Close

Rezultati i Sondazhit: Cilët Tifozë janë më të organizuar

Votues
68. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Të Kosoves

    32 47.06%
  • Të Shqipërisë

    23 33.82%
  • Të Maqedonisë

    13 19.12%
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 160
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838




    Patjeter te degjoni kete

    Cool

    ILIRET - KF BASHKIMI




    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  2. #142
    Only god can judge me Maska e Anarchist
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Postime
    49
    PATRIOTET - Struge

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Intelektualet

    ja nje video

    a ka me te mire >>>

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    prishtina plisat numer 1 edhe pike....ligj jem ne kosove veq kush nuk don me pranu...

    shkolle per tifozni.












    (nengrupi ma i fort e ma i eger qe ekziston..b.c.b )



    pershendetje per huliganat shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 26-02-2010 më 20:30

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796

    (dokumentari i plisave pjesa 1)



    (dokumentari i plisave pjesa 2)

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411







  7. #147
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Ne nje qytet shume te vogel siç eshte Gjilani ekzistojn dy grupe te tifozve njera me emrin e quajtur Intelektualet ndersa tjetra Skifterat, ja vlen ta shiqoni nje video sapo eshte postuar edhe ne youtube, frrka mes dy grupeve te qytetit.


    Burri 1 X flet !

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin
    Ne nje qytet shume te vogel siç eshte Gjilani ekzistojn dy grupe te tifozve njera me emrin e quajtur Intelektualet ndersa tjetra Skifterat, ja vlen ta shiqoni nje video sapo eshte postuar edhe ne youtube, frrka mes dy grupeve te qytetit.


    http://www.youtube.com/watch?v=b8QnBqBrey0

    a po me tregon qfare frrke paska ktu?une kerkun nuk po shoh fight,ktu po i nij do ulurima edhe do shishe po fluturojn,kurgjo tjeter...sdi sa pe kupton fjalen"frrka",frrk haver i bjen mu lodh tu u rreh e jo veq me bertit e me gjujt shishe se mun me ja nxjerr synin naj fmise aty(pash qe kish shume fmij)..
    anyway,gjilani e ka tifoskenen e mire,suksese shihemi ne shqipni ne loje me bosnen nese doni e bojme naj fight .

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    blue city brigade b.c.b
    nengrup i plisave...

    nobody likes us....we don`t care...






    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 07-09-2010 më 05:29

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    ultrat plisat ne mitrovice duke udhtuar prej hotelit "palace"ne kembe deri ne sallen minatori...patem qef me u taku me torciden po nuk takum asnji ne rruge.

    http://www.youtube.com/watch?v=Mpsiq...eature=related

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    E di çka do te thote ferrka, ndoshta edhe nuk eshte dashur te shkruhet ferrka mire po ashtu e kane shkruar .
    Dua te them se ate dite ne kete vend jane lenduar disa njerz, ndoshta mund te themi se ka pasur ferrka ??

    Nejse, ndrrojm temë, a mund te thuash se ketu nuk ka ferrka ??? :P
    Dhe kush ishte fituesi ??




    Intelektual.
    Ndryshuar për herë të fundit nga The_Capital : 07-09-2010 më 22:28
    Burri 1 X flet !

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    po capital kjo video qe ke postu osht frrk,edhe nuk po tkuptoj pse po thu kush osht fitues?pse mos po thu qe intelektualt jon fitus a?...qfar fituesi ktu po ju marin turr plisat ne sall te jujen po shkembehen grushta ne dy anet..fitues ska ktu haver,ktu ka tbom hor hahaha...
    sdi sa e din qe njo 4 gilangji jon kon t lendum edhe shkaku qasaj plisat kemi flejt ton naten ne stacionin e policise ne gjilan..nejse,e ndrrove temen palidhje,po nese don pernime me ndrru temen mujna me u taku ne tirane ne lojen me bosnen edhe bojm "frrka"sa te doni deri n`mengjes se kogja gati jem tu u bo kem mi shashtris kush na prish timin e jointit.tung.

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Ne keto raste jemi vllezer nuk duhet te bjem ferrka kur te gjithe vishemi me maica kuq e zi

    Intelektualet, ndeshjet e fundit i ke pas ne Prishtinë, ne volejboll, basket, dhe futboll, nuk dul as nje P(l)is qe te bej ndonje ferrk apo diçka tjeter.

    Ndersa ne ndeshjen e fundit Drita -vs- Prishtina, 1-1 qe barazuat ne fund, ju ne kete ndeshje man nuk ishit ne Gjilan, ku qendron problemi ketu ??

    Te pershendes.

    Intelektual.
    Burri 1 X flet !

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin
    Ne keto raste jemi vllezer nuk duhet te bjem ferrka kur te gjithe vishemi me maica kuq e zi

    Intelektualet, ndeshjet e fundit i ke pas ne Prishtinë, ne volejboll, basket, dhe futboll, nuk dul as nje P(l)is qe te bej ndonje ferrk apo diçka tjeter.

    Ndersa ne ndeshjen e fundit Drita -vs- Prishtina, 1-1 qe barazuat ne fund, ju ne kete ndeshje man nuk ishit ne Gjilan, ku qendron problemi ketu ??

    Te pershendes.

    Intelektual.
    nuk di se nengrupit qe i perkas momentalisht nuk jem ne tribuna,kem probleme e disa obligime jasht stadionit,nuk jem aktiv (b.c.b-ja).
    masi tu ka bo marak pse,shihemi ne tirane loje me bosnen,qaty besom ki mu trishtu qka ki me pa...
    garda e vjeter e plisave osht prezent aty,komplet blue city brigade(b.c.b).
    ishalla osht kysmet e takohemi,kem qka kallxoj..me randsi osht kombtarja e nese jau mer menja juve me bo probleme mos e leni pa provu,te kqyrim "man" epilogun hahaha.ata qe jon ultrasa per momentin nuk bon me u dok ne stadion,sdi sa po kupton per qfar arsye..ka njerz qe kan land t`pa kryme ne polici.ka njerz qe veq sa kan dal prej burgu e ju ndalohet pjesmarja n`loje..jeni tu i bo nervoz plisat shume,e n`shqipni keni me pas shancen mu taku me eliten e plisave .
    mos u qudit pse plisat nuk meren me juve,se bash kurgjo hiq per plisa jeni...shqipni takohmi veq boni me shej qe po doni fight
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 08-09-2010 më 15:57

  15. #155
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Flamurtari Vlore
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  16. #156
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Ultras e Elbasanit Tigrat Verdh E Blu







    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  17. #157
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Ja bandat e tifozëve, nga "Tigrat" te "Ballistët"











    Mirëseerdhët në shtëpinë e tifozëve shqiptarë. Ata që ngjyrosin çdo cep stadiumi vetëm e vetëm sepse e quajnë veten tifozë dhe bëjnë çmendurira për skuadrën e tyre të zemrës. Pas viteve rresht me stadiume bosh, duket se fara e quajtur “tifozëri” ka mbirë sërish. Dhe është mëse e logjikshme dhe e pritshme. Çdo sport luhet për tifozët. Ata janë “mbretërit e stadiumit”. Pa ta nuk do të kishte kuptim një sport, por sidomos futbolli. Në çdo ndeshje futbolli që luhet në Shqipëri dhe jashtë saj, ata janë “zemra”, shpirti”, quajeni si të doni e një skuadre. Cilido që ka qenë një herë në shkallët e “karshi”-së të “Qemal Stafës”, apo çdo stadiumi tjetër në vend e jashtë, e ka kuptuar se çfarë emocionesh të jep të qenit i përfshirë në një grupim, përkrahësit. Pas shumë kohe “vdekje klinike”, tifozëria shqiptare ka nisur metamorfozën e saj postmoderne. Në shumë vende tifozëria është e organizuar model, dhe e kthyer në art, prej dekadash, ndërsa në Shqipëri vetëm vitet e fundit ajo është futur në “shina”, duke qenë e mbledhur nëpër grupime të mirëfillta. Para viteve ’90-të, më së shumti, organizimi ka qenë sporadik ose më saktë një organizim i çorganizuar, por që mbushte stadiumet plot e përplot. Sistemi i mëparshëm nuk i linte njerëzit të kishin shoqata sportive siç janë sot grupimet më të mëdha të përkrahësve të skuadrave shqiptare. Kriza e madhe, post komuniste dhe ngjarjet që ndodhën pas vitit 1997-të, si çdo gjë tjetër shkallmoi edhe tifozërinë. Ajo mori fund dhe pothuajse ndeshjet e kampionatit luheshin pa tifozë. Por ka disa vite që gjërat kanë ndryshuar dhe në pothuajse çdo qytet sheh tifozërinë e skuadrës përkatëse me simbole, flamuj parulla që presin dhe mbështesin skuadrën e tyre, paçka titujve apo kategorisë ku luan. Një risi e madhe për një vend që e ka dashur sportin, por që këtë herë ka filluar të ndryshojë mënyrën e të bërit tifozllëk edhe në stadium.


    Tifozëria në komunizëm dhe Tirana me tri grupime

    Komunizmi ishte sistemi i turmës, i proletarit dhe i popullit. E tillë ishte e konceptuar edhe tifozëria nëpër qytete dhe stadiume. Të ndarë sipas gjeorgrafisë, tifozëria e çdo qyteti mundohej që të përkrahte skuadrën e tij nëpër çdo cep të vendit. Sigurisht atje ku mundej që të shkohej, sepse jo në çdo vend mund të ishte për të parë një ndeshje futbolli. Në pothuajse çdo ndeshje të çdo kategorie qoftë edhe inferiore masa e tifozëve ishte e madhe. Aq e madhe sa mund të thuash se stadiumi pëllciste nga njerëzit. Nuk kishte ndeshje që të mos e mbushte stadiumin. E diela ishte dita e futbollit në Tiranë, apo qytetet të tjera, e më së shumti e sportit në tërësi dhe e tifozëve në veçanti. Çdo cep mbushej plot dhe nuk kishe ku të hidhje “kokrrën e mollës”. Një histori më vete ajo kohë, sepse edhe një ndeshje basketbolli a volejbolli, kishte radhë pa fund për një biletë. Por si nisi të ndërtohej tifozëria shqiptare? Para lufte ku kishte sport, nuk kishte vend që nuk ekzistonin tifozët. Ata që e kanë jetuar atë kohë të largët kujtojnë fushën e Shallvareve të rrethuar nga njerëz kuriozë. Gjithsesi ajo ishte një kohë tjetër. Vetëm në vitet e para të pas çlirimit u ribë tifozëria e sportit. Para lufte sportet ndiqeshin shumë, por me ndërtimin e stadiumeve përkrahja në shkallët e stadiumit, u bë me të vërtetë diçka gjigante dhe masive. Tirana që ishte kryeqyteti i kishte të ndara zonat e influencës së tifozërisë. Pjesa e Tiranës së vjetër ishte pozicionuar me ekipin me të njëjtin emër tani, (më parë Puna dhe 17 Nëntori). Zona e re e kryeqytetit e ndërtuar nga italianët, Lapraka për faktin se ishin heterogjenë u pozicionuan me Partizanin se kjo skuadër lindi dhe u bë legjendë në këtë pjesë të Tiranës. Ishte edhe Dinamo, ose bllokmenët e rinj. Pak a shumë ishin skuadra të ndara, jo sipas grupimeve të tifozërive, por sipas ngjyrimeve që skuadrën e përkrahnin. Atëherë nuk kishte tifozëri të grupuar por ekipe të Ushtrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Komitetit Ekzekutiv. Kushdo që e mban mend atë kohë, kujton biletaritë dhe organizimin e tifozëve që vetëm shirita apo copa letrash përkrahnin skuadrat e tyre, apo vendtakimin ku niseshin njerëzit për stadium. E tillë edhe nëpër rrethe. Çdo qytet ka qenë fanatik për skuadrën e tij dhe asokohe shihje sesi një qytet zhvendosej tek tjetri në një ditë të diele edhe pse ishte i vetmi pushim për popullin. Të qenit “i sëmurë për futbollin”, apo çdo sport tjetër, ishte diçka në “gen që u fut që me masivitetin e sportit dhe po lulëzon sërish këto kohë.


    Ndryshimi i sistemit dhe vitet ‘90-të

    Tifozëria ka uljet e ngritjet e mëdha. Dhe kjo i ka ndodhur e tifozërisë shqiptare. Pas demokracisë gjërat ndryshuan disi. Në fillim në krizën ekonomike të vendit edhe sporti pati goditje. Largimet e të rinjve që ishin forca e përkrahësve, lanë në stadium vetëm nostalgjikët. Por “firmat piramidale” që po sponsorizonin futbollin apo sporte të tjera i dhanë “frymë” edhe tifozërisë. Kujtoni Lushnjën dhe stadiumin plot apo qytete të tjera që rikthyen tifozërinë ose ata që kishin mbetur nga përkrahësit. Por lulëzimi nuk zgjati shumë sepse viti ’97-të përmbysi “botën e tifozëve” që nuk e mori veten për më shumë se 10 vjet.


    Vitet 2000 dhe lulëzimi i tifo-grupeve

    Ndryshimet e mëdha në tifozëri, erdhën pas viteve 2000. Më saktë pas viteve 2005. Edhe pse me pak tifozë nëpër stadiume, ndodhi ajo që çdo kush shihte përmjet televizorit. Lindën grupimet e tifozëve. “Tirona Fanatics” të parët e pastaj me radhë të gjithë grupimet e tjera në çdo qytet. Si kërpudha janë shtuar. Sot që flasim janë me dhjetëra grupime, të organizuara që ndërtojnë dekore, simbole dhe shumë parulla, pa harruar flamujt e mëdhenj që hapin në çdo ndeshje futbolli. Mjeshtër të pikturimit të stadiumit, paçka “tifo”-s, ata duket si kur janë artistë të vërtetë në llojin e tyre. Kryeqyteti është kampioni i dekorit, por nuk mbeten pas as qytete të tjera si Shkodra, Vlora, Korça, Lushnja apo ndonjë tjetër. Secila tifozëri ka ndërtuar identitetin e saj duke treguar dhe mbështetur në mënyrën më të mirë skuadrën e zemrës. Emërtime nga më të ndryshmet, por gjithsesi bukuria dhe larmia e ngjyrave në shkallët e stadiumit, po zbukuron dita-ditës futbollin shqiptar që i mungonte prej vitesh një tifozëri kaq e organizuar. Duket qartë se “era e ndryshimeve” ka bërë që të ndryshojnë edhe tifozët si në gjini dhe mënyrën e të jetuarit një ndeshje futbolli.


    E kaluara



    Këmisha me vija e Majacit dhe kryengritja në Kuçovë


    Të gjithë e dinë mirë se cili është Kujtim Majaci. Këmisha e tij jeshile me vija është kthyer në legjendë, sepse sulmuesin e njohur fierak në këtë qytet të gjithë e adhuronin dhe mundoheshin ta imitonin. Por një ditë të bukur imitimi u kushtoi shumë fierakëve pas një ndeshjeje me Besën e Kavajës. Ka qenë viti 1986 kur pothuajse të gjithë sportdashësit fierakë i dalloje fare lehtë teksa shkonin në Kavajë. Ata mbanin një këmishë me ngjyrë të gjelbër me vija, ashtu si dhe idhulli i tyre, Kujtim Majaci. Besa e Kavajës atëherë ishte një nga ekipet më të forta të futbollit shqiptar. Me Kavajën ndeshja lidhet me këmishën e tij, që fatkeqësisht burgosi shumë njerëz. Ishte shtatori i vitit 1986. Mes tifozëve kavajas dhe atyre fierakë fillon një rrëmujë e madhe në trena, autobus dhe stadium, si para ndeshjes ashtu edhe pas asaj. Tifozët e Apolonisë kishin veshur të gjithë një këmishë si ajo e Majacit, për nder të idhullit të tyre. Kjo ka qenë "Molla e sherrit" mes tifozëve.

    Një tjetër ngjarje e rrallë ka ndodhur dy vjet më pas. ishte viti 1988 dhe Dinamo e Naftëtari luanin një ndeshje “play-off”, të dyja për t’i shpëtuar rënies. Sfida e parë në “Qemal Stafa”, u fitua nga blutë me rezultatin 1-0. Në “Bashkim Sulejmani”, sfidën e kthimit me Dinamon e prisnin si një finale. Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa stadiumi ka qenë plot. Në pjesën e dytë, loja shkon 0-0 deri rreth minutës së 80-të, kur Vila i Dinamos shënon golin e fitores. Dinamo me këtë gol siguroi qëndrimin, por kuçovarët nuk e “përtypën” dot faktin që gjyqtari i asaj ndeshje, një nga më të njohurit e asaj kohe, Besnik Kaimi, e mbylli ndeshjen afro 3 minuta para.

    Ata nuk “përtypën” dot padrejtësinë, por edhe rënien nga kategoria dhe menjëherë futen në fushë, madje kanë tentuar që të qëllojnë lojtarët miq dhe gjyqtarët, që menjëherë për t’i shpëtuar “dajakut” futen në dhomat e zhveshjes, që ishin jo si tani, por në pjesën e krahut të majtë të stadiumit. Thyhen xhama dhe shkatërrohen ambientet e brendshme dhe të jashtme. Ndërkohë në qytet, kishte një tjetër kryengritje, ndërsa skuadrat kanë qëndruar të rrethuara me polici. Duke qenë se rruga ishte në ndërtim e sipër, madje e paasfaltuar, por me çakull, tifozët vendas mbushnin duart dhe qëllonin ku të mundnin. Autobusi që qëndronte në pjesën para stadiumit, jo vetëm që është dëmtuar, por xhamat e tij janë hedhur në tokë nga gurët e tifozëve kuçovarë. Dinamo, vetëm pas tri orësh ka lënë qytetin e Kuçovës, për t’u nisur në drejtim të Tiranës. Pas ndërhyrjes së policisë së Kuçovës, Beratit dhe forcat speciale nga Tirana për të qetësuar situatën. Masat më pas ishin ekstreme. Burgime dhe arrestime pati në atë periudhë, duke treguar se në atë kohë tifozëria ishte një “minë me sahat” në stadium


    Çmenduritë për të parë një ndeshje? Oh sa shumë

    Biçikleta, makinat e rastit, trenat, braktisjen e punës e shërbimit ushtarak, fashime duarsh, raporte fiktive apo edhe lëndime me qëllim. Të gjitha këto kanë hyrë në historinë e tifozërisë shqiptare si mënyra apo qëllime për të braktisur çdo gjë në emër të një ndeshje futbolli. Të shumtë e kanë pësuar, përse kanë bërtitur nëpër stadiume dhe të shumtë janë ata që i kanë rënë Shqipërisë rreth e përqark vetëm për të parë ekipin e tyre të zemrës. Po cilat ishin mënyrat për të parë një ndeshje futbolli? Shkodranët ishin më të çuditshmit. Me biçikleta vinin në Tiranë, apo qytete të tjera, për të parë ndeshjet e Vllaznisë. Treni i të dielës gjithmonë ka qenë ai që transportonte me qindra tifozë. Kush e humbiste detyrohej të udhëtonte me makina të rastit mbi karroceri apo ngarkesa mallrash.

    Mbahen mend mirë skandalet me tifozët. Sidomos ai me tifozërinë fierake në Kavajë dhe rrëmuja e Kuçovës që u zbrit nga treni. Raportet, sëmundjet e çuditshme ishin të zakonshme për ata që donin të mos u humbiste një ndeshje. Ushtarët dezertonin shërbimin për të parë një ndeshje dhe më pas ktheheshin në repart për t’u futur në izolim. Në Kavajë ujin ta shisnin 5 lekë gola në stadium edhe në kohën e komunizmit. Të gjitha këto, sot duken si çudira, sepse sot, tifozëria ka mundësi të mëdha financiare dhe me automjete personale dhe autobuzë ndjek skuadrën ngado, madje edhe jashtë shtetit, një ëndërr e mohuar dhe e pamenduar më parë. Kush nuk e di, ka nga ata që e kanë bërë Tiranë-Gjirokastër me “Vespa” vetëm për të parë një ndeshje, apo Shkodër-Vlorë e anasjelltas me tren për një ditë. Të kuptohemi, nuk ishin kohët e sotme. Mund të shkoje në Shkodër për të parë ndeshjen dhe mbeteshe atje se nuk kishe me çfarë të vije të nesërmen në punë. Sa e sa ushtarë kanë lënë vendqëndrimin për të qenë në stadium. Sot është ndryshe, edhe pse në Shqipëri ende nuk është luks stadiumi për nga kushtet, të paktën udhëton në mënyrë luksoze dhe bën çtë duash pas ndeshjes.


    Anëtar me 10 mijë lekë

    Të jesh anëtar në një nga këto tifo-grupet e organizuara nuk është se kushton shumë. Në më të shumtën e rasteve, çdo anëtar paguan një shumë simbolike në vit. Tek “Tirona Fanatics”, kuota vjetore është 10 mijë lekë të vjetra. Çdo anëtar nga ana tjetër merr edhe aksesorët përkatës. Bluza shalle e shumë gjëra të tjera me logot e tifogrupit dhe flamujt blihen. Ka edhe nga ata tifozë të cilët sponsorizojnë prodhimin e parullave apo flamujve, por në më të shumtën e rasteve shpenzimet e grupeve dalin nga kuotat që ata japin në shoqatë. Edhe tifozët e Partizanit, apo ata nëpër disa rrethe përdorin të njëjtën mënyrë.
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  18. #158
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Tirana-Partizani kulmi i tifozërive

    Partizani-Tirana apo anasjelltas është kulmi i përplasjeve të tifozërive në Shqipëri. Pak ditë më parë dy tifozëritë kanë shpalosur armët e tyre për të treguar se derbi i kryeqytetit është një ndeshje që më shumë se futboll është një luftë në shkallët e stadiumit. Kush ishte të mërkurën e 26 shtatorit në stadium ka kujtuar ndeshjet e mëdha derbi që kanë si të veçantë përplasjen e tifozërive. Një dekor që vetëm në ndeshjet e kombëtares mund të përsëritet. Një mrekulli më vete që ka kthyer pas të gjithë të cilët kanë mbetur të habitur nga derbi i kryeqytetit. Nuk ekzagjerojmë nëse themi që Partizani-Tirana është kulmi i tifozërive të Shqipërisë. Jo vetëm dekor, por edhe përplasje mes skuadrave dhe tifozërive para dhe pas ndeshjes. E fundit pikërisht të mërkurën ku dy krahët e përkrahësve u konfrontuan nëpër rrugët e Bllokut duke treguar edhe fytyrën e tyre të dhunshme.


    Zemra e Kombëtares

    Pa pikë dyshimi Tifozat Kuq e Zi janë zemra e tifozërisë shqiptare. Duke e marrë me “dhunë” vendin në krye të stadiumit ata janë shpirti i kombëtares sa herë që luan në Shqipëri dhe jashtë saj. Dhe jo vetëm kaq, por ata janë të pranishëm në gjithë ndeshjet e kombëtareve, kudo ku luajnë duke u konsideruar si grupimi më i madh i tifozëve mbarëshqiptar


    "Të sëmurët"

    Një një sondazh që është bërë se fundmi, lidhur me fluksin e tifozëve në stadium(ky për efekt të ndërtimit të “Qemal Stafës” së ri), del se Partizani është skuadra me më shumë tifozë. Llogaritet më shumë se 1 milionë shqiptarë janë tifozë të kësaj skuadre dhe që konsiderohen si të sëmurët e kampionatit shqiptar. Nuk mbeten pas edhe pse në numër shumë më të vogël, tifozët e Vllaznisë, Tiranës, Lushnjës, Fierit, Vlorës, Kavajës. Më të dhunshmit mbeten peqinasit, beratasit dhe laçianët. Më të çuditshmit tifozët e Dinamos, që siç thonë kudërshtarët, gjithë e gjithë janë sa një furgon tetë vendësh.
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  19. #159
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Lista e grupimeve aktuale në kampionatin shqiptar

    DINAMO



    Blue Boys



    Dinamovitët Ultras



    VLLAZNIA



    Vllaznit Ultras



    ELBASANI



    Tigrat Verdheblu



    TIRANA



    Tirona Fanatics



    PARTIZANI



    Ultras Gurrils



    BESA



    Furia Verdhezi



    SKËNDERBEU



    Ujqërit e Dëbores



    LUSHNJA



    Huliganët Lagunar



    (Ultrasit Lagunar)



    Ultras Karbunara



    LUFTËTARI



    SHQIPONJAT BLUZI



    BYLIS



    ULTRAS BYLIS



    APOLONIA



    BRIGADA C



    TOMORI



    Mistrecat



    TEUTA



    Djemtë e Detit



    LAÇI



    Ultras Divas 540



    FLAMURTARI



    Flota Kuq E Zi



    KUKËSI



    Armata e Veriut



    POGRADECI



    Liqenorët



    SHKUMBINI



    Besnikët


    Grupimet kryesore mbarëkombëtare

    Tifozat Kuq e Zi



    B.C.B Ultras



    Ultras Eagles 06



    Torcida Mitrovicë



    Plisat



    Shvercerat



    Shmekerat



    Ballistët Tetovë
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  20. #160
    i/e regjistruar Maska e bianco_neri
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    411
    https://www.youtube.com/watch?v=bpNe...Y&feature=plcp

    Rikthehet Derbi me i madh ne Shqiperi...Tirona - Partizoni...i dhunshem
    #finoallafineforzaJuventus

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •