhe, sic ta do mendja, me nje realitet Amerikan qe reziston te jete ndonje tjeter gje vecse cfare eshte: hic. Kjo i jep jete ndjenjes se inferioritetit. Amerikani e konsideron realitetin e tij te jete inferior si ky te jete fati i tij. Kjo ndjenje shprehet ne deshiren per te arritur ate qe Evropa ka arritur per te kenaqur nevojat e saj. Amerika eshte stermunduar te behet nje Evrope e dyte, nje fotokopje e zmadhuar e saj. Origjinalitet? Hic fare! Ajo qe ka rendesi eshte te arrihen modelet Evropiane ne nje menyre pompoze dhe me persosmerine me te madhe. Cdo gje reduktohet ne numra me shume zero: kaq shume dollare dhe kaq shume metra. Ne fund, e vetmja gje qe kerkohet te behet permes se naltpermendures eshte te fshihet nje ndjenje inferioriteti.
Amerikani perpiqet te tregoje qe eshte aq i afte sa Evropiani.
Dhe menyra per ta treguar ate eshte duke bere te njejtat gjera qe Evropiani ben, ne nje shkalle me te larte dhe me persosmeri teknike me te madhe. Por kjo demonstron vetem aftesi teknike, jo kulturore, sepse aftesia kulturore demonstrohet ne zgjedhjen qe i jep problemeve te ekzistences njerezore, dhe jo ne imitimin teknik te zgjedhjeve qe njerezit e tjere gjeten per problemet e tyre. Shkurt Amerikani merr formen per permbajtje dhe jeton ne boten e cudirave. Te pakten akoma.
"Every daring attempt to make a great change in existing conditions, every lofty vision of new possibilities for the human race, has been labeled Utopian."
Vertet interesant shkrimi yt, gogole. Shiko, kam lexuar qe krijimi i Botes se Re (sic quhej nga anglezet ne shekullin e 17-te Amerika) perceptohej atehere si nje operacion okult . Magus John Dee, keshilltari shpirteror i Mbretereshes te Anglise ne ate kohe, Elizabetes se Pare, shpiku konceptin e "imperializmit magjik" dhe infektoi nje brez te tere me te. Halkyut dhe Raleigh rane nen ndikimin e tij, dhe Raleigh perdori lidhjet e tij me "Shkollen e Nates" -- nje kabala mendimtaresh, aristokratesh dhe idhtaresh te avancuar -- per te shtyre perpara kauzat e eksplorimit, kolonizimit dhe hartekrijimit.
Pikepamja alkemike e Botes se Re e lidhi kete bote me materia prima, ose hyle, "gjendjen e Natyres," pafajesi dhe gjithe-mundesi ("Virgin"-ia), nje kaos ose paformesi qe idhtari do ta shnderronte ne "ar" ("flori"), domethene, ne persosmeri shpirterore dhe bollek material. Por ky vizion alkemik gjuhet ne te njejten kohe edhe prej nje magjepsjeje me te paformen, prej nje simpati dredheruese per te, prej nje ndjenje permallimi per formen e vet te paforme qe vuri ne fokusin e vet simbolin e "Indianit": "Njeriu" ne gjendjen e natyres, i pakorruptuar prej "qeverise." Kalibani, Njeriu i Eger, eshte strehuar si nje virus ne vete makinen e Imperializmit Okult; pylli / kafsha / njerezoret jane veshur qe prej fillimitbme fuqine magjike te atij qe eshte nxjerre ne ane te shoqerise, te te perbuzurit, te te flakurit tej nga shoqeria. Nga njera ane, Kalibani eshte i shemtuar, dhe Natyra eshte "nje egersi qe hungerin" -- por nga ana tjeter, Kalibani eshte fisnik dhe i clidhur, dhe Natyra nje Parajse. Humnerimi ne ndergjegjen (koshiencen) Evropiane grabit dikotomine Romake / Klasike; eshte e rrenjezuar ne Magjine e Eperme te periudhes se Rilindjes Evropiane. Zbulimi i Amerikes e kristalizoi ate, dhe precipitoi ne skemat per kolonizim.
Femijeve Amerikane ne shkollat fillore ju mesojne qe vendosjet e para te kolonizatoreve angleze ne Ranaoke deshtuan; kolonizatoret u zhduken, duke lene pas vetem nje mesazh te pakuptueshem: "Bere Kroatan." Raportime me te vonshme per "Indiane sy-gri" u hodhen poshte si legjenda. Cfare ndodhi ne te vertete, le te nenkuptohet mesazhi, eshte qe Indianet vendas masakruan te sapoerdhurit e pambrojtur. Megjithate, "Kroatan" ishte emri i nje fisi miqesor fqinj Indianesh. Dukshem te sapoerdhurit thjesht kishte levizur me per brenda qe nga bregu per ne Mocalin e Madh te Erret dhe ishin absorbuar ne fis. Dhe Indianet sygri ishin te vertete -- ata jane akoma atje, dhe e quajne veten kroatane. Keshtu -- tamam kolonia e pare ne Boten e Re -- zgjodhi te dilte prej kontratos se saj me Prospero (dmth, Perandorine Britanike dhe shpikesit e saj Dee dhe Raleigh) dhe te shkonte pertej me Njerezit e Eger, me Kalibanin. Ata dolen jashte shoqerise. U bene "Indiane," u bene "amtare," zgjodhen kaosin ne vend te mizerjes te tmerrshme te t'u bujkroberuarit per plutokratet dhe intelektualet e Londres.
Ndersa Amerika erdhi ne jete atje ku njehere kishte qene "Ishulli i Turtullit," Kroatan mbeti i ngulitur ne psikiken e saj kolektive. Jashte pertej kufirit, gjendja e Natyres (dmth, pa Shtet e qeveri) ende mbreteronte -- dhe brenda ndergjegjes te te vendosurve ne Amerike opsioni i egersise pergjonte vazhdimisht, ashtu sikurse tundimi per te hequr qafe Kishen, punen fermere, shkrimin e kendimin, taksat -- te gjitha barrat e civilizimit -- dhe te "beheshin Kroatan" ne nje menyre ose ne nje tjeter. Per me teper, ndersa Revolucioni Anglez u tradhetua, ne fillim nga Cromwell dhe pastaj nga Restaurimi, vale radikalesh Protestane migruan ose u transportuan ne Boten e Re (qe ishte bere tanime nje burg, nje vend internimi) Antinomianet, Familistet, Quakeret batakcinj, dhe Fjalemedhenjte u prezantuan tani me hijen okulte te se egres, dhe u hodhen t'a perqafonin ate. Anne Hutchinson dhe miqte e saj ishin vecse me te njohurit (me klase-eperm) te Antinominianeve -- qe kishin pasur fatin e keq te qene kapur ne politiken e Kolonise se Gjirit -- por nje krah shume me radikal i levizjes dukshem ekzistonte. Nderkohe, incidentet qe Hawthorne pershkruan ne "The Maypole of Merry Mount" jane komplet te ndodhura vertet; qartesisht ekstremistet kishin vendosur te hiqnin dore nga Krishterimi dhe t'i ktheheshin paganizmit. Nese do kishin qene te suksesshem ne t'u bashkuarit me aleatet e tyre Indiane rezultati do te kishte qene nje fe sinkretike qe perzjente Antinomianizmin, fene Celtike dhe Algonquin, nje lloj Santeria Amerikano-Veriore e shekullit te 17-te.
Pergjate shekullit te 18-te, Amerika e Veriut prodhoi nje numer "komunitetesh te izoluara tre-raceshe" (ky term klinik-tingellonjes u shpik nga Levizja e Gjeneticisteve, qe dha studimet e para shkencore te ketyre komuniteteve. Fatkeqesisht "shkenca" thjesht sherbeu si shfajesim per urrejtjen ndaj "mongreleve" dhe te varferve racore, dhe "zgjidhja per problemin" ishte shpesh sterilizimi me force.) Berthama gjithnje perbehej prej sklleverve te arratisur dhe bujkroberve, "krimineleve" (dmth, shume te varferve,) "prostitutave" (dmth, grave te bardha qe martoheshin me jo-te-bardhe,) dhe pjesetareve te fiseve te ndryshme amtare. Ne disa raste, si Seminole dhe Cherokee, struktura tradicionale fisnore absorboi te porsaerdhurit; ne raste te tjera, fise te reja u formuan. Keshtu kemi Maroon-et ne Great Dismal Swamp, gjate shekujve te 18-te dhe 19-te, qe adoptonin sklleverit e arratisur, duke funksionuar si stacion ne Hekurudhen e Nendheshme, e duke sherbyer si qender fetare dhe ideologjike per rebelimet e sklleverve. Feja ishte HooDoo, nje perzjerje e elementeve Afrikane, amtare Indiane, dhe te Krishtere. Origjine Afrikano-Islamike pretendohet prej disa grupeve, si Moors ne Delaware dhe Ben Ishmaels, qe emigruan nga Kentucky ne Ohio ne mes te shekullit te 18-te. Ishmael-et praktikonin poligamine, nuk pinin asnjehere alkoohol, nxirrnin para duke kenduar si rapsode, martoheshin me Indianet dhe adoptuan zakonet e doket e tyre, nderkohe qe ishin kaq te dedikuar ndaj nomadizmit saqe ndertuan shtepite e tyre mbi rrota. Migrimi i tyre vjetor trekendeshezoi ne qytete kufitare me emra si Mecca dhe Medina. Ne shekullin e 19-te disa prej tyre perqafuan ideale anarkiste, dhe u vune ne shenjester prej Gjeniticisteve per t'u masakruar barabarisht dhe shfarosur. Disa prej ligjeve me te hershme Gjeneticiste u krijuan per ta. Si fis ata u "zhduken" ne 1920-tat, por ndoshta enjten rangjet e sekteve te hershem "Islamike te Zinj" si Tempulli i Shkences Moorish.
"Komunitetet e izoluara" -- ose te pakten ato qe e kane mbajtur identitetin e tyre deri ne shekullin e 20-te -- vazhdimisht refuzojne te absorbohen qofte ne kulturen e shumices, qofte ne "subkulturen" e zeze ne te cilen sociologet moderne preferojne t'i kategorizojne ato. Ne vitet 1970, te frrymezuar prej rilindjes te Amerikaneve Native, nje numer grupesh -- perfshire Moors dhe Ramapaughs -- aplikuan ne Board of Indian Affairs per njohje si fise Indiane. Ata fituan mbeshtetje prej aktivisteve Native-Amerikane por ju refuzua statusi zyrtar. Nese do t'a fitonin, mund te kishin krijuar nje precedent te rrezikshem per te-dalet-jashte te te gjitha llojeve, qe nga "Peyoist-et e bardhe" dhe hipite, deri tek nacionalistet, arianet, anarkistet dhe libertarianet -- nje "rezervat" per kedo dhe cilindo! "Projekti Europian" (enderra e Evropianeve per Ameriken) s'mund te njohe ekzistencen e Njeriut te Eger -- kaosi i gjelber i natyres eshte akoma shume i rrezikshem per enderren perandorake te urdherit Evropian! Ne thelb, Moors dhe Ramapaughs refuzuan shpjegimin "diakronik" ose historik te origjines se tyre per t'i peshuar shpjegimit per nje vete-identitet "sinkronik" bazuar mbi nje "mit" te adoptimit Indian. Ose, per t'a thene ndryshe, ata e emertuan veten "Indiane". Nese cilido qe deshironte "te ishte Indian" mund t'a arrinte kete me ane te vete-emertimit, imagjinoni cfare pikenisje per ne Kroatan do te ndodhte! Hija e vjeter okulte fanit remnantet e pyjeve tona (qe, meqe ra fjala, jane rritur goxha ne Verilindje qe nga shekulli i 18-te dhe 19-te ndersa hapesira te stermedha tokash bujqesore kthehen ne shkurrina. Thoreau ne shtratin e vdekjes enderroi kthimin e "... Indianeve ... pyjeve ...": kthimin e se represuares, se ndrydhures).
Moors dhe Ramapaughs natyrisht kane arsye te mira materialiste t'a konsiderojne veten Indiane -- ne fund te fundit, ata kane stergjysher Indiane -- por nese shohim vete-emertimin e tyre ne terma "mitike" dhe historike do mesojme ca gjera interesante. Brenda shoqerive fisnore ekzistojne ato qe disa antropologe i quajne mannenbunden: shoqeri totemike te dedikuara ndaj nje identiteti me "Natyren" ne aktin e shkarje-formuarit, te t'u berit kafsha-totem (njeri-ujk, shamanet jaguare, njerezit leoparde, etj.) Ne kontekstin e nje shoqerie koloniale te tere, fuqia e shkarje-formuarit shihet si te zere fill ne kulturen native ne total -- keshtu sektori me i ndrydhur i shoqerise fiton nje fuqi paradoksale permes mitit te diturise okulte qe ai ka, dicka qe kihet frike dhe deshirohet ne te njejten kohe nga kolonizatori. Natyrisht nativet vertet kane njohuri okulte; por ne pergjigje te perceptimit Perandorak te kultures native si nje lloj "eger(si)e shpirterore," nativet me kalimin e kohes e shohin veten gjithnje e me ne teper ne menyre te ndergjegjshme ne ate rol dhe funksion. Edhe ndersa jane te hedhur ne buze te shoqerise, Buza fiton nje aura magjike. Perpara te bardhit, ata jane thjesht fise njerezish -- tani, ata jane "mrojtes se Natyres," banore te "gjendjes se Natyres." Me andej, kolonizatori vete joshet prej ketij "miti." Kurdohere qe nje Amerikan del jashte per t'u kthyer ne Natyre, gjithnje ai "behet Indian." Demokratet radikale te Massachusetts (pasardhes shpirterore te Protestanteve radikale) qe organizuan Mbremjen e Cajit, dhe qe ne kuptimin e mirefillte te fjales besuan qe qeverite duhet te mos ekzistonin (i tere rajoni i Berkshire e deklaroi veten ne nje "qeveri Natyre"!), e maskonin veten si "Mohawks." Keshtu, kolonizatoret, qe papritur e pane veten te nxjerre ne ane te shoqerise balle-per-balle tokes se Native-Amerikaneve Indiane, adoptuan rolin e nativeve te nxjerre ne ane te shoqerise, per rrjedhim (ne nje kuptim) duke me kerkuar te merrnin pjese ne pushtetin dhe fuqine e tyre okult, rrezatimin e tyre mitik. Prej Njerezve te Malit deri ne Boy Scouts, enderra e "t'u berit Indian" shtratezon ne korrentet miriade te historise, kultures dhe ndergjegjes Amerikane.
Imazheria seksuale e lidhur me grupet "tri-racore" po ashtu mbart kete hipoteze. "Nativet" natyrisht jane gjithnje imorale, por renegadet shoqerore dhe te jashte-dalurit duhet te kene qene edhe perverse-polimorfe. Buccaneer-et ishin qirrabythes, Maroon-et dhe Njerezit e Malit ishin gjeneperzjere, dhe Jukes and Kallikaks lezetoseshin me incest (qe conte ne mutacione si polidaktili), femijet vraponin lakuriq dhe masturbonin haptazi, etj, etj. Te kthyerit ne nje "gjendje te Natyres" ne menyre paradoksale duket te lejoje kryerjen e cdo akti "jonatyror"; ose keshtu do dukej ne qofte se besojme Puritanet dhe Gjeneticistet. Dhe meqe shume njerez ne shoqeri te ndrydhura raciste moraliste deshirojne te kryejne tamam keto akte te shthurrura, ata i projektojne ato jashte vetes se tyre ne te nxjerret-ne-ane-te-shoqerise, dhe pastaj bindin veten qe ata vete mbeten te civilizuar dhe te paster. Dhe ne fakt disa komunitete te marginalizuara e refuzojne vertet moralitetin e konsensusit -- piratet sigurisht qe benin keshtu! -- dhe pa diskutim i vene ne jete disa nga deshirat e ndrydhura te shoqerise. (A nuk do te benit ju keshtu?) T'u berit "i eger" eshte gjithnje nje akt erotik, nje akt lakuriqesie.
Le te kujtojme me ne fund entuziazmin e Nietzsche per "perzjerjen e racave." I impresionuar prej fuqise dhe bukurise te kulturave hibride, ai ofroi gjene-perzjerjen jo vetem si zgjidhje per problemin e races, por edhe si nje parim per nje njerezim te ri te cliret prej shovinizmit etnik dhe kombetar -- nje prekursor te "nomadizmit psikik," ndoshta. Enderra e Nietzsche akoma duket aq e larget sot sa c'ju duk edhe atij vete. Shovinizmi ende qeveris per shtate pale qejfe. Kulturat e perzjera mbeten te fundosura. Por zonat autonome te Buccaneer-eve dhe Maroon, Ishmael-eve dhe Moor-eve, Ramapaugh-eve dhe Kallikak-eve mbeten, ose historite e tyre mbeten, si tregues te asaj qe Nietzsche mund t'a kishte quajtur "Vullneti per Pushtet si Zhdukje."
E paske marre me qejf Ameriken, ti raportori, me duket ... Jo se ka ndonje gje te keqe ne kete mes, po me duket qe jane nje cike si shume spekulative keto supozimet qe ti paske lexuar dhe qe thenkan qe kolonizatoret angleze nuk e rruanin shume dhe jua kishte qejfi jo pak te shthurreshin si Indianet e eger qe gjeten ketej. Po edhe mund te kesh te drejte, kush e di ...
Une do behem icik me "realist" ... nje karakteristike goxha e rendesishme e krijimit te Amerikes eshte, them une, utopianizmi i tere ketij projekti. Ekzistonte padyshim, dhe ne menyre fare te kuptueshme, nje e konceptuar e Amerikes si nje eksperiment nga ana e Evropes (Anglise) -- dmth, ate qe Evropianet kishin frike t'a provonin ne mish te tyre, vendosen t'a testonin ne Amerike. Dhe t'a merr mendja qe Evropa nuk mund te sakrifikonte bijte dhe bijat e saj me te mire per "eksperimentin e Amerikes" -- dhe ne te vertete Anglezet derguan ne Amerike, mes te tjereve, kriminelet qe u arratisen nga burgjet gjate Revolucionit Anglez, fetaret e krisur, si edhe analfabetet dhe pijaniket e pashprese, per te mos permendur ata qe thjesht s'mund te flinin dy nete rresht ne te njejtin pyll qe t'i shpetonin te arrestuarit. Ne kete pike, po raportori, jam dakort me ty, kolonizatoret ishin tamam te-shtyret-ne-ane-te-shoqerise, te perbuzurit, "pleherat" e shoqerise angleze -- njerez qe padyshim kishin ato tendencat qe thua ti, te jetonin pa shume komplekse dhe morale, t'i dedikoheshin nje jete ne paqe me natyren dhe t'a linin pas nje shoqeri si ajo e Anglise qe i kishte perbuzur dhe bere, qofte me te drejte ose pa te drejte, kriminele, pijanike ose te marruar nga dokrrat fetare.
Deri ketu jam me ty. Pesimizmi im, dhe i yti padyshim -- megjithese ti je (ose do te dukesh) icik me pak pesimist se une -- ka te beje me faktin qe sado qe kolonizatoret e hershem te Amerikes kishin kete tendencen per "t'ja nisur nga e para", per te ndertuar nje "bote te re", dhe per te krijuar nje "gje te papare" deri tani, ata prapeseprape nuk mund -- dhe nuk munden -- t'i shpetonin natyres dhe karakterit te tyre, dmth, ata thjesht nuk mund te benin ndryshe nga c'kishin bere ne Angli. Fatkeqesisht, ata shfaqen dhe vune ne jete paragjykimet dhe metodat e vjetra te Anglezeve te shekullit te 17-te, ne mos po me keq, marre parasysh qe ne Amerike nuk kishte per te ndodhur ndonje Revolucion si ne Angli edhe per nja 100 vjet te tjere. Te flakur tutje nga shoqeria, te denuar te kerkonin strehim ne ekzilin Amerikan, sic e quan ti, ata nenshtruan banoret native te Amerikes, Indianet, si edhe sklleverit e zinj te importuar nga Afrika -- ne kete menyre, ata mposhtnin ndjenjen e tyre te inferioritetit te vertete ose sic perceptuar prej tyre te qe.
Keshtu qe, po t'a marresh holle-holle, me duket mua, Amerika eshte pjelle e pafuqise dhe krizes se Evropes: qe kerkonte nje gje te re, po qe s'e gjente dot, sepse ajo qe Evropa duhej te ndryshonte nuk ishte lokali ku do operonte, po personeli dhe mentaliteti i atij personeli. Amerika u be kesisoj nje bicim farse, nje vend ku nga njera ane presupozohej t'a beje qejfin me pash, dhe nga ana tjeter prapeseparape s'mund te dilje nga kornizat e moralitetit Evropian. Shkurt, Amerikes, hem i ha, hem i djeg.
Ndryshuar për herë të fundit nga jumpagel : 20-11-2004 më 09:50
Padyshim, jumpa! Te shtypurit, ne vend qe te perpiqen te clirohen, tentojne vete te behen shtypes, ose "sub-opresore."ata prapeseprape nuk mund -- dhe nuk munden -- t'i shpetonin natyres dhe karakterit te tyre, dmth, ata thjesht nuk mund te benin ndryshe nga c'kishin bere ne Angli. Fatkeqesisht, ata shfaqen dhe vune ne jete paragjykimet dhe metodat e vjetra te Anglezeve te shekullit te 17-te, ne mos po me keq, marre parasysh qe ne Amerike nuk kishte per te ndodhur ndonje Revolucion si ne Angli edhe per nja 100 vjet te tjere.
Vete struktura e te menduarit te tyre eshte kushtezuar prej kontradiktave te situates konkrete, ekzistenciale prej se ciles ata u mbrujten. Ideali i tyre eshte te behen burra; por per ta, te behen burra do te thote te behen shtypes. Ky eshte modeli i tyre i te qenit njeri. Kjo dukuri rrjedh nga fakti qe te shtypurit, ne nje moment te caktuar te pervojes se tyre jetesore, adoptojne nje qendrim "adezionimi" ndaj shtypesit. Nen keto kushte ata s'mund t'a "konsiderojne" qarte sa duhet per t'a pare ate objektivisht -- per t'a zbuluar ate "jashte" veteve te tyre. Kjo nuk do te thote domosdoshmerishtqe te shtypurit nuk jane te ndergjegjshem qe jane te shtypur. Por perceptimi i tyre i vetvetes si te shtypur eshte i demtuar prej zhytjes se tyre ne vete realitetin e shtypjes. Ne kete nivel, perceptimi i tyre i vetes si te kundert me shtypesin nuk nenkupton akoma t'u angazhuarit ne nje lufte per te mposhtur kontradikten; njeri pol nuk aspiron per t'u cliruar, por per t'u identifikuar me polin e kundert.Te flakur tutje nga shoqeria, te denuar te kerkonin strehim ne ekzilin Amerikan, sic e quan ti, ata nenshtruan banoret native te Amerikes, Indianet, si edhe sklleverit e zinj te importuar nga Afrika -- ne kete menyre, ata mposhtnin ndjenjen e tyre te inferioritetit te vertete ose sic perceptuar prej tyre te qe.
Ne kete situate te shtypurit nuk e shohin "njeriun e ri" si personin qe do te linde nga zgjidhja e kesaj kontradikte, ndersa shtypja i le vendin clirimit. Per ta, njeriu i ri behet vete shtypes. Vizioni i tyre per njeriun e ri eshte individualist; per shkak te identifikimit te tyre me shtypesin, ata nuk jane te vetedijshem per veten e tyre si persona ose pjesetare te nje klase te shtypur. Eshte e rralle qe nje fshatar qe, sapo "ngrihet ne pergjegjesi" per t'u bere mbikeqyres, nuk behet edhe me tiran ndaj shokeve te tij te meparshem sea edhe vete pronari. Kjo ndodh sepse konteksti i situates se fshatarit, qe do me thene, shtypja, mbetet e pandryshuar. Ne kete shembull, mbikeqyresi, per t'u siguruar qe do ta mbaje punen, duhet te jete po aq i ashper se pronari -- madje edhe me teper. Keshtu ilustrohet supozimi qe hodhem me siper qe fillimisht te shtypurit gjejne tek shtypesi modelin e tyre te "burrerise."
Te shtypurit, duke pasur te internalizuar imazhin e shtypesit dhe adoptuar udhezimet e tij, kane frike nga liria. Liria do te kerkonte prej tyre te nxirrnin jashte kete imazh dhe t'a zevendesojne ate me autonomine dhe pergjegjesine. Liria fitohet nepermjet pushtimit, jo duke me t'u dhuruar. Duhet te ndiqet vazhdimisht dhe me pergjegjesi. Liria nuk eshte nje ideal qe gjendet jashte njeriut; as edhe eshte nje ide qe behet mit. Eshte me teper kushti i domosdoshem ne kerkimin per permbushje te njeriut.
Ndryshuar për herë të fundit nga ejrican : 25-11-2004 më 10:22
Krijoni Kontakt